volter
shpirt artisti
Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
CICERON
CICERON, Marko Tulie (Marcus Thullius Cicero), orator, burrështeti dhe filozof romak (106-43 p.e.r.). Është njohës i mirë i gjuhës dhe i kulturës greke, studioi poetët grekë dhe latinë, gramatikën, retorikën, të drejtën, historinë dhe filozofinë. Rëndësia e tij qëndron, para së gjithash, lidhur me bartjen dhe popullarizimin e mendimit grek në truallin romak. Ndonëse veten e radhit në shkollën e akademisë së re, si filozof nuk është origjinal në mënyrë të veçantë, por në vete sintetizon studime të shumta, kështu që konsiderohet përfaqësues tipik i eklekticizmit. Për Cieronin filozofia, para së gjithash, është shkathtësi e të shëruarit të shpirtit, ngushelluese, e cila njëkohësisht i mëson njerëzit si të sillen në jetë për të arritur lumturinë. Dëshira për lumturi është dëshirë e natyrshme e të gjitha qenieve të gjalla, ndërsa rrugën deri te lumturia e vërtetë duhet ta tregojë filozofia. Një seri i elementeve të mendimit skeptik akademik, i tezave stoike dhe peripatetike gërshetohen në mënyrë të jashtëzakonshme në veprën voluminoze të Ciceronit, të shkruar me një gjuhë të qartë dhe të bukur. Kontributi i tij kryesor për kulturën romake qëndron para së gjithash në veprat dhe letrat retorike.
Në teorinë e tij mbi artin,Ciceroni tregoi ndjejshmëri të jashtëzakonshme për larmi, individualitet të veprës së çdo artisti veç e veç dhe nuk synoi themelimin e estetikës në identitetin e kuptimit të vlerave dhe kanuneve estetike. Ndërkaq, njëkohësisht, ai dëshiron të provojë sesi fenomeni më i çuditshëm i artit qëndron pikërisht në faktin se të gjitha veprat e ndryshme të papërsëritura mund t'i quajmë artistike dhe t'i subsumojmë kështu me nocionin unik të artit.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Modifikuar nga volter datë 06/06/2006 ora 16:27
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|