déjà -vu
Veteran ne forum
Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940
|
Bashkangjitje: beethovens_piano.jpg
Ky file është shkarkuar 26 herë.
Lindi nga nje familje me origjine flaminge e cila e projektoi shume shpejt drej muzikes.
Ne moshen 9-vjeç,Beethoven filloi studimet prane oborrit nen mesimet e Christian Neefe dhe ne moshen 14-vjeç ishte organiste i dyte i oborrit.
Ne vitin 1787,u nis te drejtim te Vienes por aty qendrimi i tij qe per pak kohe per shkakun se i duhej te bente kthim nga vdekja e nenes.
Autori i madh do te stabilizohej perfundimisht ne Viene ne vitin 1972,duke u bere nxenes i Haydn,Albrechtsberger dhe Salieri.
Gjate qendrimit te tij ne ate qytet,u admirua dhe mbroj ne te njejten kohe nga familje potente duke patur fillimisht nje stil jete gjithe nje ngjitje por me kalimin e kohes,per shkak edhe te shurdherise qe sa vinte dhe shtohej(kjo e fundit do ta çonte edhe afer vetevrasjes ne vitin 1802) nje degradim.....por ne te njejten kohe morri vetedije te misionit te tij artistik.
Kjo periudhe ne jeten e tij,eshte pak a erret per vete motivin se autori filloi te veteizolohej pamvaresisht nga fama internacionale qe vepra e tij merrte çdo dite e me shume duke kompromentuar raportet e tij sociale dhe sentimentale.Kjo ''sjellje'' e tij u deshmua ne te ashtuquajturat ''fletore te bashkebisedimeve''.
Autori la nje veper teper te pasur.
Per tu cituar si perla te muzikes klasike boterore jane :9 simfoni dhe po uvertura te ndryshme per orkester,5 koncerte per pianoforte dhe nje per violine,32 sonata per pianoforte,muzike te shenjte,nje opere si edhe shume muzike vokale te ndryshme.
Katalogu i muzikes se dhomes eshte i pasur me :17 kuartete per harqe(perfshire eshte Fugan e Madhe),4 kuartete per pianoforte dhe harqe,10 sonata per violine dhe harqe,5 sonata per violonçel dhe pianoforte,5 trio per harqe,9 trio per pianoforte dhe harqe....nje quintet per harqe si edhe te tjere pjese per flaut dhe strumente te tjere.(pianoforte per kater duar etj,etj,etj)
__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|