Petrit Kola
Mbushes topi.
Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996
|
Rinovim ekstradimeve qe nisi Ahmet Zogu me SHBA-ne
Xhafa: Rinovim ekstradimeve qe nisi Ahmet Zogu me SHBA-ne
E Diele, 12 Qershor 2005
TIRANE - Ministri i Drejtesise, Fatmir Xhafa, deklaroi dje gjate nje konference per shtyp, se Shqiperia eshte nje partner i besueshem per shtetin dhe qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes (SHBA). Keto komente, Xhafa i beri pas kthimit te tij nga SHBA, ku ndodhej per nej vizite zyrtare. Xhafa u takua atje, me zyrtare e Departamentit Amerikan te Drejtesise, ne Departamentin e Shtetit, apo edhe ne Kongresin Amerikan dhe ka folur lidhur me situaten ne sistemin e drejtesise ne vendin tone, me situaten ne vend si dhe programet e bashkepunimit mes paleve. Sipas Xhafes, Shqiperia dhe SHBA, kane vendosur te rinovojne nje marreveshje te qeverise se ish mbretit Ahmet Zogu, per ekstradimin e personave qe kane probleme me drejtesine. "Ne shkuam ne takim me nje propozim konkret bashkepunimi, qe ishte edhe nenshkrmimi i nje marreveshjeje te re per ekstradimet, pasi ajo e vitit 1933, e cila ka funksionuar edhe kohet e fundit, duhet t'u pershtatet zhvillimeve te kohes", deklaroi ministri Xhafa. Ai beri te ditur se kerkesa e bere nga ana jone, u mireprit nga Gonzales, (Minister i Drejtesise dhe Prokuror i Pergjithshem te SHBA), i cili ka garantuar me shume mbeshtetje, me shume bashkepunim dhe me shume projekte te perbashketa, te cilat kane ne thelb zbatimin e ligjit. Ministri shqiptar tha se lidhur me ceshtjen e zgjedhjeve, vjen kerkesa permanente per permbushjen e standarteve demokratike per zgjedhjet e 3 korrikut. "Z. English me garantoi se kjo do t'i siguroje vendit tone nje mbeshtetje te panderprere nga partneret nderkombetare".
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|