Mr. Phoebus
Anetar i ri
Regjistruar: 17/07/2007
Vendbanimi: ny
Mesazhe: 10
|
Tregim Pas furtune
Stipes tempestas
(Pas fortune)
...............Ledia u ngrit nga krevati duke tërhequr pas edhe çaçafin e shkurtër. Kishte zgjatur pa kohë ky takim, pa kohë si jeta e diellit, si infiniti. Ishte më shumë si një ëndërr, si një largim në një dimension tjetër, atje ku nuk je ti, atje ku aq rrallë mund të shkojmë. Ishte një dimension ku koha ndalon dhe askush nuk mund të thotë sa e gjatë është minuta. Jo, një orë duket një sekondë dhe një minutë zgjat një vit. Atje janë të tjera elementë etalonë. Koha matet me ndjenjë dhe ndjenja me dashuri.
................Ajo u kthye shumë shpejt duke ecur gjithë ledha sa nga njëra anë e dhomës në tjetrën, gjithmonë e sigurt se ai po e ndiqte. Hapte krahët e gëzuar dhe formonte rrathë lumturije. Kishte veshur një këmishë burri, që e gjeti tek dollapi i rrobave dhe që e tregonte aq tërheqëse dhe të dëshiruar. I kishte palosur mëngët deri tek bërrylli plot elegance; kishte kopsitur vetëm dy kopsa dhe linte të dukej pjesa e sipërme e gjoksit. Në çdo hap cepat e këmishës ngriheshin duke treguar dhe fshehur sipas lëkundjeve zonën e errët në fund të barkut. Loja ishte tepër tunduese dhe ajo dinte ta luante aq bukur. Ai po e ndiqte me një buzëqeshje të hapur. Kishin vetëm pak kohë aty, në atë dhomë dhe këto lojra ndjellëse të vajzës po e qetësonin përfundimisht. Pas një shpërthimi emocional ku errupsionet hormonale nuk pyesin për barriera, vajza tani po i jepte kryeveprës së saj dorën e fundit, si ai mjeshtri i madh i piktures që mbasi e ka mbaruar veprën e tij, bën disa hapa mbrapa dhe përsëri vendos pak të kuqe apo të bardhë në një qoshe ndoshta të parëndësishme të telajos. Janë pikërisht këto lodërza në pamje të parë krejt të tepërta , që e bëjnë një vepër që të mbetet në histori…
..............Papritur, ajo vrapoi rrëmbyer dhe iu hodh përsipër si një vajzë e vogël, pa marrë parasysh se mund të vriteshin ashtu. Ai u mbrojt butë dhe e përqafoi fort. U rrotulluan nëpër tapetin e trashë të dhomës deri tek vatra e madhe ku digjeshin disa gdhënj lisi me një flake blu të mbyllur. Ai e përkëdhelte lehtë sikur kishte frikë se mos e vriste dhe brenda vetes ndjente se si i rritej, e i rritej ajo ndjenjë që të gjithë e kërkojnë, ajo flakë e embël që djeg aq hidhur dhe përsëri të gjithë e duan si asgjë tjetër.
................Vajza klithi mprehtë dhe ai e lëshoi i trembur. Ajo përsëri duke luhatur bukur trupin, u drejtua me hapa të vogla në drejtim të banjës. Duke ecur deri tek dera bëri një ngadalësim të lehtë dhe lëshoi pas si pa të keq këmishën e bardhë. Për një çast të shkurtër u duk shpina e lakuar dhe fundi i kurrizit me vijën e mesit tepër epshndjellëse.
................Ai e kishte dashur që në minuten e parë, me dhimbjen e të paarritshmes. Ja ashtu e duan artistët hënën në netët e kthjellta të korrikut dhe rrinë e shohin, e shohin deri sa ajo zhduket pas qafës së malit atje sipër. Duket sikur ulet diku atje tek ato lëndinat me bar të gjatë. Kur ishte i vogël aq shpesh kishte ëndërrua rqë të shkonte atje dhe të shihte se ku ishte shtëpija e hënës.
.................Mbrëmja po binte me të shpejtë dhe ai i shtrirë atje tek këmbët e krevatit dëgjonte zhurmën e ujit në banjë. Ndjeu një mungesë të madhe në shpirt dhe u ngrit me rrëmbim sikur donte të vraponte diku. Ishte fare lakuriq dhe e pati vështirë që ta shihte trupin e tij në pasqyrën e madhe që zinte pothuaj të gjithë faqen e murit. Asnjëherë nuk e kishte pëlqyer trupin mashkullor pas largimit të femrës. ................Ndersa femra duket përherë e bukur, në këto çaste mashkulli duket sikur i mungon diçka e rendësishme, thelbësore, ajo pra që i jep fuqinë dhe e bën të ndryshëm nga e zakonshmja.
.................E kishte ndërtuar vetë atë shtëpi dhe kishte kërkuar që ta shtrinte atë pasqyrë të shtrenjtë atje, pikërisht për të krijuar një hapësirë dhe për të dhënë idenë se ishte edhe një vatër tjetër atje…dhe ja kishte arritur qëllimit.
Me shpejtësi hyri në banjë dhe u zhyt në vaskën e gjërë ku ishte shtrirë tashmë Ledia. Ndenjën ashtu të përqafuar pa kohë, pa menduar dhe duke parë se si rridhte dhe largohej nga trupi i tyre ethja e takimit. E kishte më së fundi në krahët e tij, të plotë, ashtu siç e kishte ëndërruar sa herë në ditënetët e tij të gjata.
P
__________________
Hena tregon vetem njeren faqe.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|