Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.)
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.)

Leka i Madh

Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.)



Dijetari i famshëm i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 e.s.), që shkrojti

serinë prej 17 vëllimesh të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan:



“Shqiptarët dhe Maqedonasit flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje

në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të

përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.





Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht

se ka shkrojtur veprën përfundimtare mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar:



W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966.



Që në hyrjen e këtij libri shkruhet:



“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimbia) gjak Ilir,

domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.),

që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.





- - - - - - - - - - - - -

Në mbyllje, edhe pse të dhënat për Lekën e Maqedonisë

janë filtruar prej bizantinëve, nëse Leka i Madh do të ishte grek,

atëhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisë”.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2005 01:40
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Leka i Madh në përfytyrimin e shqiptarëve

Që nga lashtësia, shkruhet qartë për këtë.

Figurat e shquara të historisë botërore, Pirroja dhe Aleksandri (Leka i Madh) i kanë frymëzuar dhe inkurajuar ndjeshëm shqiptarët në luftërat e tyre për liri e pavarësi. Duke filluar së paku nga shek. XV, shqiptarët i kanë konsideruar ata si paraardhës të denjë të tyre. Arsyet përse këto figura u bënë kaq popullore dhe hynë aq thëllë në ndërgjegjen e shqiptarëve duhen kërkuar në lëvizjen humniste të rilindjes italiane, në njohjen e historisë dhe kulturës antike, në leximin nga elita intelektuale shqiptare e kohës së trashëgimisë antike, të veprave të autoreve të greko-romakë dhe të gjithë letërsisë humaniste, me pikësynim njohjen e rrënjëve të historinë së vendit, të së kaluarës së tij, etj.

Kështu, historiani i ynë i shquar, M. Barleti, që në titullin e veprës së tij "Historia e Skënderbeut" e njehson Skënderbeun si epirotas: "Marin Barleti, shkodran, mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut, princit shumë të ndritur të epirotasve". Në dedikimin që Barleti i bën nipit të Skënderbeut, kastriotasit don Ferrante, autori shkruan: "Kur mendoj, o princ i ndritur don Ferrante, gjendjen e tanishme të Epirit dhe se si kjo gjenje ka qenë dikur, nuk mund ta shkruaj historinë e saj". Barleti e vendos principatën e Kastriotëve në Epir. "Gjatë kësaj kohe në Epir - shkruan ai - shquhej ndërmjet mbretërve të vegjël dhe princërve të tjerë emri fisnik i Gjon Kastiotit për sundimin e tij si në qytete të tjera e në Krujë veçanërisht". Por njëherësh me Pirron Barleti njeh si pararadhës të shqiptarëve edhe Aleksandrin e Maqedonisë. Kjo shprehet sidomos qartë në hyrjen e veprës, kur autori spjegon shkaqet që e nxisin të shkruajë historinë e Skënderbeut: "Përkundrazi, gjithë lumturia dhe lavdia epirote u përplas përdhe nga kulmi i saj me nam, pothuaj në një çast dhe liria u shemb e u thërrmua aq sa të mos duket tanimë fare asnjë gjurmë dhe asnjë shenjë e bujarisë së stërlashtë. Prandaj sikur të ngjallej ai Aleksandri i mjerë që i pari bëri të mbahej në gojë emri i fisit dhe i skeptrit në zverk të gjithë atyre popujve, sikur të kthehej në këtë jetë ai mjeshtri i luftërave, Pirroja, me siguri, nuk do ta njihnin Maqedoninë e tyre, nënën e kryetrimave, do ta braktisnin vendin që e patën vatër të lirisë dhe do ta përbuznin si të zvetënuar." (M. Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 50).

Barleti pra përdor dy koncepte për Shqipërinë e kohës së tij, konceptin Epir dhe Maqedoni. Duke bërë fjalë për rrethimin e dytë të Shkodrës dhe pushtimin e saj nga turqit (1479) Barleti shkruan këto fjalë për Maqedoninë. Sulltani "menjëherë u hodh në Maqedoni që sot në gjuhën popullore quhet Arbëri, sepse arbërorët e atij vëndi thuajse të gjithë flasin gjuhën arbërore". Në këtë vepër pushtimin e Shqipërisë Barleti e quan pushitm të Maqedonisë nisur nga fakti se Shqipëria kishtë qenë pjesë e saj në kohën e Aleksandrit të Madh. "Shkrodra - shkruan Barleti - është qendra e bregut të Maqedonisë dhe e asaj pjese të Dalmacisë që e ka afër", ndërsa më tej shkruan se "Shkodra ishte qyteti më i përmendur dhe kryeqendra e Shëqipërisë". Sulmet e para turke mbi tokat shqiptare Barleti i quan sulme të ndërmarrra ndaj Maqedonisë. Këtë emërtim për vendin përdor autori kur bën fjalë për betejën që u zhvillua Savër (afër Lushnjës) midis turqve dhe Balshës II (1385). Por krahas emërtimit Maqedoni Barleti përdor edhe emërtimin Epir. Epiri vdiq - shkruan ai - bashkë me kryetrimin (Skënderbeun - LM). (Barleti, vep. cit. f. 51).

Barleti, si të gjithë humanistët e kohës, bazohej tek autorët e vjetër greko-latinë, si Homeri, Straboni, Plini, Platoni, Lukani, Katoni, Cezari. Pra, Barleti përdor për vendin e tij, Shqipërinë, emërtime antike, të njohura prej autorëve të vjetër të lartpërmëndur.

Sipas Strabonit, ilirët dhe epirotët ndaheshin me grekët e vjetër në Akarnani. "Sipas Eforit, - shkruan vetë Straboni në veprën e tij Gjeografia (libri VII, paragrafi VI) - fillimi i Greqisë në perëndim është Akarnania". Sipas Herodotit, Greqia e vjetër shkonte deri në grykën e Teropileve. Duke bërë fjalë për luftën në grykën e e Termopilave Herodoti njofton se "grekët vunë mbretin Leonidha me 300 spartanë të mbronin grykën e Termopileve, me qëllim që barabarëve (persëve - LM) t’u ndalohej hyrja në Greqi. Pra, gryka e Termopileve shënonte kufirin verior të Greqisë. Sipas Hamondit, një studiues i shquar anglez, Straboni ka bërë një dallim të plotë midis fiseve ilire, fiseve epirote dhe fiseve greke. Vija ndarëse në jug midis ilirëve dhe epirotëve ishin malet Akrokeraune (malet e Vetëtimës - LM), ndërsa vija ndarëse midis epirotëve dhe grekëve ishtë gjiri i i Ambrakisë (sot gjiri i Artës - LM ) Ndërsa vija ndarëse midis grekëve dhe Tesalisë ishte lumi Peneus. Pra, Tesalia nuk ishtë tokë greke.

Po kështu shkruan edhe Skylaksi, një tjetër autor i vjetër. Sipas tij, Greqia fillonte nga qyteti i Ambrakisë. Në veprën e tij Peripleus, ai shkruan se "pas Thesprotisë vijnë mollosët dhe pas tyre Ambrakia, një qytet grek".

Tuqididi dhe Straboni i quajnë fiset epirote jo popullsi greke. Historiani i shquar i antikitetit, Teodor Momsen, i quan epirotët shqiptarë të antikitetit. Në librin e tij "Storia di Roma" (1903), duke bërë fjalë për Pirron dhe marrjen e pushtetit nga ana e tij, Momsen shkruan se "të gjithë shtrënguan radhët rreth tij, epirotët, trima, shqiptarët e antikitetit" (i valorosi epiroti, gli albanesi dell’antichitá). Nisur nga këta autorë Barleti e quan Skënderbeun epirotas dhe Shqipërinë herë Epir dhe herë Maqedoni. Madje, ai shkruan Epiri ose Maqedonia, emra këta të përdorur nga autorët e vjetër për trojet e shqiptarëve të kohës së tij. Epirotas e quajnë Skënderbeun edhe shumë historianë të tjerë humanistë të shek. XV - XVI.

Antonius Sabelicus (1436-1506) në veprën e tij "Historia e Venedikut" (Rerum Venetiarum), duke folur për Skënderbeun e quan atë epirotas, ndërsa zotërimet e tij Epir.Edhe një autor tjetër, anonim, në një vepër me karakter panegjerik, kushtuar perandorëve të Bizantit, të shkruar rreth viteve 1427 - 1446 shkruan se "Epiri banohej nga shqiptarë. Edhe tani - shkruan ky autor - gjithë ai vend (Epiri - LM) banohet i veçuar, në grupe të vogla dhe fshatra nga popullsi shqiptaro-ilire". Dhimitër Frangu, një bashkëkohës i Skënderbeut, e quan Epirin pjesë të Shqipërisë. "Skënderbeu, princi i Epirit -shkruan Frangu - ishte djali i vogël i zotit Gjon Kastrioti që zotëronte atë pjesë të Shqipërisë që quhet Emathia (Mat) dhe Tumenisht" (Demetrio Frango, Commentario delle cose dei turchi et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epiro, Venetia, 1539). Edhe Marin Beçikemi, një shkrimtar humanist i shek. XV që ka lënë një përshkrim të rrethimit të parë të Shkodrës nga turqit (1474), pushtimin e Shqipërisë nga këta në kohën e Gjon Kastiotit e quan pushtim të Epirit.

Të dhëna interesante për Epirin jepen edhe në letërkëmbimin midis Skënderbeut dhe sulltan Mehmetit II, për të cilin bën fjalë Dhimitër Frangu. Sipas tij, Mehmeti II në këmbim të paqes pranonte ta quante Skënderbeun princ të epirotëve (Prencipe delli Epirensi). Ndërsa Skënderbeu në përgjigje të tij i bënte të ditur se këtë titull e kishte marrë prej kohësh për hir të Zotit. Skënderbeu i shkruante Mehmetit II edhe për kurorëzimin që priste ng Papa Piu II si mbret i Epirit dhe i të gjithë provincës së Shqipërisë (Re dell’Epiro et di tutta la provincia d’Albania). Burimet historike të nxjerra nga arkivat e kohës provojnë se edhe veten dhe shqiptarët e quanin veten epirotas dhe pasardhës të Pirros dhe të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Është e njohur një letër e tij dërguar më 31 tetor 1460 një princi italian të Tarentinit Johan Antonius de Ursinis.

Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë. Skënderbeu përmend në letër si paraardhës të shqiptarëve edhe Pirron e Epirit dhe luftërat e tij fitimtare në Itali. Besimi se shqiptarët rridhnin nga Pirroja ishte më se i përgjithshëm edhe te turqit. Duke bërë fjalë për qëndresën heroike të shkodranëve në 1478 - 1479, Barleti shkruan këto fjalë të thëna nga një oficer i lartë turk: njeriu në botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit të vet, ky është ligj, pra edhe shqiptarët kanë shpirtin dhe zjarrin e Pirros, sepse prej tij rrjedhin.

Kjo letër tregon se në vetëdijën e tyre shqiptarët e njihnin veten si pasardhës të Pirros dhe njëherësh të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në Shqipëri e vendos Epirin edhe një bashkëkohës tjetër i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Në kronikën e tij të shkruar në mërgim, pas pushtimit të vendit, autori shkruan "l’Epiro in Albania". Po kështu, edhe shkrimtari i ynë Frang Bardhi në kapitullin tretë të fjalorit të tij, kur përshkruan fjalën "Arbni" shkruan se "ky është emri i saktë i disa kështellave që i përkasin asaj pjese të Maqedonisë e cila quhet Epir ose Albani" (Hoc est propria nomina nonnularum, atque Castellorum ad eam partem Macedoniae spectantium, quae Epirus sive Albania dicitur). Duke bërë fjalë për Shkodrën, autori shkruan se ky qytet ndodhet në Epir ose ndryshe Shqipëri (Scodra - vrbs in Epiro, seu Albania).

Si sinonim të Shqipërisë e quan Epirin edhe gjeografi i shquar i shek. XVI Gerardius Mecator (1512 - 1594). Në atlasin e tij, "Theatrum Orbis", autori shkruan: "Epiri, i quajtur ndryshe Shqipëri" (L’Epiro detto l’Albania). Një barazim të tillë të Arbërisë me Maqedoninë bën edhe historiani humanist Gjergj Merula në veprën e tij që bën fjalë për rrethimin e parë të Shkodrës nga turqit më 1474. Sipas tij sulltani vendosi të sulmonte atë pjesë të Maqedonisë që gjendet buzë Adriatikut e që sot quhet Arbëri. Po ashtu, sipas tij, "Shkodra ishtë mu në kufi me Dalmacinë dhe Maqedonië". Më tej, bazuar tek autorët e vjetër, Merula shkruan se lumi i Lezhës "ndan Dalmacinë nga Maqedonia". Duke bërë fjalë për ardhjen e ushtrisë së madhe turke, autori shkruan se tmerri përfshiu jo vetëm krahinën e Shkodrës, por të gjithë "banorët e bregut të Ilirisë dhe të Maqedonisë", pra tërë vendin. Frang Bardhi e quan gjuhën epirote gjuhë shqipe, të cilën turqit e quajnë "arnautçe". (Epirote = Iarbenesche, Turciche Arnautlar). Po kështu edhe Budi e quan shqipen gjuhe epirote. Këtë autori e shpreh qartë që në titullin e veprës "Pasqyrë e të rrëfyemit" për të cilën thotë se e ka përkthyer në gjuhën epirote (Speculum Confessionis, In epiroticum linguam a Pietro Budi... traslatum. Roma, 1621).

Por, siç u tha, krahas Pirros autorë të ndryshëm bëjnë referenca të shqiptarëve edhe me Aleksandrin e Madh. Arsyet duhen kërkuar në faktin se e ëma e tij ishte Olimpia, një grua jo greke, por epirote. Një nga statutet e Shkodrës, të botuara kohët e fundit (Statuti di Scutari), hapet me një privilegj dhënë Shkodrës nga Aleksandri i Madh. Barleti e shpjegon emrin e Skënderbeut nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pikërisht nisur nga fakti se shqiptarët e konsideronin vetën pasardhës të tij.

Frang Bardhi shkruan se Shkodra ishte themeluar prej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (Scodra esse conditam ab Alexandro Magno). Bardhi shkruan se këtë e besonin edhe vetë turqit dhe pikërisht për këtë arsye edhe e quanin Skënderia për ta dalluar nga qyteti i Aleksandrisë në Egjipt, i themeluar nga Aleksandri i Madh. Mendimi se Shkodra ishte theemluar nga Aleksandri i Madh qarkullonte në fakt që në kohë të Barletit. "Tashti pra, shkruan Barleti - disa të huaj thonë se Shkodra paska qënë themeluar nga Aleksandri i Madh". Sipas Barletit, këtë e besonin të gjithë edhe vetë muhamedanët shkojnë me këtë arsyetim, sepse Shkodrën në gjuhën e vet e quajnë Skanderi dhe ky arsyetim, sipas shpjegimit të tyre, është një me emrin Aleksandri. Barleti vetë nuk e besonte këtë mendim. Sipas tij, Shkodra ishte më e vjetër dhe themelimim e saj ai e lidh me të dhëna të tjera. Pavarësisht nga kjo, edhe Barleti e shpjegon emrin e Skënderbeut si një emër të dhënë nga turqit në kujtim të Aleksandrit të Madh që shqiptarët e konsideronin paraardhës të fisit të tyre.

Kështu, duke bërë fjalë për ndryshimin e emrave të bijve të Gjon Kastriotit nga turqit, Barleti shkruan: "Epirotëve, pasi ua ndërruan emrat e parë, u vunë të tjerë, të ndryshëm, sipas zakonit të asaj gjindjeje. Gjergji, qoftë rastësisht, qoftë pse ishte më i dalluari ndër të tjerët për natyrën e tij, u quajt Skënder, që është baraz me (emrin) tonë Aleksandër". Barleti bën të qartë se Skënderbeu e mbante Aleksandrin si paraardhës të shqiptarëve. Kështu, në një rast, duke i dhënë zemër ushtrarëve të tij, Skënderbeu u përmend atyre thyerjen e Darit të Persisë nga Aleksandri ynë (Barleti, vep. cit. f. 224). Duke përshkruar gëzimin e madh të shqiptarëve për fitoren kundër turqve në rrethimin e parë të Krujës, Barleti shkruan: Njerëzve, kur shikonin atë rini luftarake dhe kur shikonin atë lule burrash rreth Skënderbeut, nuk u dukej aq çudi që fuqitë e Muratit ishin thyer prej arbërve. Me të vërtetë, ishte kthyer përsëri shkëlqimi i lashtë i Maqedonisë dhe dukej se kishin ardhur prapë, tamam siç ishin dikur kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros. (Barleti, vep. cit. f. 285). Si paraardhës të shqiptarëve e njihnin Aleksandrin e Madh edhe shtetet e tjera të kohës, si Republika tregare e Raguzës (Dubrovniku).

Kur Skënderbeu me ushtrinë e tij u prit aty nga autoritetet e vendit (gjatë kalimit të tij për në mbretërinë e Napolit), në fjalimin e rastit, të mbajtur nga shkrimtari David, duke i uruar atij fitore, oratori tha midis të tjerave se "I lumtur do të shkosh, o princ i pathyeshëm, më i lumtur do të kthehesh. As Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotasve dhe mjeshtri i luftërave, nuk u kthyen fitimtarë nga Italia, ashtu siç do të kthehesh në atdhe i lumtur e fitimtar ti, o mbret i fuqishëm dhe bujar. Vetë Skënderbeu, sipas Barletit, në çastin e vdekjes përmend në porositë që i lë të birit fjalët që Filipi II i Maqedonisë i lë të birit të tij Aleksandrit të Madh. Autorë të tjerë shqiptarë, si Frang Bardhi, i cituar më lart bësonin madje se Aleksandri i Madh kishte lindur në Petrelë. Autorët e vjetër njoftonin se Aleksandri kishte lindur në Pella. Sipas Bardhit, Pella nuk ishte tjetër veçse Petrela. Studiuesi i njohur J. Falemerajer në veprën e tij "Elementi shqiptar në Greqi" shkruan se "Maqedonasit e vjetër, fitimtarët e Athinës e të Babilonisë, kishin farefisni me shiptaro-epirotas-ilirianët". Edhe patrioti i shquar Mërkur Bua pretendonte se rridhte nga Pirroja dhe maqedonasit. Dihet se në fund të shek. të kaluar mercenarët shqiptarë të mbretërisë së Napolit mbanin emrin regjimenti i maqedonasve.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Gusht 2005 07:42
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Vrasja e Klitit, tregim legjendar

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re aleksandi i madh.jpg
Ky file është shkarkuar 296 herë.

Kur lindi Aleksandri i madh, e ëma Olimbia, bije e fisit te Mollosve qe jane shtrire ne ato kohe te sterlashta ne krahinat e Jugut të Ilirisë deri ne gjirin e Vlorës… Ajo ia dha te birin e sapo lindur nje gruaje te njohur prej saj që ajo ti jepte gji, pasi siç dihet, disa nga grate, kur lindin fëmijën, ne pergjithsi kane probleme me gjirin dhe ne oret e para femijes i jep gji nje tjeter grua qe ka lindur ne ato dite te afrëta… Ajo grua qe i ka dhene gji Aleksandrit ka qene nje e njohur e Olimbisë e ëma e Klitit. Kliti u rrit bashke me Aleksandrin dhe u bene shoke shume te ngushte, aq sa Aleksandri e mori me vone ne trupen e tij ushtarake më besnike dhe e mbante si besnikun e vet me të forte prane vetes…
Aleksandri kshillohej shpesh me Klitin si miq edhe pse me kokfortesinë e tij ai nuk e degjonte gjithmonë !
Një herë Kliti e kundërshtojë aq shume sa u zunë me fjalë me njeri tjetrin shume ashper, aq sa nder te tjera Kliti në zënie e siper me fjalë i tha Aleksandrit:
“Ti ke vrarë babanë tënd për ti marrë pushtetin, etja jote nuk njeh kufijë për pushtet. Edhe botën sikur ta sundosh ti don prap të sundosh diçka të re…”!

Aleksandri i nevrikosur e vrau Klitin para këmbve të tij.
Pasi e vrau ai u bë i trebuar, ai thërriste me zë të lartë duke vajtuar me një gjuhë të çuditshme dhe ne të njeten kohe ai gerrvishtëte fytyrën e tijë, shkulte flokët dhe sidhej nëper ate truall të ngjarjes duke e rrahur gjoksin e vet me grushta dhe duke gjuajtur Dhe me duar poshte e lart…
Asnjë ushtar apo drejtues ushtarak nuk guxonin ti afroheshin në ato minuta tragjike që ai po kalonte…
Dhembja për të ishte tejet e madhe, aq e fortë sa atij tronditja i kishte shkuar aq thellë në shpirt, deri atje sa i kishte zgjuar disa nota ankimi e vajtimi që ja kishin ndezur flakë trishtimin deri ne celet e genit të gjakut të vet, ku e kishte bërë të ndjeje dhembjen për humbjen dhe ta demostroje hapur atë dhëmbje ashtu me disa rite fisnike krejtësisht të veçanta !
Ai e ndjente atë humbje aq thellë sepse kishte vrare njeriun me besnik, kishte vrare vëllane e gjirit, vëllane e qumshtit, vëllanë e gjakut, Klitin njerin nga djemte e fiseve me te njohura ne Ilirinë e jugut, në fisin e Mollosve.
Nëper atë tronditje ai thoshte:
“Si do ti them nënës së Klitit për djalin, asajë nëne qe mua më ka dhenë gjirin e vet,,,?”!
Fjalet e Aleksandrit shpreheshin në një gjuhë të çuditshme dhe të fuqishme sa të dukej se ai po fliste me qiellin, me perendite, atë ditë në ato orë tragjike, kur ai kishte vrarë Klitin dhe e shihte disa hapa larg vetes të shtrirë, ashtu të gjakosur para tij…
Ai ngrihej dhe turrej në një anë, me duar drejt qiellit dhe therriste me sa fuqi që kishte…dukej se u lutej pernedive që ta ngjallnin Klitin, ta ngrinin përseri në këmbë… Ai i krijonte ato skena duke levizur ne menyre dramatike afer trupit te Klitit. Therriste me duar drejt qiellit ne atë gjuhë të pakuptueshme prej shumicës së gjeneralve të tij që i qëndronin në këmbë diku rrotull, zëri i tij i fuqishem dukej se do të çante qiejtë për ti bindur perenditë, për ta ndihmuar për diçka krejtesisht të veçantë…dhe kohe mbas kohe ai shkonte tek trupi i Klitit dhe ja merrte kokën ne duar duke i thirrur me sy te perlotur:
-“Jooo Klit!
-Ti nuk duhet të vdesesh!
-Të lutem çohu në kembë!
-Une kam nevojë për ty!
-Mu thaftë kjo dorë !
-Kjo shpatë u ngulte ne gjoksin tim që tani…!
-Ngrehu o i imi vëlla!
-Po të lutem pash gjirin e mëms që bashkë e pimë, çohu në këmbë serish…!

Kliti nuk fliste më kurrë, zemra e tij e pershkuar nga shpata e mprehte me shpejtesine e nje rrufeje të krahut të Aleksandrit e kishte fikur perjetesisht çdo qelizë të jetes së tij.
Aleksandri e ulte sërish ngadalë kokën e tij mbi pelerinën e vet të cilen ja kishte palosur dhe ja kishte vënë poshtë kokës së Klitit, që në çastin kur ai u rrëzua si një lis i këputur nga një rrufe e papritur.

Sërish ngrihej dhe me fuqi të reja thërriste drejt qiellit aq shpesh, sa fjala fjalën nuk ja priste. Krahet e tij qëndronin të shtrirë drejt qiellit gjatë nëpër ato lutje të tij për ta ringjallur serish mikun e tij më të mirë, Klitin.
Orët e pasdrekes erdhën duke e zbehur dritën e diellit si në nje savane shkreteire dhe një heshtje zie ra në gjithë ushtrinë e Aleksandrit, që në një farë disance i kishin krijuar një rreth kortezhi të përmortshem me përkrenare të hequra dhe po prisnin në një heshtje varri se çdo të bënte tani mbreti i tyre. Ata të gjithë e ndiqnin atë skenë të llahtarshme me lot në sy duke iu dridhur mjekrrat nga dhëmbja.

Po qante vigani i tyre, mbreti i tokës të cilën ata e kishin shtruar në të gjitha gjëresite e gjatesite gjeografike nga Mesdhu drejt orientit të largët… Po qante dhe po thërriste perëndite për për ti ardhur në ndihmë për një humbje, për një dhembje të madhe. Po vajtonte ai, ai që nuk dinte se çështë vaji, ai qe nuk ishte përkulur kurrë, në mijra beteja të përgjakshme për të arritur që të nënshtrojë dhunat dhe të ndërtojë qytetrimet moderne të kohve antike…

Kortezhi i mijra ushtarve që i qëdronin në këmbë disa dhjetra metra larg ne shenjë rrespekti, bindje dhe dhembje, po prisnin të degjonin urdhrin e ri…
Aleksandri duke u ndjere i vetem në ate dhembje, në ate vajtim tragjik pasi askush nuk i afrohej as ta qetesonte por as ti vinte ne ndihme për të vajtuar e klithur së bashku. Ashtu ai u kthye me një levizje të rrufeshme nga trupa e ti ushtarake dhe u thirri me sa fuqi kishte:

-„Ka vdekur Kliti, e vrau krahu im i thatë, më dëgjoni, e ndjeni humbjen time, humbjen tonë… ?!

Radhët e ushtave dhe të gjeneralve lotonin në heshtje por askush nuk guxonte të i afrohej.
Atëherë Aleksandri nisi vajtimin letargjik per Klitin sipas nje riti të vjeter, shume të vjetër. Sipas riteve Iliriane, të atyre riteve që i kishin vetëm fiset e Ilirise, fiset e eterve të tij…dhe ai tha këto fjale:

O Klit vigani, o mik e vëlla
Të vrau krah i thatë
Çasti i zemrimit
Që mendjes më përshkojë
Porsi një rrufe…
Jo ti nuk ke vdekur
O biri i Epirit
O zemra trimerore
Ti rron këtu me ne !

-Ai heshti për një çast, kur pa pritmas nga radhet e ushtarve u degjua një vaj i zëshem me fjalet e ndara ne disa rrokje sipas rititit vajtimtar tetë-nëntë rrokesh, të fisit të Ardianve në Ilirine veriore, të cilet e bëne atë fushe të gjerë te gjëmoje prej atyre zerave rënkues vajtimtarë… ku u dëgjua gjatë një :

-Oh-ho-ho-ho, oh-oh-ho-ho-ho, ! Një oh-oh-oh…dhembjeje që shkonte si nje gjame termeti që po zhgulte lisa…, po rrezonte maja malesh…aq e thellë vinte e shkonte ajo jehone e vajit te burrave qe i erdhen ne krah vajit letragjik, fjaleve të Aleksandrit…

Aleksandri i thiri ushtaret pasi e kuptoje se ata i njihnin mirë ritet Ilire të nderimit për të vdekurin dhe u tha atyre që ta vajtonin sipas zakonit krah për krah me Aleksandrin dhe të ia bënin të gjitha nderimet me ato rite e ta varrosnin me nderim së bashku.
Ata ushtarë, burra Ilir në radhet e ushtrisë së Aleksandrit u nisen drejt Klitit ne nje rrjesht te shtrire gjëre dhe filluan thirrjet e gjamës vajtimtare duke i përshkruar të gjitha trimeritë e urtesitë e tij dhe duke i bere nje jehone vajtimi pas çdo pershrkimi ne menyre epike prej disa rradhesh me fjalë mjaft kuptimplote.
Aleksandri kishte zëne vend ulur në gjunje afer kokës së Klitit dhe derdhte lot pa ndalur, ndërsa ai grup burrash fisnike nga fisi i Ardianëve të Ilirise po e vajtonin me keto fjale:

-O te mjeret ne per ty o Kliti ynë i mirë!
Ti na ishe dritë në netët e veshtira
Ti na ishe dielli në ditët me stuhi,
Krahun ia dobesoj vdekja e jote
Mbretit tone qe sot po vajton per ty !
Jo ti kurre me nuk do te jesh nder ne
Kur perballe te kemi ushtrite barbare
Ne vrudhi yt e guximi do te na mungojne
Gjithmone do ta ndjejme mungesen tënde !
Por kujtimi yt ne gjalle do të na mbajë
Zëri, fjala jote aq e dlirë…
O vëlla, hero i Epirit i fisit tone Ilir aq të mire !
Oh-ho-ho-ho, oh-ho-ho-ho…

Ata pasi perendoje dielli sipas riteve të vjetra Ilire e morën në vigj duke e mbajtur mbi supe dhe shkuan ta varrosnin në një varr që ushtarët kishin hapur. Aleksandri u dha urdhër ushtarve qe ta ulnin dhe një herë pranë varrit ku sipas riteve të vjetra Ilire, njerzit më të dashur falen për të fundit herë me të vdekurin tek gryka e varrit…
Dhe Aleksandri donte të falej me Klitin për të fundit herë si me njeriun më të afërt dhe më të dashur të tij, me besnikun e tij të armve e të veprimeve. Ai u ul ne gjunjë pranë arkivolit të tij dhe ne krahun e tij të djathte i preku bute fytyrën dhe i tha këto fjalë :

-“Kliti, miku im, ti po iken para meje nga kjo botë, dhe une do të vij shumë shpejt sepse nuk kthehem dot i gjallë tek mëma jote dhe tek mëma ime, sepse nuk di çte them për ty , lamtumirë…!”!

Disa nga Gjeneralët ranë në gjunjë në shenjë ndrimi, ndërsa Aleksandri hoqi një unazë nga gishti i tij dhe ja vuri Klitit ne gishtin e vogël të dorës së djathtë në shenjë nderimi dhe rrespekti, në shenjë dhëmbje për humbjen më të madhe gjatë gjithë karierës së tij si ushtarak, si mbret i asajë pjese të botës të cilën e sundojë…

Asnje here më pastaj Aleksandri nuk e pati as gëzimin dhe as lumturine e mëparshme. Ai rrinte gjithnjë i mërzitur aq sa çdp gjë i dukej e pavlerë nga gjithë çkishte bërë nëpër dekada, nëpër invazionet e tijë ushtarake si dhe në ndertime qytetesh e shtetesh të reja…asgje nuk e ngrohte më, gjithçka i dukej bosh, sikur shpirti i kishte humbur diku që në orët kur kishte vrarë Klitin…
Jo shume vonë ne vite, Aleksandri duke u kthyer me një pjese te trupave te tijë per ne Atdhe ai vdiq i pikelluar nga nje goditje ethesh të papritura qe ia morën jetën…!
Ai vuajti gjithnje atë vrasje që i beri mikut të tij në nervozizem e siper, për të cilën u pendua që në sekondat kur shpata u nis drejt gjoksit të Klitit, por ajo kishte ecur më shpejt se mendimi dhe e kishte përshkruar trupin e Klitit…!

Aleksandri fliste me vete pas asajë tragjedie dhe siç thonin gjeneralet e tij, ai fliste në një gjuhë te pakuptuseshme për ne, gjuhë me të cilen nganjëhere edhe na bërtiste me zë të lartë, aq sa na bënte ti bindeshim menjëherë edhe pse nuk i kuptonim fare ato fjalë...
Atë gjuhë e kuptonin vetëm disa ushtare të ushtrise së tij, të cilet ai i donte shume dhe rrinte me ta më shpesh se me çdo pjesë tjetër të ushtrise… Ata ishin burra të hijeshëm, të gjatë, dhe mjaft trima. Aleksandri ata i mbante gjithnjë në një trupe rezerve për rreziqe e sulmesh të papritura…!

Dhëmbja e Aleksandrit për vrasjen e Klitit, ka qënë një dramë e pa ndodhur ndonjëherë në historinë e vrasjeve të çdo lloj forme apo natyre ne oborret e larta te mbreterve. Ajo është një legjendë më vete për vetë sjelljen fisnike të Aleksandrit që në momentet që e kreu vrasjen, pasi Klitin e trajtojë si një Hero duke e vajtuar e varrosur me të gjitha nderimet dhe duke iu lutur qiellit qe ta ngjallte, lutje në të cilat Aleksandri mallkonte edhe vetën për atë krim që bëri ne sekondat e tundimit të ndërgjegjes së tij nga inati dhe egoja personale për të mos iu nënshtruar asnjë lloj kritike apo këshillimi.
Ato gjeste burrërie e fisnikrie kanë qënë norma njerzore vetem të fiseve Ilire shqipetare gjuhën e të cilve Aleksandri e njihte aq mirë si dhe ritet tradiciaonale të cialt i nderonte aq me përpikmeri!
Në betejta më të rrebta ai u fliste ushtrive të tij në atë gjuhë të çudistshme sa edhe ata ushtarë që nuk e kuptonin merrnin guxim dhe ndizeshin në zjarr trimërie kur e degjonin zërin e Aleksandrit nëper ato fjalë të gjuhës Ilire. Gjuhë e cila ishte sa hyjnore por aq edhe “Orë” e madhe me një lëndë magjike në vetvete për të zbutur deri dhe egërsinë e qiejve. Rrufeve po tu flisje Ilirisht ato largoheshin gjithmone, sic thone legjendat se gjuhen Ilire e kuptojne edhe rrufete...!

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Gusht 2005 03:23
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pirro i Epirit

Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari
me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i
Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e
Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e
krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe
jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6
vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne
moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua
prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise,
Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e
Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne
Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te
bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise
se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje.
Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare
pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga
thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se
trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte
normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet
e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te
mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem,
kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te
shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat
e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet
se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor
edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te
Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne
Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke
ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre
ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi
termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si
"Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri
nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine.
Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt,
Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane
grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane
Epirote". Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe
grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani
ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter
dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si
nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e
Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku
mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave
krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin
juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i
perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet
Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje
shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin
e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e
rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron
qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate
muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire
qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire
jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287
para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te
ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit
te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e
themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet
me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e
ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje,
ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e
fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth
Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te
nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te
madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve
326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur
Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga
ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200
vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te
ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne
ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para
Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje
koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e
vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi
ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te
ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije
permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19
elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te
pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros
komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me
mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne
fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te
vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu
shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne
Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij
legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte
Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat
romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet.
Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para
Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se
ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe
ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te
kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e
Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne
lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e
bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te
zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te
durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe
te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma
nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt
kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta
pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne
Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe
me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te
tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje
aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj
ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu
lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti
qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me
stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve
pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte
mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi
Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen
poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre
preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i
Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij
greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai
shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si
shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke
shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e
madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat
e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e
tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara
shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe
nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe
kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te
perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas
kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje
garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo
vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme
te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I
pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti
kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja
fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk
dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta
sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe
e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12
vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje
deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet
nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne
Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte
fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur
karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne
muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull
nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia
Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi
ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara
rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo
jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si
me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe
ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te
vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti
qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi
aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..)
Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i
qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre
moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra
Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e
sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si
ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes
trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e
te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000
banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone
Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e
plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te
populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat
e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe
Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te
heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000
vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne
drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe
rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai.....(Pjese te
marura nga Libri "Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin
1912" i shkruar nga Edwin.E.Jacques.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2005 09:46
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

ALEXANDER

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re splash_l.jpg
Ky file është shkarkuar 280 herë.

Emri i ti eshte nje legjende veprimet eti te pa emagjinum per ne
ne te gjitha tregime Alexanderi i Magjedonis edhe legjende me i madhi i te gjitha luftrave botrore pasi qe mbi 95% te Botes te atehershme kishte nganejdhyer , fuqia e ti dhe gjinia eti eka Ndryshuar boten?
pasi qe mbaroi luften me Egjiptin dhe nuk mjaftonte filloi me Indin dhe aty kishte humbje ne norme ....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Tetor 2005 04:23
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të naimi Kliko këtu për të kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të naimi't! Kërko mesazhe të tjera nga: naimi Shto naimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto naimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

filmi

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re cover_m.jpg
Ky file është shkarkuar 274 herë.

Alexander www.alexaneder.film.de dote gjeni me shum tregime

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Tetor 2005 04:29
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të naimi Kliko këtu për të kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të naimi't! Kërko mesazhe të tjera nga: naimi Shto naimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto naimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mesnate
Anetar i ri

Regjistruar: 07/05/2006
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2

Tregimi legjendare ne kete teme, duhet te jete me emer autori!

Botuar per here te pare me 15 Maj 2005 ne Revisten "Zeri i larget", Autori i tregimit: Llemadeo.

VRASJA e KLITIT

Tregim legjendarë.

Kur lindi Aleksandri i madh, e ëma Olimbia, bije e fisit te Mollosve qe jane shtrire qe ne ato kohe te sterlashta, ne krahinat e Jugut të Ilirisë deri ne gjirin e Vlorës… Ajo ia dha te birin e sapo lindur nje gruaje te njohur prej saj që ajo ti jepte gji, pasi siç dihet, disa nga grate, kur lindin fëmijën, ne pergjithsi kane probleme me gjirin dhe ne oret e para femijes i jep gji nje tjeter grua qe ka lindur ne ato dite te afrëta… Ajo grua qe i ka dhene gji Aleksandrit ka qene nje e njohur e Olimbisë e ëma e Klitit. Kliti u rrit bashke me Aleksandrin dhe u bene shoke shume te ngushte, aq sa Aleksandri e mori me vone ne trupen e tij ushtarake më besnike dhe e mbante si besnikun e vet me të forte prane vetes…
Aleksandri kshillohej shpesh me Klitin si miq edhe pse me kokfortesinë e tij ai nuk e degjonte gjithmonë !
Një herë Kliti e kundërshtojë aq shume sa u zunë me fjalë me njeri tjetrin shume ashper, aq sa nder te tjera Kliti në zënie e siper me fjalë i tha Aleksandrit:
“Ti ke vrarë babanë tënd për ti marrë pushtetin, etja jote nuk njeh kufijë për pushtet. Edhe botën sikur ta sundosh ti don prap të sundosh diçka të re…”!

Aleksandri i nevrikosur e vrau Klitin para këmbve të tij.
Pasi e vrau ai u bë i trebuar, ai thërriste me zë të lartë duke vajtuar me një gjuhë të çuditshme dhe ne të njeten kohe ai gerrvishtëte fytyrën e tijë, shkulte flokët dhe sidhej nëper ate truall të ngjarjes duke e rrahur gjoksin e vet me grushta dhe duke gjuajtur Dhe me duar poshte e lart…
Asnjë ushtar apo drejtues ushtarak nuk guxonin ti afroheshin në ato minuta tragjike që ai po kalonte…
Dhembja për të ishte tejet e madhe, aq e fortë sa atij tronditja i kishte shkuar aq thellë në shpirt, deri atje sa i kishte zgjuar disa nota ankimi e vajtimi që ja kishin ndezur flakë trishtimin deri ne celet e genit të gjakut të vet, ku e kishte bërë të ndjeje dhembjen për humbjen dhe ta demostroje hapur atë dhëmbje ashtu me disa rite fisnike krejtësisht të veçanta !
Ai e ndjente atë humbje aq thellë sepse kishte vrare njeriun me besnik, kishte vrare vëllane e gjirit, vëllane e qumshtit, vëllanë e gjakut, Klitin njerin nga djemte e fiseve me te njohura ne Ilirinë e jugut, në fisin e Mollosve.
Nëper atë tronditje ai thoshte:
“Si do ti them nënës së Klitit për djalin, asajë nëne qe mua më ka dhenë gjirin e vet,,,?”!
Fjalet e Aleksandrit shpreheshin në një gjuhë të çuditshme dhe të fuqishme sa të dukej se ai po fliste me qiellin, me perendite, atë ditë në ato orë tragjike, kur ai kishte vrarë Klitin dhe e shihte disa hapa larg vetes të shtrirë, ashtu të gjakosur para tij…
Ai ngrihej dhe turrej në një anë, me duar drejt qiellit dhe therriste me sa fuqi që kishte…dukej se u lutej pernedive që ta ngjallnin Klitin, ta ngrinin përseri në këmbë… Ai i krijonte ato skena duke levizur ne menyre dramatike afer trupit te Klitit. Therriste me duar drejt qiellit ne atë gjuhë të pakuptueshme prej shumicës së gjeneralve të tij që i qëndronin në këmbë diku rrotull, zëri i tij i fuqishem dukej se do të çante qiejtë për ti bindur perenditë, për ta ndihmuar për diçka krejtesisht të veçantë…dhe kohe mbas kohe ai shkonte tek trupi i Klitit dhe ja merrte kokën ne duar duke i thirrur me sy te perlotur:
-“Jooo Klit!
-Ti nuk duhet të vdesesh!
-Të lutem çohu në kembë!
-Une kam nevojë për ty!
-Mu thaftë kjo dorë !
-Kjo shpatë u ngulte ne gjoksin tim që tani…!
-Ngrehu o i imi vëlla!
-Po të lutem pash gjirin e mëms që bashkë e pimë, çohu në këmbë serish…!

Kliti nuk fliste më kurrë, zemra e tij e pershkuar nga shpata e mprehte me shpejtesine e nje rrufeje të krahut të Aleksandrit e kishte fikur perjetesisht çdo qelizë të jetes së tij.
Aleksandri e ulte sërish ngadalë kokën e tij mbi pelerinën e vet të cilen ja kishte palosur dhe ja kishte vënë poshtë kokës së Klitit, që në çastin kur ai u rrëzua si një lis i këputur nga një rrufe e papritur.

Sërish ngrihej dhe me fuqi të reja thërriste drejt qiellit aq shpesh, sa fjala fjalën nuk ja priste. Krahet e tij qëndronin të shtrirë drejt qiellit gjatë nëpër ato lutje të tij për ta ringjallur serish mikun e tij më të mirë, Klitin.
Orët e pasdrekes erdhën duke e zbehur dritën e diellit si në nje savane shkreteire dhe një heshtje zie ra në gjithë ushtrinë e Aleksandrit, që në një farë disance i kishin krijuar një rreth kortezhi të përmortshem me përkrenare të hequra dhe po prisnin në një heshtje varri se çdo të bënte tani mbreti i tyre. Ata të gjithë e ndiqnin atë skenë të llahtarshme me lot në sy duke iu dridhur mjekrrat nga dhëmbja.

Po qante vigani i tyre, mbreti i tokës të cilën ata e kishin shtruar në të gjitha gjëresite e gjatesite gjeografike nga Mesdhu drejt orientit të largët… Po qante dhe po thërriste perëndite për për ti ardhur në ndihmë për një humbje, për një dhembje të madhe. Po vajtonte ai, ai që nuk dinte se çështë vaji, ai qe nuk ishte përkulur kurrë, në mijra beteja të përgjakshme për të arritur që të nënshtrojë dhunat dhe të ndërtojë qytetrimet moderne të kohve antike…

Kortezhi i mijra ushtarve që i qëdronin në këmbë disa dhjetra metra larg ne shenjë rrespekti, bindje dhe dhembje, po prisnin të degjonin urdhrin e ri…
Aleksandri duke u ndjere i vetem në ate dhembje, në ate vajtim tragjik pasi askush nuk i afrohej as ta qetesonte por as ti vinte ne ndihme për të vajtuar e klithur së bashku. Ashtu ai u kthye me një levizje të rrufeshme nga trupa e ti ushtarake dhe u thirri me sa fuqi kishte:

-„Ka vdekur Kliti, e vrau krahu im i thatë, më dëgjoni, e ndjeni humbjen time, humbjen tonë… ?!

Radhët e ushtave dhe të gjeneralve lotonin në heshtje por askush nuk guxonte të i afrohej.
Atëherë Aleksandri nisi vajtimin letargjik per Klitin sipas nje riti të vjeter, shume të vjetër. Sipas riteve Iliriane, të atyre riteve që i kishin vetëm fiset e Ilirise, fiset e eterve të tij…dhe ai tha këto fjale:

O Klit vigani, o mik e vëlla
Të vrau krah i thatë
Çasti i zemrimit
Që mendjes më përshkojë
Porsi një rrufe…
Jo ti nuk ke vdekur
O biri i Epirit
O zemra trimerore
Ti rron këtu me ne !

-Ai heshti për një çast, kur pa pritmas nga radhet e ushtarve u degjua një vaj i zëshem me fjalet e ndara ne disa rrokje sipas rititit vajtimtar tetë-nëntë rrokesh, të fisit të Ardianve në Ilirine veriore, të cilet e bëne atë fushe të gjerë te gjëmoje prej atyre zerave rënkues vajtimtarë… ku u dëgjua gjatë një :

-Oh-ho-ho-ho, oh-oh-ho-ho-ho, ! Një oh-oh-oh…dhembjeje që shkonte si nje gjame termeti që po zhgulte lisa…, po rrezonte maja malesh…aq e thellë vinte e shkonte ajo jehone e vajit te burrave qe i erdhen ne krah vajit letragjik, fjaleve të Aleksandrit…

Aleksandri i thiri ushtaret pasi e kuptoje se ata i njihnin mirë ritet Ilire të nderimit për të vdekurin dhe u tha atyre që ta vajtonin sipas zakonit krah për krah me Aleksandrin dhe të ia bënin të gjitha nderimet me ato rite e ta varrosnin me nderim së bashku.
Ata ushtarë, burra Ilir në radhet e ushtrisë së Aleksandrit u nisen drejt Klitit ne nje rrjesht te shtrire gjëre dhe filluan thirrjet e gjamës vajtimtare duke i përshkruar të gjitha trimeritë e urtesitë e tij dhe duke i bere nje jehone vajtimi pas çdo pershrkimi ne menyre epike prej disa rradhesh me fjalë mjaft kuptimplote.
Aleksandri kishte zëne vend ulur në gjunje afer kokës së Klitit dhe derdhte lot pa ndalur, ndërsa ai grup burrash fisnike nga fisi i Ardianëve të Ilirise po e vajtonin me keto fjale:

-O te mjeret ne per ty o Kliti ynë i mirë!
Ti na ishe dritë në netët e veshtira
Ti na ishe dielli në ditët me stuhi,
Krahun ia dobesoj vdekja e jote
Mbretit tone qe sot po vajton per ty !
Jo ti kurre me nuk do te jesh nder ne
Kur perballe te kemi ushtrite barbare
Ne vrudhi yt e guximi do te na mungojne
Gjithmone do ta ndjejme mungesen tënde !
Por kujtimi yt ne gjalle do të na mbajë
Zëri, fjala jote aq e dlirë…
O vëlla, hero i Epirit i fisit tone Ilir aq të mire !
Oh-ho-ho-ho, oh-ho-ho-ho…

Ata pasi perendoje dielli sipas riteve të vjetra Ilire e morën në vigj duke e mbajtur mbi supe dhe shkuan ta varrosnin në një varr që ushtarët kishin hapur. Aleksandri u dha urdhër ushtarve qe ta ulnin dhe një herë pranë varrit ku sipas riteve të vjetra Ilire, njerzit më të dashur falen për të fundit herë me të vdekurin tek gryka e varrit…
Dhe Aleksandri donte të falej me Klitin për të fundit herë si me njeriun më të afërt dhe më të dashur të tij, me besnikun e tij të armve e të veprimeve. Ai u ul ne gjunjë pranë arkivolit të tij dhe ne krahun e tij të djathte i preku bute fytyrën dhe i tha këto fjalë :

-“Kliti, miku im, ti po iken para meje nga kjo botë, dhe une do të vij shumë shpejt sepse nuk kthehem dot i gjallë tek mëma jote dhe tek mëma ime, sepse nuk di çte them për ty , lamtumirë…!”!

Disa nga Gjeneralët ranë në gjunjë në shenjë ndrimi, ndërsa Aleksandri hoqi një unazë nga gishti i tij dhe ja vuri Klitit ne gishtin e vogël të dorës së djathtë në shenjë nderimi dhe rrespekti, në shenjë dhëmbje për humbjen më të madhe gjatë gjithë karierës së tij si ushtarak, si mbret i asajë pjese të botës të cilën e sundojë…

Asnje here më pastaj Aleksandri nuk e pati as gëzimin dhe as lumturine e mëparshme. Ai rrinte gjithnjë i mërzitur aq sa çdp gjë i dukej e pavlerë nga gjithë çkishte bërë nëpër dekada, nëpër invazionet e tijë ushtarake si dhe në ndertime qytetesh e shtetesh të reja…asgje nuk e ngrohte më, gjithçka i dukej bosh, sikur shpirti i kishte humbur diku që në orët kur kishte vrarë Klitin…
Jo shume vonë ne vite, Aleksandri duke u kthyer me një pjese te trupave te tijë per ne Atdhe ai vdiq i pikelluar nga nje goditje ethesh të papritura qe ia morën jetën…!
Ai vuajti gjithnje atë vrasje që i beri mikut të tij në nervozizem e siper, për të cilën u pendua që në sekondat kur shpata u nis drejt gjoksit të Klitit, por ajo kishte ecur më shpejt se mendimi dhe e kishte përshkruar trupin e Klitit…!

Aleksandri fliste me vete pas asajë tragjedie dhe siç thonin gjeneralet e tij, ai fliste në një gjuhë te pakuptuseshme për ne, gjuhë me të cilen nganjëhere edhe na bërtiste me zë të lartë, aq sa na bënte ti bindeshim menjëherë edhe pse nuk i kuptonim fare ato fjalë...
Atë gjuhë e kuptonin vetëm disa ushtare të ushtrise së tij, të cilet ai i donte shume dhe rrinte me ta më shpesh se me çdo pjesë tjetër të ushtrise… Ata ishin burra të hijeshëm, të gjatë, dhe mjaft trima. Aleksandri ata i mbante gjithnjë në një trupe rezerve për rreziqe e sulmesh të papritura…!

Dhëmbja e Aleksandrit për vrasjen e Klitit, ka qënë një dramë e pa ndodhur ndonjëherë në historinë e vrasjeve të çdo lloj forme apo natyre ne oborret e larta te mbreterve. Ajo është një legjendë më vete për vetë sjelljen fisnike të Aleksandrit që në momentet që e kreu vrasjen, pasi Klitin e trajtojë si një Hero duke e vajtuar e varrosur me të gjitha nderimet dhe duke iu lutur qiellit qe ta ngjallte, lutje në të cilat Aleksandri mallkonte edhe vetën për atë krim që bëri ne sekondat e tundimit të ndërgjegjes së tij nga inati dhe egoja personale për të mos iu nënshtruar asnjë lloj kritike apo këshillimi.
Ato gjeste burrërie e fisnikrie kanë qënë norma njerzore vetem të fiseve Ilire shqipetare gjuhën e të cilve Aleksandri e njihte aq mirë si dhe ritet tradiciaonale të cialt i nderonte aq me përpikmeri!
Në betejta më të rrebta ai u fliste ushtrive të tij në atë gjuhë të çudistshme sa edhe ata ushtarë që nuk e kuptonin merrnin guxim dhe ndizeshin në zjarr trimërie kur e degjonin zërin e Aleksandrit nëper ato fjalë të gjuhës Ilire. Gjuhë e cila ishte sa hyjnore por aq edhe “Orë” e madhe me një lëndë magjike në vetvete për të zbutur deri dhe egërsinë e qiejve. Rrufeve po tu flisje Ilirisht ato largoheshin gjithmone, sic thone legjendat se gjuhen Ilire e kuptojne edhe rrufete...!

Faqosja në "ZiL" , nga Genci Temali
lexoni ne www.zeriilarget.com

__________________
I mencur nuk eshte ai qe kopjon e perserit te tjeret,
por i mencur eshte ai qe krijon dicka te re vete!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Maj 2006 01:33
Mesnate nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mesnate Kliko këtu për të kontaktuar me Mesnate (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mesnate Shto Mesnate në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mesnate në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ektoras
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 16/12/2006
Vendbanimi: kurbet
Mesazhe: 30

Bravo mo forumista per kurajon qe keni dhe shkruani gjithe ato faqe me gjarjetet historike.



me sa pash ju besoni se te gjithe ata ishin shqiptare eeeeeeeee hahhahhahahah sa fantazi te bukur qe keni .



mos eshte the Athina i shqiperise??????????????

__________________
jam by**q***grek!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Dhjetor 2006 20:18
Ektoras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ektoras Kliko këtu për të kontaktuar me Ektoras (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ektoras Shto Ektoras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ektoras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Citim:
Po citoj ato që tha Ektoras
mos eshte the Athina i shqiperise??????????????

Nje pyetje kam une...cfare kuptimi ka fjala "Athina" ne greqisht?

ps. thuhet e Shqiperise...dhe jo i Shqiperise.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Dhjetor 2006 21:08
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ektoras
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 16/12/2006
Vendbanimi: kurbet
Mesazhe: 30

Balerina ke drejte e Shqiperise dhe jo i Shqiperise


se Shqiperia eshte emer i gjinis femerore dhe mer nyjen (e) dhe jo (i) qe eshte i gjinis mashkullore ( si Grek qe jam mire i them besoj haha)


Me fale qe nuk kam studiuar filologji shqiptare !

Fjala Athina vjen nga perendia Athinaaaa (a te theksuar ne fund te fjales )
nje shpjegim tjeter figuron nga ( anthos=lulja ose nga folja thao=jap gjir dhe fjala Athina ka kuptimin e Lulezuar )

dhe ne gjuhen Greke:
(Üèïò=Ü_èïò Þ ôï ñÞìá èÜù=èçëÜæù, þóôå ç ëÝîç ÁèÞ_á óçìáß_åé "Á_èïýóá" Þ "Åýöïñç".)

__________________
jam by**q***grek!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Dhjetor 2006 22:34
Ektoras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ektoras Kliko këtu për të kontaktuar me Ektoras (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ektoras Shto Ektoras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ektoras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.