Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Ëngjëjt, lajmëtarët e Perëndive
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Ëngjëjt, lajmëtarët e Perëndive

Ëngjëjt janë konsideruar si lajmëtarë të padukshëm, banorë të parajsës, qënie të dritës dhe simbole të butësisë, po ashtu dhe zjarrit si dhe fuqisë luftarake. Ëngjëjt gjithmonë kanë qënë prezentë në imagjinatën e njeriut. Të gjithë qytetërimet pranojnë ekzistencën e këtyre qënieve shpirtërore zemërmadhore që bashkëpunojnë me krijuesin, sipas gradës së tyre në Hierarkinë Hyjnore.

Ndërmjetësit midis Zotit dhe Botës, nganjëherë të pajisur me trup eterik, Ëngjëjt simbolizojnë funksionet hyjnore si dhe marëdhënien midis zotit dhe krijesave të tij. Hierarkitë tokësore janë reflektimi i atyre hyjnore. Ëngjëjt gjithashtu janë lajmëtarët e prezencës së shenjtë. Ata na shoqërojnë dhe na ndihmojnë nëqoftëse është e nevojshme. Tradita Judeo-Kristiane na tregon disa emra ëngjëjsh si, për shembull, ato të tre kye-ëngjëjve: Mikeli, vrasësi i dragojëve; Gabrieli, lajmëtari dhe nismëtari; dhe Rafaeli, mbrojtësi i mjekëve dhe i udhëtarëve.

Në Indinë e lashtë, universi është parë si hierarki fuqish aktive, Ëngjëllore dhe Demonike, hyjnore dhe heroike. Ky univers ka 7 plane (lokas) që vijnë që nga origjina e padukshme deri tek manifestimi i dukshëm. Banohet nga një pafundësi perëndish, ëngjëjsh, djajsh të cilët bashkë, përpiqen ti shërbejnë “Darmës”, Ligjit të madh universal, nëpërmjet Karmës, ligji i veprimit dhe kundërveprimit, dy ligjet bazë të kulturës orientale.

Në greqi, Platoni na tregon rreth “daimones” (demonëve) nga Sokrati që deklaron se në çdo njeri të mirë banon një nga këto “shpirtra mbrojtës”, ku mund të gjenden ndërmjet të vdekshmëve dhe të pavdekshmëve, ndërmjet njerëzores dhe hyjnores, ndërmjet të prekshmes dhe të kuptueshmes, që pëlqen të vërtetën dhe e drejton njeriun drejt së mirës, bukurisë dhe lumturisë.

Kështu që, cdo qënie njerëzore ka sipas te gjithë traditave, një ëngjëll mbrojtës (ose tre sipas C.Agripa, i cili vesh një ëngjëll mbrojtës me cdo botë të personalitetit njerëzor: mendor, emocional dhe fizik). Këto ëngjëj mbrojnë qënien njerëzore që kanë nën përgjegjësi, në mënyrë që të zhvillohet kundrejt përmbushjes shpirtërore. Të gjithë fetë shpallin se Perëndia asnjëherë nuk i ka braktisur qëniet njerëzore dhe se ai donte të na jepte secilit prej nesh një ëngjëll mbrojtës në mënyrë që ne mund ta dëgjojmë zërin e tij duke pëshpëritur tek ne fjalë misterioze ose duke na dhënë urdhëra të domosdoshëm, për të zgjuar vetëdijen tonë.

Sipas legjendës, ëngjëjt, lajmëtarë të menjëhershëm me krahë të parajsës, janë gjithmonë mbartës të lajmit të mirë për qëniet njerëzore.

(dituri)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Nëntor 2010 01:11
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re san michele.jpg
Ky file është shkarkuar 16 herë.

San Michele Arcangelo eshte nje engjelli i drejtesi emri i tij do te thote"kush eshte si Zoti "ai eshte engjelli me i rendesishem .Michele eshte nje engjell luftetar qe drejtoi engjet e tjere ne lufte kunder Satana dhe ka nje veshje te florijte ai lufton te keqen ,cmiren rribelionin kunder Zotit .San Micheles eshte mbrojtes i parashatisteve ,i policise dhe i prodhuesve te peshoreve .Dita e festes se tij eshte 29 shtator por festohet dhe 8 marsi dita kur eshte shfaq per here te pare.
Grota e tij gjendet ne Gargano ne Puglia por dhe ne cdo qytet te Italise ...ja dhe fototja e ketij engjelli te dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Nëntor 2010 01:54
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
werwolf
Anetar i ri

Regjistruar: 09/01/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 15

po pikture come si thuhet in albanezçe?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Nëntor 2011 05:50
werwolf nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të werwolf Kliko këtu për të kontaktuar me werwolf (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: werwolf Shto werwolf në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto werwolf në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Ëngjëjt, lajmëtarët e Perëndive

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.