Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Alla shqiptarshe...
Dikur njerzit kur donin te diskutonin per diçka perdornin shprehjen sqaruese si e do alla turka apo alla frenga, ku njera perfaqsonte orientin dhe tjetra europen.
Sikur te mos mjaftonte kjo sot kemi e alla shqiptareshe, qe nuk eshte as alla frenga as alla turka. Ndoshta eshte nenprodukt i te dyjave ndoshta eshte problem i yni qe nuk identifikohemi as me njeren as me tjetren.
Ne nje fare menyre ky problem identifikimi pasqyrohet edhe sot ne politiken shqiptare!
Nese do me duhej te beja nje krahasim simbolik te perafert eshte njelloj si kontradita qe ka gjuha greke me gjuhet e botes persa i perket pohimit dhe mohimit.
Nese tere bota thote "po" pohimi grek "Ne" baraz me "jo"(no) dhe anasjelltas Oxi=(oçi ose ohi) me oui, jes, ja si etj.
Ne kete kontekst pohimi qe ne bejme me koke duke e tundur majtas djathtas ne tere boten eshte shenje mohuese. (Nje kusherira ime ne ambasade po bente nje interviste dhe inspektori e pyet se a jane femijet e saj keta te dy -duke i treguar femijet, kusherira ime pa nje pa dy i thote po dhe ja "mohonte" me koke alla shqiptarshe! Inspektori kujtoi se po i bente ndonje shenje dhe ja perseriti pyetjen disa here. U be nje situate e ndere dhe fale nderhyrjes se nje punonjese shqiptare aty u sqaruan.)
U zgjata pak me hyrjen per tu futur ne teme sepse lidhja eshte vertikale por edhe llogjike.
Ndoshta jam i gabuar. Ne Europe por edhe ne bote partite e djathta bejne politika te djathta dhe te majtet te majta.
Qe nenkupton se te djathtet mbeshtesin me politikat e tyre pronaret, punedhenesit, bujqit e keshtu me rradhe.
E majta merret me politikat sociale duke taksuar te pasurit dhe duke perkrahur te varferit.
Ndoshta jam i gabuar. Partite e djathta jane radikale dhe konservatore, te majtat jane liberale dhe populiste.
Ndoshta jam i gabuar. Mua nuk me rezulton nje gje e tille ne Shqiperi. Ajo qe shoh une, me kete qeveri te re socialiste, me ligjet e saj dhe veprimet e saj nuk eshte aspak as e majte as liberale biles krejt e kunderta.
Nisur nga kjo dhe per kete them ndoshta gaboj, pasi perceptimi im eshte se paskemi pasur nje qeveri te meparshme liberale...
Pyetja eshte a eshte kjo qeveri, qeveri e majte? Cilat nga pikat e programit te majte ka mbajtur, po mban dhe do te mbaje? Nese me pyesni mua çfare ka bere e realizuar deri me tani me rezultojne politika dhe programe te djathta e biles nga ato me radikalet!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|