Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Mufid Libohova
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mufid Libohova

Mufid Bej Libohova ka qenë një nga flamurtarët kryesorë të lëvizjes sonë kombëtare. Patriot nacionalist nga më të pastrit, studioz dhe burrë shteti realist i pajisur me cilësi të larta diturie dhe karakteri, i njohur dhe i çmuar edhe në qarqet politike e diplomatike ndërkombëtare. Ai ka qenë një nga prijësat shqiptarë më me rëndësi të kohës së tij dhe ka luajtur një rol vendimtar si për përpjekjet për shpalljen e pavarësisë kombëtare ashtu edhe për themelimin e Shtetit Shqiptar.Veprimtaria atdhetare e këtij burre shteti në fushën ndërkombëtare dhe kombëtare u shfaq, pa ndërprerje para dhe mbas shpalljes të pavarësisë të Shqipërisë.

Ka qenë njeri me kulturë humanistike dhe juridike si dhe me një eksperiencë politiko-diplomatike shumë të gjerë; ka pasur marrëdhënie me personalitete të larta të botës politike, diplomatike dhe shoqërore jashtë dhe brenda vendit duke mbajtur kontakte me patriotë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë. Ka ndihmuar me shkrime, memorandume, raporte, kumtime diplomatike të drejtuara, here mbas here, kancelerive evropiane me të cilat paraqiste problemet shqiptare dhe mbronte me guxim interesat e larta të vendit, seriozisht të cënuara nga fqinjtë tanë të veriut dhe të jugut.

Luftoi ashpërsisht për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe bashkë me Ismail Kemal Bej Vlorën, të cilin e kishte kushëri dhe e lidhte një miqësi e ngushtë, organizoi-tok me një grup patriotësh-shpalljen e pavarësisë shqiptare në Vlorë më 1912.

Mufid Bej Libohova lindi në sarajet e stërgjyshërve të tij në Libohovë në korrik të vitit 1876 prej derës së Arslan-Pashallinjve që kanë qenë, brez pas brezi për disa shekuj me rradhë,Vezirët e principatës të Janinës (gjer në vitin 1788 kur fillon qeverimi i Ali Pash Tepelenës) i cili kishte bërë krushqi të ngushtë me bejlerët e Libohovës) dhe kanë qenë gjithashtu sundimtarët e Sanxhakut të Gjirokastrës dhe të Delvinës e shumë herë të disa krahinave të tjera. Pinjoll dhe më vonë kryetar e një familje historike më të lashta e të fuqishme të aristokracisë të vjetër shqiptare e cila njihet qysh prej shekullit 13-të dhe që sivjet ka kremtuar 700-vjetorin e lindjes.

Djali i madh i Neki Pashës, guvernator i Gjirokastrës, deputet i Shqipërisë në parlamentin e parë të Perandorisë Osmane, më 1879 dhe Këshilltar në Këshillin Perandorak të Shtetit. Mufid Beu studimet e para i kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe më vonë, në Stamboll ku mbaroi liceun perandorak “Galata Saraj” në gjuhën frëngjishte. Universitetin e kreu me plot sukses, në degën e drejtësisë. U laureua përsëri në Lausanne (Zvicër) ku mori edhe doktoratën në Shkencat Politike. Fliste dhe shkruante shumë gjuhë të huaja dhe kishte bërë shumë udhëtime në botë. Frëngjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persishten dhe italishten. Fare i ri hyri në karierrën diplomatike më 1898 dhe shkoi në ambasadën Perandorake në Bruksel të Belgjikës, ku brenda pak vjetëve u emërua Charge´ d`Affaires i asaj përfaqësie. Ndihmoi nacionalistët shqiptarë që vepronin në atë kryeqytet dhe veçanërisht Ismail Kemal bej Vlorën që botonte në atë kohë gazetën “Albanie” e më vonë “Le salut de l`Albanie” që shtypej në shqip, turqisht dhe greqisht. Ishte kjo një veprimtari shumë e rrezikshme që Stambolli e konsideronte një tradhëti. Më 1904, u transferua në Bernë si kryetar i misionit diplomatik në Zvicër. Gjatë atyre viteve ai vizitoi shumë kryeqytete të Evropës në Berlin, në Vjenë, Paris, Londër, Romë dhe Shën Petërsburg për t’i fituar miq kauzës shqiptare. Më 1906, shkoi në Kairo si mysafir i Hidivit (mbreti i Egjiptit) Abas Hilmi Pashajt të cilin e kishte mik për t’i kërkuar ndërhyrjen e tij pranë Oborrit të Stambollit në favor të autonomisë shqiptare.

Më 1907, shkoi si Kryekonsull në Thesali për të patur mundësinë që të mbikqyrte personalisht pasurinë e madhe familjare mbas vdekjes së babait. Por me shpalljen e Hyrrietit më 1908, megjithëse ishte graduar Ministër Fuqiplotë dhe kishte një të ardhme të shkëlqyer në Perandorinë Osmane dha përnjëherë dorëheqjen së bashku me vëllezërit e tij Ekrem bejnë dhe Ajet bejnë,- i pari oficer epror Akademist i Kavalerisë në Shtatmadhorinë dhe i dyti Këshilltar i Ambasadës Perandorake në Athinë- për të marrë pjesë më aktive dhe direkte në lëvizjen kombëtare për lirinë e Atdheut duke sakrifikuar sisoj pa ngurim, tre vëllezërit nacionalistë interesat e tyre personale.

Ai ishte shumë i pasur dhe bujar dhe kishte trashëguar nga i ati, Neki Pasha, një pasuri të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjyshi i tij Malik Pasha- që nuk kishte kurrë pranuar detyra zyrtare-ishte konsideruar person më i pasur, jo vetëm në Shqipëri, por me një pasuri të konsiderueshme edhe në Greqi,Turqi dhe në Egjipt.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Prill 2004 17:49
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:00 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Mufid Libohova

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.