kurt
.........
Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021
|
Prezenca e ish-presidentit serb ne konferencen a PS-te ne shkoder??
Lajm i vjeter noshta por une sa a pashe! Paska bere buje te madhe ne internet dhe patriotat shqiptar tani jane mese te bindur qe PS eshte tradhtare ndaj kombit shqiptar.
Si e shpjegoni ju kte rast, pranin e nje presidenti serb ne shkoder?!
Majko “mbron” praninë e Tadiçit në Shkodër: Tradhtia s’bëhet në publik
Nga: DARINA TANUSHI
TIRANE - Ish-kryeministri Pandeli Majko, nuk e ka quajtur “tradhti” të PS-së ndaj çështjes kombëtare faktin që ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ishte i pranishëm në Konferencën e fundit të PSE-së, në Shkodër. Në përgjigje të një prej miqve të tij, në rrjetin social “Facebook”, i cili e pyet se: “Ku janë pikëtakimet e të majtës shqiptare me të djathtën e Serbisë, të përfaqësuar nga Tadiç”, Majko shprehet se: “Sipas meje, nuk ka ‘pikëtakime’, pasi Serbia nga 1999-ta nuk është më fqinj me Shqipërinë. Nuk i druhem asnjë serbi. Tradhtitë nuk lindin nga takime publike”.
Një tjetër koment ka pasuar të parin, ku një tjetër prej miqve në “Facebook” ka komentuar duke thënë se: “Tradhtitë manifestohen nëpër takime publike. Kjo po dëshmon se PS-ja nuk ka simpati në Kosovë”. Por, edhe këtij komenti, Majko i është përgjigjur: “Këto janë dëngla! Ke ngatërruar faqe për të gjetur ‘tradhtarë’!”. Biseduesit në “Facebook” kanë dashur të dinë më tej, për “pikëtakimet programore” të PS-së dhe të djathtës serbe. Por, Majko ka sqaruar sërish duke thënë se: “Çfarë ‘programi’ mund të na bashkojë ne socialistët shqiptarë me serbët!? Kushdo parti shqiptare dhe serbe, të majta apo të djathta,
janë të qarta përballë njëra-tjetrës”. “E kaluara, Kosova, Presheva, janë një realitet therës dhe çdo ‘program’ i majtë apo i djathtë nuk ka kuptim përballë tyre. Si duhet ta gjykoj çështjen e Preshevës, ‘të majtë’ apo ‘të djathtë’!?... Ajo që po ndodh sipas meje, është komunikimi dhe kaq! Ju jap të drejtë në shqetësimin tuaj, por tradhtitë e kaluara ndaj çështjes shqiptare nuk kanë qenë ‘të majta’ apo të ‘djathta’ si pikë takimesh ideologjike. Ishin thjesht tradhti dhe kaq! Dhe nuk parandiej asgjë siç thoni”, komenton më tej, Majko. “Nuk e takova, Tadiçin, por kjo nuk më bën patriot! Apo jo!?”, sqaron ai më tej, duke bërë të ditur se mes tij dhe Boris Tadiç nuk ka pasur asnjë kontakt gjatë konferencës në Shkodër.
Në një tjetër moment, duke folur edhe për marrëveshjen Serbi-Kosovë, Majko shprehet se: “Me serbët i bindem veç disiplinës së kombit tim”. Ai shprehet se Shqipëria dhe Kosova nuk ndahen, sepse sipas tij, “nuk ndahen ato që lindin bashkë”. Edhe kryetari i PS-së, Edi Rama e preku, gjatë shpalosjes së programit të PS-së në Prishtinë, një javë më parë, se në Kosovë ekziston një opinion jo fort pozitiv për PS-në, ndërsa Sali Berisha herë-herë ngatërrohet me Skënderbeun. Por, më tej, Rama ka kujtuar mbështetjen që PS-ja i ka dhënë çështjes së Kosovës që në kohën e luftës së UÇK-së, ndërkohë që Berisha ndihmonte me karburant makinerinë e Millosheviçit, kundër kosovarëve. Rama ka përmendur edhe ndihmën që ka dhënë qeveria socialiste shqiptare në kohën e krizës humanitare, kur kryeministër ishte vetë Pandeli Majko.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|