Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Dy sqarime:
Koncepti i drejtesise besoj se ka lindur nga nje person qe i bie ne qafe nje tjetri. Qe ketu lind nevoja per te rregulluar demin, prandaj ai qe ka abuzuar duhet te kryeje nje denim ne emer te DREJT-ESISE. Tani, denimi qe jep shteti i huaj kryen drejtesi per demin e atyshem, por nuk mund te rregulloje aspak demin qe une si shqiptar pesoj ne vendin e huaj, ku dinjiteti im varet thjesht nga nenshtetesia. Eshte pikerisht qenia ime shqiptar qe me ben te prekur nga krimi i nje shqiptari tjeter qe publikohet ne media. Per sa kohe jam shqiptar i takon Shqiperise te rregulloje demin qe une pesoj per shkak te shqiptareve te tjere. Per kete gjej nje sens ne ndeshkimin e personit nga Shqiperia, e cila mund dhe duhet te mbroje shtetasit e vet, te cilet demtohen nga shtetas te tjere. Nese krimi kryhet ne Shqiperi apo jashte, kjo pak rendesi ka, perderisa ne te dyja rastet shoqeria shqiptare demtohet.
Se dyti, nuk mendoj se nje ligj i vetem zgjidh punen, por ideja e temes eshte qe duhet nje rol AKTIV i shtetit tone. Dhe perderisa Shqiperia nuk mund te fuse hundet ne punet e brendshme te nje shteti tjeter, atehere mund te krijoje ligje per veten e saj. Eshte nje menyre per te distancuar Shqiperine nga kriminaliteti ordiner dhe per ti thene botes qe jemi ne anen e tyre, jemi pjese e botes. Nuk jemi fole kriminelesh qe kenaqemi duke demtuar popujt e huaj (dhe po ashtu popullin e vet). Ne kete kendveshtrim çdo justifikim i kriminalitetit per mua ben pjese ne mentalitetin kriminal te kulturave te mesuara me jashteligjshmerine. Dhe me e keqja eshte se jemi po neve qe ankohemi per korrupsion dhe afere ne Shqiperi, kur ne fund i gjejme normalitetin jashteligjshmerive ne forma te ndryshme. Ne keto kushte nuk mund te pretendohet te kihet shtet, as te jete aktiv, as te mos jete i korruptuar. Fundja edhe ne shtet hipin "gjynafqaret" e Lazaratit, te cilet "te shkretet" nuk kane rruge te çojne grurin ne qytet dhe i bien shkurt duke mbushur xhepat. Nuk ecet me kete llogjike...
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|