Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Tregim
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Tregim

 
.........................................................................Tregim
.
.
.
.
.
 
 
 
 
 
...........................................Ka më shume se një mënyrë për të rrjepur një mace, ka më shumë se një mënyrë për të vrarë një zemër.
 

 

 


.............Ai kishte disa kohë që qëndronte si i hutuar. Ishte bërë si ai, që i ka rënë rrufeja afër. Ecte dhe qëndronte, ngrihej dhe binte në gjumë…me të njëjtin mendim të fiksuar në kokë. Nuk ishte se s’e kishte provuar edhe herë tjetër këtë gjëndje, por si i thonë asaj fjalës “i paudhi sa herë vjen, vishet ndryshe”.
............Qëndroi para derës së shtëpisë dhe po përpiqej që të qartësonte mendimet. Binte një shi i imët dhe i ngrohtë, nga ata shira që të hyjnë deri në palcë…
-Pritë- I tha vetes. Nxori nga xhepi një cigare të trashë dhe si e ndezi filloi që ta thithte si i uriut. Në fakt nuk e pinte duhanin, por këtë cigare e ndezi pikërisht për të bërë diçka të vacantë, diçka që do ta sillte në një situatë të re. I dridhej dora nga një nervozizëm i brendshëm. Ndodhej para një situate të tillë, që  e çonte deri në buzë të një gremine. Qëndronte atje dhe shihte poshtë. “Abys” ju kujtua një fjalë e huaj ; “greminë” e përktheu shqip dhe përsëri iu duk se nuk ia arriti qëllimit.
............-Abys ështe akoma më i thellë- tha me vete; -është atje mu në fund, atje ku pas pak, fillon ferri dhe të dalin përpara ata “me bisht të kuq”.
 
 ...........-Zot më ndihmo! -tha për të mijtën herë, megjithse ndihej i braktisur jo vetëm nga Zoti, por edhe nga çdo gjë e mirë që ai kishte krijuar mbi dhe.
............-E di-tha me vete, E di të metën që kam. Unë fal dashuri pa rezerva dhe pastaj e kërkoj atë, me të njëjtën masë. Kur nuk e gjej, hidhërohem dhe vuaj.
............- Po kjo paska qënë kaq e thjeshtë për t’u kuptuar. Pse unë po vërtitem kaq shumë? -I tha vetes sikur kishte zbuluar ndonjë gjë të rrallë. –Ja e gjete, rri rehat tani.
 
.............Iu kujtua një ngjarje që i kishte ndodhur dikur. Ishte një periudhë e vështirë dhe numuri i lypsave ishte shtuar shumë. Sa here
 dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, njëri prej tyre e priste atje tek qoshja e rruqës. Ishte një grua rreth të pesëdhjetave, e fortë si kalë dhe me ca duar të mëdha, të cilat akoma i kishte para syve.
............Ai gjithmonë i jepte diçka, jo edhe shumë, por aq sa të ishin të mjaftueshme për të blerë ushqimin e ditës. Mendonte se ajo kishte edhe fëmijë për të ushqyer dhe ndihej mirë, që e niste ditën në atë mënyrë.
............Një ditë ai u nis në një specializim dyjavor jashtë vendit dhe sigurisht as që u kujtua për gruan që priste lëmoshën. Dhe mbasi specializimi mbaroi, ai u kthye në shtëpi. Në mëngjez, u nis për në punë si zakonisht. Ishte plot energji dhe po mendohte për referatin që duhej të mbante, ku të parashtronte edhe të rejat që kishte marrë jashtë. Tek dera i zuri syri lypsen që po e priste. Kishte një fytyrë të egërsuar dhe një pozicion agresiv të trupit. Ai u trondit dhe u afrua që ta pyeste  çfarë I  kishte ndodhur. Mirëpo, pa bërë as dy hapa, ishte ajo që iu vërsul me të shara e të bërtitura të tmerrshme
.............-“Po ti more, më le dy javë pa gjë. Ty të të pres unë çdo mëngjez këtu dhe ti bredh nëpër botë dhe bën qejf.”
.............Sa s’iu përmbys bota kur e dëgjoi që i bërtiste ashtu, pikërish ajo, të cilën ai e kishte ndihmuar për gati një vit me bukë. Pothuajse për një vit, ajo kishte marrë prej tij një sasi të caktuar paresh në formë ndihme të pandërprerë.
.............Mos vallë pati bërë gabim që e kishte ndihmuar. Mos vallë kështu duhet të shpërblehej? Mos vallë ishte shumë egoist dhe ndjente më tepër se duhej dhimbjen?
.............-Ikë- I tha me një zë të ftohtë akull, aq të çuditshëm sa edhe gruaja u tremb dhe filloi të tërhiqej. Unë ty nuk të kam marrë në punë dhe të preva rrogën për dy javë. Unë të ndihmova ma paret e mija, sepse doja që ta bëja këtë. Tani ti e humbe edhe këtë mundësi. Po të të shoh edhe njëherë para derës sime, do të të lëshoj qenin.
.............E pa që e teproi, por nuk u pendua, nuk ndjeu as më të voglën brejtje të ndërgjegjes, veçse nuk mundi që ta harronte dot kurrë këtë ngjarje të hidhur. Ajo zuri vend diku në pjesët e fshehta dhe delikate të ndërgjegjes dhe herë pas here dilte prej atje si ajo llava e vullkanit që skuq dhe djeg sipërfaqen e kraterit.….
.............E thithi cigaren edhe njëherë dhe ndjeu që iu morrën mëntë. Kjo e solli në vete.
.............-Pra, akoma paskam ndjesi, -monologoi si i çuditur. –Qenkam i gjallë- dhe bëri sikur qeshi me vete.
.............U ul diku, pa parë se ku po shtrohej ashtu… pa i bërë përshtypje se do të ndotej në asfaltin e lagur të rrugës.
 

 

 

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Korrik 2007 06:26
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

oho, misteri po zhvishet nga lirikat e po i futet prozes psikologjike!
nga parajsat e qiellit ne abiset e mekanizmave te shpirtit... kujdes mister!

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Korrik 2007 12:26
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bleta punetore Kliko këtu për të kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bleta punetore në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Nuk je edhe aq gabim.

 

Do te perifrazoja nje shprehje te njohur:"Kush ka sy shikon, kush ka vesh degjon .......... dhe me tej kush ka zemer ndjen"

 

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Korrik 2007 05:11
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Tregim

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.