Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Mesjeta > Thoma D`akuini (1225-1272)
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ADELAIDA
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 25/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Thoma D`akuini (1225-1272)

Thoma D`Akuini mori persiper ti jepte fund percarjes shpirterore qe ekzistonte ndermjet 2 grupeve me kundershtime ideologjike ne ate periudhe:atyre qe mbeshtetnin doktrinen aristoteliane ,dhe atyre qe ishin kunder nderhyrjes pagane ne doktrinen e krishtere te asaj kohe.Zgjedhja qe ofroi D`Akuini ishte nje sinteze ndermjet aristotelizmit dhe tradites se krishtere.Keshtu ,per te vertetuar ekzistencen e zotit D`Akuini perdori nje metode Aristoteliane.Perreth nesh ka levizje,ne shohim qenien ne levizje kudo ne gjithesi .Cdo qenie qe leviz e ka nje shkak ose motore qe e ve ne levizje.Shkaku ose motori qe sherben per levizje ,duhet te kete nje shkak ose motore tjeter ....Duke shkuar keshtu ne pafundesi.Sipas Akuinit qenia e pare ,qe sherben si motore per te gjitha qeniet e tjera dhe i ve ne levizje eshte Zoti.D`Akuini huazon nga Aristoteli,kur pershkruan idene e hierarkise ne Bote .Aristoteli e koncepton Boten si te perbere nga bimet, kafshet dhe njerezit.Brenda kategorise se njerezve ekziston hierarkia ndermjet pjeseve perberese te njeriut dhe niveleve te shpirtit.Se fundi,ne shkallen me te larte ekzistonte veprimi i kulluar ,ku njeriu jep ndihmesen nepermjet intelektit te tij aktiv.Sipas D`Akuinit ne pjesen me te ulet te hierakise qendrojne format e perzjera me materien ;me lart format e kulluara,te paperziera me materien,qe perbejne edhe hierarkine e engjejve.Midis ketyre 2 kategorive ,qendron shpirti njerezor ,qe eshte me i larti i formave materiale dhe me i uleti i formave te kulluara.Pra ,poshte qendrojne format e uleta materiale,siper tyre format e kulluara dhe midis tyre shpirti njerezor,barazisht material dhe i kulluar.Engjejt ,nga ana e tyre klasifikohen sipas nje hierarkie ,por ne cdo shkalle ka nje engjell te vetem,ndryshe nga hierarkia e qenieve te gjalla,ku cdo lloj perfaqsohet nga nja sasi e madhe individesh,sepse engjejt nga qenie unike dhe te paperseritshem.
Pra filozofia e D`Akuinit paraqet nje perpunim te mendimit aristotelian ,por thellesisht te mbrujtur me besimin fetar.
D`Akuini mgjth pati nje ndikim negativ ne zhvillimin e shkences ,si pasoje e frymes dogmatike fetare qe pershkoi vepren e tij ,besonte se bota dhe organizmat qe e popullojne ate ,meritojne te studjohen sepse ato jane krijuar nga Zoti.

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Dhjetor 2003 21:18
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ADELAIDA Kliko këtu për të kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ADELAIDA't! Kërko mesazhe të tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ADELAIDA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:00 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Mesjeta > Thoma D`akuini (1225-1272)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.