Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Ekonomia dhe Biznesi > Infrastruktura > "Ri-fillon" turizmi dimeror ne Maqedoni
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

"Ri-fillon" turizmi dimeror ne Maqedoni

Arsyeja pse po e postoj kete artikull eshte e thjesht; edhe ne ashtu si Maqedonia mund te zhvillojme turizmin malor ne vendin tone. Nqs do te mund te kishte turizem malor dimeror/veror do te mund te thitheshin kapitale ne zonat malore te vendit, dhe te ndalej emigracioni i brendshem drejt zonave bregdetare.


Me përmirësimin e sigurisë vizitorët kthehen nëshpatet e skive maqedonase


Nga Valentin Nesovski për Southeast European Times në Shkup ë27/01/03
Fotografitë nga Valentin Nesovski



Njerëz nga Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Dibra shkuan për në rajonin turistik për të kënduar dhe festuar së bashku. .
Vargut iu bashkua njënumër njerëzish, të cilët u nisën për në shtëpitë e tyre të pushimeve tëlëna pas dore. Diplomatë të huaj ishin gjithashtu të pranishëm.





Popova Sapka, rajoni turistik më popullor në Maqedoni dhe epiqendra e konfliktit të vitit të kaluar, është duke pritur vizitorët e tij të parë këtë vit, pronarët e rreth 460 mjediseve të pushimit, të cilët kanë ardhur për të ndrequr pronat e dëmtuara. Rindërtimi i një hoteli përfundoi në kohë për Vigjiljen e Vitit të Ri, ndërsa të rinj nga Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Dibra shkuan në këtë rajon për të kënduar dhe festuar së bashku. Eshtë duke u planifikuar për këtë dimër kupa tradicionale e Skive Sar Planina. Maqedonasit dhe shqiptarët kanë dërguar njëmesazh tëpërbashkët, duke thënë se është koha që Popova Sapka të rifitojë shkëlqimin e tij të dikurshëm.

Vlerësohet se do të duhen rreth 10 milion euro për të riparuar hotelet e dëmtuar, transportuesit e skive dhe teleferikët. Por 10,000 euro do të jenë të mjaftueshëm për një riparim dhe kontroll teknik të teleferikut dhe transportuesve të skive në kompleksin Popova Sapka.

OSBE është duke përshëndetur dhe mbështetur rihapjen e qëndrës së skive. Volfgang Graven, zëdhënësi i OSBE-së në Maqedoni, tha se kjo do të jetë e dobishme për krijimin e besimit shumë etnik dhe për ekonominë vendase. "Minat janë hequr nga 99.99 përqind e shpateve dhe do të ishte mirë që autoritetet në këtë rajon t’a mbajnë sigurinë nën kontroll," shtoi ai. Gjatë një operacioni pastrimi të kohëve të fundit, ekspertët e minave nga Bosnje-Hercegovina dhe Zimbabve zbuluan pesë mina anti-tank dhe dhjetë mekanizma të pashpërthyera, njoftoi Agjencia Europiane për Rindërtim.

Fushata e çminimit u zhvillua nën kujdesin e Fondit Ndërkombëtar të Shpresës dhe Çminimit dhe Shoqata e Viktimave të Minave. Ajo u financua nga qeveritëe SH.B.A.-së Britanisëdhe Sllovenisë si dhe nga Agjencia Europiane për Rindërtim dhe Handicap International. "Popova Sapka mund të fillojë nga veprimtaria këtë sezon," tha Sendi Pauëll e Zyrës për Çminimin e OKB-së në Shkup.

Në Vigjilje të Vitit tëRi, Agjencia e Sportit dhe të Rinjve organizoi një piknik njëditor në fushat e skive, i cili synonte të ndihmonte për ringjalljen e qëndrës sëskive. "Le të shkojmë në Sapka" ishte motoja. Rreth 300 tërinj nga qytete të ndryshëm erdhën në rajonin turistik dhe treguan se dyshimeve mund t’u jepej fund nëpërmjet lidhjeve të përbashkëta.

"Pikniku ishte vetëm njëhap i parë" tha Budimir Apostolski, një anëtar i Bordit të Iniciativës Ringjallja e Popova Sapka. "Nëse kemi sukses dhe e hapim qëndrën, këtë sezon jemi duke planifikuar një kampionat të skive brenda qytetit së bashku me shumëgara të organizuara nga nordikët, me pjesëmarrjen e ushtarëve nordikë të NATO-s, ushtarë të Ushtrisë Maqedonase dhe përfaqësues të Ministrisë maqedonase të Mbrojtjes."

Ministri i Mbrojtjes Vllado Buçkovski dhe Zëvendësministri i tij Rizvan Sulejmani, gjithashtu e kanë vizituar Sapkën, së bashku me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Maqedonase Metodi Stamboliski. "Ardhja jonë këtu është njëmesazh i qartëse do të bëjmëgjithashka që është e mundur për të rikthyer këtu një jetë të qetë duke ndërmarrë masat e besimit," tha Buçkovski.

Klubet e skive janë optimistë "Ne synojmët’a rivendosim Popova Sapka në kalendarin e garave të skive për këtësezon," tha Marjan Karapandzevski, trajneri i Klubit tëSkive Rabotnicki. "Ne do të shkojmë në Popova Sapka të paktën për piknik një ditor"

Kupa Sar Planina nuk është zhvilluar gjatë dy viteve tëkaluar, por klubet e skive kanë filluar një iniciativë për rivendosjen e kësaj gare ndërkombëtare, e cila zhvillohej në fund të shkurtit. Anëtarë të Bordit të Ringjalljes thonë se kanë bërë kërkesë pranë Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe planifikojnë t’a zhvillojne Kupën këtë dimër. Gara në sllallomin e meshkujve dhe femrave dhe sllallomin gjigand pritet të zhvillohet më 15 dhe 16 shkurt. Këtë veprimtari është duke e sponsorizuar Presidenti maqedonas Boris Trajkovski.

Kupa Ndërkombëtare Pionier Beka, gjithashtu e zhvilluar tradicionalisht në këtë rajon turistik, ka paraqitur gjithashtu një kërkesë

Punëtorët e hoteleve gjithashtu janë duke bërë riparime dhe rregullime të mjediseve të tyre. Rreth 50 të ftuar të Hotelit Teteks festuan Vigjiljen e Vitit të Ri nëPopova Sapka.



"Ne, punëtorët e hoteleve, presim të gjithë që njerëzit të vijnë në Popova Sapka këtë vit, por së pari dhe mbi të gjitha tranportuesi i skive dhe teleferiku duhet të vihen në funksionim. Ata nuk janë dëmtuar rëndë por duhen bërë kontrolle standarte," tha Brane Stefanovski, drejtori i Hotelit Teteks. "Shumica e hoteleve janë në gjëndje të mirë dhe sipas njoftimeve të drejtuesve të tyre së shpejti ata do të filloj në punën," shtoi ai. "Rreth 100 shtëpi pushimi tashmë janë vënë në dispozicion me qira për turistët. Ne jemi duke pritur vetëm që fushat e skive tëvihen në funksionim dhe këtë vit ka rënë mjaft dëborë"

Janë duke u riparuar gjithashtu holetet Jelak, Elektropolog dhe Zitopolog. Mëi dëmtuari është Slavija, i cili mund të mos hapet këtë sezon.

Problemi mëi madh për sezonin e ardhshëm është teleferiku nga Tetova në Popova Sapka. Me një kabëll të këputur dhe një kolonë që u shkatërrua nga një predhë mortaje, tani ai është jashtë funksionimit.

Megjithatë rruga prej 10 km nga Tetova në qëndrën e skive është në gjendje të mirë Deri më tani, sipas Zarko Terpkovski të Bordit të Iniciativës, në rrugë nuk ka patur asnjë incident. Ndërkohë pronarët e shtëpive të pushimit tashmë janë duke qëndruar në qëndrën e skive. Rreth 150 shtëpi pak të dëmtuara janë gati për pritje dhe një numër familjesh kanë shkuar atje gjatë fundjavëve.


Balkan Times

__________________
"Oderint dum metuant"

Modifikuar nga Fajtori datë 31/01/2003 ora 21:43

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Janar 2003 01:23
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Visitor Kliko këtu për të kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Visitor Shto Visitor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Visitor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Zona Malore ne Shqiperi

Margaritari me emrin Dardhe

Nga Teodor Laço

Të duash vendlindjen, është një ndjenjë e bukur, njerëzore. Kur dikujt i mungon, dëshmon së paku një shpirt të thatë e të varfër. Ta adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë. Kjo do të thotë se vendlindja, bujarisht të ka dhënë shumë, prandaj edhe i detyrohesh shumë.

Këtë epitet do të ma pranojnë vetëm ata që e njohin fshatin tim. Të tjerëve do t’ju duket një teprim, ndoshta një mburrje. Por shpjegimi i figurës “margaritar” do të donte një libër të tërë..
Të duash vendlindjen, është një ndjenjë e bukur, njerëzore. Kur dikujt i mungon, dëshmon së paku një shpirt të thatë e të varfër. Ta adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë. Kjo do të thotë së vendlindja, bujarisht të ka dhënë shumë, prandaj edhe i detyrohesh shumë. Për një shkrimtar, vendlindja është më shumë sesa trualli i kujtimeve, më shumë sesa malli i viteve pa kthim, më shumë se sa krenaria pa rrënjët. Kur merr të shkruash për të, vendlindja të shfaqet përpara si një mur që të shtyn e të step për ta kapërcyer dhe pas tij, t’u zbulosh të tjerëve atë magji që të mban lidhur prej vitesh…Kështu më ndodh sa herë më kërkojnë të shkruaj për vendlindjen, për fshatin në zemër të malit të Moravës, që kush e di përse ka një emër fryti: Dardha!!!!



Ku ndodhet Dardha

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalë bëhet e njohur anembanë vendit!Jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.
Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që duket e besueshme.

Pak histori

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. Është themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.
Këta njerëz me gen kryengritësish, gjetën strehë në këtë vend të thellë të maleve dhe u vendosën rreth një stani që gjendej në dardhë e egër. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nën dardhë”, prej nga koha nxori togfjalëshin “nëndardhë”, që shpejt u rrudh në fjalën “Ndardhë”. Deri vonë , dardharët dhe fqinjët i quanin “ndardharë”.
Dëshmia e parë historike der tani gjendet në Enciklopedinë greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht më 1768. Nuk pritet të gjendet ndonjë e dhënë nëpër dokumenta më të hershme osmane si tefterët e taksave, sepse Dardha ka qenë gjithmonë fshat i lirë, i përjashtuar prej tyre.

Enigma pas një emri

Në librin “Gjeografia e Korçës dhe rrjetit të saj” (Selanik 1888) thuhet se Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 frymë. Në fillim të shekullit, Dardha numëronte 400 shtëpi. Vetvetiu të del përpara ;si dhe pse u mbipopullua një vend i tillë ku toka bujqësore ishte e papërfillshme? Arsyetimi të çon tek zanafilla;dëshira për të qenë të lirë. Të varfër, por larg dhunës dhe poshtërimit. Kishte familje të ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit të Marko Bocanit, nga fshatrat të krahinës të rrënuar në kohën e djegjes së parë të qytetit tp kulturës Voskopojë, fshatra që sot mbahen mend vetëm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtë, Qinam).
Enigma e dytë ka të bëjë me burimet e jetës.
Terreni i vështirë i detyroi dardharët ta gjejnë punën aty ku kërkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdësia e natyrës nxit pasionin për punën, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Në një Shqipëri të mbyllur, dardharët kanë qenë nga mërgimtarët e parë. Me jetet e punës-sopata dhe sharra. Profesioni i parë-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyejeve të zonave greke-atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935 në Olipm punon ende sharrat e dardharëve, jo dosido por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë. Në malet e Selitit e të Athosit, në Mesollongjo e Demir-Kapi, në Anodoll, në Rruse, në Isekum, në malet e Rodopit në Bullgari e deri në skelën e Varnës ku bënin tregtinë e qerestesë, dradharëve iu doli nami si si druvarë të zotë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”.
Pas këtij emigrimi që qe sezonal dhe e mbante fshatin të populluar dardharët “zbuluan” Amerikën. Rrallëkush i mbeti besnik drurit. Rrallëkush mbeti pa e çuar një emigrant drejt kontinentit të largët. Aty dardharët patën një rol të madh e të mirënjohur nëpër shoqëritë patriotike. Nga mërgimtarët e Amerikës 15 dardharë u dekoruan më 1982 me urdhër e medalje për veprimtari patriotike.

Tradita

Mërgimi i largët ishte një dramë e gjatë, plot dhimbje. Por ishte edhe një çlirim. Dalja nga veçimi, nga guaska e mbylljes në mënyra jetese të ngurtësuara, solli në shoqërinë e ngushtë dardhare pretendimet qytetare, kërkesën për një jetë shpirtërore e materiale më “europiane”, më të ngritur si një rivalitet të heshtur me vetë qytetin e Korçës që gjithashtu pretendonte dita ditës.
Dardha mburret me origjinën nga e folura deri tek veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit europian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme , krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40-të i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetë.
E folura e fshatit ka ruajtur deri vonë disa trajta të vjetra të shqipes të ngjashme me arabishten e çamërishten.
Unikla është kostumi i grave , kuq e zi. Aq i bukur e i veçantë është aq sa kanë dashur ta përvetësojnë. Një “studiues” bullgar duke përdorur fotografi të valleve të grave dardhare me xibum të viteve ’30 bën përpjekje mjerane t’i paraqiste ato si “Valle nga Maqedonia Perendimore. Disa nga vallet e njohura të grave janë krijuar në Dardhë. Në Dardhë bëhej një jetë e gjallë. Në çdo ceremoni merrnin pjesë si burrat, ashtu edhe gratë . Diskriminimi i gruas nuk pranohej. Gruaja dardhare ishte më tepër një amvise/ Ishte ZONJË.
Duke qëndruar tek historia mund të them se ky fshat paraqet një nga modelet e bukura të vitalitetit tonë kombëtar, të krenarisë për origjinën dhe traditat, por edhe të etjes për të lëvizur për të pranuar të renë. Një nga shembuj e qëndrueshmërisë së këtij gjeni mund të sillet nga ky fakt. Për 150 vjet dardharët mësonin në shkollë greqisht (shkolla shqipe u hap me 1917) por e mbanin atë thjesht si një gjuhë të huaj.

E ardhmja e Dardhës

Vitet e pushtetit të kaluar komunist me përjashtim të një periudhe rreth një dekade në vitet ’60, ku funksionoi një degë e turizmit korçar dhe një shtëpi pushimi, janë një periudhë rënie, braktisjeje, gri. Dardha e sotme ka mbetur një fshat i vogël ku s’ka fëmijë për në shkollë.
Por duket, se vitet e fundit diçka po rilind. Dardha po hyn në një periudhë të re që ka të bëjë me shfrytëzimin e resurseve të saj natyrore, të klimës dhe vlerave turistike. Si një fshat turistik, Dardha bëri emër që në vitet ’30. U botua edhe një broshurë ku mjekë të njohur por edhe poetë të shquar si Lasgush Poradeci (ndër të tjera ai kishte gjetur në Dardhë dashurinë e tij të madhe së cilës i kushtoi lirikat më të bukura) dhe Asdreni, shkruajnë për vlerat kurative të klimës së Dardhës, (për sëmundje të mushkërive të sistemit nervor etj) dhe për natyrën magjepëse të saj. Në vitet e fundit, pasi ua kthyen shtëpitë e tyre, dikur të shtetëzuara apo të braktisura, shumë dardharë që jetojnë në Tiranë apo në Korçë po bëjnë riparime e ndryshime me karakter modernizues në banesat e trashëguara nga prindërit. Vetëm në vitin që shkoi u punua në afro 60 shtëpi të dardharëve. Një sinjal premtues është ndërtimi i shtëpive të reja. Blerja e trojeve apo godinave të vjetra nga afaristë të ndryshëm të vendit që tani i kanë mundësitë të kenë vilat e tyre në zonat turistike. Dardharët i kanë mirëpritur, u kanë ofruar miqësinë e tyre. Çdo gjë që i shërben fshatit për ta është e çmuar dhe duhet mbështetur. Prej disa vitesh në Dardhë funksionojnë dy hotele me restorante ku gatuhet gjellë karakteristike dhe pritet ndërtimi i një hoteli të tretë, modern. Kohë më parë u asfaltuan pesë kilometra të tjera të rrugës dhe është dhënë premtimi se ajo do të përfundojë këtë vit. Dardha paraqet vlerat e saj jo vetëm zhegut të padurueshëm të verës kur aty mbizotëron freskia, por edhe gjatë dimrit si terren i përshtatshëm për sportet dimrore. E pra e ardhmja e Dardhës ka vetëm një emër :TURIZËM……

Njerëzit e Dardhës

Në vitin 1927 prifti Spiro Zenjo numëron rreth 50 djem dardharë të shkolluar. Në fillim të shekullit deri sa vdiq më 1932 në jetën politike të vendit por edhe në fushën e arsimit dhë të gazetarisë së një vend nder dardhari Sotir Peçi.
Thoma Nasi (Nashi) është njëri nga kompozitorët e parë shqiptarë. Duke parë prirjet e tij e mbajtën me shpenzimet e tyre në konservatorin e Bostonit. Regjisori i parë i filmave dokumentarë, Endri Keko (Artist i merituar) ishte gjithashtu nga Dardha ashtu siç ishte “Karmeni “ i parë i operas shqiptare mezosopranoja e rrallë Jorgjia Velo që u vra tragjikisht në Bukuresht. Por në bibliotekë do të gjeni rreth 50 tituj veprash të autorëve me origjinë nga Dardha.


Spekter

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2003 00:38
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Visitor Kliko këtu për të kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Visitor Shto Visitor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Visitor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Ekonomia dhe Biznesi > Infrastruktura > "Ri-fillon" turizmi dimeror ne Maqedoni

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.