xnjeri
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 11/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41
|
Tony Blair do të largohet nga posti më 10 maj
Bashkangjitje: tony_blair.jpg
Ky file është shkarkuar 15 herë.
Tony Blair do të largohet nga posti më 10 maj
Sipas gazetës britanike “Daily Mirror”, e cila thirret në burime të larta zyrtare, kryeministri britanik, Tony Blair, do ta bëjë publike dorëheqjen e tij nga ky post, më 10 maj.
Thuhet se vendimi për këtë datë nga ana e kryeministrit Blair është marrë pas konsultave me miqtë dhe familjen e tij. Edhe pse është supozuar se ai do të largohej nga posti më 9 maj, pas vizitës në Irlandë, megjithatë kjo është mohuar. Dorëheqja e Blairit do të bëhet në seancën e Qeverisë, më 10 maj.
Sipas mediave britanike vlerësohet se postin e kryeministrit në tërheqje, Tony Blair, me siguri do ta marrë ministri aktual i Financave, Gordon Brown.
__________________
Njerëzit janë si librat, disa nga njerëzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerëz duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerëz nuk duhet lexuar duhet hedhur"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|