Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Dossier : Konfliktet Ndërkombëtare ndër vite > Fenomeni I Terrorizmit – Sfida e Rendit te ri Boteror
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Miku im, tresh

Se pari, une nuk di te kete ndonje ideologji Al Qaeda. Deri me sot nuk me kane zene veshet te kete teori me prejardhje nga Al Qaeda e cila ndiqet nga njerezit.

Se dyti, cila eshte lufta ndaj terrorizmit per te cilen behet fjale? Pervec bombardimit mediatik se ekziston nje lufte e tille nuk ka asnje fakt tjeter. Pervjetori i zbarkimit ne Normandi u festua nga francezet, gjermanet dhe ruset (dhe ca te tjere). Te gjithe keta nuk jane ne lufte! E vetmja gje qe i ve dakort eshte deshira per te evituar dhe eleminuar terrorizmin si koncept (ate Cecen, Bask, Islamik etj). Pra, mos perzjejme shapin me sheqerin, Al Qaeda nuk perben ndonje objektiv te krahasueshem me Komunizmin apo Fashizmin. Eshte vetem nje organizate me aktivitet ushtarak ose para-ushtarak. Nuk servir asnje ide, pervecse kerkon gjera te caktuara (te largohen amerikanet nga shtetet arabe).

Se treti, dhe ketu fillon e bukura :
Al Qaeda ne vetvete nuk eshte asgje, por ajo zhvillohet dhe fuqizohet ne saje te mbeshtetjes qe gjen ne popujt arabe. Kjo vjen sepse shume karakteristika te Al Qaedes i ndan dhe kundershtari i saj: SHBA, psh demagogjine, autoritaritetin, irracionalitetin etj. Ti marrim me rradhe:

Demagogjia: pra degjenerimi i demokracise dhe shfrytezimi i favoreve te popullit me premtime permiresuese. Kemi zbuluar se udheheqesit amerikane dhe angleze kane manipuluar dhe fryre provat irakene per te bindur popullin se kish arme dhe vinte rrezik. Deri me sot asgje prej ketyre nuk eshte e vertete. Eshte jashte llogjike te mendosh se nje Irak mund te rrezikonte perendimin.

Autoritariteti: Presidenti amerikan zhfrytezoi te gjitha dobesite e shteteve te varfra dhe te manipulueshme per ti bindur ta perkrahin ne luften kunder Irakut. Ne kohen kur SHBa vendos per fatet e shume shteteve do ishte vetevrasje te kundershtosh vullnetin e saj. Nderkohe filmi i Michael Moore (Fahrenheit 9/11) nuk do te shperndahet nga firma fillestare pasi kesaj mund ti priten fondet komunale qe jep shteti i Florides (ne mos gaboj) ku guvernator eshte vellai i presidentit Bush.

Irracionaliteti: Al Qaeda nuk kish asnje lidhje me Irakun. Gjithashtu Iraku nuk kish dhene as shenjen me te vogel se mund te rrezikonte ndonje shtet perendimor. Eshte me se shumti shtet varfanjakesh ku femijet vdesin per mungesa ilacesh dhe ushqimi. Sulmi ushtarak ndaj tij nuk u pranua as nga Rusia, Gjermania dhe Franca. Me gjithe keto aresye presidenti amerikan G.W. Bush sulmoi Irakun duke ndermarre nje fushate tejet irracionale.

---------------------------------------
Duke pare se shume karakteristika qe dukeshin te Al Qaedes jane dhe te kundershtarit te saj atehere eshte natyrale qe populli arab do mbeshtese formen lokale te irracionalitetit.

Problemi i terrorizmit te Al Qaedes gjendet ne veprimet amerikane shpesh anti-arabe, ne simpatine e hapur dhe irracionale per shtetin e Izraelit, ne shfrytezimin e vetos ne OKB per te mbrojtur Izraeling nga sanksionet, dhe se fundi ne te vetmen vote kunder qe u dha ne gjykaten e Ajas nga delegati amerikan. Aktiviteti i Al Qaedes nuk perben rrezik global per te ardhmen e kultures demokratike sepse eshte vetem nje fenomen i lindur nga pakenaqesite e veprimeve amerikane dhe i zhvilluar prej gabimeve te tyre.

Sot perdoret emri i Al Qaedes per te diskretituar kulturen islamike dhe format radikale te saj. Atehere problemi behet me i madh sesa nje organizate si Al Qaeda, sepse gjykohet dhe paragjykohet nje mase prej miliona njerezish qe kane ate kulture ne baze. Duhet ndare cfare eshte Al Qaeda e ku qendron kufiri mes popullit dhe Al Qaedes.

Se fundi,
Per mua Al Qaeda eshte me shume sesa nje problem terrorizmi dhe me pak sesa nje rrezik per te ardhmen. Fuqia e saj tregon se ka dicka qe nuk shkon ne marrdheniet lindje-perendim dhe per kete faji eshte edhe i perendimit qe ka zgjedhur dhunen si forme komunikimi me popujt arabe. Kriminelet ekzistojne nga te dyja anet, por krahu jone ben krime te istitucionalizuara me bomba inteligjente qe vrasin femije te pafajshem, ndersa ne i shohim si "nje gabim i vogel ne perllogaritje". Te vrasesh 1182 gra e femije me nje buton te kuq nuk eshte me pak kriminale sesa ti presesh koken nje njeriu.
Po te kujtojme marrjen peng te shtetasve perendimore do kujtohemi se "nuk dihej cili grup i ka marre peng". Te pakten kjo u tha disa here ne lajme. Kjo tregon se ne Irak luftojne me shume sesa nje Al Qaeda dhe po rritet numri i vullnetareve me shami ne koke. Disa nga to kokat e prera mund te jene prere nga grupe autonome qe nuk kane lidhje me Al Qaeden dhe nuk kerkojne as ideologji dhe as demagogji pervec largimit te trupave "te paqes" perendimore.



Me ndonje plus minus te vogel ndaj te njejtin mendim me ty Fajtori

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Mars 2006 17:57
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Dossier : Konfliktet Ndërkombëtare ndër vite > Fenomeni I Terrorizmit – Sfida e Rendit te ri Boteror

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.