Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > KS Egnatia
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Egnatia nuk fal as kosovarët

Fitojnë 2-1 me Vëllaznimin e Gjakovës.

Egnatia ka preferuar që ndeshjen e kontrollit në prag të sfidës së ditës së shtunë ndaj Veleçikut ta zhvillojë me ekipin kosovar Vëllaznimi të Gjakovës. Edhe pse vërtet kjo mund të quhet me gjithë kuptimin e fjalës miqësore, përsëri rrogozhinasit nuk kanë falur. Ata e kanë fituar takimin 2?1, edhe pse në të vërtetë falën shumë. Edhe në këtë miqësore, Egnatia tregoi se në këtë periudhë pushimi nuk e ka ulur aspak tempin dhe nivelin e lojës së saj. Strategjia e zgjedhur nga trajneri Petrit Haxhia për të zhvilluar sa më shumë miqësore duket se ka qenë zgjidhja më e mirë. Sa për ekipin mik të Vëllaznimit të Gjakovës, për ata që njohin historinë e tij duhet thënë se nuk ishte në nivelin e emrit dhe të traditës. Pasojat e luftës dukeshin te mosha tepër e re e futbollistëve, që gjithsesi nuk ishin pa vlera. Kjo miqësore ishte e fundit për Egnatian, për t'ia lënë vendin rikthimit të kampionatit të shtunën, ku Egnatia nuk pret të hasë ndonjë vështirësi, pasi do të presë Veleçikun, që mbyll fundin e tabelës në Grupin A2.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shkurt 2004 22:18
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bano: Na presin ndeshje të vështira

Veterani i ekipit rrogozhinas thekson se futbollistët e Egnatias nuk duhet të nënvlerësojnë askënd.

Egnatia i është rikthyer kampionatit me një fitore të thellë 6?0 dhe përsëri vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë. Megjithatë, për shumë specialistë, sportdashës, por edhe futbollistë, tashmë duket si diçka e kryer futja e Egnatias në Grupin e A1. Këtë dukuri nuk e kundërshton as veterani Bano, i cili, për "Sportin shqiptar", thekson, ndër të tjera, se ende nuk ka përfunduar gjithçka. "Vërtet që jemi në rrugë të mbarë. Kemi një ekip të kompletuar qoftë në kualitete, ashtu edhe në kamponentët e tjerë, organizativë e financiarë." Edhe pse rendit këtë epërsi karshi rivalëve, Bano tërheq vëmendjen për të qëndruar me këmbë në tokë. Sipas veteranit, ka ende rrugë për të bërë dhe Egnatian e presin dy trasferta të vështira në Lezhë dhe Kuçovë. Përveç këtyre takimeve, kapiteni i Egnatias parashikon një fazë të tretë tepër të vështirë, ku nuk do të ketë më ekipe në nivelin e Veleçikut. "Na duhet të mendojmë çdo takim më vete. Nuk do ta kemi të lehtë as në Lezhë dhe as në Kuçovë. Të dy këto ekipe kanë treguar se në fushat e tyre janë të vështira. Na duhet të mos humbasim, ndryshe do të na vështirësohet arritja e objektivit," - thekson ai. Java që sapo u mbyll tregoi se Bano është njohës real i situatës së Grupit A2. Kuçovarët dhe lezhjanët, në ballafaqim midis tyre, treguan vlera dhe shpalosën ambiciet e tyre. Egnatia vërtet ka një gjirin e saj lojtarë që kanë treguar se edhe në fushat kundërshtare dinë të fitojnë, por ata nuk harrojnë se, përveç Naftëtarit dhe Besëlidhjes, edhe Tomori, Laçi e Bylisi do të synojnë ngjitjen në A1. Përforcimet e fundit të Tomorit e shprehin më së miri se Egnatia ka futbollistë, të cilët besojnë se nuk mund t'i mposhtë kush. Sipas sulmuesit Simaku, Egnatian e sotme mund ta ndalë vetëm dhuna apo bilbili i gjyqtarit. Nëse ka vërtet drejtësi në gjykim dhe luhet brenda normave të far?play, askush nuk do të mund ta mposhtë këtë grup lojtarësh. Duke dashur të mbështetë idenë e sulmuesit, Bano thekson: "Të kesh besim dhe bindje në forcat e tua është më se normale, por nuk duhet harruar se futbolli të ndëshkon atëherë kur nuk e pret. Ndaj na duhet të tregohemi të kujdesshëm në çdo hap që do të hedhim."

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 21:02
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Gaba: Në Kuçovë, për të mos humbur

Mesfushori tepelenas beson se Egnatia do të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

Pas kalimit me sukses të sfitës së vështirë në Lezhë, një tjetër sfidë e pret Egnatian. Ndeshjen e radhës, ky ekip do ta luajë në fushën e vështirë të Kuçovës. Siç dihet, kuçovarët, pasi u ndëshkuan nga Tomori i përforcuar, me siguri do të kërkojnë një fitore në fushën e tyre. Për këtë edhe rrogozhinasit janë të vëmendshëm, ndaj gjatë kësaj jave kanë punuar me objektivin e vetëm, vazhdimin e serisë së rezultateve pozitive. Futbollisti tepelenas Gaba është i bindur se në Kuçovë i pret një sfidë e vështirë, por jo e pamundur për t'u kaluar me sukses. Sipas tij, Egnatia ndihet e motivuar për të mos e humbur këtë takim. "Naftëtari, në fushën e tij është tepër i rrezikshëm. Këtë e ka treguar edhe ndaj kundërshtarëve të tjerë konkurrentë, si Tomori, Bylisi, Laçi dhe Besëlidhja. Megjithatë, ne jemi me meritë kryesues dhe do të kërkojmë të dalim të pahumbur nga Kuçova," - thekson mesfushori Gaba.
Egnatia, nga takimi i Lezhës, doli e dëmtuar edhe nga kartonët e kuq. Mungesa e veteranit Bano mund të mos ndihet shumë kur në dispozicion të trajnerit Haxhia do të jenë Doka, Fosa, Sufaj, Prifti, Sallata. Tashmë, përveç goleadorëve të afruar, Simaku dhe Ymeri, kësaj liste i është shtuar edhe nigeriani Dikson, i cili në dy takimet që është aktivizuar ka shënuar 3 herë. Ishte Diksoni ai që në dy golat e tij i dha fitoren Egnatias në Lezhë. Kështu që edhe këtë sfidë vështirë se këta sulmues mund të rrinë pa shënuar. Kujtojmë se rrogozhinasit, deri tani, kanë pësuar vetëm një humbje dhe atë në fushën e Bylisit, atëherë kur Bylisi nuk ishte ky i sotmi. Gjithashtu, Egnatia është ekipi që ka pësuar më pak gola se të gjithë në A2. Për të gjitha këto, sfida e Kuçovës pritet të jetë tepër interesante dhe e bukur. Pavarësisht nga gjendja në tabelë, Naftëtari dhe Egnatia janë kundërshtarë të denjë për njëri?tjetrin. Mbetet për t'u parë nëse trajneri Haxhia do të vazhdojë serinë e fitoreve apo kuçovarët do të hedhin hapin e sigurt për futjen në 5 më të mirët në A2.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2004 16:31
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Dranga: Objektivi ynë nuk varet nga trajnerët

Presidenti i ekipit të Egnatias flet pasi është analizuar humbja e ndeshjes me Erzenin.

Janë munduar ta harrojnë shpejt atë çfarë u ndodhi në Rrogozhinë jo vetëm drejtuesit e Egnatias, por edhe futbollistët. Analiza pas ndeshjes duket se ka rikthyer qetësinë në kampin e Egnatias. Po çfarë emri i vunë humbjes ndaj Erzenit? A ishte vërtet trajneri Haxhia strumbullari i vetëm i humbjes? Përse u sakrifikua ai dhe çfarë ndodhi me futbollistët? Këtyre pyetjeve u përgjigjet në intervistën për "Sportin shqiptar", presidenti i ekipit, Izet Dranga.
- Egnatia humbet pas 12 fitoreve. Sipas jush, ishte rastësi apo diçka më tepër?
- Së pari, dëshiroj të them se vendi i parë, 12 fitoret dhe një barazim janë arritjet që pa dyshim mund të krijojnë përshtypje te shumëkush për shitje të ndeshjes. Unë ju siguroj se nuk kishte tolerim me dashje. Po aq e vërtetë është, dhe pajtohem me ju, se ajo Egnatie ndaj Erzenit ishte vetëm hija e asaj që paguaj unë.
- Atëherë përse gjithë ai ngut për të shkarkuar trajnerin Haxhia, a thua se nuk ishte ai që mori këto arritje dhe fitore që përmendni ju?
- Natyrisht, trajneri Haxhia ka qenë pjesë e suksesit dhe meriton fjalët më të mira. Por kjo nuk mund të thuhet për takimin ndaj Erzenit. Ai deshi të eksperimentonte në këtë takim, duke spostuar disa lojtarë nga rolet e tyre bazë. Siç ndodh kudo, nëse ky eksperiment dështon, përgjegjësia është edhe e trajnerit. Aq më keq që, pas pjesës së parë, unë i kërkova sqarime. Megjithatë, deklaroj se ne asnjëherë nuk i jemi përzier në formacion. Këto janë shkaqet pse vendosëm ta largojmë. Kjo nuk do të thotë se ai gaboi me qëllim, ndaj çdo insinuatë rreth kësaj nuk qëndron.
- Po futbollistët çfarë përgjegjësie mbajnë?
- Në Shqipëri, por edhe në botë, kur ndodh një humbje e pajustifikuar, shkarkohet trajneri dhe jo lojtarët. Sigurisht, me futbollistët do të kemi kohë të merremi. Nëse zbulojmë fakte se ndonjëri prej tyre ka shitur djersën e tij, ju siguroj që nuk do të falet. Ne zhvilluam një analizë, vumë pikët mbi "i" dhe do ta shohim ecurinë nga ndeshje në ndeshje.
- A do të ndikojë largimi i trajnerit Haxhia dhe klima e acaruar te tifozeria në cënimin e objektivit tuaj?
- Jo, aspak. Suksesin dhe dështimin në një ekip nuk e kanë në dorë vetëm trajnerët. Ata kanë peshën e tyre ndaj futbollistëve, sepse profesionalizmi i tyre mbetet përcaktues. Ne i përmbahemi objektivit dhe jemi të bindur se do të jemi deri në fund në krye të klasifikimit. Me këtë rast, në emër të futbollistëve dua t'u kërkoj falje tifozëve tanë për atë humbje të turpshme dhe i siguroj se qysh këtë të shtunë, ndaj Bylisit, ata do të shohin Egnatian që duan.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2004 22:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

A. Simaku: Egnatia i beson djersës dhe jo pazareve.

Sulmuesi i ekipit rrogozhinas mendon se do të dalin fitimtarë në sfidën me Bylisin.

Duket se Egnatia do t'i vuajë lëshimet që ka bërë deri tani. Mendojmë kështu pasi diferenca me Tomorin, kandidati kryesor pas Laçit, nuk është më 10 pikë, por vetëm 1. Këtë javë, pasi ka kryer pushimin, Egnatia do të udhëtojë për në Ballsh. Një humbje tjetër do ta rrezikonte seriozisht, kur kujtojmë deklaratat publike të disa futbollistëve të Bylisit se ata toleruan në Berat dhe shpresojnë të fitojnë ndaj Egnatias. Para kësaj situate, për "Sportin shqiptar" shprehet golashënuesi më i mirë i Egnatias, kavajasi Altin Simaku.
- Mendoni se lëshimet që keni bërë do t'ju kushtojnë në këtë fund kampionati?
- Vërtet e kemi humbur kreun, por Laçi është vërtet ekip i fortë. Është po aq e vërtetë se sot ne, më së pakti duhet të ishim 50 pikë. Do të na duhet të djersijmë këto javë kur duhet të kishim filluar pushimet. Megjithatë, objektivi ynë nuk është cënuar aspak.
- Si do ta komentonit faktin që s'jeni më të distancuar me ndjekësit tuaj?
- Vetë i kemi çuar punët deri këtu. Tomori vërtet ka futbollistë të mirë, por ngjitja e tyre është më shumë "meritë" e një pazari të hapur që ka bërë presidenti Malollari. Ne kurrë nuk e kemi shtrirë dorën për pikë, përkundrazi i kemi mëshiruar të tjerët. Kështu siç erdhën punët, nuk do të tolerojmë më.
- Që do të thotë?
- Së qysh këtë të shtunë, ndaj Bylisit, ne do t'i rikthehemi fitores. Vështirësia më e madhe qëndron tek ajo që nuk ka lidhje me futbollin.
- A nuk ju duket se po i paragjykoni gjërat para kohe?
- Jo, aspak. Edhe në fazën e parë, të vetmen humbje e pësuam nga Bylisi, ku ndaj nesh u përdorën të gjitha mënyrat për të na nxjerrë të humbur.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Prill 2004 13:14
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Egnatia dhe Ferko mbajnë premtimin.

Rrogozhinasit i rikthehen kreut të renditjes pas fitores së paralajmëruar ndaj Bylisit.


"Egnatia nuk do të pësojë më humbje." Kjo ishte deklarata e trajnerit të Egnatias, Alfred Ferko, dhënë për "Sportin shqiptar" në prag të sfidës me Bylisin. Egnatia fitoi 1-0 në fushën e Bylisit dhe trajneri Ferko e mbajti premtimin e dhënë. Kështu, pas dy humbjeve në Berat, rrogozhinasit iu kthyen përsëri fitoreve. Ndërkohë, të ndihmuar edhe nga barazimi i Laçit në Berat me Tomorin, ata u rikthyen në krye të tabelës dhe tani mund të thuhet se kalimi në Grupin A1 është i sigurt. Por le t'i kthehemi fitores tepër të rëndësishme që Egnatia ka arritur të dielën ndaj Bylisit. Pas dy humbjeve, Egnatia iu drejtua pushimit të detyruar të grupit dhe dyjavëshi që pati në dispozicion duket se i mjaftoi trajnerit Ferko për t'i vënë pikat mbi "i". Sfida ndaj Bylisit, edhe për vetë trajnerin Ferko ishte, si të thuash, thikë me dy presa. Pas dy humbjeve radhazi në stolin e skuadrës, dukej shumë e vështirë që presidentët Dranga e Ibrahimi t'i lejonin vlonjatit edhe humbjen e tretë. Kujtojmë këtu se trajneri Haxhia u largua nga stoli vetëm për një humbje, ndërsa trajneri tjetër Gjyla për një barazim. Në këto kushte, alternativa e vetme për Egnatian në takimin me Bylisin mbetej fitorja. Loja e zhvilluar në fushën e Patosit ishte një sfidë e fortë dhe e hapur. Ballshiotët, edhe pse realisht nuk besonin për daljen në A1, ishin mobilizuar të luanin edhe për t'i bërë nder Tomorit, fakt të cilin e kishin bërë të ditur publikisht. Ndërsa Egnatia besonte shumë te forcat e saj dhe në fund ia arriti qëllimit. Golashënuesi më i mirë i skuadrës, kavajasi Altin Simaku, i cili fitoi edhe 11-metërshin, u shpreh kështu për suksesin e arritur në Patos: "Nuk mund të gabonim më. Një humbje ndaj Bylisit, por edhe një fitore e mundshme e Tomorit ndaj Laçit, do të na e vështirësonte shumë kalimin në grupin A1. Këtë gjë e kishim shumë mirë parasysh kur hymë në fushë, ndaj nuk mund të bënim gjë tjetër veçse të fitonim. Por më tepër se tri pikët e fituara ndaj Bylisit, tek Egnatia u rikthye besimi, i cili ishte tronditur në javët e fundit, sidomos te tifozeria e saj. Sigurisht, merita kryesore shkon për sponsorin tonë, Ferdinand Ibrahimi, e presidentin Izet Dranga. Ata jo vetëm që janë tepër korrektë në shlyerjen financiare për futbollistët, por ditën të sjellin në ekip një grup lojtarësh me të vërtetë profesionistë." Rezultatet e Egnatias pa dyshim që është edhe shpërblimi më i mirë për punën e bërë nga trajnerët Branica, Gjyla, Ferko, veçanërisht Petrit Haxhia. Ky i fundit ndoshta theu edhe rekordin, duke arritur të sigurojë 12 fitore radhazi për Egnatian. Me pak fjalë, tek Egnatia të gjithë kanë meritat e tyre. Kësisoj, kur punohet me seriozitet, disiplinë e profesionalizëm, ashtu siç punohet në Rrogozhinë, edhe sukseset nuk do të mungojnë. 15 maji, dita kur Egnatia do të presë Laçin në ndeshjen e fundit të kampionatit, do të kthehet në një festë të vërtetë për rrogozhinasit. Ëndrra do të bëhet realitet, Egnatia do të luajë në grupin A1.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2004 13:58
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Ibrahimi: Futbollistët e kanë justifikuar besimin.

Sponsori i rrogozhinasve, Ferdinand Ibrahimi, u kërkon fitore të tijve në takimin me Tomorin.

Dita e mërkurë ka shënuar analizën e fundit për këtë edicion te skuadra e Egnatias. Në të, e cila përkon edhe me pragun e sfidës me Tomorin, kanë marrë pjesë të gjithë ata që kontribuan në suksesin e Egnatias, duke filluar nga sponsori Halili, Ibrahimi, presidenti Izet Dranga, kryetari i bashkisë Xhani etj. Më shumë se një analizë teknike e ndeshjeve, ajo ka qenë një bashkëbisedim. Sponsori dhe presidenti kanë deklaruar se pas takimit me Tomorin, kur Egnatia do të ngjitet matematikisht në A1, ekipi do të marrë edhe 1/4 e parave të mbetura na kontrata. Ja sesi u shpreh pas këtij takimi sponsori Ferdinand Ibrahimi, njeriu që ka meritat më të mëdha për këtë sukses historik të qytetit të vogël të Rrogozhinës.
- Zoti Ibrahimi, sot keni zhvilluar analizën e fundit me ekipin. A mund të na thoni se çfarë u tha dhe u vendos gjatë saj?
- Mund t'ju them se ishte më shumë se një analizë, në të cilën morën pjesë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses të skuadrës, që është arritur vetëm me punë e profesionalizëm. Pasi i përgëzova djemtë dhe stafin për dy fitoret jashte fushe, në Ballsh e Kuçovë, kërkova të dëgjoj nga ata nëse kanë ndonjë shqetësim apo kërkesë në adresën time. Pasi nuk kishte të tilla, u kërkova lojtarëve që të fitojnë këtë të shtunë ndaj Tomorit. Më pas i garantova se pas kësaj ndeshjeje do të marrin edhe lekët e këstit të fundit të kontratave.
- Meqenëse përmendët kontratat, a e ndieni veten të shpërblyer për milionat që keni investuar?
- Unë jam thjesht një dashamirës futbolli. Me këtë dua të them se futbolli për mua nuk është biznes. Unë kam dashur që qytetarët e Rrogozhinës të argëtohen dhe të kënaqen sa më shumë nga skuadra e tyre, gjë të cilën mendoj se e kam arritur. Natyrisht, në aspektin moral e shpirtëror ndihem i shpërblyer. Mjafton të shohësh që një qytet i tërë të do e të respekton. Në këto kohë të vështira u kam dhuruar qytetarëve të Rrogozhinës kënaqësinë e duhur. Kjo gjë nuk është arritur vetëm për meritën time, por edhe në sajë të Bashkisë e presidenti Dranga. Gjithashtu, meritë kryesore ka pa dyshim stafi teknik e futbollistët, të cilët janë treguar profesionistë të vërtetë.
- Nesër do të keni përballë Tomorin. Nëse fiton Egnatia, do të ishte edhe matematikisht në A1...
- Për mua, Egnatia do të jetë në A1 vetëm pas sfidës së javës së ardhshme me Laçit, të cilën do ta luajmë përsëri në shtëpinë tonë. Për këtë arsye, u thashë djemve të fitojnë me Tomorin dhe t'i marrin paratë e tyre para kohe. Them para kohe, sepse realisht duhet pritur sfida me Laçin, por një fitore ndaj beratasve do ta mbyllte problemin e daljes në A1. Megjithatë, objektivi ynë nuk është më dalja në A1, por fitimi i titullit kampion.
- Së fundi, Egnatia prek një sukses historik, kategorinë e parë. A do të vazhdoni të jeni sponsor i saj edhe në të ardhmen?
- Unë mund të them se për shkak të angazhimeve private, nuk kam pasur e nuk kam mundësi ta ndjek nga afër skuadrën time. Për këtë është caktuar një president e kështu do të veprohet edhe në të ardhmen. Unë do të vazhdoj ta sponsorizoj për Egnatian edhe pas daljes në A1, sepse qytetarët e Rrogozhinës e meritojnë një nder të tillë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Prill 2004 17:59
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arrow

Zeneli: Golin ua kushtoj tifozëve.

Mesfushori korçar, pas disa ndeshjes me rrogozhinasit, ka shënuar golin e parë me bluzën e Egnatias.


Pas fitores me ekipin e Tomorit në fushën e saj, Egnatia e ka siguruar përfundimisht futjen në Grupin A1, çka i ka gëzuar pa masë jo vetëm tifozët e këtij qyteti, por edhe të gjithë futbollistët e stafin drejtues. Një fitore më se e merituar e rrogozhinasve, e cila e ka kthyer në realitet ëndrrën e tyre. Mesfushori korçar Erion Zeneli aktivizohet me Egnatian prej më shumë se një viti dhe në takimin e fundit ka arritur të shënojë golin e parë për ngjyrat e skuadrës që përfaqëson. Zeneli ka shënuar golin e parë të takimit me Tomorin, duke i hapur rrugën fitores së rrogozhinasve. Futbollisti korçar është shprehur mjaft i entuziazmuar për këtë gol të shënuar. Në të njëjtën kohë, ai nuk e fsheh gëzimin për daljen e ekipit me të cilin është aktivizuar titullar në çdo takim, në Grupin A1. Zeneli është munduar të japë maksimumin për futjen e Egnatias në grupin e skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar. Pas fitores me Tomorin, i pyetur nga gazeta "Sporti shqiptar", mesfushori korçar është shprehur: "Jam mjaft i kënaqur për fitoren e arritur ndaj Tomorit dhe pa dyshim për golin që shënova, sepse ishte dhe goli im i parë me fanellën e Egnatias. Këtë fitore, jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët e ekipit, ua dedikojmë sportdashësve të mrekullueshëm rrogozhinas, të cilët e prisnin prej kohësh kalimin e Egnatias në kategorinë e parë. Ndaj Tomorit luajtëm tepër të motivuar dhe jam i bindur se kemi treguar vlerat tona më të mira. Jam tepër i kënaqur për këtë fitore të rëndësishme. E përsëris edhe një herë, se golin e shënuar ua kushtoj tifozëve të shumtë të skuadrës, të cilët na kanë përkrahur në çdo ndeshje të kampionatit. Ata janë pjesë e pandarë e suksesit të Egnatias në këtë sezon." Ndërkohë, Zeneli thekson se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë për ndeshjen e radhës, e cila do t'i vërë përballë Laçit. Korçari mendon se nëpërmjet kësaj ndeshjeje Egnatia ka rastin më të mirë për t'u shpallur kampione e A2-shit, ndaj dhe do ta kërkojë me këmbëngulje fitoren. "Do të ishte vërtet diçka shumë e bukur nëse arrijmë të fitojmë edhe ndaj Laçit, sepse atëherë do të shpalleshim kampionë të Grupit A2. Mezi po e presim këtë takim dhe mendoj se festa në rast fitoreje do ta kalojë çdo përmasë të parashikuar. I falënderoj të gjithë djemtë e ekipit për atë çka kanë bërë deri tani. Mund ta them me bindje se Egnatia është një ndër ekipet më të mira në Grupin A2, ndaj e meriton plotësisht titullin kampion," - përfundon mesfushori i Egnatias, Erion Zeneli.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Maj 2004 13:08
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Egnatia, me veshje sportive "Umbro".

Nuk bëhet fjalë për ndonjë sponsorizim të këtij gjiganti të veshjes, por janë drejtuesit e këtij klubi që kanë vendosur dhe tashmë e kanë bërë edhe pagesat, që ekipi i tyre të vishet pikërisht me prodhimet e kësaj firme. Këtë fakt e bën të ditur vetë sponsori Ibrahimi, i cili shprehet se janë porositur dhe paguar uniformat stërvitore dhe të përfaqësimit. Kështu, duket se stafi i Egnatias kërkon që ta fillojë prezantimin e parë në A1 me këtë surprizë të këndshme. "Mendova që suksesi i Egnatias e meriton të shpërblehet me këto uniforma,- shprehet sponsori Ibrahimi,- i cili vazhdon: "Do të marrim gjithçka që i nevojitet një ekipi futbolli, duke filluar nga baza didaktike për të vazhduar me dy-tre kostume verore dhe dimërore, si stërvitore, ashtu edhe për përfaqësimin." Pra, Egnatia kërkon të befasojë që me paraqitjen e saj. Po ashtu, mësohet se edhe trajneri Zhupa ka këmbëngulur për të pasur një bazë bashkëkohore didaktike.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Qershor 2004 16:48
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > KS Egnatia

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.