Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Rinat Akhmetov, njeriu që kontrollon Ukrainën
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Rinat Akhmetov, njeriu që kontrollon Ukrainën

Për disa është një personazh negativ, të tjerë e konsiderojnë si një njeri që bën veç të mira për vendin. Pavarësisht kësaj, Rinat Akhmetov është një nga njerëzit më të fuqishëm të Europës Lindore

Disa ukrainas e adhurojnë. Për të tjerë është një kriminel. Shumë nuk e dinë fare se kush është. Por sipas revistës “Forbes”, Rinat Akhmetov, 44 vjeç, është njeriu më i pasur i Ukrainës dhe një ndër më të pasurit e botës, me një pasuri që vlerësohet rreth 13 miliardë euro. Shumë e lidhin emrin e tij me Partinë e Presidentit Viktor Janukoviç, pjesë dhe mbështetës bujar i së cilës është edhe Rinat-i. Ashtu si oligarkë të tjerë në Ukrainë, Akhmetov është një parlamentar, përfaqësues i qytetit të Donetsk-ut në pjesën lindore të vendit. Mbështetja e tij ndihmoi në triumfin e Janukoviç-it, në zgjedhjet presidenciale të shkurtit. Më 24 gusht, ndërsa vendi festonte festën e pavarësisë, Akhmetov, djali i një minatori, mori medaljen prestigjioze “Princi Jaroslav”, për kontributet e tij në zhvillimin e Ukrainës. Edhe pse njihet si një biznesmen mendjehollë, kontributet bujare të Akhmetov-it për organizata të ndryshme bamirëse i kanë dhënë atij famën e filantropit. Në dy vitet e fundit, fondacioni i tij për zhvillimin Ukrainës ka dhuruar më shumë se 30 milionë dollarë për ndërtimin e spitaleve, për fushatat kundër tuberkulozit, për ndihmesën e të sëmurëve me kancer, për shkolla, universitete, biblioteka, jetimore, muze, të pastrehët, veteranët e luftës dhe projekte të ndryshme kulturore. “Shoqatat bamirëse duhet të kenë objektiva të qarta. Ne i përballojmë problemet në mënyrë sistematike. Gjithmonë duhet ngritur zëri për problemet në mënyrë që të dëgjojë ata që munden të ndihmojnë”, thotë Akhmetov në një intervistë përmes e-mail-it. Një tjetër krijim i Akhmetov-it, donacioni për një qeverisje efikase, i përuruar në vitin 2007, përdor kompetencat e ekspertëve të huaj dhe atyre ukrainas për të kuptuar se si mund të stimulohet progresi i vendit. “Ky fondacion mund të konsiderohet si kontributi im personal në zhvillimin e Ukrainës”, thotë Akhmetov. “Procesi i reformave është i dhimbshëm. Për ta përfunduar duhet të përdorim mendimet e ekspertëve, të mësojnë nga suksesi i vendeve të tjera. Nuk mund të presim që problemet të zhvishen vetë. Njerëzit tani kanë nevojë për ndihmë”. Mes temave që i interesojnë bosit ukrainas është edhe gazetaria cilësore. Në vitin 2007, financoi një program trevjeçar me titullin “Gazetaria dhe e ardhmja dixhitale”, i ndërmarrë nga Universiteti shtetëror Ukma i Kievit. Në të njëjtin korpus universitar ka mbështetur një program doktoraturash i menduar për t’u barazuar me standardet europiane të mësimdhënies. Edhe pse i ndihmon vazhdimisht ukrainasit më të varfër, ka caktuar një fond prej 900 mijë dollarësh për familjet e viktimave të një shpërthimi i gazit në Dnepropetrovsk në 2007-n. Por pasioni i vërtetë i Ahmetovit është skuadra e futbollit të Shakhtar Donetsk. Në 1996-n u bë presidenti, pastaj financieri, dhe në fund kryetari i saj. Në vitin 2009, Shakhtar fitoi Kupën UEFA dhe u bë një rival i denjë i Dinamos së Kievit, skuadra më rëndësishme e vendit. Për Shakhtar, Akmehtov po ndërton edhe stadiumin ri, që do të jetë gati për kampionatin europian të vitit 2012, i cili do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Milioni i parë
Shumë ukrainas nuk hezitojnë të njohin meritat e Akhmetov-it, ndërsa të tjerë e vënë në diskutim rrugën se nga i vijnë atij paratë. Ka nga ata që thonë se në fillimet e tij ka luajtur shumë kumar. Sipas të tjerëve ka qenë pjesë e organizatave kriminele të përfshira në riciklimin parave të pista. Shumë artikuj në gazeta dhe në internet afirmojnë se ndryshimi ndodhi kur Akhmetov trashëgoi një pasuri të vogël nga një koleg dhe nisi të investojë në fushën e telekomunikacionit, çelikut, minierave, energjisë dhe në përpunimin e produkteve ushqimore. Akhmetov e ka thënë shumë herë se nuk ka pranuar asnjëherë para apo ndere nga askush. “I kam fituar milionat e parë duke investuar në fusha të ndryshme e duke marrë përsipër rrezikun e falimentimit. Megjithatë ia vlejti mundimi”, tregon ai.

Engjëlli mbrojtës
Siç ndodh në Rusi, qëllimet e Akhmetov-it dhe filantropëve të tjerë vihen shpesh në diskutim. “Nuk e bën për të mirën e vendit, por për veten”, thotë analisti politik Volodia Khodakivskij. “Pa Ukrainën, Rinat Akhmetov nuk do të ekzistonte. Është e vërtetë që shpesh bamirësia lidhet me idenë për të krijuar një imazh pozitiv në sytë e publikut. Edhe në këtë rast, këtë gjë mund të themi”. Veprimtaritë e tij bamirëse dhe roli në Parlament e kanë çuar Akhmetov-in në qendër të vëmendjes, por në Kiev figura e tij është sekondare në krahasim me atë të Viktor Pinshuk-ut, dhëndrit të ish-presidentit Leonid Kuchma. Dy vjet më parë, Pinshuk organizoi një koncert të madh me Pol MeKkartnin në sheshin e pavarësisë. Ai financon edhe “Pinshuk Art Center” ku janë vendosur një numër i madh veprash moderne. Megjithatë, shumë të tjerë kanë arsye të forta për të mbrojtur Akhmetov-in. Një shitës tregon se si mandati ukrainas i ka ndihmuar të afërmit e tij. “Nuk më intereson se çfarë thonë. As se me çfarë i nxjerr paratë. E rëndësishme është që Rinat Akhmetov i bën mirë popullit tonë”. Gjurmët e pranisë së tij në qendër të Donetsk-ut janë kudo: në ndërtesat e shumta që ka ndërtuar, në kinemanë që ka restauruar, në qendrën kulturore apo në bibliotekën që ka financuar. Bujaria e tij shkon përtej vendit të origjinës. Në qytetin Uzhgorodit në perëndim të vendit, Vira Hotra i është mirënjohëse mandatit ukrainas që i ka dhënë një shtëpi familjes së saj me 11 fëmijë. “Me 11 fëmijë jetonim në një apartament me dy dhoma. Unë dhe bashkëshorti im nuk do të kishim kurrë aq para sa të transferoheshim në një shtëpi më të madhe. Akhmetov ndryshoi jetën tonë. Do t’i jem borxhlie për të gjithë jetën”. Në Lleopoli, onkologu Jurij Milian i është mirënjohës fondacionit të Akhmetov-it që i dha spitalit të tij një aparat për tomografinë e kompjuterizuar. Liudmilla Vasilega, drejtoreshë e burimeve njerëzore në Dnepospetsstal, një kompani që merret me prodhimin e çelikut në qytetin jugor të Zaporizhias, teksa flet për Akhmetov-in tregon se gjëja që të prek më shumë është evolucioni i tij personal: “Është rritur në varfëri dhe ajo që ka rëndësi është fakti se si vendosi të ndryshojë mënyrën për të përdorur paratë e tij. I ka ofruar punë 160 mijë personave në rajonin e Donbassit. Dhe falë Shakhtarit, mban lart flamurin e vendit”, përfundon ajo.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Nëntor 2010 22:04
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:56 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Rinat Akhmetov, njeriu që kontrollon Ukrainën

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.