Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipëria > Arkivi i Internetit > Lajme kompjuterike
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Lajme kompjuterike

HP i pan aplihon tehnoiogjite me te reia te njesiue punuese te UNiM-it

HP prezentoi modelin e ri te HP Workstation c8000, i dedikuar per aplikimet me te' kerkuara teknike ne industrine automobilistike, aeronautike dhe elek-tronike, duke ofruar per kater here perfomasa me te mira grafike dhe per dy here fuqi me te madhe kom-pjuterike sesa modelet e deritanishem. Duke futur perfomasa te reja ne aplikimin tradi-cional per UNIX®, HP c8000 eshte njesi punuese per manipulim me nderlikueshmerine e modeleve te medhenj, lidhjeve sistemore, analizen e disenjit dhe simulacionit. Fale permiresimit te procesoreve, grafikes, 9ipsetit dhe teknologjise se ftohjes, kjo gjenerate e re njesive punuese RISC te HP-se shfry-te'zuesve te njesive punuese UNIX u mundeson dis-enj dhe analize me te lire te prodhimeve. Procesori PA-8800 ofron perfomasa dyprocesore me cmim te nje 9ipi, gjegjesisht perfomasa katerprocesore me 9mim prej dy 9ipave, dhe eshte kompatibil ne menyre binare me aplikacionet ekzistuese per HP-UX
10.20, 11.0

Sulmet virusale te organizuara

Ajo qe deri tani konsiderohej, se autoret e virueve informatike jane "luftetare te vetmuar" dhe se ne baze te kesaj jane raste te izoluara, eshte treguar si teze e gabuar. Hulumtimet me te reja te kodeve virusale, kane treguar se lufta ne fushen e viruseve shpie drejt dominimit dhe se ne nje" fare menyre aspak nuk shpie kah krijimi i demit, por "disfata" e virusit konkurrues. Kompania e sigurimeve Central Comamnd ka publikuar mesazhe interesantete zbuluar ne kodet virusale. Keshtu ne virusin Bagle (versioni J) kane gjetur: "Hey, NetSky, don't ruine our bussi-ness, wanna start a war?", perderisa ne virusin Netsky (versioni F) eshte paraqitur mesazhi: "Bagle - you are a looser!!!!". Central Command permend se si kodet jane perplot ofendime te drejtuara autoreve te viruseve dhe se si ne internet haptazi behet lufte e madhe. Edhe nje tregues se behet fjale per nje taktike te menduar eshte edhe periudha shume e shkurter ndermjet daljes se viruseve "te fuqishem", te cilet kesaj radhe duhej t'i zenin kompanite antivirusale ne gjume

Leadek paralejmeron winfast A400

Si nje nga prodhuesit te cilet jane orientuar vetem ne procesoret grafike te nVidia-s, Leadtek ishte prej te pareve te cilet paralajmeruan kartelen grafike te bazuar ne 9ipin e ri GeForce 6800 Ultra. Kartela do te shitet nen emrin Leadtek WinFast A400 Ultra TDH

My VIVO, kurse do te arrije me 256 MB GDDR3 memorie, me VIVO-adapter dhe ftohes inovues Air Surround. Prapeseprape, ajo qe me siguri me se shumti e ndan nga kurrenca eshte bundle shume i pasur softuerik qe perfshin nje varg veglash dhe lojerash:

DirectBurn, WinFast PVR, WinFastDVD, ColoReal Embedded, ColoReal Visual, ColoReal Bright, CYCORE CULT 3D, Ulead VideosStudio 7 SE DVD, DVD MovieFactory 2 SE dhe Cool 3D 3.0 SE.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Korrik 2004 16:38
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

ja edhe disa te tjera prej meje.

Mos e mbani laptopin në gjunjë!


Tërë koha të cilën e kaloni para kompjuterit kur jeni në rrugë ju dëmton më shumë sesa mund të mendoni. Ekspertët për reproduksion tërheqin vërejtjen për rezultatet e hulumtimit mbi dëmshmërinë e kompjuterëve bartës në frytshmërinë e meshkujve. Rezultatet janë të këqija. Hulumtimi është publikuar në revistën Human Reproduction, kurse tregon se temperatura e testiseve, po qe se laptopi mbahet në gjunjë, për vetëm një orë rritet për 4,6 deri 5 gradë. “Kompjuterët bartës arrijnë temperaturat e brendshme të punës deri 158 gradë. Përveç se prodhojnë ngrohtësi direkte, njerëzit duhet t’i mbajnë këmbët mbledhur, ashtu që mos t’u bijë kompjuteri. Edhe kjo rrit temperaturën e testiseve”, ka thënë dr. Yefim Shenykin, profesor i urologjisë dhe shef i repartit për frytshmëri mashkullore dhe mikrokirurgji në Universitetin në New York. Ai bashkë me kolegët e tij bëri eksperimentin te 29 vullnetarë në moshë prej 21 deri 35 vjet, duke matur temperaturën e testiseve para dhe pas përdorimit njëorësh të laptopit. Duke marrë parasysh se deri në fund të vitit të ardhshëm në botë do të përdoren rreth 150 milionë kompjuterë bartës, këto të dhëna duhet kuptuar seriozisht.


Netsky-P në kulmin e viruseve

Sipas matjeve të kompanisë Sophos, në majen e listës së virusëve më të këqinj gjatë vitit 2004 është Netsky-P. Ky vit karakterizohet për nga rritja e numrit të dëmtuesve të rinj të kompjuterëve madje për 52% në raport me vitin e kaluar, kurse virusit Netsky-P i takuan 22,6% të të gjitha problemeve virusale të lajmëruara në Sophos. Gjithsej janë detektuar më shumë se 30 versione të ndryshme të krimbit origjinal Netsky i cili për herë të parë u zbulua në shkurt, përderisa Netsky-P është vetëm versioni më i suksesshëm i atij krimbi, për herë të parë i zbuluar në mars.

Vendin e dytë e ze krimbi Zafi-B, të cilit i takuan 18,8% të të gjitha infektimeve të zbuluara, përderisa me hise prej 14,2% është në vendin e tretë krimbi Sasser. Në Sophos sidomos e theksojnë moskujdesin e shfrytëzuesve prej shkaktarëve kryesorë të përhapjes së viruseve. Në të vërtetë, në kompani theksojnë se edhe mëtej numri më i madh i paraqitjeve të shfrytëzuesve është lidhur me krimbat sikurse Netsky-P dhe Zafir-B, pa marrë parasysh se sendërtimi i programeve antivirusale janë të nxjerrura para më shumë se gjysmë viti, sepse është i madh numri i shfrytëzuesve që nuk sendërton aspak softverin e vet antivirusal.


Arriti Thunderbird 1.0


Mozilla mundësoi marrjen e open-source programit të vet për leximin e e-mailave të versionit Thunderbird 1.0, i cili do të duhej të rrezikojë mbifuqinë e Outlook Expressit të Microsoftit. Thunderbird që nga viti 2003 është në zhvillim, kurse ky version përmban opcione të ndryshme të dobishme siç janë filtrimi i avancuar i mesazheve, personalizimi i ballinës sipas vullnetit të shfrytëzuesit dhe implementimit të RSS teknologjisë.

Mozilla thekson se Thunderbird 1.0 është shumë më i sigurt se konkurrenca, sepse nuk lëviz automatikisht skriptat dhe datotekat e ofruara të e-mailave të arritura, si dhe se shfrytëzon engine të Mozillës për shfaqjen e HTML mesazheve, e jo Internet Explorer me krimba të Microsoftit.

Thunderbird 1.0 momentalisht mund të zbritet vetëm në gjuhën angleze, edhe atë për sistemet operative Windows, Linux i OS X, kurse mund ta gjeni në këtë web faqe: www.mozilla.org/products/thunderbird/.


Spectra Systems MediaCoat


Kompania Spectra Systems, e specializuar për zgjidhjet e destinuara për shënimin, përcjelljen dhe kontrollimin e autenticitetit të dokumenteve dhe prodhimeve, ka zhvilluar teknikën për shkrim në mediat CD/DVD në anën në të cilën është incizuar përmbajtja. Teknologjia e quajtur MediaCoat sipas pohimeve të përfaqësuesve të kompanisë është kompatibile me të gjitha llojet industriale “të shtypura” të mediave CD/DVD, përfshirë këtu mediat e bazuara në laserin e kaltër, HD-DVD dhe Blu-ray. Në kompani gjithashtu theksojnë se ajo teknologji siguron kohëzgjatje më të mirë të mediave sepse i bën më rrezistuese ndaj gërvishtjeve.


IBM-ja shet PC afarizmin?


Sipas disa informatave, IBM-ja shqyrton shitjen e departamentit për prodhimin e PC kompjuterëve. Kompania e cila në vitin 1981 ka prezentuar PC kompjuterin e parë, kahjet bazë disenjuese të të cilit janë mbajtur sot e kësaj dite, për shkak të shitjes gjithnjë e më të dobët do të mundej që plotësisht të tërhiqet nga ai segment i afarizmit.

Në vend të afarizmit me kompjuterë personalë, IBM-ja në të ardhmen plotësisht do të duhej t’i përkushtohet afarizmit dukshëm më profitabil lidhur me shërbimet. Vlerësohet se vlefta e punës së përgjithshme lidhur me shitjen PC afarizmit të IBM-it do të mund të jetë ndërmjet një dhe dy miliardë USD, kurse do të përfshijë linjën komplete të kompjuterëve të tavolinës dhe atyre bartës. Në mesin e kandidatëve më seriozë për blerjen e PC afarizmit të IBM-it përmendet kompania kineze Lenovo.


HP-ja dhe Veritasi do të shpeshtojnë zhvillimin e shërbimeve virtualizuese në sistemin HP-UX 11


Kompanitë HP dhe Veritas kanë paralajmëruar zgjerimin e partneritetit të tyre afatgjatë, në suaza të të cilit HP prodhimet e kompanisë Veritas i emëroi si zgjidhje preferente për drejtimin e sistemeve të datotekave dhe drejtimin e ngarkimit të shërbyesve. Në kuadër të kontratës disavjeçare HP bashkë me prodhimet e veta do t’i ofrojë edhe prodhimet e Veritas Storage Foundation dhe me këtë do të zgjerojë mundësinë për virtualizimin dhe disponimin e lartë me sistemin operativ HP-UX 11i, si dhe pajisjes programuese HP Serviceguard. Kompanitë në zgjidhjen e HP Serviceguard-it do të integrojnë prodhimet kyç siç janë Veritas Storage Foundation Cluster File System dhe Storage Foundation for Oracle RAC. Pajisja progamuese HP Serviceguard mbron aplikacionet kyçe prej paletës së gjerë të prishjeve të ndryshme të pajisjes programuese. Veritas Storage Foundation numrit më të madh të shërbyesve u mundëson kyçje të njëkohësishme deri te aparati për grumbullimin e të dhënave, gjë që mundëson optimizimin e përdorimit të aparateve dhe ndarjen e ngarkesës ndërmjet shërbyesve.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2005 23:26
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roneo Kliko këtu për të kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roneo Shto Roneo në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roneo në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Re: ja edhe disa te tjera prej meje.

Citim:
Po citoj ato që tha Roneo
[b]Mos e mbani laptopin në gjunjë!


Tërë koha të cilën e kaloni para kompjuterit kur jeni në rrugë ju dëmton më shumë sesa mund të mendoni. Ekspertët për reproduksion tërheqin vërejtjen për rezultatet e hulumtimit mbi dëmshmërinë e kompjuterëve bartës në frytshmërinë e meshkujve. Rezultatet janë të këqija. Hulumtimi është publikuar në revistën Human Reproduction, kurse tregon se temperatura e testiseve, po qe se laptopi mbahet në gjunjë, për vetëm një orë rritet për 4,6 deri 5 gradë. “Kompjuterët bartës arrijnë temperaturat e brendshme të punës deri 158 gradë. Përveç se prodhojnë ngrohtësi direkte, njerëzit duhet t’i mbajnë këmbët mbledhur, ashtu që mos t’u bijë kompjuteri. Edhe kjo rrit temperaturën e testiseve”, ka thënë dr. Yefim Shenykin, profesor i urologjisë dhe shef i repartit për frytshmëri mashkullore dhe mikrokirurgji në Universitetin në New York. Ai bashkë me kolegët e tij bëri eksperimentin te 29 vullnetarë në moshë prej 21 deri 35 vjet, duke matur temperaturën e testiseve para dhe pas përdorimit njëorësh të laptopit. Duke marrë parasysh se deri në fund të vitit të ardhshëm në botë do të përdoren rreth 150 milionë kompjuterë bartës, këto të dhëna duhet kuptuar seriozisht.





Plako, mbasi lexova kete lajm tek Wired.com vjet ne dhjetor, pyeta nje shokun tim mjek, sesa e vertete eshte qe nxehtesia ndikon per keq tek testikujt. Ndikon dhe jo pak, pasi te con drejt sterilitetit, shkurt te len "pa familje". Dhe nuk eshte vetem laptopi qe mund te te ndikoje, por cdo burim nxehtesie, nje dush i nxehte psh, nje banjo ne vaske ose nje xhakuzi, ndikon gjithashtu.


Keshilla ime (personalisht nuk e kam zbatuar akoma), mbani nje qese me akull tek testikujt, per te ulur temperaturen, jo me e cuar minus, se e bote me keq :p:p:p

Ja pse jam ne favor te ndonje shpikjeje pantallonash ose mbathjesh me kondicioner, se nuk ja vlen me rreziku me nejt pa familje :p

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2005 23:38
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Eshte vetem opinion personal, por une nuk i besoj ketyre lajmeve. Trupi i njeriut nuk eshte makine aq statike sac mendohet, prandaj adaptohet dhe rregullon mekanizmat ne baze te kushtve.

Sipas ketyre lajmeve kush fle me kembe mbyllur naten rrezikoka sterilitet (lol), kush beka shpesh vaske rrezikoka sterilitet (lol), kush paska pune ne zyre qe rri ulur per kohe te gjate rrezikoka po ashtu (lol). Thjesht ekzagjerime, une i besoj trupit tim dhe jetes normale. Kam nje laptop qe nxehet si furre buke dhe me bezds shume por nuk besoj se do me lere steril

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2005 07:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Re: Re: ja edhe disa te tjera prej meje.

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali




Plako, mbasi lexova kete lajm tek Wired.com vjet ne dhjetor, pyeta nje shokun tim mjek, sesa e vertete eshte qe nxehtesia ndikon per keq tek testikujt. Ndikon dhe jo pak, pasi te con drejt sterilitetit, shkurt te len "pa familje". Dhe nuk eshte vetem laptopi qe mund te te ndikoje, por cdo burim nxehtesie, nje dush i nxehte psh, nje banjo ne vaske ose nje xhakuzi, ndikon gjithashtu.


Keshilla ime (personalisht nuk e kam zbatuar akoma), mbani nje qese me akull tek testikujt, per te ulur temperaturen, jo me e cuar minus, se e bote me keq :p:p:p

Ja pse jam ne favor te ndonje shpikjeje pantallonash ose mbathjesh me kondicioner, se nuk ja vlen me rreziku me nejt pa familje :p



Uaaaa! Tani e kuptova pse te paret tene qe vishnin brek lini dhe pantallona leshi (shajaku) ishin steril sepse temperatura e testikulit ishte e shume e larte. Si duket ky profesori kishte kaluar keteje nga anet tona dhe jua kishte treguar kete zbulim. Dhe ata te mjeret i besuan dhe ne vend te kishin dy tre femije duke kujtuar se ishin steril hoqen marrshin indjetro dhe keshtu u bene me nga shtat tet femije.
Nejse se shaka po bej.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2005 09:00
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Hmmm

Fajtor dhe azzurro, une nuk jam per mjekesi, por ju mund te pyesni, nese eshte e vertete qe kur ben nje banjo te ngrohte, ulet numri i spermatozoideve tek mashkulli apo jo?



Po te kujtoj qe sa me i paket numri i spermatozoideve tek mashkulli, aq me pak eshte mundesia qe ai te lere pasardhes, fakt shkencor ky.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2005 23:19
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipëria > Arkivi i Internetit > Lajme kompjuterike

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.