Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Moto GP > Klasi 250cc
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Klasi 250cc

Në sezonin 2033 ky ka qenë nga klaset më spektakolare dhe nga më interesantet, pasi sfidat ishin të shumta

Për klasin 250cc, dueli Poxhali - Rolfo.


Edhe në këtë sezon, në klasin 250cc pritet që sfidat më të nxehta të jenë mes Roberto Rolfos dhe Manuel Poxhalit. Ashtu si edhe në kategoritë e tjera, edhe ky klas do të fillojë këtë fundjavë në pistën e Uelkomit. Në luftën për titull duket se do të jetë edhe Toni Elias apo Rendi de Puniet, pilotë që në sezonin e shkuar janë renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. Këtu duhet theksuar se Daniel Pedroza apo Aleks de Anxhelis nuk do të qëndrojnë duarkryq. I pari ndihet i freskët pas titullit kampion që arriti të fitonte sezonin e shkuar në klasin 125cc. Moto Gp, për Manuel Poxhalin, me sa duket, duhet të presë, pasi objektiv i tij do të jetë fitimi i titullit kampion. Në sezonin 2003, klasi 250cc ka qenë më spektakolari dhe më interesanti për sa u përket sfidave. Të gjithë pilotët pretendentë të sezonit 2003 do ta fillojnë këtë kampionat me dëshirën për t'i marrë nga duart titullin sanmarinezit të Aprilias. Një nga rivalët e tij më të ashpër, me sa duket, do të jetë Roberto Rolfo, i cili me Hondën e tij, sezonin e shkuar, ishte në luftën për titull deri në garën e fundit. Një rol protagonist në këtë sezon do të ketë edhe Rendi de Puniet. Sezonin e shkuar, francezi është renditur në vendin e katërt. Pas tyre, mund të përmendim edhe grupin tjetër të pretendentëve që vijnë nga Spanja, janë Toni Elias, Fonsio Nieto dhe Daniel Pedroza, i cili aktualisht është kampioni në fuqi i klasit 125cc.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Prill 2004 14:24
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Pedroza: Fitorja - ´Një shëtitje´

Daniel Pedroza me Honda ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Gjermanisë për klasin 250cc. Tashmë piloti spanjoll ka arritur të sigurojë akoma më shumë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, duke u shkëputur në njëfarë mënyre nga rivalët që e ndjekin. Në vendin e dytë në këtë garë është renditur Sebastian Porto me Aprilia dhe në vendin e tretë piloti nga San Marino, De Anxhelis. Vetëm në vendin e katërt është renditur japonezi Aojama dhe në të pestin De Punie. Pilotë të tjerë, që cilësoheshin pretendentë për këtë garë, si Manuel Poxhali dhe Toni Elias, e kanë përfunduar shumë shpejt garën, pasi janë rrëzuar. Piloti spanjoll 18?vjeçar ka arritur në pistën e vështirë të Sasheringut fitoren e tij të tretë radhazi për këtë sezon. Me këtë rezultat, ai ka 25 pikë diferencë nga vendi i dytë në klasifikimin për pilotë. Në vendin e dytë në këtë klasifikim të përgjithshëm renditet francezi Rendi De Punie, i cili e përfundoi këtë garë në vendin e pestë. Për skuadrën Honda, kjo ishte një fitore shumë e lehtë, mund të themi se ishte si një shëtitje. Në fillim të garës, vetëm spanjolli Sebastian Porto ka arritur të mbajë hapin e fituesit. Këtë ritëm ai e mbajti vetëm në xhirot e para, sepse Pedroza në vazhdim bëri disa kohë shumë të shpejta, të cilat i dhanë mundësi që në fund të garës të kishte një diferencë prej 6 sekondash ndaj pilotit të vendit të dytë. Në vendin e tretë, që është dhe shkalla më e ulët e podiumit, është renditur piloti nga San Marino, Aleks De Anxhelis. Ai ka arritur të lë prapa japonezin Aojama dhe De Punietin. Gara e kampionit të botës në fuqi për këtë klas, Manuel Poxhalit, zgjati vetëm 5 xhiro, pasi ai u rrëzua me një shpejtësi rreth 150 km/h. "Zhvilluam vërtet një garë shumë të bukur. Ritmi që mbanim ishte shumë i mirë. Në xhirot e fundit e ula disi ritmin, pasi isha më i qetë dhe rivalët i kisha larg," - ka thënë Daniel Pedroza në konferencën për shtyp, që ka dhënë menjëherë pas përfundimit të garës. I kënaqur ka qenë edhe Aleks De Anxhelis për vendin në podium që zuri në garën e Gjermanisë. "Jam shumë i kënaqur me këtë rezultat. Në fillim kisha disa probleme me gomën e përparme. Ishte disi e fortë dhe rrëshqiste në xhirot e para, por në fund, falë gomës së fortë që kisha montuar mbrapa, gjithçka shkoi shumë mirë. Kisha disa xhiro që e studioja garën e De Punietit. Më në fund, arrita të gjeja një pikë të pistës ku ta parakaloja. Në atë kthesë ai futej gjithmonë shumë gjerë. Motori është përmirësuar ndjeshëm, tani duhet të studiojmë dhe të gjejmë një mënyrë sesi të kalojmë Pedrozën dhe Porton," - ka përfunduar De Anxhelis.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2004 14:01
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Moto GP > Klasi 250cc

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.