Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipëria > Arkivi i Internetit > Podkastet, prirje e re e teknologjisë së internetit ..
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Podkastet, prirje e re e teknologjisë së internetit ..

Podkastet janë dosje informacioni elektronik, që mund të regjistrohen në mjete elektronike si Podi. Podkastet fillimisht ishin një metodë e përdorur nga artistë të pazbuluar ende nga industria muzikore, të cilët ia përcillnin interpretimet e tyre publikut, që përdor internetin. Por këto dosje elektronike kanë hyrë në përdorim të gjerë edhe nga stacionet televizive dhe mediat e tjera, të cilat shpresojnë se së shpejti do t’i shndërrojnë podkastet në një burim të ardhurash. Podkastet janë dosje elektronike për regjistrim të tingujve. Ato mund t’i regjistrosh në kompjuter ose t’i transferosh në iPOD apo në ndonjë magnetofon dore. Janë pak a shumë si një program i shkurtër radioje, por ndryshe nga radiostacionet që transmetojnë përmes internetit, përmes podkasteve mund të dëgjosh programet e preferuara kudo të jesh dhe kur të duash. Përdorimi i podkasteve mori hov verën e kaluar, pas hedhjes në treg të iPOD-it, një mjet i ri elektronik që lejon regjistrim automatik të dosjeve. Podkastet u bënë një zgjedhje e preferuar e mediave të pavarura, muzikantëve, artistëve apo kujtdo që donte të krijonte një program radiofonik, por nuk i jepej mundësi të përdorte valët e një radio-stacioni ose nuk kishte para për të blerë licencën për radio. Brajan Rasëll përgatit për transmetim një program të përjavshëm të titulluar Audi-Aktivizimi. Ai thotë se është shumë e thjeshtë të përdorësh podkastet: “Të duhet një mikrofon, një mjet për të regjistruar zërin dhe një kompjuter”. Kështu krijoheshin dosjet podkast vjet. Por sivjet, podkasti ka hyrë në përdorim të gjerë. Politikanë, si ish-senatori demokrat Xhon Eduards, po përdorin podkastet për të përcjellë mesazhin e tyre, ndërsa rrjeti televiziv “Fox” po krijon dosjet e veta me programet më të ndjekura. Rrjete të tjera televizive si CBS ofrojnë gjithashtu dosje podkast, ku janë të regjistruara emisionet e lajmeve, të cilat mund t’i dëgjosh kur je duke u kthyer nga puna më këmbë apo me tren. Dik Mejër, kryeredaktor i faqes elektronike CBSnews.com thotë: “Konsumatori amerikan nuk kënaqet më, vetëm kur merr lajmet që ofrojnë mediat. Ne kemi tashmë teknologjinë për t’u ofruar dëgjuesve lajme dhe informacion të freskët, nga platforma të ndryshme. Përmes podkasteve do të bëjmë tashmë edhe më shumë”. Ndër të rejat e fundit nga dosjet podkast është krijimi i faqes elektronike iTunes nga kompania “Apple”, përmes së cilës mund të regjistrosh menjëherë podkastet e preferuara në një magnetofon dore, pasi ke bërë një abonim në temat e preferuara. Për disa mund të jetë e vështirë, por Dik Mejër thotë se nuk është thjeshtë një teknologji e re e kërkuar nga konsumatorët, por edhe një burim i ri të ardhurash: “Na janë drejtuar drejtues të kompanive reklamuese me kërkesën për t’iu bashkangjitur dosjeve podkast që ne ofrojmë për dëgjuesit. Ata duan t’i përdorin podkastet për reklama”. Aktualisht, ka mbi 7 mijë podkaste në transmetim dhe ky numër rritet për ditë - një mundësi e re për të komunikuar me konsumatorin, që reklamuesit nuk mund ta lënë në harresë.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Gusht 2005 06:36
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipëria > Arkivi i Internetit > Podkastet, prirje e re e teknologjisë së internetit ..

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.