Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Tregim DELEO
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Mr. Phoebus
Anetar i ri

Regjistruar: 17/07/2007
Vendbanimi: ny
Mesazhe: 10

Tregim DELEO

Deleo castles

 

 
 
                                      ......................Prishi kalatë
 
Intermezzo
 
 
.....................“"Prishi kalatë, prishi-iii…!”
 .....................“Dëgjon? Prishi ato pallate, ti atje poshtë-ëë”
......................Zëri i buçiste në rrëzë të veshit, si një gjëmim që vinte nga të gjitha anët... Ishte urdhërues, si kumbimi një kambane dhe i padëgjuar më parë. Vinte i thellë dhe i jepte një dridhje që s’po mundej t’a komandonte dot. Kishte mbledhur supet, sikur donte që me atë gjest, të mbyllte sadopak veshët dhe t’i largohej kësaj shtypjeje që i vinte nga s’di se ku. Një kafshë e vogël e fshihte kështu kokën midis supeve, por tani nuk i kujtohej cila ishte.
......................Kishte qëndruar drejt më këmbë në mes të një lëndine  me bar të butë. Përreth pëmët e vjeshtuara dukej sikur qanin me një iso të zvarritur.U-u-u-u. Ai, i vetëm pranë një grumbulli me hi. Më tej ishte një çadër me vija e shkalafitur, e lagur dhe gjysëm e rrëzuar. Pse ndodhej aty? Si kishte ardhur? As që mbante mend sa kohë kishte  ashtu më këmbë , i vetëm dhe duke dëgjuar atë zë, që po ia acaronte nervat dhe e shtypte gjithnjë dhe më shumë.
Solli kokën rrotull duke e ngjeshur pas qafës…
.....................“Po cilat kala?...Ç’pallate të prish” mërmëriste i çuditur, duke parë vjedhurazi majtas dhe djathtas. “Ku kam ngritur unë ndonjë kala”
.....................“Prishi, prishi të thashë!”…Jehona pushtonte të gjithë sheshin dhe përhapej nëpër pemët, si një valë tërmeti. I dridhte ato me një ritëm të çrregullt duke shkundur gjethet e fundit që vjeshta i kishte harruar shkujdesur nëpër degë. Nga deti vinin deri atje dallgë të kripura që spërkatnin me shije të njelmët barin e shkurtër të lëndinës. Retë në qiell lëviznin shpejt në drejtime të ndryshme, thua se një dorë e nxituar trazonte lëngun blu të qiellit me një lugë të stëmadhe.I gjithë ajri kishte një lagështirë të rëndë që po i mirte frymën. Këmbët i ndjente të lagura dhe të ftohta. Uli kokën dhe vuri re se si rridhnin currila shkumbe ngjyrë gri prej grumbullit të hirit para tij. Një ankth e kishte pushtuar dhe i shtypte gjoksin pa pushim…
.....................“Pse ai zë i thoshte që të prishte kalatë? Filloi të pyeste veten. Po cilat kala, pallate,kala, pallate, pallate……. Këtu ka vetëm hije? Hije, fantazma të varura degëve të pemëve dhe, edhe ato janë të çjerra e të qelbura. Endrra janë, iluzione, drithma….drithma-ëndrra. A bëhen kalatë me ëndrra? Po me drithma bëhen? Ndjeu një gulç në grykë. Unë po jetokam midis hijesh dhe ky më thotë të prish…e ç’të pish? I vinte i gjithë sheshi vërdallë dhe ai vete sillej e sillej pa pushuar si një qerthull i prishur. Endrra, hije….e-e-e-e. 
 

.

.
.....................Ngriti kokën drejt qiellit dhe vuri re se si një re e dëndur mori formën e një fytyre me mjekër të bardhë. Një re-fytyrë që e shihte me inat.
....................“Bobo”, tha me vete “Zeusi duhet të jetë dhe ai i di të gjitha…Do kujtohet që e shava dje nga nëna, atë dhe perënditë e tjera. Papritur ndjeu një  si valë guximi që e përfshiu.
....................“E, u bëra merak”, iu trimërua vetes. “Edhe në e shava, të drejtë kisha, fundja.” Filloi të lëvizte duart pa kuptim, sikur nuk gjente dot vend se ku t’i vinte.
.....................Nga reja u shkëput një shtëllungë e çrregullt, e bardhë, që iu afrua shpejt tokës. Sa pa prekur akoma barin e blertë dhe të lagur, mori formën e një ëngjëlli me krahë të bardhë. Mjegulla e copëtuar lëvizte sikur donte që të fshihte një pamje pa kuptim.
 ....................“Ua” tha me vete i çuditur “ një ëngjëll i bardhë. Paska edhe krahë! Po kurorën ku e ka? Nuk shihte ndonjë kurorë rreth kokës së ëngjëllit.
“Po ëngjëjt sikur kanë edhe kurorë! Pa dale… edhe krahun e majtë e paska të vrarë. Do ta ketë thyer diku ”. Me krahun tjetër mbulonte trupin e hajthëm, duke lënë pa kujdes te zbuluara supet e bukura.
        ...................“Të tilla bukurira paska në qiell”, tha duke përkëdhelur me një vështrim të butë ëngjëllin që po afohej. Një fytyrë ovale, pak e zbehtë, e bukur. Në gushën e hajthme kishte një gropëz të vogël dhe një damar i hollë rrihte lehtë anash saj. I dukej sikur e njihte atë qafë nazike. I kishte hapur sytë nga çudia dhe nuk po dinte si të vepronte. Inatin e kishte me atë kokën atje lart dhe jo me këtë ëngjëll të ëmbël që i qëndronte pranë.
......................“E”, iu kthye edhe njëherë kokës së Zeusit në qiell. “E sheh që nuk ka kala këtu?
......................“Ti, ëngjëllushe e bukur, a  sheh gjë?
......................“Jo,” tha ëngjëlli, ”por…” dhe u bë gati që të thoshte edhe diçka  tjetër…duke u lëkundur lehtë sikur po humbiste ekuilibrin.
.....................“Ç’të ketë vallë”, po mendonte i hutuar dhe krenaria e mashkullit e bëri të trimërohej përsëri.
......................“E! E sheh tani? -çfryu drejt qiellit pa pasur diçka të qartë ndër mend.
.......................E kapi ëngjëllin për supesh dhe ashtu me kujdes filloi të largohej duke ndjekur me vështrim gjithë inat kokën në qiell. Zjente përbrenda dhe nuk dinte si t’a nxirrte atë duf që i ishte mbledhur në bark. I ra ndër mend një gjest i turpshëm, që i përshtatej fare mirë situatës. Megjithse nuk e kishte bërë prej kohësh, pa hezituar duke i dhënë fundit të barkut përpara, i tregoi atij lart me pëllëmbën e shtrirë të dorës, një pjesë të trupit që zakonisht mbahet e fshehur.
...................“Na”, i tha, “se më çave kokën. Prishi, prishi…prishi, prishi. He!”
U ndje mirë dhe si më i lehtë  dhe kjo  e çuditi.
...................“Uou, po kjo s’paska qënë dhe aq e vështirë”…tha me vete. Bëri dy hapa, qëndroi përsëri dhe duke qeshur nën buzë iu drejtua butë ëngjëllit që po e shihte me ato sy gjithë habi.
...................“Prit pak, të lutem, o bukuroshe, se kam  diçka për t’i thënë atij zotit tënd mjekërrosh”.  
....................Dhe këtë herë, jo duke e treguar, por duke e mbështjellë me të pesë gishtat e mbledhur brënda pëllëmbës së tij, atë të shkretë organ delikat, me një nxjerrje të turpshme të fundit të barkut përpara, tërë devocion dhe domethënje iu kthye “kokës në qiell” për së dyti:
....................“Na pra edhe njëherë, edhe njëherë, edhe…një… edhe një…një…një…”  më në fund kishte shpëtuar nga ai makth që po i mirrte frymën…
 .

.


....................…U zgjua qull në djersë dhe me një dhimbje therëse në fund të barkut…
....................Gjesti i tij i turpshëm duhej të kishte qënë shumë i zellshëm, sepse po ja ndjente akoma pasojat në këtë mëngjes të ftohtë dimri. 

 

 P

__________________
Hena tregon vetem njeren faqe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Korrik 2007 03:05
Mr. Phoebus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mr. Phoebus Kliko këtu për të kontaktuar me Mr. Phoebus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mr. Phoebus Shto Mr. Phoebus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mr. Phoebus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:02 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Tregim DELEO

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.