Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Socialiste > Ferdinand Deda
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Unhappy

Ferdinand Deda

Ngushellime

Ndahet nga jeta kompozitori i shquar Ferdinand Deda. Kompozitori qe la gjurme te thella ne muziken shqiptare.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Modifikuar nga volter datë 21/03/2005 ora 22:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Gusht 2003 23:12
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare një nga mjeshtrat e mëdhenj të muzikës shqiptare, Artisti i Popullit, Ferdinand Deda.

Ai vdiq nga një sëmundje gjaku në një nga spitalet e Ankarasë, ku ishte shtruar me urgjencë ditët e fundit.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për muziken shqiptare, të cilës ai i kushtoi tërë jetën

"Kompozitor, dirigjent, orkestrues, instrumentist, Ferdinand Deda me veprat e tij të panumërta, do të jetë gjithnjë midis nesh", tha një nga miqtë e tij, Zhani Ciko.

Ai tha se humbja e Ferdinand Dedës duhet të konsiderohet si humbje e një supertalenti, për faktin se ai ishte një figurë tepër komplekse si në aspektin e drejtimit ashtu dhe në atë të kompozimit.


“Ke se çfarë kujton nga melodizmi i tij i sinqertë, por dhe nga natyra sociale e karakterit që ai kishte. Kjo e fundit ndikonte në zbulimin e skutave të shpirtit të tij, pa teklif përpara njerëzve, kjo e bënte atë tepër të veçantë. Ferdinand Deda do të mbetet përherë prezent me regjistrimet e pafundme që ka në RTSH. Imazhi dhe interpretimi i tij do të jenë gjithnjë prezent, pavarësisht zhdukjes fizike”, tha Ciko.


Aktorja Edi Luarasi ka thënë se ai dinte t’i shëronte shpirtrat njerëzorë me muzikë, dinte t’i lexonte dhimbjet prej së largu.


Për Alfred Kacinarin ai është një ndër muzikantët që kanë ndihmuar thellësisht në të gjithë hapat që ka hedhur muzika shqiptare këto vite.


“Është talenti më i madh në fushën e dirigjimit. Por mbi të gjitha, ai është një personazh shumë kompleks, ka qenë dirigjent, instrumentist, orkestrues kompozitor, etj”, ka thënë Alfred Kacinari.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Tetor 2003 01:58
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

VEPRIMTARIA ARTISTIKE E ARTISTIT

Ferdinant Deda pasi mbaroi liceun artistik të Tiranës në vitin 1960 studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Pas një viti për arsye politike detyrohet të ndërpresë studimet dhe t’i vazhdojë në 1662 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali.


Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën e shumë filmave. Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe okestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe okestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.. Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Krijimtaria e tij është vlerësuar me çmime, Ferdinant Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Tetor 2003 02:00
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Nje ish mesuesja ime e muzikes e ka patur ne klase ne Tirane dhe thoshte qe Ferdinandi kishte vesh absolut, te padiskutueshem.

Stanley.

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Korrik 2006 08:51
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stanley Kliko këtu për të kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stanley Shto Stanley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stanley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Socialiste > Ferdinand Deda

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.