Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > Astronomia > Gropat e Zeza nuk shkaterrojne cdo gje qe gelltitin
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Gropat e Zeza nuk shkaterrojne cdo gje qe gelltitin

Astrofizikanti i njohur 62 vjeçar Stephen Hawking (Stifën Houking), ai që i hapi rrugën kuptimit të gropave të zeza nga mesi i viteve 1970-të, paraqiti në Konferencën e 17-të Ndërkombëtare mbi Relativitetin e Përgjithshëm dhe Gravitetin një mendim të ri rrënjësor sipas të cilit Gropat e Zeza, vorbullat e mistershme masive të mbrujtura nga yjet e shembura brenda vetvehtes, nuk shkatërrojnë çdo gjë që gëlltitin por në vend të kësaj së fundi vjellin jashtë lëndë dhe energji "në një trajtë të sakatuar".

Hawking tha se Gropat e Zeza e ruajnë brendinë e tyre në përjetësi por vetë keqësohen dhe vdesin. Ndërsa Gropat e Zeza shpërbëhen, ato e kthejnë brendinë e tyre të shndërruar, mbrapsht, jashtë në horizontet e pafundme të Gjithësisë prej nga kanë ardhur. Ai arsyeton se mund të mirren disa të dhëna mbi vetë gropën e zezë prej nga se çfarë nxjerr.

Më parë Hawking kishte pasur mbrojtur mundësinë që lënda e zhdukur udhëton përmes Gropës së Zezë në një gjithësi të re paralele, gjë që i ka dhënë lëndën e parë pjesës më të madhe të veprave vegimtare trillueso-shkencore. Kjo binte ndesh me teorinë ndënatomike.


Gropë e zezë tepërmasive duke thithur gazra

"Nuk ka ndonjë gjithësi foshnjore rrjedhonjëse, si ç'kam menduar dikur. Të dhënat mbesin patundshëm në Gjithësinë tonë... Më vjen keq të zhgënjej ithtarët e trillimeve shkencore, por nëse të dhënat mbeten, nuk ka ndonjë mundësi për të përdorur Gropat e Zeza për të udhëtuar për në Gjithësitë e tjera," tha Hawking. "Nëse kërcen brenda në një Gropë të Zezë, energjia e masës tënde do të kthehet në gjithësinë tonë, por në një trajtë të sakatuar, e cila i ruan të dhënat mbi se si ke qenë, por në një gjendje që nuk mund të njihet sërish."
Hawking thotë gjithashtu, "Shumë njerëz kanë dashur të besonin se mund të ishte e mundur që të dhënat arratiseshin nga Gropa e Zezë por nuk e dinin se në çfarë mënyre".

Si përfundim ai thotë, "Është diçka e shkëlqyer që kam arritur të zgjidh një andrallë që më ka shqetësuar për rreth 30 vjet, ndonëse përgjigja është më pak magjepsëse nga mundësia që kisha sugjeruar më parë".


Veç kësaj, Hawking humbi një bast 29 vjeçar të vënë me astrofizikantin John Preskill (Xhon Preskill), i cili këmbëngulte në 1975 se lënda e gëlltitur nga Gropat e Zeza nuk mund të shkatërrohej.

Hawking që është profesor matematike në Universitetin Cambridge (Kembrixh), fitoi famë ndërkombëtare me librin e tij më të shitur "A Brief History of Time" (Një histori e përmbledhur e kohës), i cili përpiqej t'i shpjegonte një publiku të përgjithshëm pikëpamjet më të ndërthurura mbi se si funksionon Gjithësia.

Hawking është i paralizuar dhe i mvarur nga një karrocë invalidësh me sklerozë anësore amiotrofike që nga mosha rreth 25 vjeçare. Ai komunikon duke përdorur një pajisje që mbahet në dorë përmes së cilës zgjedh fjalët në ekranin e kompjuterit të karrocës së invalidit, të cilat dërgohen më pas në një gjenerator të foluri.

RRUZULL

(space.com)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Qershor 2005 08:12
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

shume interesante...! Vertete te jete ashtu? Kete do ta shohim mbase pas 30 vjeteve te tjera

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Qershor 2005 13:43
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Keto jane vecse teorira, dhe jane shume te tilla dhe do te dalin me shume.

Nje gje eshte e sigurt dhe e vertetuar, se gropa te zeza ka ne universe por se cfare bejne ato, ate nuk e dime.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Qershor 2005 22:50
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Gropa e zeze.................mos eshte fjala per Vrimen e Zeze?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Mars 2007 04:57
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:05 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > Astronomia > Gropat e Zeza nuk shkaterrojne cdo gje qe gelltitin

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.