PARIS
beautiful pain
Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623
|
PASHKO GJECI-shqiperuesi i Dantes!
Vlerësimi nga Enver Hoxha
Pasi e mbaroi së përkthyeri poetin e famshëm italian, Pashko Gjeçi u konsultua me mikun e tij të ngushtë Llazar Siliqi, i cili i sugjeroi që t'i bënte një letër Enver Hoxhës, ku t'i parashtronte të gjitha problemet që kishte. Për këtë Pashko Gjeçi kujton: "Në atë kohë i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i bëja të ditur se kisha në dorë përkthimin e "Komedisë Hyjnore" të Dante Aligerit dhe se për përfundimin e saj kisha nevojë që të studjoja në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe të konsultohesha me kolegë e studjues, për t'u marrë mendimet. Pas asaj letre Enver Hoxha dha urdhër që unë të transferohesha në Tiranë, ku të më bëhej dhe pashaportizimi. Kur erdha në Tiranë, në fillim qëndrova tek familja e djalit të xhaxhait, Ernest Gjeçit dhe më pas mora një dyqan të vogël me qera aty prapa Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilin e adaptova për banesë. Në atë kohë me ndihmën e Llazar Siliqit, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" e botoi të plotë përkthimin tim "Komedia Hyjnore". Pas asaj pata përgëzime të shumta nga miq e shokë, siç ishin profesori im Pashko Geci, Mark Dema, Henerik Lacaj dhe sidomos nga profesor Eqerem Çabej, i cili më vinte shpesh në shtëpi", kujton Pashko Gjeçi lidhur me peripecitë që kaloi për të botuar përkthimin e Dantes, që u bë i mundur vetëm në sajë të ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Pasi "Komedia Hyjnore" pa dritën e botimit në gjuhën shqipe, Pashkon e sistemuan me punë si profesor në Universitetin e Tiranës, ku ai dha lëndën e latinishtes deri sa ajo u hoq nga programi mësimor në fillimin e viteve 70-të. Në atë kohë Pashkon e dërguan si redaktor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, ku ai dhe doli në pension në vitin 1977. Nga ajo kohë ai kujton me respekt miqësinë me kolegun Llazar Siliqi, por dhe atë me nxënësin e tij Pëllumb Xhufi, për të cilin shprehet: "Ka kenë një nga nxënësit më të mirë dhe më të sjellshëm që kam pasur". Për kontributin që Pashko Gjeçi kishte dhënë në përkthimin në gjuhën shqipe të dy prej kryeveprave të letërsisë botërore, në vitin 1979 me porosoi nga lart u urdhërua Komiteti Ekzekutiv, që t'i jepte atij një apartament banimi. Por gabimisht autorizimi i shtëpisë iu dërgua Pashko Gecit, i cili hyri në shtëpinë e re. Kur shkuan për t'i kërkua falje Pashkos për gabimin e bërë, ai iu tha: "Le ta gëzojë Pashko Geci atë shtëpi dhe nuk bën me ia marrë, sepse ai ka kenë profesori im ma i mirë". Që nga ajo kohë, kur Pashko Gjeçi refuzoi të merrte shtëpinë, që gabimisht ia kishin dhënë ish-profesorit të tij, ai banon aty në atë apartament të vogël, (tip bodrumi) tek "Shallvaret" dhe pret që të shohin dritën e botimit disa nga përkthimet e tij, si "Fausti" i Gëtes, "Hamleti" i Shekspirit, "Andromaka" e "Atalia" të Rasinit, të cilat ai nuk i kujton se kujt ia ka dhënë për botim.
(vazhdon....)
__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|