Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Lufta Antifashiste > Ibe Palikuqi
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Ibe Palikuqi

Ibe Palikuqi, (1927-1944). Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në qytetin e Dibrës. Që nga 1942 shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Jugosllavi, më 23.9.1944.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Mars 2005 18:35
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Yje te Pashuar.

Keshtu quhet nje seri e madhe librash qe u shkruan gjate kohes se realizmit socialist ku pershkruheshin jetet e pjeses me te madhe te deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare.

Une, si familje komunisti dhe deshmori, kisha disa vellime te "Yje te Pashuar" dhe kur une isha rreth 10 (dhjete) vjec, u bera lexues i flakte i jeteve te tyre, aq sa i mesova permendesh. Seriozisht. Mesova kur kishin lindur dhe kur kishin vdekur, nga ishin, ne cilen brigade benin pjese, kush quhej "Heroine\Hero i\e Popullit", etj., informacione te hollesishme.

U bera i famshem gjate asaj kohe aq sa kusherinjte e mi ndonjehere talleshin me mua. Mami donte t'i fshihte, sepse nuk po i kushtoja rendesi solfezhit dhe pianos. Babai grindej me gjyshin, i cili (gjyshi) si partizan, donte qe une t'ia lexoja atij sepse i kujtoheshin kohet e tij luftarake.
Madje edhe une u lidha shume me partizanet, aq sa pothuajse cdo pasdite ngjitesha tek "Varrezat e Deshmoreve" te Korces dhe i lexoja te gjitha emrat e tyre.

E keshtu puna. Partizania qe ti Plloshtan ke sjelle ketu para nesh, me duket se eshte tek vellimi i dyte ose i trete, nuk jam i sigurt. Mbaj mend qe ne fotografi eshte paraqitur nje fotografi e saj. Nje vajze me floke te gjata te hedhura pas, me ball te gjere dhe me nje pamje dhe hije serioze, tregues i qarte i qellimit te 17-vjecares, qe dha jeten per ne qe po flasim sot per te.

Le te krenohet Dibra dhe bashke me te gjithe Shqiperia jone e dashur, e varfer, optimiste se ka bij dhe bija trima dhe sypatrembur.

Nderimet e mia.

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Korrik 2006 06:54
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stanley Kliko këtu për të kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stanley Shto Stanley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stanley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Re: Ibe Palikuqi

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Ibe Palikuqi, (1927-1944). Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në qytetin e Dibrës. Që nga 1942 shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Jugosllavi, më 23.9.1944.


 

Mendoj se duhet te cilesoje se partizanja trime I Plikuqi eshte me origjine nga Dibra e Madhe qe fatkeqesisht e padrejtesisht ndodhet nen kthetrat sllavomaqedonase.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Nëntor 2007 19:46
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Lufta Antifashiste > Ibe Palikuqi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.