Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > fragmente
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

fragmente

Ishte fundi i pjeses kur ne publik u be shamate. Nje burre i gjate ne rradhen e fundit, me siguri i dehur, u cua ne kembe me nje shishe ne dore e filloi te bertiste me te madhe pjese nga Kurani. Cfare muslimani je ti-i thane- qe pi alkool. Jam konvertuar sot-ia ktheu ai- pasi u deha. Epo-i thane ata- ti nuk di se cfare ben; neser kur te te dale pija ndoshta pendohesh ose thjesht nuk te kujtohet me. C`me intereson e nesermja mua, neser ndoshta nuk jam gjalle po ne xhenet. Me siguri atje do jesh - ata – po te vazhdosh keshtu. Te pakten te ishe bere i krishtere; atje lejohet vera. Po synet u bere? Ai nuk e zgjati e desh te hiqte pantallonat, por nderhyne policet, e kapen per krahesh, ai qelloi njerin me shishe ne koke aq keq sa i ra te fiket, pastaj i mori armen e filloi te qellonte kuturu ne turme, vrau nja tre vete e plagosi nje dyzine te tjere, mori njerin peng e ndersa filloi paniku hipi ne skene, i dha doren personazheve kryesore, hyri nje vajze me lule nga e majta, ia dha atij buqeten e e tregonte me dore duke duartrokitur . Ai ishte autori.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2006 22:26
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Bicikleta, kali dhe i lodhuri.

Nje i lodhur po shalonte bicikleten e blere ne ankand ne te njejten kohe qe po shiste kalin e tij gjithashtu te lodhur. Ora e kaloresit kishte kater akrepa. Dy nga ata leviznin ne drejtim te kundert me dy te tjeret. Dy deshmitare te rastesishem pohuan me vone te njejten gje kur u moren ne pyetje nga njeri tjetri, vetem se nuk arriten te percaktonin prejardhjen e njeriut te lodhur. Njeri nga ata, me nje ore dyakrepeshe mendonte se vinte nga e ardhmja, ndersa tjetri, dhe ai me nje ore dyakrepeshe mendonte se vinte nga e kaluara. Pasi krahasuan kahun e levizjes se akrepave, shkembyen oret,dhe u nisen po andej nga kishin ardhur. Ne momentin e shkembimit te orave ndodhi dhe shkembimi i kalit me bicikleten. Identiteti i njeriut te lodhur nuk mundi te sqarohej, vetem shkaku i lodhjes se tij. Ose ish lodhur nga kali, ose nga bicikleta. Nuk mundi te sqarohej dot dhe destinacioni i tij, pasi nuk u sqarua dot problemi i kahut te levizjes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2006 22:28
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Kur muzika pushoi turma duartrokiti ne nje menyre te atille saqe une pata frike. Pastaj dirigjenti luajti edhe ca valle teper te njohura, te cilat u duartrokiten edhe me rremujshem. Ndersa vereja harene qe kish pushtuar shumicen ndjeva se une nuk i perkisja asaj. Por as pakices qe e kish veten nen kontroll e qe mendonte te njejten gje si une. Gjithashtu nuk me pelqente roli i individit qe i kundervihet shoqerise. Ishin keto gjithe alternativat e mundshme te raportit te njeshit me bashkesine? Kisha harruar muzikantet, te cilet ishin ngritur ne kembe e perkuleshin kur dirigjenti i tregonte me doren zgjatur, ndersa tjetren e kish perthyer ne gjoks ne shenje falenderimi. Po ashtu ishin edhe ruajtesit e rendit me uniforma qe qendronin pas kurrizeve tona e benin kujdes me nje shprehje shkujdesjeje ne fytyre.
Kur perfytyrova turmen si nje njeri te vetem, te ndare ne shqisa, nuk zgjati shume deri sa gjeta rolin tim te preferuar. Sufler doja te isha, ai qe te peshperit tekstin, futur ne ate kutine prej druri poshte kembeve te skenes, ate qe nuk e sheh kerkush, ai qe nuk ben asgje e nderhyn vec ne raste harrese qe te vazhdoje shfaqja, ai qe nuk i perket asnje pjese te publikut apo te artisteve, dicka si gjymtyre i ndermjetem midis asaj qe duhet te ndodhe e asaj qe nuk ndodh. E nese aktoret do harronin vertet dicka, atehere do u thoja nje tekst tjeter te pergatitur qe me pare e te cilin ata do e perserisnin pa u menduar, sharje ndoshta drejtuar atyre qe degjojne ose vetes.
Po une sufler jam edhe pa qene poshte skenes, pasi sufler mund te jesh edhe jashte saj. Fillova te peshperis, derisa ata qe me ishin ulur afer kthyen kokat e filluan te bejne shttt. E keshtu nisem te peshperisnim te gjithe e u beme nje, domethene shumica filloi te me imitoje mua ne menyre te pandergjegjshme, mua individin, mua dirigjentin, mua muzikantin, mua ruajtesin e rendit, mua suflerin, mua turmen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2006 22:32
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Kamarieri solli dy birrat e porositura e po priste pagesen. E pyeta sa kushtonin e kur ai tha gjashte une thashe shtate duke nenkuptuar bakshishin. Ai u largua e erdhi pas pak me pese birra te tjera e ju pergjigj habise qe duhej te shprehte fytyra ime me nje fraze pak a shume si “Vete the shtate!”. E kisha patur fajin vete: nuk isha shprehur qarte. Ndersa po shikoja gotat e rrjeshtuara perpara e mendoja se cdo veprim paraprihet nga fjalet e qe saktesia e te shprehurit nuk eshte art qe zoterohet nga te gjithe, aq me teper qe shumica jone nuk e kane te qarte as se cfare duan te thone e qe pjesa derrmuese e asaj qe flitet eshte vetem zakon i kushtezuar komunikimi, mungesa e te cilit shkakton simptoma te tilla dhimbese si ndjenja e te mbeturit vetem apo te qenit i paperfillur, fillova ta shqyrtoj historine e njerezimit si vargezim absurd keqkuptimesh e belbezimesh. Sa veteve ju desh te linin jeten vetem se dikush foli vetem per te folur apo tjeter per tjeter?
“C`jane gjithe keto birra?” me pyeti i njohuri im, i cili nuk e kish vene re incidentin me kamarierin. “Ja per kete e denuan edhe Galileun”- i thashe.”Thjesht keqkuptim. Ndoshta edhe lufterat boterore keshtu kane filluar. Gezuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2006 22:34
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Para disa vjetesh, nje dite vere plot diell, isha ulur nen hijen e cadres te nje kafeneje ne sheshin prane kishes e po pija nje freskuese kur mu ul ne tavoline nje burre tullac sykalter, me vraga ne fytyre. Ai zuri vend pa me pyetur nese vendi ishte i lire e pa mi hedhur syte. Une kisha vene syzet e diellit me xhama te erret e pasi e dija se syte nuk me dukeshin fillova te vezhgoj ate te huaj, te cilin nuk isha ne gjendje ta rendisja ne asnje shtrese shoqerore e mosha e te cilit me mbeti enigem, pasi here me dukej si njezetvjecar e here sikur i kish kaluar te dyzetat. Me siguri do e kisha harruar shpejt e po mendohesha qe te cohesha kur ai me foli ne njejes pa e kthyer koken. Une e degjova cfare me tha sidoqofte iu pergjigja me nje “Cfare?” sikur te mos e kisha degjuar , akoma i prekur nga fakti qe ai nuk me kish perfillur. “Me kuptove fare mire- tha ai pa e kthyer koken- e nuk eshte nevoja te perseritem”. Desha te vazhdoja e te kembengulja po pastaj mu be papritur e qarte qe ajo qe me kishte thene nuk ishte dicka e rendomte po thjesht ajo qe po mendoja ate cast, zemra filloi te me rrihte shpejt, e me pushtoi nje panik i papritur derisa me ne fund me mbertheu kureshtja, nje kureshtje kjo e perzier me nje ndjenje te cuditshme mistike e habi. Nuk dija cfare te thoja; reaksioni i pare ish qe nuk me kujtohej nese njiheshim e kete vetem e mendova por nuk jam i sigurte nese e shpreha. “Edhe po te njiheshim nuk do kisha nga ta dija cfare mendoje”- foli ai, ktheu koken e me pa drejt me nje buzeqeshje miredashese, gje qe me qetesoi disi e me beri te me dukej sikur po me benin nje loje, te cilen nuk e dija si funksiononte. Ashtu sic mbulojme instinktivisht turpin kur jemi lakuriq e na zene gafil, ashtu perpiqesha te mbuloja edhe une mendimet qe me lindnin me mendime te tjera, perpjekje te cilat e benin ate te panjohur te vinte buzen ne gaz a thua se e lexonte trurin tim si gazete. Me ne fund nuk durova dot me e ju luta te me tregonte si e bente. “ Cfare po bej?”- pyeti ai e po te gjykoje nga menyra se si pyeti te behej e qarte se ai nuk e dinte. “Asgje, asgje”- murmurita une i lehtesuar, po edhe disi i zhgenjyer. Heshta dhe po mendoja se ndoshta nuk ishte ai qe me thonte mua ate qe mendoja, po isha une qe mendoja ate do te thonte ai, gje qe ish teper e lehte per tu vertetuar e keshtu nuk e zgjata po i thashe drejtperdrejt pikerisht kete, pashe si u zbeh ca e me siguri perjetonte te njejten gjendje shpirterore si une ca me pare. Vazhdova e i thashe se cdo mendim eshte pasoje e fjales, ashtu si pula pasoje e vezes apo anasjelltas; cdo fjale pasoje e mendimit, ose me mire akoma mendimi i pare qe pershkoi trurin e njeriut te pare ishte thjesht edhe fjala e pare, domethene nje fjalemendim, e qe heshtja eshte ne fund te fundit e njejta gje si te genjyerit, pasi mendimet e pashprehura jane po aq te padobishem sa edhe fjalet qe thuhen pa u menduar e keshtu me rradhe.
Pikerisht ne kete moment e kuptova se nese do vazhdoja te flisja nuk do e vertetoja dot nese vertet une mendoja ate qe thoshte ai, por po te heshtja nuk do te vertetoja dot gjithashtu asgje. Nese do flisnim do thonim dicka qe e dinim te dy, pra nuk do kish asnje arsye per kete. Por edhe te perpiqesh te mendosh eshte absurde, pasi edhe vete perpjekjeve dhe synimeve i pararend nje mendim. Mallkuam te dy ne te njejten kohe e beme te vetmen gje te arsyeshme per castin; u larguam ne drejtime te ndryshme pa u pershendetur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2006 22:36
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Sikur te ishe ketu do te pinim nga nje kafe.
Shendet.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Gusht 2006 01:52
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > fragmente

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.