Enri
Student
Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80
|
Mbi Filozofine e Marrdhenieve Nderkombetare
Sistemi Nderkombetar eshte i themeluar ne baze te dy kuptimeve kyce: te Sovranitetit dhe te Anarkise. Nga I pari rrjedh I dyti. Domethene kemi anarki ne marrdheniet nderkombetare sepse kemi faktin e themeluar egzistencialisht te sovranitetit te me shume se dyqind entiteteve qe jane organizuar ne shtete te cilat jane te pavarura dhe ushtrojne sovranitet te brendshem dhe te jashtem. Sovraniteti-Anarkia eshte nje fakt te cilin s’mund ta mohoje askush dhe ai qe e mohon fillon natyrshem gabimisht cfaredolloj analize te politikave nderkombetare dhe te menyres se nderveprimit te shteteve midis tyre. Sovraniteti-Anarkia bazohet ne kritere morale ekzistancialisht te themeluara ne luften e pafund te shoqerive njerezore per liri dhe pavaresi te cilat karakterizohen nga diversiteti social midis tyre dhe bazohen ne te verteten historike e cila eshte shume afer absolutes filozofike. Eshte pikerisht diversiteti social I shoqerive njerezore qe jane formuar ne planetin tone dhe qe jane te organizuara qe prej 1648 (nga Traktati I Versalies) ne shtete I cili e thyen sistemin nderkombetar ne pjese te vogla qe perfaqesojne shumen e nje mozaiku heterogjen. Dhe njekohesisht eshte pikerisht ky heterogjenizem I cili shtyn sistemin nderkombetar drejt kerkimit te nje ekuilibri dinamik I cili rralle shfaqet (u shfaq gjate shekullit te 18te dhe 19te me ekulibrin e fuqise midis 5 supefuqive europiane, dhe gjate shek. 20te me ekulibrin atomik midis dy supefuqive) dhe qe I jep formen e nje antagonizmi midis shteteve perberese te sistemit per rritjen e fuqise, te influences dhe te devijimit te sistemit drejt permbushjes se interesave te tyre kombetare qe s’jane tjeter vecse ruajtja e pavaresise (si minimum egzistencial) dhe mbizoterimi ne sistem (si maksimumi egzistencial). Gjithashtu ky reflektim na drejton ne konfirmimin se sistemi nderkombetar ndodhet ne fazen e nje shoqerie embrionale me karakteristikat e shoqerise se hershme njerezore ku lufta per egzistence ishte benefiti numer nje ne mendimin njerezor dhe ishte ai qe shtyu njerezit te organizoheshin ne struktura shoqerore me vlera te perbashketa morale.
Ne kete pike hyn ne kete argumentim ceshtja e moralit dhe e vlerave ne marrdheniet midis shteteve. Kur flasim per moral dhe vlera ne marrdheniet midis shteteve s’duhet te harrojme se kemi te bejme me struktura kollektive morale dhe me identitete kombetare qe jane skalitur gjate luftrave shumeshekullore te shoqerive per pavaresi, per liri dhe per rend social dhe jo me moral te individit dhe vlerat e tij. Rrjedhimisht kur flasim per moral dhe vlera ne nivelin e marrdhenieve ndershteterore flasim si per formen e strukturave moralo-regulative ashtu dhe per brendesine e ketyre strukturave. Domethene per teresine e organizmave nderkombetare si dhe per thellesine institucionale te tyre te cilet jane te bazuar ne vlerat supreme te rivendikimit te lirise dhe pavaresise, te mosnderhyrjes ne punet e brendshme te shtetit si dhe te respektimit te ligjeve nderkombetare te shoqerise se shteteve (“society of states” dhe jo “international society” (komuniteti nderkombetar) sic shprehen shume ne ditet e sotme, pa e kuptuar se cfare thone). Keto jane tre vlerat dhe gjithe morali I marrdhenieve ndershteterore sic jane zhvilluar nga koha e qyteteve-shtete greke deri ne ditet e sotme, pavarisisht oshilacioneve gjate rrjedhes se shekujve. Kuptohet qe keto vlera s’jane absolute por evolohen me evolimin e shoqerise se shteteve dhe te kerkesave te jetes nderkombetare qe jane ne varesi te zhvillimeve teknologjike, ekonomike, ushterake si dhe kulturore te shoqerive njerezore. Si e drejte rivendikimi per pavaresine e nje entiteti kollektiv percaktohet e drejta e ketij entiteti (shoqerie) per tu ndare nga nje entitet tjeter kollektiv me fuqi absolute me te madhe qe pengon te drejten e te parit per te patur mundesine e nje jete sociale te pavaruar dhe autonome. Nga ana tjeter ligjet nderkombetare jane e vetmja menyre e pranuar nga shumica derrmuese e shteteve ne baze te se ciles organizohen marrdheniet midis tyre, qe gjen themelim ne kritere morale egzistencialisht te themeluara te qeverisjes se sistemit.
Ne nivelin e pare – ate te shoqerise politike brenda nje shteti – shoqeria politike prodhon avenimentin politik ne nje strukture socioregulative qe sot quhet kombi-shtet karakeristika kryesore e te cilit eshte nje sistem sociopolitik I afte te ushtroje monopolin e dhunes ne nje perpjekje per te sjelle rendin social, consolidimin social si dhe te prodhoje jeten politike. Ne nivelin nderkombetar avenimenti politik nuk egziston – dhe ky eshte nje fakt I pranuar nga te gjithe dhe qe vertetohet nga vete historia.
Fakti I mesiperm I mosegzistences se avenimentit politik ne nivelin sitematik nderkombetar na nxjerr ne fushen me kryesore te studimit te jetes nderkombetare – ate te Shkaqeve te Luftes midis shteteve dhe te dilemave te sigurise. Si shkaku numer nje qe ka cuar ne lufte midis shoqerive ka qene dhe eshte – qe ne fillimet e organizimit njerezor ne struktura sociale – zhvillimi I pabarabarte. Zhvillimi I parabararte I referohet nje sere faktoresh: zhvillimit numerativ te popullates, zhvillimit ekonomik, teknologjik, territorial, ushtarak si dhe zhvillimit te abilitetit per te ushtruar influence ne sistemin nderkombetar. Zhvillimi I pabarabarte sjell dilemen e sigurise e cila ne shumicen derrmuese te rasteve shtyn shtetet ne rritjen e treguesve te fuqise – kryesisht ushtarake – dhe con ne menyre pothuajse matematike ne ndermarrjen e veprimeve luftarake nen dogmen “mbrojtja me e mire eshte sulmi” qe gjeti shprehjen e vet shpeshhere gjate shek. 20te si dhe ne dogmen aktuale te SHBA-ve. Ai shtet qe s’e merr parasysh kete fakt eshte I destinuar te deshtoje ne detyren principale, ate te ruajtjes se pavaresise dhe sovranitetit te brendshem dhe te jashtem dhe te perfundoje si vegel e shteteve me tregues fuqie me te medha.
Vijon
Shkrimin e mesiperm e shkruajta duke patur parasysh qe me konkludimin e kontekstit teorik do vijoje nje aplikim i mundshem ne rastin e Kosoves.Shpresoj ta kem gati ne ditet ne vijim.
Faleminderit qe duruat ta lexoni...
__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|