Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Robert, me terhoqi kuriozitetin pse altruizmi qenka nje prodhim i modernitetit?
Nga nje ane ka evidence ne kafshet per altruizem. Kjo lidhet me jetesen ne grupe dhe ne lidhjet sociale. Njeriu, mesa di une, eshte krijesa me sociale qe ekziston. Nje nga privimet me te egra qe mund ti besh, pervec bukes, ujit, e gjumit, eshte izolimi social. Ne jetojme ne qytete te stermedha dhe kemi etje per te njohur njerez te rinj, te panjohur. Bazojme ekzistencen tone sociale mbi libra dhe filma, te cilet informojne gjithe kohes mbi marrdhenie sociale te njerezve te tjere. Nderkohe ne Shqiperi kupton vertet sa i nevojshem eshte altruizmi, pasi dhe po te kesh miliona dollare do rrethohesh nga te vobekte dhe te mjere, keshtu qe pasuria personale nuk ka me vlere. Eshte nepermjet altruizmit qe krijohen shoqeri te medha, duke krijuar nje fare homogjeniteti social. Pra nese jemi sociale (sic kemi qene qe ne epoken e gurit) kjo vjen nepermjet altruizmit. Prandaj nuk shoh si mund te jete nje prodhim modern.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|