Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Sander Prosi?
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Sander Prosi?

Është një nga figurat më të talentuara të artit teatral dhe kinematografik shqiptar. Karakteristikë kryesore e Sandrit ishte se ai punonte me shumë pasion. Përveç se ai ishte një kollos i artit, dinte të ishte jashtëzakonisht i thjeshtë. Kam patur fatin të punoj me të në disa filma. Mbresat i kam ende të gjalla. Mjaft të kujtoj “I teti në bronx” ku Sandri kishte rolin e doktorit, një rol shumë i vështirë e kompleks. I duhej të kuronte ushtarë gjermanë, kur në familje strehonte një partizan. Kishte një dhëndër që i përkiste forcave regresiste. Imagjino se në ç’rreth duhej të vërtitej ai për të nxjerrë figurën e tij komplekse. Do të doja ta krahasoja me aktorin francez Zhan Gaben tek “Të mjerët”. Ai dallohej në interpretimet e tij por edhe jetën e jetonte si t’i vinte. Ndaj edhe ishte shumë i vërtetë në rolet e tij. Më vjen keq vetëm për një gjë, që një artist kaq i madh sa ai vdiq, dhe vdiq i varfër”

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Dhjetor 2003 22:56
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Sander Prosi- nje figure e madhe teatrale

Sandër Prosi, mjeku me shikim magjepsës, u bë artisti që, me origjinalitetin e vet, i dha artit shqiptar, natyrshmërinë, burrërinë, urtësinë, butësinë e heronjve të historisë sonë duke vendosur tek ata kohën e pakohë, pra duke i bërë të pavdekshëm në mendjen e njerëzve

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Dhjetor 2003 22:58
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kush ishte Sander Prosi apo artist i popullit!

"Sandër Prosi mbaroi studimet për stomatologji, duke qenë profesionalisht larg artit dramatik, por brenda dhimbjes artistike të njeriut. Kjo do ta shtynte drejt skenës për të depërtuar në karaktere dhe figura historike dhe artistike, të cilat do të nxirrnin në pah aftësinë e tij për t'i tejkaluar ata dhe për t'i bërë pjesë të karakterit të vet. Burri me pamje fisnike, do të thirrej herë pas here me emra të ndryshëm dhe do të linte mbresa të veçanta për spektatorët..."
Marre nga revista spekter.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Dhjetor 2003 23:03
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Sander Prosi?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.