Endri
Moderator
Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Gjuha Shqipe : Mes Luftes Dhe Paqes
Nga Kico Blushi
Shenim parathenes:
Po flitet shume vitet e fundit per synimin tone per integrim institucional ne BE.
Madje, eshte krijuar edhe nje ministri e posacme per integrimin, ministri e cila, se fundmi, u ngrit ne rang, sepse ju dha zonjes Meksi, nen atributin e zevendeskryeministres se vendit, gje qe deshmon per seriozitetin dhe rendesine paresore qe po i jepet me te drejte deshires e ngulmit tone historik,-disa here te deshtuar, gjithesesi jo dhe aq per fajin tone- per t’u futur sa me pare nen cadren e ne harten e Europes se Bashkuar.
Nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptuar dhe nuk e di tashme se me ceshtjet dhe deshiren tone per integrim ne Europe eshte luajtur shume, abuzivisht e politikisht, pergjate gjithe ketyre viteve te pluralizmit. Sidoqofte, duhet pranuar qe ne kemi bere deri tash hapa te ngadalte, hapa prej breshke ne kete drejtim te shunedeshiruar, ecje me te ngadalte edhe se bullgaret, apo rumunet, pa permendur vendet balltike.
Imazhi qe percillet qe prej Shqiperie eshte edhe ai i asaj opozite destruktive e driteshkurter qe, per te marre sa me shpejt pushtetin e paraqet dite e nate shoqerine e tere skakjeren e politikes shqiptare si me te korruptuaren e me te kriminalizuaren, jo vetem te rajonit, po edhe te kontinentit, pa e kuptuar se cfare demi i percillet kesisoj imazhit te Shqiperise neper bote. Ceshtja eshte edhe me e thjeshte, po te veshtrohet e gjykohet me kete sy imazhi qe ne percjellim nqper bote :-Si mund te futet ne Europe nje vend qe e pranon vete se ka mbi njemije femije te ngujuar? Si mund te futet ne Europen e sotme nje vend e nje shoqeri qe sundohet nga shpifsharja e ndersjellte e nga politikat e paprera konfliktuale? Si mund te integrohet shpejt e sa me shpejt nje shoqeri qe e pranon vete se prodhon me shumice prostituta, kriminele, hajdute, mashtrues dhe keqberes?
Ky eshte nje problem mese madhor, te cilin ne, ose bejme sikur nuk e shohim, ose, me vanitetin e nje provinciali, per te mos thene me keqdashjen e nje mediokri, nuk duam ta shohim e pastaj edhe ta ndreqim, natyrisht per te miren tone te pergjitheshme.nuk mund te spjegohen ndryshe arsyet e vonesave tona historike, e me kot hakatemi te justifikiojme deshgperimin tonbe se per cfarte arsyesh jane shume me prane dyerve te Europes bullgareet , apo rumunet, pa permendur balltiket, edhe pse u shkeputem gati ne te njejten kohe e me te njejten kosto nga totalitarizmi komunist.
Nje nga arsyet e voneses sone per t’ju afruar dyerve te Europes ndoshta eshte edhe se ne plan te pare ka dale vitet e fundit problemi i imazhit te Shqiperise e te shqiptareve, jo vetem ketu, ne Shqiperi e ne trojet ku gjallojne shqiptaret, po edhe nepermjet imazhit qe percjellim me apo pa dashje neper bote me ndihmen e mediave te vendit e vecanerish te atyre te huaja {sidomos te fqinjeve} e ne kete kuader edhe te internetit, i cili, me ethe te panginjur, na paraqet vazhdimisht si vendin e vetem ne bote ku sundon Kanuni e vetgjyqesia mesjetare.
E pra, a ka vend ketu per te pare me nje tjeter sy veten, marredheniet e ndersjellta e sidomos imazhin qe e prodhojme vete e sidomos ate imazh qe gjenerojne ata qe kane kane akses mediatik, d.m.th. lidererat tane?
Persiatja e meposhteme synor te hape nje dritare, sado te vogel, ne nje bote qe ne e njohim shume pak.
Etja shqipfolese per vdekjen
Pasi na u shfaq si shpetimtar fuqiplote e begatisjelles pluralizmi, te cilin shumekush ende nuk e di:-e fituam vete, apo na i sollen,- d.m.th. na e dhuruan, nje gjermane,- njohese e folklorit tone e vecanerisht e atij muzikor,- me ka pas bere nje verrejtje miqesore, kuptimin e plote te se ciles e perthitha shume me mire ca vite me vone, sidomos pas "97-tes e pas "98-tes e sidomos pas tere tollovise me aq sherrnaje pluri-shungulluese, kur neper rruge nxorrem me ngazellim te papare dhembet neper tubime politike e me pas edhe kallashet.
Ne, pasardhesit krenare te pellazgeve dhe te iliree te mocem e patem me kollaj e me per qejf te therisnim: -Vdekje! Vdekje!, - per te gjithe kundershtaret tane poltike, pa e ditur e pa e kuptuar se c’pasoja katastrofike do te sillte kjo lloj ndersharrje e gjithebaltosje.
Asokohe ishim aq te nderkryer me shoshoqin e duket se ende kemi mbetur thuajse njelloj te hasmosur e te hakerryer me kundershtaret politike edhe sot e kesaj dite, sa, jo pa te drejte, te huajve vazhdojme t’u japim te kuptojne sikur ne, shqipfolesit e sotem, nuk paskemi te ngopur me realizimin e fjales:- Vdekje!- per kundershtaret politike, gje qe na ben te ngjajme me ataviket e Ballkanit, edhe pse synojme me padurim te futemi,- me te dy kembet,- ne Europe.
Edhe fushata anti-Rame e ilustron me se qarti kete ide.
Edhe ngjarjet me te fundit ne Maqedoni e ne Kosove, mjerisht, i japin ushqim e dimension me te gjere e me gjithperfshires kesaj keqpershtypjeje jo vetem ne qarqet diplomatike, po edhe mbi opinionin publik, gje qe e perforcon edhe me idene e krijuar sikur edhe shqiptaret e sotem dine te merren vesh vetem nepermjet gjuhes se plumbit e shpif-sharrjeve te ndersjellta, pra keqkuptimeve me e pa baze, se sa mirekuptimit e mirebesimit.
E, ndekohe, ne nuk rreshtim se enderruari vetjakisht e se kerkuari zyrtarisht jo vetem viza e gomone, po edhe integrim e njesim sa me te shpejte, jo vetem me Europen, po mundesisht edhe me SHBA-ne! Por asnjehere nuk e pyesim veten seriozisht:-Kush e ka fajin per vonesen, krahasuar me bullgaret, apo edhe rumunet, qeveria e poltikberesit, apo edhe ne, si qytetare te ketij vendi? Kaq te veshtire e kemi te kuptojme kete gje te thjeshte:-Si mund t’u afrohesh ketyre vedeve te civilizuara me nje te tille mendesi primitive e me njerez kaq kollaj te hasmosur e gjithenje te gatshem per sherr te ndersjellte e te paprere?
Diktatura e mosbesimit
Partite politike, ne fakt, me altoparlantet zecjerrres e te perditshem te tyre, jane paraqitja e jashteme, me zyrtare e me e spikatur e kesaj dukurie panshqiptare. Po valle, vetem kreret partiake e kane fajin, apo edhe ne qe i zgjedhim ata, qe i ndjekim pas, e, per me teper, ne, qe dita dites, ne vend qe t’i drejtohemi Ligjit, i drejtohemi Kanunit?
-Ju shqiptaret,-me tha gjermania asokohe ne intimitet,- gjene qe vlen me shume e kushton me pak, nuk dini ta vleresoni. Dhe, as nuk e dini cila eshte ajo...
-Folklori? Mjedisi? Apo jeta e njeriut?-e pyeta une, me ate kompetencen karakteristike e njekohesisht edhe shumeplaneshe prej atij soj e lloj shqiptari qe nuk ia ha dot qeni shkopin e qe punet e ketushme i kerren me mprehtesine e analisteve tane te tejshquar.
-Jo,-tha ajo,- Fjala e Mire. Kete perfundim e ka pas nxjerre per ju nje albanolog qe e ka pas njohur vendin tuaj shume mire.Ju nuk e vleresoni Fjalen e mire dhe cuditerisht e kini shume me te kollajshme e me te lehte te thoni Fjalen e keqe!
E kam kujtuar shpesh kete bisede dhe, sa here shoh lajmet ne televizor, ndjek fjalimet e debatet e politikaneve tane ne Kuvend, lexoj gazeta e degjoj fjalime e sidomos sa here gjendem ne mjedise politike, neper kafenera e neper kryqezime rrugesh, kur per hicmosgje mund te kerleshesh me cilindo shqiptar te gjalle e tejet kryenalte, me qe mban ndonje arme ne brez a timon te cfaredoshem ne duar, e kuptoj konkretisht e realisht se gjuha shqipe ende nuk eshte cliruar nga keqtheniet e se ajo vazhdon te gjendet e mberthyer nga diktatura e Mosbesimit te ndersjellte qe buron prej asaj qe ne e quanim dikur, here lufte klasash, here lufte brezash, por qe ne thelb s’ishte e natyrisht nuk eshte gje tjeter, vec egersia njerezore e natyrore qe buron prej luftes sone te perditeshme e cnjerezore per mbijetese me cdo kusht.
Aq me pak mund te hamendesohet edhe sot, ne kete gjasme demokraci, se fusha e shqipes se sotme eshte pastruar sadopak nga minat, nga mjetet e luftes, si bombat, shashkat, granatat lotsjellese e flakehedhesat e shpifjeve e sidomos nga vulgariteti agresiv, e ndoshta prandaj asaj ende "i pelqen " te mbetet me prane nje gjendjeje lufte, ose prag lufte, se misionit te paqes, sepse edhe sot e kesaj dite jane me te shumtet ata qe luftojne e strapacohen per te mbijetuar me ndihmen e armeve te tilla, se sa ata qe deshirojne e mund te prehen ne paqe, mireqenie e harmoni sociale, qofte edhe me ndihmen e dogmave fetare.
Lojtaret e pazevendesueshem te humbjeve te njepasnjeshme
Kur themi per te mbijetuar, nuk eshte fjala vetem per ata qe luftojne per nje kothere buke, po edhe per ata qe me thonj e me dhembe jane kapur pas kolltuqeve, d.m.th. pas pushtetit, pas posteve te kryetareve te partive, pas ofiqeve qe merren e gezohen me ndihmen e vulgaritetit agresiv, populizmit primitiv, manipulimit te opinionit publik e sidomos nepermjet tjetersimit e shfytyrimit te perditshem te vetvetes.
Keta krere, jo vetem gjate fushatave elektorale dalin rrugeve e shesheve te Shqiperise "me thika" n-per dhembe, po edhe pas mbarimit te fushatave nuk i leshojne thikat, sepse kesisoj mbeten gjithenje mbi podium, lojtare te pazevendesueshem, edhe kur pesojne humbje te njepasnjeshme. Kjo eshte arsyeja qe asnje humbes asnjehere nuk e pranon humbjen e aq me pak jep doreheqje nga posti i kryetarit, sic ndodh ne cdo vend demokratik, e, derisa nuk jep doreheqje, ata, d.m.th.humbesit, e justifikojne fjalorin agresiv, pasi u duhet, sipas tyre, per te diskredituar e asgjesuar edhe me "hajdutet, kriminelet, uzurpatoret e votes",d.m.th. fitimtaret, etj, duke lene te kuptohet se nuk e kane humbur as luften e as dinjitetin.
Kesisoj, lufta mbetet gjithnje e hapur, e ndezur dhe e paperfunduar. Po edhe thikat e armet e luftes nuk hiqen kurre nga goja e nga duart.
Noli dikur keta bicimseze i quante kolltukofage, te cileve, po t’u presesh duart, kembet, po edhe te ndenjurat, prape se prape nuk shkulen, pasi kapen me dhembe pas atij kolltuku qe ndryshe quhet pushtet. E te tille ne kemi pa hesap, shume me teper nga c’kishim ne kohen e Nolit, a te Zogut, e, padyshim, i kemi edhe me te armatosur me keqthenie e me profesioniste se asokohe, pasi edhe mjetet e luftes politike jane tash me te sofistikuara, edhe mjetet e informimit jane me te fuqishme e me efikase per te minuar e mbajtur te helmuar gjuhen shqipe.
Per kete kategori njerezore, -soji i kryetareve partiake,- jetesa ne paqe e ne harmoni te ndersjellte eshte vetevrasje, veteeleminim, harrim, dalje nga skena e shvleresim.
"minimi" i gojes se protagonisteve politike
Te jesh sot protagonist duhet te mos harrohesh, por qe te mos harrohesh duhet qe ta kesh majen e gjuhes thike te mprehte e te paperballueshme, natyrisht te rrembushur me helm e me urrejtje te pasosur per kedo qe nuk vjen pas avazit te partise e te liderit kryesor. Atmosfera e paqes dhe e qetesise shoqerore per ta eshte vdekje, sepse kjo lloj paqeje i nxjerr menjehere jashte loje.
E kemi fjalen per ate paqe fjalemire e ndjellamire qe mbjell vetvetishem, kudo e kurdo e pa kushte dashuri e mirekuptim te ndersjellte mes njerezve te familjeve, feve, partive e krahinave te ndryshme, e jo per agresivitetin vulgar qe na i hedhin ne sy e ne veshe kreret e larte partiake dite e nate e sidomos pergjate fushatave elektorale. Ndaj, e famshmja marreveshje Nano-Berisha e urdheruar prej te huajve e jo e lindur nga ndonje nevoje e brendshme per te cminuar poltiken shqiptare, jo vetem qe nuk zgjati shume e nuk mund te zgjaste, po ajo shume shpejt u kethye ne te kunderten, ne sherr e ne nje arme tjeter asgjesuese e helmuese e kete e provon edhe ngjarja me e fundit per zgjedhjen e anetarit me te fundit te KQZ-se. Nga KLD-ja e rastet e pafundme qe na jepen perdit`, per te mbajtur ndezur zjarrin e sherrnajes tone historike.
Sa e vertete eshte kjo, nuk mjafton vetem te vezhgosh se si ka nisur edhe kjo fushate elektorale qe do te bindeni se cilet jane ata qe e minojne dhe e mbajne te minuar fushen e shqipes dite per dite e ore per ore. He per he duket se nuk po na vjen asnje lloj makinerie minacmontuese, si ajo qe na sollen dhurate amerikanet para ca ditesh per minat ne kufirin tone verior, qe mund te cminoje gojet e krereve tane te larte partiake. Per arsye qe ne nuk mund t’i dijme, edhe nderkombetaret, qe jane me teper se kurre influente ne mjediset tona politike, nuk po duan te sjellin nje makineri te tille qe mund te cminoje gojet e poltikaneve tane te larte. Mos valle, kjo do te thote se edhe atyre u shkon per hosh qe fusha e shqipes te mbetet e minuar?
Perderisa gjuha e atyre qe quhen elite, shtetare, liderera, intelektuale te shquar, analiste, etj. eshte e tille: -luftenxitese e jo paqtuese,- atehere si mund te jete ndryshe gjuha e atij gjynahqarit qe shet banane ne trotuar, e atij qe eshte ngujuar, e atij qe nuk ka pare per te siguruar droge, apo e atij qe nuk ka c’u jep femijeve per te ngrene? Si mund te jete ndryshe gjuha e atyre qe paguhen per marre pjese neper metingje e per te brohoritur, ndoshta edhe pse besojne se mund te fitojne dic nga vemendja e liderit qe ndjekin pas?
Shperdorimi i Fjales se Mire, vrasje e lirise
Njeriu qe nuk e vlereson Fjalen e Mire, po me se shumti e mbeshtet fuqine, intelektin, besimin dhe sigurine te Fjala e Keqe, te sharrjet, te shpifjet, te talljet e te poshterimi publik i te tjereve, pa dyshim qe nuk e vlereson si duhet e sa duhet as jeten e vet e as jeten ne komunitet, sepse e ben bashkejetesen shume me te veshtire dhe jeten e njeriut fare pa vlere. E, njekohesisht, pa e kuptuar as vete, ky bicimsojsezi publik e politik nuk e di e nuk e kupton dot kurre se kesisoj ka helmuar me se pari edhe jeten e vet, edhe te te dashurve te vet, sepse kurdohere e vazhdimisht do te gjendet i rrethuar nga deti i paane e i pafund i se Keqes, i urrejtjes, i shpifsharrjeve, i pusive, i prites, i pabesise e i hakmarjes, sado ta kete patur te mprehte e te sofistikuar gjuhen e talljes e te poshterimit te te tjereve, apo perkrahjen e nje te forti, d.m./th. te nje pushteetari te larte.
Vini re nje njeri qe sot ka cfaredolloj pushteti ne duar:-po qe i pakulturuar e i perket xhinsit te ketijllojte,- ai fuqine mbi vartesit e vet e madje edhe mbi te afermit e familjaret e vet domosdo do ta demonstroje, ose me egersi verbale, pra me sharrje nga me vulgaret e ndonjehere edhe me ulurima te panevojeshme, ose me tallje e poshterime publike, me cinizem, sarkazem, ironi e shakara fare pa kripe, per te provuar e shijuar drogen e pushtetit vetjak.
Stili i qeverisjes me lepirje poshterimesh
Vartesit e gjore e gjynahqare i gelltisin keto tallje si pa te keq, sepse shefat ndjehen qe kane pushtet suprem e real vetem kur i detyrojne edhe te poshteruarit prej tyre te qeshin, e sidomos kur keta detyrohen te lepijne "pa detyrim" poshterimet per te mos u rrezikuar nga ndeshkimi perfundimtar i shefit. Madje, kulmi i ekstazes se ketyre harbutshefave duket se vjen kur keta i tallin dhe i perbaltin vartesit edhe ne syte e grave, sekretareve, apo femijeve te tyre, nga qe te gjithepushteteshmit e sot-m, sidoms ne keto raste, ndjehen ekstremisht te vetekenaqur e te veteeksituar nga deliri i pushtetit..Vetem kesisoj ata i thone vetes:-E shikon, o Zylo, sa lart je ngjitur e sa i fuqishem je bere? E shikon se sa frike te kane njerezit, sa i lepijne me qejf edhe poshterimet e tua publike?
Ky eshte stili i qeverisjes se sotme e ne kete kuptim, shumekujt prej nepunesve te sotem u duket me se perkedhelje, kur shefi i madh u drejtohet ne publik me keto fjale:
-He mo, ******hate, ke bere ndopak korrupsion sot? Kush te beri deputet, apo bashkiak ty, more legen? Apo mos do te te coj prape te shesesh banane?
Pa e komentuar kete lloj fjalori banal, mund te thuhet se, kur gjuha e sharrjeve dhe e poshterimit te vartesve, pra me te dobetit behet kaq zoteruese e ngjitet kaq lart, deri ne shkallet ne te larta te hierarkise sone partiake, apo edhe shteterore, atehere duhet kuptuar dhe pranuar se fjalet:- krize morale,- jane me e pakta qe mund te shqiptohen per cfaredo lloj administrate, zyrtare e jo zyrtare, partiake, akademike, ushtarake, apo edhe e se ashtuquajtures shoqeri civile.
Kjo lloj marredhenieje vertikale qe me se shumti vjen nga lart poshte se nga poshte lart, na ben qe ne ta kemi me te kollajshme te zihemi, se te pajtohemi, te hakerrehemi, se te perqafohemi, te mallkohemi, se te duhemi, te mosbesohemi se te besohemi, te veteposhterohemi se te veterespektohemi, te ndahemi, se te bashkohemi. Tejendane neper mote kjo ka pas qene udha jone tradicionale e kete duhet ta kuptojme qe mund te fillojme ta ndreqim.
Suksesi i zoteruesve te artit te Fjalekeqes
Sa e vertete eshte kjo, vezhgoni gjuhen e lidereve tane edhe ne kete fushate elektorale e do te bindeni kush eshte farembjellesi i Sherrnajes, i asaj Sherrnaje te pasosur e helmmbjellese qe ja kemi pare hajrin kushedi sa here e qe, megjithate, mbin ne kokat e ne buzet tona me kollaj se farra e egjerit.
Ne fund te fundit kjo mendesi ka krijuar edhe hierakine e vertete qe prej motmotesh eshte vendosur mbi te gjitha hierarkite e kjo eshte hierarkia realisht sunduese e shpifsharesve tane, tashme profesioniste, qe ndyshe quhen edhe politikane, liderera, apo shtetare.Te gjithe keta tashme e dine fort mire se ai qe e zoteron artin e Fjalekeqes, ai ka edhe sukses, ai ben perpara ne politike, ne biznes e ne cdo fushe te jetes. Ai shpallet prej votes sone direkte e indirekte udheheqesi yne shteteror, partiak, apo edhe shpirteror e behet pas do kohe jo vetem i paheqshem, po edhe i pazevendesueshem, natyrisht edhe per shkak te frikes publike te nderkallur e te perzjere me respekt e perulje prej skllavi qe dhunen sistematike verbale te ushtruar nga nje udheheqes, pas do kohe fillon ta quaje si shenje te padiskutueshnme te gjenialiteti te udheheqesit. Figura e Enverit e provon me se qarti kete te vertete, per te mos permendur edhe emrin e ndonje lideri te sotem.
Aq e vertete eshte kjo mendesi kolektive, sa edhe ne ndonje kenge folklorike, djali jaran ja shpreh dashurine vajzes kesisoj:
-Te dua, moj qene!-Ose:
-Do te te vras me gurre!-Kur edhe ndjenjat kaq te holla te dashurise shprehen ne folklor me dhune verbale te ketijllojte, kjo provon se sa thelle ka shkuar ne shpirtin tone thika e Fjalekeqes
Por, per te kuptuar se sa eshte sofistkuar gjuha shqipe prej politikeurrejtjes se sotme, hapni keto dite cilindo kanal shqiptar televiziv e do te degjoni shpif-sharrje nga me te bollshmet e nga me te ndyrat qe mund te peshtyje, apo edhe shpike goja e ndonje kasapi a bananeshitesi te lodhur e keto na i dhurojne falas lidererat tane per njeitjetrin.Nuk mund te ndodhe ne asnje vend normal, pervecse ne Zululandin e arnauteve, qe nje ish president e kryetar opozite te thote publikisht ato fjale te ndyra per nje artist te shquar e te vdekur si Kristaq Rama, me qe ky eshte ati i armikut te perbetuar Edi Rama!
Ndoshta me shume se per shkaqe genetike, adrenalina politike ne na sundon e na terheq per hunde per te na cuar nga sherri ne sherr, natyrisht per shkak te prapambetjes kulturore e sidomos per shkak se ne Shqiperi historikisht fuqia ka qene arme sunduese e me te fortit jo vetem nga muskujt, po sidomos nga goja, d.m.th. nga aftesia e "talenti" i atij qe shan e bertet ne mehalle me fort, i atij pra qe di te poshteroje e te neperkembe kurdo e kedo qe i del perballe e qe me kete menyre, pra, nepermjet frikes, e ve perfund ne fillim rivalin e me pas tere mjedisin shoqeror.
Ndoshta nga qe Fjalekeqja vret e asgjeson me kollaj se plumbi, dallkauket dhe te fortet vulgare, sidomos ata politike, te cilet nuk po kane te ngopur me kete lloj "kulture" prej lider-rrugaci te ardhur nga periferia intelektuale, i detyron sinqerisht te kujtojne e besojne se poshterimi publik i kundershtarit eshte domosdo edhe zgjuarsi e dhunti e shkalles me siperore.Tallja, sarkazma, poshterimi, sharrjet, vulgariteeti eshte stili real i gjuhes se poltikaneve tane.A thua ky eshte ushqimi qe ne na pelqen dhe ata nuk bejne gje tjeter vec na mekojne me corben qe preferojme?
Pas dymbedhjete vjetesh plurisherrizem
Kam pershtypjen se tashme, pas dymbedhjete vjetesh pluri-sherrizem, nuk jane ne shumice ata njerez qe e kane te veshtire te shkeputen e te vjellin jo vetem nga ky lloj ushqimi i keqnakatosur e i gatuar me shpifsharrje, po edhe nga kuzhinieri i palodhur i nje gjellshem i saj, i cili nuk pranon ta heqe garruzhden e tij te vjeteruar nga te shume- keqperdorurat konferenca shtypi, pa te cilat ai, ose ata, duket se nuk e ndjejne veten fort mire e te sigurte ne skenen politike shqiptare, e cila me shume mundim po i afrohet normalitetit.
Nga qe kujtojne se po i hoqen thikat e urrejtjes nga buzet e mikrofoneve mund te deshtojne dhe mund te harohen, sharresit e sotem politike te Shqiperise ngjajne sikur jane edhe te shumte, edhe te gjithfuqishem sot per sot, jo vetem se vazhdojne te bertasin, po edhe se vetem ata po degjohen e vetedegjohen ne keto dite, aq sa nganjehere fillon e na duket sikur ndryshe nuk mund te behet politika ne Shqiperine tone shungulluese.
Nga qe deri ne zgjedhjet e sivjetme thuajse gjithenje ka dale i fituar vetem ai qe ka qelluar i pari e per hicmosgje e qe ka zbrazur neper tevera e gazeta e sheshe metingjesh shume gjyle e bomba me sharrje, vjellje, vulgaritet e urrejtjeje, edhe pa qene fare e nevojshme, madje edhe pa i shkelur padashje ne kallon e gishtit te vogel, po vetem se i pe ne sy e u dole perpara, apo u bere hije me emrin e nderuar te fituar me djerse te ndershme, kjo kurrsesi nuk do te thote se edhe ne keto zgjedhje do te funksionoje serrish suksesshem kjo mendesi me se primitive politike.
Kjo fushate, sidoqote, deri me tash po provon dhe sidomos rezultati i zgjedhjeve do te provoje se ka ikur koha e sherrxhinjve profesioniste, gje qe do te thote se ata, kesaj here do te marrin nje ndeshkim te merituar, ndonese te vonuar, por gjithesesi historik.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|