Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Petro Marko, iu rrëfej Himarën time
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shqiptareve nuk eshte per ti besuar asnje sekonde, dhe sidomos ty Raimond. Shqiptaret mashtrojne njeri tjetrin diten per diell ne rruget e Tiranes, me moren femijerine me mashtrime Enveriste dhe tani mundohen te krijojne variante te tjera nacionaliste. I besoj vetem njerezve qe njoh, eksperiences personale, njerezve qe takoj, atyre me te cilet flas, njerezve te ekuilibruar, njerezve qe diskutojne dhe krijojne nje kulture ALTERNATIVE nga ajo qe dominon ne Shqiperi. I besoj mendjes time me shume sesa mashtrimeve qe kerkojne ti behen akoma femijeve shqiptare. I besoj botes qe kam njohur me shume sesa familjes time. Kjo domethene te jesh qytetar i botes dhe jo ushtar nacionalizmash. Por edhe nese kerkon te krahasosh Shqiperine me kedo vend qe e rrethon eshte i njejti popull, te njejtet dembele, te njejtet probleme, te njejetet qeflinj. Asgje nuk ndryshon mes nje greku dhe shqiptari. Madje disa here kam patur dyshimin se shqiptaret jane me te poshter se greket. Por si rajon, si kulture dhe si mentalitet eshte i njejti.

E kam thene me pare, ndarjet sheteterore bazohen tek injoranca dhe izolimi. Shqiperia duhet te ekzistoje qe Sala te hipi ne qeveri dhe Koco Kokedhima te kete gazete. Qe Edi Rama te shese lejet e ndertimit dhe Thaçi Oil te paguaje 2 milione euro per nje ndeshje. Me divergjencat qe kane keta njerez, kur vjen puna te nacionalizmi, nuk do lejojne kurre te vene ne dyshim Shqiperine, sepse i duhet qe te ruajne statusin qe kane (me leke, me politike ose me gazeta).

Problemi i nacionalisteve fillon kur i pyet si perkufizohet nje shqiptar. Niqua qepare tha e ndjen veten te huaj ne Shqiperi. Kush jane shqiptaret pra? Ata qe falen ne sheshin Skenderbej? Ata qe kane gazetat? Apo ti je shqiptar, qe nuk di akoma te flasesh shqip sipas rregullave te Akademise se Shkencave qe Enveri yt i admiruar prodhoi?

Sensi i shqiptarit eshte pertej kufijve, pertej gjuhes, pertej dokrrave qe mblidhen me kujdes per te bere propagande. E verteta duket tek jetet qe po ben cdo shqiptar jashte, tek perbuzja qe kane per Shqiperine tende te kulluar (ku as ti vete nuk denjon te jetosh), tek jetesa e mundimshme jashte qe mos ti afrohen kultures shqiptare (me gjithe komoditetet qe ofron). Pra, dokrrat e nacionalizmit duhen qe njerezit mos i shikojne keto gjera, te mos punojne per gjetjen e nje kulture shqiptare moderne qe di te respektoje edhe Himaren. Ose duhen qe nje grup aktivistesh te merren me Himaren dhe vemendja te spostohet nga aferet dhe pislleqet qe ndodhin ne Tirane. Armiku i jashtem eshte karrota qe duhet qe injoranca dhe problemet te mos zgjidhen kurre. Ai qe do vertet Shqiperine diskuton gjera te tjera. Nacionalizmin e diskuton kush ka qejf pushtetin dhe nuk ka informacion te mjaftueshem per te kuptuar se kultura shqiptare ka ndryshuar nga koha e bunkerve dhe izolimit komunist.

Gezuar ditelindjen

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 04:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

-------Nga te gjitha keto qe shkruan ti --dhe menyra si ti trajton qenien tende si qytetar i botes ---------ti verteton ate qe une ta kame thene njehere :----Mangesine konceptuale tenden ne shteteformimin---Pra ti je nje person qe nuk mund te formosh shtet ,---sepse te mungon koncepti i formimit te shtetit .--Njerez si ty , sado  te mire te jene jane fatkeqsi, per Shqiperine  sepse me ta nuk formon dot shtet ---aq me teper qe ne jemi te rrethuar nga fqinje Jashtezakonisht armiqesor---------Biles une kam lexuar ne nje fjalor politik qe kur shtetet midis tyre behen shume armiqesore me njera tjetrin , ne fjalorin politike kjo shprehet me shprehjen :--- Ballkanizim i shteteve--.---Pra ne nje rajon qe eshte misherim i Agresivitetit te shteteve ndaj njeri tjetrit ti ben rolin e Qytetarit te botes--Ne kete rast ti shkakton Vetvrasje per kombin tend,

--------Sepse TY sa ka qe t'u vrane 12,000 shqiptare  ne Kosove  dhe kjo duhet te te beje ty qe te mbledhesh mendjen , se jeton ne nje rajon ku kombet me njeri tjetrin jane ne Armiqesi Extreme. --------Nga ana tjeter , te gjithe shikojme nje agresion te fuqishem ne cdo fushe  te  jetes  te Greqise kunder vendit tone , apo shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi qe jane ne menyre permanenete nen nje armiqesi te pashembullt te kombeve me te cilet jane te detyaruar t e bashkejetojne ......Atehere ti si i pergjigjersh gjithe kesaj armiqesie te fqinjeve qe i marrin jeten njerezve tane atje, --dhe mundohen te shkaterojne kombin tone edhe brenda ne Shqiperi  ????-----------Ti tregohesh i papergjegjshem dhe i Pandjeshem per vuajtjet e bashke-kombasve te tu..--

------- Ti perpara se te jesh qytetar i botes ti duhet te jesh qytetar i PERGJEGJSHEM I KOMBIT TEND , PJESE E TE CILIT TI JE,----perndryshe tregon  jo vetem  mangesi ne konceptin e shtet-fromimit , por edhe mangesi te thexuar DASHURIE  NJEREZORE ndaj vendit tend dhe njerezve te tu-------

-------Per bashke-kombasit e tu, vajti vuri jeten ne rezik qytetari amerikan , ndersa ti nuk ben as me minimalen : qe te thuash nje fjale te mire dhe te perkrahesh teorite qe jane PRO -BASHKEKOMBASVE TE TU ..!!!!!--

--- Biles ti ben te kunderten. Ti thua qe ne nuk paskemi te drejte te kritikojme Greqine sepse ata kane histori te lashte . WOW!!!!-------C'fare llogjike eshte kjo ??-- Ku e ke pare ti ket' menyre te arsyetuari ?-----Apo keshtu arsyetojne qytetaret e botes!!!!!!!!!???????----------Ky term qytetar i botes eshte shpikur nga Sokrati ---Por ti e ke keqkuptuar.--Te jesh qytetar i botes nuk do te thote te PERBUZESH , KOMBIN TEND DHE TE PERULESH ME SERVILIZIM PARA TE HUAJIT PSE AI ESHTE I FUQISHEM SE TY , APO ME I MADH SE TY ---nuk do te thote qe DAVIDI I VOGEL TE PERULET PARA GOLIATHIT....

......sepse ne kete bote vijme vetem njehere dhe jetet tona jane te perkoheshme,ne vijme dhe ikim .Por jeta e Atdheut dueht te jete e PERJETSHME , dhe gjeja e pare qe ben cdo qenie njerezore qe e quan veten njeri dhe shtetformues eshte --TE MBROJE EDHE ME JETEN E TIJ, JETEN E ATDHEUT TE TIJ-------Sepse Atdheu eshte dicka shume shtrenjte ndaj i thone AT-DHE--ose MEME-DHE.-----RILINDASIT TANE ZGJODHEN FJALEN MEME-DHE ----se Mema eshte me e dashur se baba , dhe Atdheu yne ka vuajtur shume nga keta fqinje barbarik dhe dashuria jone eshte teper e vogel para asaj qene duhet ti japim , edhe 100 jete te kishim ato do te ishin shume pake per tja falur SHQIPERISE  qe te zbusnim sadopak vuatjet e saj nga plaget e pafundme qe i ka dhene padrejtesite historike deri tani vone  

-------Pra perkundrazi !--------Ti behesh qytetar i botes kur ne radhe te pare respekton Kombin tend dhe duke respektuar e Mbrojtur  kombin tend, ti ne te njejten kohe je dhe qytetar i botes dhe jeton me parimet morale te kesaj bote,--------- sepse ti duke mbrojtur kombin tend ti nuk godet kombet e tjere, pasi jane kombet e tjere qe po te godasin ty--------TI je vetem ne pozita mbrojtese , sepse njerezit e tu po vriten , po theren, perdhunohen, zhduken. --Emri i shtetit tend po perbaltet nga propaganda e vendeve fqinje, ....ME ZORET E TUA ATA DUAN TE BEJNE LITARE....... , megjithse ata nuk bene dot per 50 vjet, kur mudn te benin cte donin ,se asnje nuk na mbronte ne atehere , dhe  edhe njehehere qe tentuan me ndihmen e Anglise Shqiperia ua futi koken ne hale....---Ndaj ti je i detyruar te mbrohesh, ndryshe je i destinuar te shkaterohesh--------

---------------PRANDAJ MIKU IM PARA SE TE JESH QYTETAR I BOTES,  BEJU QYTETAR I DENJE I KOMBIT TE CILIT I PERKET DHE  GJUHEN E TE CILIT FLET, I KOMBIT QE TE KA DHENE NENE DHE BABEN, GJYSHERIT DHE STERGJYSHERIT ---------sepse sic thoshte Kanti --- te mbrosh Atdheun eshte nje detyrim kategroik--dhe duhet te dish ti se Morali Kantian eshte ne themelet e  kesaj bote moderne  , dhe ne kete rast TY , nuk te kerkohet azgje me shume se sa te thuash nje fjale te mire per kombin tend, por nqs ti ke veshtiresi ta thuahs fjalen e mire , ok.----

---------Por ama nqs ti ke veshtiresi te thuash nje fjale te mire , atehere ti nuk ke asnje te drejte te kundershtosh personalitetet me te shquara te kesaj bote moderne qe flasin fjalet me te mira per KOMBIN......TIM---

-----Ti mund te me citosh mua ketu kush jane ata qe flasin keq --dhe une do vete ti verifikoj  dhe hajde diskutojme , s'kam asnje problem te diskutoj ne mbrojtje te kombit tim --------JAM ABSOLUTISHT I PREGATITUR NE CDO DREJTIM --Kam te drejte te jap ketu me dhjetra AUTORE QE JANE PERSONALITETE TE SHQUARA NE LIDHJE ME LINGUISTIKNE, GJENETIKEN, HISTORINE, ANTROPOLOGJINE qe flasin ne menyre te shkelqyer per racen shqiptare ---------------URDHERO TI DHE KUSHDO NGA JU ----------- Por me flisni me fakte,  jo te flisni ne ere --- dhe te thoni hajvanlleqe me thes qe s'i mban kandari --------URDHERONI FLISNI !-

--Pastaj   edhe dicka ,perse te mos me besosh mua ti ?----Me thuaj ti mua ku genjej une. Une cfare kam thene i kam te cituara nga burime serioze se nuk flas ne ere ------

--Megjithate ti ke mendjen tende , por ti nqs ke dyshim per ndonje te dhene qe jap une me thuaj .--------Por nga ana tjeter ti s'ke te drejte te thuash  qe : ".....une nuk te besoj ty Raimond. ", -------- Me thuaj  ti mua ku kam genjyer une , dhe e diksutojme--Nuk ka azgje te keqe te diskutojme ,

--Faleminderit per ditelindjen----po sa per shkrimin, kam qejf te shkruaj keshtu , si Nnene Tereza --por ti mos u merzit --ok?--Hajde shifemi !loool  

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 08:41
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

----Ne fakt tani po degjoja ne u tube  kengen e Kozma Dushit--ME JU I LUMTUR JAM --- Me preku melodia dhe texti i kesaj kenge te kohes se Enverit ,sepse texti nderthur  shume bukur Dashurine per shoqerine  me Dashurine per Shqiperine,

---- mirpo ne moment qe Kozma Dushi po kendonte vargjet:" ...te gjithe shoket qenkan Mbledhur.......,-------nje shoku im  i ngushte qe eshte ne ITALI doli ketu ne hotmail dhe me uroi Gezuar ditelindjen --hahahahahaaha--- U skandalizova --Cfrare rastesie !!!---Ai lart sic duket po me pergjonte ...... dhe i tha atij shokut tim te dilte...

-----Dhe kenga me preku, biles me perloti,  sepse aty flet per dashurine ndaj Shqiperise dhe ajo vajza qe e ka futur kete video ne ju tube jep pamje nga Shqiperia , nga malet dhe nga bregdeti shqiptar.---Dhe une jam gjysem nga bregdeti shqiptar dhe gjysem nga malet .Dhe mu kujtuan gjyshet e mija njera eshte varrosur ne malet e Laberise - dhe tjetra  atje ne malet e Gramozit pothuajse ne kufi me Greqine, Une i doja te dyja njelloj --Por gjyshja nga Kolonja me ka ritur Une kur isha i vogel veja cdo behar atje ne malet e Gramozit, Atje kam varin e gjyshit ne nje shesh ,qe e quanim Sheshi i madh--Loznim futboll atje kur ishim te vegjel , dhe vinte dhe gjyshja e me shikonte dhe me dukej sikur edhe gjyshi ishte me ne, sikur e ndjeja pranine e tij.....----Gjyshja me tregonte se gjyshi ishte shume krenar, ai thuhej ne Kolonje se edhe kur ju hidhte kripe deleve nuk zbriste nga kali.dhe kjo perdorej si shprehje e Krenarise ne Kolonje,kur thoshin per ndonje qe ishte tip krenari  --AI e hedh kripen  si Sabriu---hahahahahahaha ( se gjyshin e quanin Sabri) 

 --Gjyshi e kishte cifligun ne GREQI, se gjyshi ishte BEJ , dhe vente ne Greqi te merte te ardhurat e cifligut------------- Njehere greket  donin ta vrisnin gjyshin tim dhe kur gjyshi doli nga shtepia ku rinte ndersa ishte ne Greqi, njeri nga greket kishte hipur ne peme dhe e qelloi qe andej. e plagosi ne thember. Gjyshi e pa nga i erdhi plumbi dhe e goditi dhe vrau ate--pastaj direkt iku. Ishte bashke me nipin e tij .....Gjyshja me tregonte per krimet qe greket kishin bere kunder cameve ne Greqi,per krimet qe bene greket ne 1920 kur pushtuan Kolonjen,  me tregonte per komitet e Kolonjes se si luftonin kunder andarteve greke dhe turqve , me kendonte kenget e Kolonjes qe flisnin per Kolonjen e djegur nga greket -, dhe duke me treguar keto histori ajo ne menyre indirekte mbillte tek une dashurine  e pafund per Shqiperine

 Me thoshte mua qe te mesoja shume, dhe ti mesoja permenc vjershat, se gjyshes sime i pelqenin vjershat , kishte edhe shume shoqeri me ANITA TAKEN   dhe te shoqin e saj , Agim PRodanin e kishte kusheri gjyshja. ---Dhe une mesoja shume, poezite i mbaja mend permenc--Me kujtohet tani kur isha i vogel gjyshja me thoshte t e mesoja permenc nje liber ku ishte nje vjershe per KRUJEN E RETHUAR NGA TURQIT ,...... Krutanet ne keshtjelle nuk kishin uje te pinin.Pastaj nje malesor  gjeti nje reke uji qe ridhte diku ne keshtjelle dhe "....pak nga pak e mbushi broken plot...." keto vargje me kujtohen tani.,me kujtohet edhe piktura e maelsorit i perkulur me broken ne dore duke mbushur uje dhe me qylafin e bardhe dhe te vogel ....

 --Mirpo gjyshja kur vinin njerez me hypte mua mbi tavoline dhe me thoshte:"...Moncko na thuaj njecike ate vjershen si e mbushte broken plot malesori .  Dhe une filloja recitmin, sikur kurdisesha  , mbaja mend shume vjershat--dhe gjyshja kenqej kur me degjonte, .Ishte edhe funny gjyshja ,kishte humor te holle, por edhe une e ngacmoja qamet,me vjen per te qeshur tani  me batutat e saj

.........Tani atje rreze malit te Gramozit, ne fshatin Taci i Larte  fshataret kane ikur jane afruar prane qytetit ,por atje kane ngelur varert e gjysherve te mij, Mollet,Arrat , kumbullat atje i ka mbjelle gjyshja ime kur ka qene e re ......--- dhe nje pjese e zemres sime eshte atje ..........  

 -----dhe mu kujtua qe diku ti thua se :".... Ti e do me shume se une Shqiperine "---Hmmm!!!-----Ndoshta ti mund ta duash me shume ,vecse  ajo "dashuria" jote e vret Shqiperine , ndersa DASHURIA ime e mbron SHQIPERINE---------Mendoj une, ndoshta jam gabim--------

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 10:27
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-------Nga te gjitha keto qe shkruan ti --dhe menyra si ti trajton qenien tende si qytetar i botes ---------ti verteton ate qe une ta kame thene njehere :----Mangesine konceptuale tenden ne shteteformimin---Pra ti je nje person qe nuk mund te formosh shtet ,---sepse te mungon koncepti i formimit te shtetit .--Njerez si ty , sado  te mire te jene jane fatkeqsi, per Shqiperine  sepse me ta nuk formon dot shtet ---aq me teper qe ne jemi te rrethuar nga fqinje Jashtezakonisht armiqesor---------Biles une kam lexuar ne nje fjalor politik qe kur shtetet midis tyre behen shume armiqesore me njera tjetrin , ne fjalorin politike kjo shprehet me shprehjen :--- Ballkanizim i shteteve--.---Pra ne nje rajon qe eshte misherim i Agresivitetit te shteteve ndaj njeri tjetrit ti ben rolin e Qytetarit te botes--Ne kete rast ti shkakton Vetvrasje per kombin tend,

Kujt i plasi? Nuk do doja qe puna ime te shkonte ne formimin e asnje shteti qe mbahet ne kembe nga njerez pa kulture.
Citim:

--------Sepse TY sa ka qe t'u vrane 12,000 shqiptare  ne Kosove  dhe kjo duhet te te beje ty qe te mbledhesh mendjen , se jeton ne nje rajon ku kombet me njeri tjetrin jane ne Armiqesi Extreme. --------Nga ana tjeter , te gjithe shikojme nje agresion te fuqishem ne cdo fushe  te  jetes  te Greqise kunder vendit tone , apo shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi qe jane ne menyre permanenete nen nje armiqesi te pashembullt te kombeve me te cilet jane te detyaruar t e bashkejetojne ......Atehere ti si i pergjigjersh gjithe kesaj armiqesie te fqinjeve qe i marrin jeten njerezve tane atje, --dhe mundohen te shkaterojne kombin tone edhe brenda ne Shqiperi  ????-----------Ti tregohesh i papergjegjshem dhe i Pandjeshem per vuajtjet e bashke-kombasve te tu..--

Ka ndryshim mes mbrojtjes se jetes se kosovareve ne 1999 dhe mbrojtjes se fiksimeve nacionaliste per te ushqyer urrejtjet ballkanike. Ballkanasit jane popuj luftarake, urrejtes, kriminele moderne. Nuk jam une qe duhet te mendoj si zagaret e ballkanit. Jane zagaret e ballkanit qe duhet te mesojne te bashkejetojne. E s'me intereson fare cfare jane, shqiptare, greke, apo serb.

Citim:

------- Ti perpara se te jesh qytetar i botes ti duhet te jesh qytetar i PERGJEGJSHEM I KOMBIT TEND , PJESE E TE CILIT TI JE,----perndryshe tregon  jo vetem  mangesi ne konceptin e shtet-fromimit , por edhe mangesi te thexuar DASHURIE  NJEREZORE ndaj vendit tend dhe njerezve te tu-------

Ti nuk ke kuptuar idene mor Raimond. Mua s'me mungon ideja e shtetformimit, por me ndjell ideja e shtet-shforimimit. Koncepti i shteteve ne epoken e internetit eshte i kote. Vizat po hiqen dhe me 200 dollare merr avionin kalon ne Greqi/Turqi/Kroaci/Itali/Austri. Shtetet jane formacione te diskutushme organizimi. Aq me teper popuj si ai shqiptar nuk duhet te kete shtet sepse nuk e ka idene e shtetit. Edhe ne paste duhet te jete kapitalizem barbar, pa asnje sherbim publik. Kshu si eshte shteti Shqiptar sot eshte per cirk. Hap lajmet e djeshme te shikosh cfare thote zv. kryeministri per aferet qe po behen dhe si genjejne hapur pa u futur ne burg. Po flasim per majat e shtetit qe ti do te mbash ne kembe. Pse? Qe ca laro te tjere me emrin shqiptar te kene goje te krenohen nga emigracioni se ekziston nje shtet me emrin Shqiperi. Pfffff.

Citim:

-------Per bashke-kombasit e tu, vajti vuri jeten ne rezik qytetari amerikan , ndersa ti nuk ben as me minimalen : qe te thuash nje fjale te mire dhe te perkrahesh teorite qe jane PRO -BASHKEKOMBASVE TE TU ..!!!!!--

--- Biles ti ben te kunderten. Ti thua qe ne nuk paskemi te drejte te kritikojme Greqine sepse ata kane histori te lashte . WOW!!!!-------C'fare llogjike eshte kjo ??-- Ku e ke pare ti ket' menyre te arsyetuari ?-----Apo keshtu arsyetojne qytetaret e botes!!!!!!!!!???????----------Ky term qytetar i botes eshte shpikur nga Sokrati ---Por ti e ke keqkuptuar.--Te jesh qytetar i botes nuk do te thote te PERBUZESH , KOMBIN TEND DHE TE PERULESH ME SERVILIZIM PARA TE HUAJIT PSE AI ESHTE I FUQISHEM SE TY , APO ME I MADH SE TY ---nuk do te thote qe DAVIDI I VOGEL TE PERULET PARA GOLIATHIT....

......sepse ne kete bote vijme vetem njehere dhe jetet tona jane te perkoheshme,ne vijme dhe ikim .Por jeta e Atdheut dueht te jete e PERJETSHME , dhe gjeja e pare qe ben cdo qenie njerezore qe e quan veten njeri dhe shtetformues eshte --TE MBROJE EDHE ME JETEN E TIJ, JETEN E ATDHEUT TE TIJ-------Sepse Atdheu eshte dicka shume shtrenjte ndaj i thone AT-DHE--ose MEME-DHE.-----RILINDASIT TANE ZGJODHEN FJALEN MEME-DHE ----se Mema eshte me e dashur se baba , dhe Atdheu yne ka vuajtur shume nga keta fqinje barbarik dhe dashuria jone eshte teper e vogel para asaj qene duhet ti japim , edhe 100 jete te kishim ato do te ishin shume pake per tja falur SHQIPERISE  qe te zbusnim sadopak vuatjet e saj nga plaget e pafundme qe i ka dhene padrejtesite historike deri tani vone  

Atdheu mbrohet me jete kur sulmohet nga jashte, jo kur njerez te paafte nuk krijojne dot shtet brenda atdheut dhe ikin jashte duke bertitur shprehje nacionaliste. Atdheu me deboi, me la pa shkolle, me beri te me vije turp qe jam shqiptar kur kerkoja shtepi neper bote. Tani gjerat kane ndryshuar dhe Atdheu nuk denjon as te krijoje mundesi votimi per 2 milione si mua qe jetojne jashte. Atdheu ka marre me teper sec duhet, mjafton te permend 100 euro ne muaj qe paguaj per kete faqen ku ti po shkruan duke kursyer gjera te tjera. Sikur 1 pale xhinse ne muaj te blija me ato leke do kisha 12 pale xhinse dhe nuk do dilja me xhinset e blera 4 vjet me pare. More vesh Atdhetari?
Citim:

-------Pra perkundrazi !--------Ti behesh qytetar i botes kur ne radhe te pare respekton Kombin tend dhe duke respektuar e Mbrojtur  kombin tend, ti ne te njejten kohe je dhe qytetar i botes dhe jeton me parimet morale te kesaj bote,--------- sepse ti duke mbrojtur kombin tend ti nuk godet kombet e tjere, pasi jane kombet e tjere qe po te godasin ty--------TI je vetem ne pozita mbrojtese , sepse njerezit e tu po vriten , po theren, perdhunohen, zhduken. --Emri i shtetit tend po perbaltet nga propaganda e vendeve fqinje, ....ME ZORET E TUA ATA DUAN TE BEJNE LITARE....... , megjithse ata nuk bene dot per 50 vjet, kur mudn te benin cte donin ,se asnje nuk na mbronte ne atehere , dhe  edhe njehehere qe tentuan me ndihmen e Anglise Shqiperia ua futi koken ne hale....---Ndaj ti je i detyruar te mbrohesh, ndryshe je i destinuar te shkaterohesh--------

---------------PRANDAJ MIKU IM PARA SE TE JESH QYTETAR I BOTES,  BEJU QYTETAR I DENJE I KOMBIT TE CILIT I PERKET DHE  GJUHEN E TE CILIT FLET, I KOMBIT QE TE KA DHENE NENE DHE BABEN, GJYSHERIT DHE STERGJYSHERIT ---------sepse sic thoshte Kanti --- te mbrosh Atdheun eshte nje detyrim kategroik--dhe duhet te dish ti se Morali Kantian eshte ne themelet e  kesaj bote moderne  , dhe ne kete rast TY , nuk te kerkohet azgje me shume se sa te thuash nje fjale te mire per kombin tend, por nqs ti ke veshtiresi ta thuahs fjalen e mire , ok.----

---------Por ama nqs ti ke veshtiresi te thuash nje fjale te mire , atehere ti nuk ke asnje te drejte te kundershtosh personalitetet me te shquara te kesaj bote moderne qe flasin fjalet me te mira per KOMBIN......TIM---

-----Ti mund te me citosh mua ketu kush jane ata qe flasin keq --dhe une do vete ti verifikoj  dhe hajde diskutojme , s'kam asnje problem te diskutoj ne mbrojtje te kombit tim --------JAM ABSOLUTISHT I PREGATITUR NE CDO DREJTIM --Kam te drejte te jap ketu me dhjetra AUTORE QE JANE PERSONALITETE TE SHQUARA NE LIDHJE ME LINGUISTIKNE, GJENETIKEN, HISTORINE, ANTROPOLOGJINE qe flasin ne menyre te shkelqyer per racen shqiptare ---------------URDHERO TI DHE KUSHDO NGA JU ----------- Por me flisni me fakte,  jo te flisni ne ere --- dhe te thoni hajvanlleqe me thes qe s'i mban kandari --------URDHERONI FLISNI !-

--Pastaj   edhe dicka ,perse te mos me besosh mua ti ?----Me thuaj ti mua ku genjej une. Une cfare kam thene i kam te cituara nga burime serioze se nuk flas ne ere ------

--Megjithate ti ke mendjen tende , por ti nqs ke dyshim per ndonje te dhene qe jap une me thuaj .--------Por nga ana tjeter ti s'ke te drejte te thuash  qe : ".....une nuk te besoj ty Raimond. ", -------- Me thuaj  ti mua ku kam genjyer une , dhe e diksutojme--Nuk ka azgje te keqe te diskutojme ,

--Faleminderit per ditelindjen----po sa per shkrimin, kam qejf te shkruaj keshtu , si Nnene Tereza --por ti mos u merzit --ok?--Hajde shifemi !loool  

Lexo pergjigjet me lart. I je vervitur shume here argumentit, por nuk e kuptoj pse gjithe kte atdhedashuri e shpreh nga jashte. Shko pra ne Shqiperi dhe fol. Kujton se frikesojne njeri ato 6 gomere qe kenduan per zorret e shqiptareve? Kujt i plasi ne Shqiperi, pati nje reagim, u hoqen nga puna dhe mirpafshim.
Sipas kesaj llogjike Amerikanet ne Afganistan po shuajne kombet? Para 1 muaji u zbulua nje grup ushtaresh qe vrisnin afganet per hobby. Kjo ishte prej verteti, jo me kenge. Si u arrika ne konkluzione urrejtjesh drastike per nje grusht njerezish. Ty po te punojne 500 mije shqiptare ne Greqi dhe 50% e import-exporteve jane me Greqine. Ama te ngel gjilpera tek nje incident. Po djalin ne Himare e harrove qe e vrave me prdikimet ee tua nacionaliste?

Duhet te te vije turp Raimond, sepse nuk eshte Shqiperia kjo qe shet ti. Nuk eshte atdhe ai qe vret njerezit se flasin gjuhe tjeter. Fjala AT (baba) ka kuptim permbledhes, perfshires. Me shume Atdhe eshte amerika qe te lejon te flasesh shqip pa te vrare sesa Shqiperia qe vret njerezit ne baze te gjuhes. Une nuk i them klanit Atdhe.

Dhe nuk quaj Atdhe vendin qe me perzuri dhe nuk ka interesin minimal te degjoje çkam per te thene nga jashte. Nuk quaj atdhe nje sistem klanesh mediatike qe filtrojne mendimet e emigranteve per interesa politike. Provo te postosh koment tek Shekulli. Po kritikove Kokedhimen dhe po nuk shave Salen nuk del asnje koment. Atdheu yt (dhe vendi im i origjines) nuk ka kulturen baze te ndertimit te shtetit, prandaj nuk meriton te quhet shtet. Bismarku e ka thene mire qe eshte shprehje gjeografike. Kur shqiptaret te punojne per njeri tjetrin, te kthejne emigrantet nga jashte dhe mos ndjekin interesa cinike, atehere do meritojne te quhen shtet. S'po merrem me greket se nuk i njoh mire. Me intereson mejhania ime qe ka njerez qe s'dine akoma te shkruajne shqip dhe duan te mbrojne Shqiperine.

Vlen perhere: Nacionalizmi eshte sentiment i deleguar shtresave te paditura qe mos kuptojne pse po manipulohen. Eshte skeme boterore, edhe ne amerike nacionaliste jane me shume andej nga Montana sesa ne New York. Duhet nje doze e mire prapambetje qe te jesh nacionalist. Ndryshe kujt do i bejne thirrje nacionalistet perveçse traditave qe ruhen ne fshatra/zona/tru te izoluar.

Modifikuar nga Fajtori datë 25/09/2010 ora 10:46

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 10:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Raimond,
Me vjen mire qe flet me plot dashuri per Atdheun tone por deshiroj te te bej nje pyetje permbledhese qe ndoshta te ndihmon ne konkluzionin tend ideal qe ke per vendlindjen.

Te marrim nje shembull te thjeshte fare.

Nje familje prej 5 antaresh.Dy prinderit dhe tre femije.
Nqs keta prinder keqtrajtojne femijet e tyre, i lejne pa buke, pa uje, i rrahin me shkelma,si kontrrollojne se ku shkojne ku dalin, i lejne pa shkollim etj etj dhe na del nje komshi i mire...i merr u jep per te ngrene, i ngroh, i shkollon, i edukon...ku keta komshinj jane motori i jetes per ta...atehere me thuaj me sinqeritetin me te madh (pa me futur ne sedren e atdhetarizmit) ke do duan keta femije? Per ke do jene mirnjohes? Per nenen apo per baben? Apo per ata komshinjt qe i dhane shancin te behen qytetar te botes?

Sic e ke thene edhe vete jemi te perkoheshem dhe kalimtare ne kete jete pra le t'a jetojme kete jete ashtu siç duhet.Te lire te mendojme vete se cila eshte e mira per NE.

Vendi jone patjeter qe na mungon.Do deshironim te ishte nje shtet si te gjithe shtetet e tjera.Do ndjeheshim me krenar!

Ps: Fajin nuk e ka historia e nje vendi.Historia shkruhet pikerisht nga njerzit e atij vendi. Si konkluzion ata njerez jane te korruptuar dhe pike. Atje nuk funksionon ligji atje funksionon klani...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 16:07
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

Kjo qe thua ti Cecile nuk eshte aspak e vertete. Komshia te jep nje cope (kothere) buke vetem nese ka ndonje interes( me te futme), perndryshe po nuk luajte kembet e duart ngordhe per buke (cofe). Bisht qeni ke qene e bisht qeni do mbetesh se andej e ke origjinen do te te thoshte heren me te pare komshiu kur ti te ngrije pak zerin apo do te kundershtoje.
Prindi i mire apo i keq eshte prind, prindi nuk te rreh kot kurre as te merr me shqelma kot vetem nese i ke bere vendin bythes tende te haje ato shqelma...
E kuptoj deshiren tende per te pasur Shqiperine si gjithe shtetet e tjera, edhe qe te mungon shume, por,por pordhi kali ne dere te hanit ...., thote nje fjale e urte.
Te gjithe jemi atdhetare e memedhetare por qe i kemi kthyer shpinen e kemi mohuar dhe kerkojme qiqrra ne hell.

Vertet nuk kam ndonje plan te afert te jetoj ne Shqiperi, por nje gje e kam te sigurte atje do trese dheu. Nuk dua te bej as moralistin apo atdhetarin, por nuk e shaj kurre .

...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 19:10
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Me pak fjale ti thua "kalova lumin te dhjefsha kalin"...Eh jo une se bej dot kete padrejtesi. Jo sepse u genjeva me kotheren e komshiut por sepse ai komshiu me ndihmoi kur une kisha nevoje...

N.q.s keto thyejne imazhin tone si Shqipetare sot, i duhej shtetit Shqipetare dhe me teper politikaneve shqipetare ta ndryshonin, te mbronin emigrantet kudo neper bote...e jo ti leshonin ne dore te fatit.Po normale se ata e kishin mendjen kush do vidhte me shume leke e jo se emigranti vuante nga padrejtesite qe u beheshin perdite...

Aman piktoro se s'dua te bej anti-shqipetaren por me dhemb koka kur i kujtoj ngjarjet.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 21:27
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

N.q.s keto thyejne imazhin tone si Shqipetare sot, i duhej shtetit Shqipetare dhe me teper politikaneve shqipetare ta ndryshonin, te mbronin emigrantet kudo neper bote...e jo ti leshonin ne dore te fatit.Po normale se ata e kishin mendjen kush do vidhte me shume leke e jo se emigranti vuante nga padrejtesite qe u beheshin perdite...

Aman piktoro se s'dua te bej anti-shqipetaren por me dhemb koka kur i kujtoj ngjarjet.

po te ishin kaq te mencem politikanet tane sdo ishim shpernda si zogjte e korbit neper bote o Cec

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 21:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Me pak fjale ti thua "kalova lumin te dhjefsha kalin"...Eh jo une se bej dot kete padrejtesi. Jo sepse u genjeva me kotheren e komshiut por sepse ai komshiu me ndihmoi kur une kisha nevoje...

N.q.s keto thyejne imazhin tone si Shqipetare sot, i duhej shtetit Shqipetare dhe me teper politikaneve shqipetare ta ndryshonin, te mbronin emigrantet kudo neper bote...e jo ti leshonin ne dore te fatit.Po normale se ata e kishin mendjen kush do vidhte me shume leke e jo se emigranti vuante nga padrejtesite qe u beheshin perdite...

Aman piktoro se s'dua te bej anti-shqipetaren por me dhemb koka kur i kujtoj ngjarjet.

Nuk foli kush per antishqiptarizem ketu se ne fund te fundit te gjithe jemi infektuar nga ky virus qysh kur mbushem ambasadat e anijet plot me njerez te uritur e ne injorance totale per perendimin e me gjere.
Diferenca qe e madhe.
Kur flas per diference flas ne te gjitha kuptimet qe nga ai i te ushqyerit apo ekonomik tek stili i jetes e gjithshka qe kishte te bente me jeten.
20 vite do ishin te mjaftueshme te ngushtonim kete diference e ti thoshim vertet "kalova lumin te dhjefsha kalin" mirpo vete fakti qe jemi akoma ne emigracion ne dhe te huaj, do te thote se jemi akoma maje kalit lumi do dhe ca kohe per tu kaluar. Nejse kjo nuk vlen vetem per shqiptaret por per gjithe lindjen, rumunet polaket,
etj. Mirpo ne kemi mbrapa nje njolle te zeze '97 qe do te thote me mire syri se nami, sepse me pas do kishim jo vetem syrin e hequr por edhe namin pas shpine.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Shtator 2010 22:00
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

--------Nje sqarim :---Shprehja qe i vihet Shqiperise  qe thone se Bismarku ka thene  :-- Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike ......--

-------NUK ESHTE PER SHQIPERINE DHE NUK E KA THENE BISMARKU-------------Kjo shprehje eshte shtremberuar me qellim nga politologet serbe ,

---------sepse ne fakt  shprehja i adresohet ITALISE dhe eshte thene nga Princ  Klemens von Metternich-icili ka qene Minister i jashtem i Austrise rreth viteve 1830--

------Ky mbahet si diplomati me i talnetuar i kohes--qe me idete e tij i dha forme politikes se jashtme te Evropes.-----Menyra inteligjente e te berit politike t eMewternikut studiohet edhe sot nga shkencat politike --Kisingeri ka mbrojtur disertacinoiin e tij duke folur per aftesite brilante te Metrnikut si burre shteti, etj ----

----Me Kapitullimin e Frances se Napoleonit , Meterniku e largoi Austrine nga aleanca me Napoleonin dhe me gjenialitetin  etij ai  harriti qe ti japi Austrise rolin e Albirtit per fatet e Evropes------

------------Ne kete kohe Austria ANEKSOI VERIUN E ITALISE --LOMBARDINE & VENECIEN -------dhe per te justifikuar kete anexim ai nxori shprhejen e Famshme qe :---ITALIA ESHTE NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE----

-----------Pra kjo shprehje eshte per Italine e asaj kohe , joper Shqiperine.--Bismarku atehre i tha Abdyll Frasherit , qe nuk ka komb shqiptar, ka vetem ca fise-------

---Ne keto qe ke shkruajtur ketu ti Fajtor ti ngateron konceptin e Atdheut me njerezit qe drejtojne sot , qe vertet jane pjese e Atdheut ashtu sic jam edhe une edhe ti, por ne jemi pjese e Atdheut por jo atdheu vete, sepse ne pergjithesi kur flitet per Atdheun ai barazohet me te kaluaren , me lufterat per liri qe kane bere popujt , ndaj dhe te gjithe Hymnet  e Atdheut te cdo vendi flasin per luften e popujve per liri-------

--Ty nuk te ndoqi Atdheu or vella ? Ty te ndoqi Reforma ekonomike kriminale qe perdori Sala ne fillim te viteve 1990,qeshkateroicdo gje dhe e coi ne zero--------pra te ndoqen ata qe jane ne krye , jo Atdheu-------ATDHEU ESHTE VENDI YNE  ME EMRIN SHQIPERI Q E KEMI ATJE dhe ME HISTORINE  E TIJ,   

-----Histori e krijuar ne shekuj nga luftrat e pafundme qe kane bere shqiptaret per ta MBROJTUR ATE VEND QE QUHET SHQIPERI--dhe kjo histori e mbartur nga Kenget, vallet , poezite gojore te popullit tone  eshte trasheguar brez pas brezi duke krijuar ate folklor te fuqishem i cili mban gjalle  ne kujtesen tone, ne mendjen tone dhe qe RRENJOS THELLE NE ZEMRAT TONA---......TE KALUAREN TONE TE MUNDIMSHME POR ABSOLUTISHT  HEROIKE & TE LAVDISHME PER POPULLIN SHQIPTAR DHE PER KETE VEND KU KEMI VARRET E TE PAREVE   DHE QE QUHET ...SHQIPERI

---------Dhe mos i ngatero gjerat kot, ato qe kam thene une nuk kane asnje lidhje me nacionalizmin --ato kane lidhje me Patriotizmin qe eshte nje ndjenje ne themel te formimit te cdo kombi-------Sa per Evropen e bashkuar qe thua ti , EVROPA DO JETE E BASHKUAR POR CDO SHTET DO KETE INDIVIDUALITETIN E TIJ-----

-------dhe mos fol per keta ketu ne NY qe s'paskan nacionalizem , se po tua thuash ketyre ketu keta ............TE VRASIN PA ASNJE HEZITIM--Per kete mos kij asnje dyshim.

--Per te tjerat qe thua ti  nuk po futem -----sipas meje je kompelt gabim dhe i ngateron gjerat., Ti ngateron konceptet me elementare te shtetit, Atdhuet , shtetformimit, bashkimit europian etj etj  

-------------Nuk e di nese i  ngateron me qellim apo eshte ky nje defekt ne formimin tend kulturor  , nuk po futem fare, eshte pune per ty  --

-----Nje gje po te them ,me kete menyre te ARSYETUARI QE KE TI  NE LIDHJE ME KOMBIN TEND , NE CDO SHTET SADO DEMKRATIK QE TE ISHTE , TY DO TE TE QUANIN ....ARMIK I SHTETIT

----------Por natyrisht menyra se si e justifikon ti armiqesine, dhe agrsivitetin e pashembullt ndaj kombit tend eshte shume  diletante dhe e argumentuar ne menyre qesharake dhe kjo eshte gje shume e mire

---------- Po te flisje ti ne kete menyre ne nje auditor te huanj --do shkatkoje vetem te qeshura dhe keqardhje ------Te gjitha keto qe te thashe me siper ti thashe  pa asnje ndjenje  Armiqesie apo tendence  

-------Ajoqe thua ti Cecilia  ne lidhje me ate qe kur nuk te ushqen babai dhe te ushqen gjitoni -------

-------Une po i pergjigjem me dy fjale :--- Vetem qeni leh per ate qe i japin buken, por njeriu eshte njeri,------- Ka perosnalitetin dhe dinjitetin e tij kombetar , historine dhe te kaluaren e vendit te tij qe e mbajne ate te lidhur me vendin e te parve te tij, dhe edhe kur shkon e ha buke ne vend te huaj --ate buke nuk e ha si qeni, per meshire, --POR E FITON ME PUNEN E TIJ TE NDERSHME PUNE QE ESHTE SHUME HERE ME E RENDE SE SA puna qe bejne vendasit atje --

----SO,NE QE JEMI KETU JASHTE BUKEN QE HAME KETU E HAME SE E MERITOJME ME PUNEN TONE TE PERDITSHME,QE ESHTE SHUME HERE ME EFEKTIVE SE  E KETYRE VENDASVE DHE PAGUHET SHUME HERE ME  PAK SEC E MERITOJME -------------ndaj nuk ka asnje arsye qe ne te kthehemi nga njerez ne ...........kafshe shtepiake ------Perkundrazi !!!-

----------Ne duhet te ndjekim shembullin e rilindasve , te cilet megjithse jetonin ne dhe te huaj ne Turqi, Greqi, Rumani, biles ata ne Turqi kishin edhe poste t e larta atje , i ushqente Turqia , etj ---------ZEMRA & SHPIRTI  I TYRE DIGJEJ PER DITE PER SHQIPERINE ---------MENDJA E TYRE PUNONTE VETEM PER .....MEMEMDHEUN,--------------ATJE KU BALTA ESHTE ME E EMBEL SE MJALTA -kur thoshte Naimi, me te cilin sipas Uran Butkes gjyshi im kolonjar , nga Babai  e kish  kusheri dhe nje e dashura ime me thoshte mua kur i krija floket lart . qe Mondi ti i ngjan atij, Naimit --hahahahahahahaha --ishte ajo shtriga qe me shante me kerdiste ----por i ngjaja me termend  

--------Ndersan e lidhje me ate qe thoni ju :--meqense une qe jam kaq patriot pse nuk vete te jetoj atje ...--------Une vete te jetoj atje po s'kam me se, por kjo nuk do te thote qe une te urrej Atdheun tim, e te bej propagande kudner tij ----se Atdheun tim une nuk e hedh dot poshte ,KURRE

-------Sikur te gjithe shqiptaret t e jene kunder Shqiperise ,une kurre nuk kthehem kunder Shqiperise, se gjyshet e mija e kane rrenjosur Shqiperine thelle ne zemren time ,ashtu sic e kishte rrenjosur tetua e Nolit dashurine per Shqiperine ne zemren e Nolit  -

---Gjyshja ime Kolonjare me tregonte kur greket erdhen ne fshatin tone fshataret luftunan kudner tyre me cte kishin , dhe burrat pothuaj u vrane ne lufte dhe ngeli vetme njeri , ai ishte me mbiemer Prodani ,nga fisi i burit te Anita Takes , dhe i gjeneral Muhamet Prodanit.--Fustanella e tij ishte bere shoshe nga Plumbat , por ai i vetem i mbajti greket deri sa fshataret harriten te terhieqen te gjithe duke shkuar drejt Vlores --dhe  edhe ai shpetoi aty,.-------Greket kryenin masakra nese gjenin ndonje kolonjar aty.........

...............Pastaj erdhi ENVERI .......  Ne 1949 , greket sulmuan perseri , por gjeneralet e Kolonjes , Muhamet Prodani , Petrit Dume, etj   ishin aty ne kufi .......Greket  sulmuan , por kesaj  radhe TRUPAT SHQIPTARE I VUNE PERPARA SI DHENTE  , dhe po i drejtoheshin Janines , por ENVERI I KTHEU trupat tona , sepse Mehmet Shehu kishte vendosur te pushtonte Janinen.

-------Enveri i terhoqi trupat tona sepse AI e dinte qe pas trupave greke fshihej ANGLIA , dhe oficeret angleze ishin ne ndihme te ushtrise greke......Ne vitet 80-te, une isha ne fshat ne Gramoz, kur greket  benin provokacione, mamaja mori ne telefon gjyshen dhe i tha :Merre Mondin dhe Hajde  urgjent ne Vlore......

Prolog .....  une isha ne Greqi  dhe policia me kapi, por kur pane pashaporten  u cuditen me mbiemrin tim,se une kam nje mbiemer te njejte me nje kryeminister grek , qe kishte qene edhe luftetar i revolucionit grek.---Ne fakt ai kryeminister ishte arvanitas ,dhe rastesisht une kam te njtin mbiemer me te.--Policet me thane :ti je grek, je kusheri me filanin qe e mbajne si hero ne Greqi--JO i thashe , nuk jam grek,jam shqiptar ---Ata qeshen dhe me lane , megjithate une u ktheva prape ne Shqiperi .....pastaj erdha ketu, se ngela pa pune  

--Miqesia miqesi dhe shoqeria shoqeri, historia duhet thene sic eshte dhe seicli ka shtetin e tij ,ATDHEUN E TIJ ...

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2010 04:19
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:05 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Petro Marko, iu rrëfej Himarën time

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.