Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Bashkëpjesëmarrja
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Sabri
Anetar i ri

Regjistruar: 06/04/2009
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 6

Bashkëpjesëmarrja

Bashkëpjesëmarrja


Paraqet, Sabri Selmani

Javën që po e lëmë pas politika
zyrtare dha dy deklarata për
strukturat paralele të Serbisë.
Njërën e dha Hashim Thaçi në takim
me shefin e tij, Përfaqësuesin e
Bashkimit Evropian për Politikë të
Jashtme dhe Siguri, Havier Solana-n.
Tjetrën e bëri punëtori i zellshëm i
Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar,
Pieter Feith, pra e kam fjalën për
Ministrin e Pushtetit dhe Administrimit
Lokal, Sadri Feratin.
I pyetur nga gazetarët lidhur me strukturat
paralele të Serbisë, Hashim Thaçi
tha se strukturat paralele të Serbisë
nuk do të tolerohen dhe se gjithsecili
do të përballet me ligjin. Kurse në një
vizitë në komunën e Vitisë, Sadri Ferati
deklaroi që strukturat paralele të
Serbisë do të shuhen nëpërmjet
decentralizimit.
Ajo që është e rëndësishme është fakti
që edhe pas këtyre dy deklaratave
realiteti i strukturave paralele të Serbisë
në Kosovës mbetet po ai i njëjti që
prej vitit 1999. Dhe kjo e ka një përgjigje
të thjeshtë: ato nuk luftohen dhe nuk
mund të shuhen nëpërmjet deklaratave
dhe premtimeve boshe. Janë
po ata të njëjtin njerëz që kanë punuar
në strukturat paralele ata që punojnë
edhe sot. Janë po ata 117 udhëheqës,
të cilët Lëvizja jonë i ka identifikuar, por
ndaj të cilëve EULEX-i, UNMIK-u dhe
qeveria nuk ka vepruar.
Aq më pak strukturat paralele do të
mund të shpërbëhen nëpërmjet decentralizimit,
siç pretendon Sadri Ferati.
T'i shuash strukturat paralele nëpërmjet
decentralizimit, do të thotë të
mundohesh ta shuash zjarrin me
benzinë. Serbia nuk i ka shuar strukturat
e saj paralele edhe atëherë kur
është përballur me njëfarë force relative,
e lëre më kur këtyre strukturave u
jep edhe më shumë pushtet e kompetenca
në polici, gjyqësi, dogana,
trashëgimi kulturore, transport e
telekomunikation, arsim paralel, shëndetësi
paralele etj. Serbia nuk i ka krijuar
strukturat e saj paralele për t'i
shuar me qejf, për mëshirë, apo për
shkak të deklaratave të Thaçit e
Feratit.
Nëpërmjet kësaj strategjie të
legjitimimit të strukturave paralele,
vazhdimisht duke e pasur ligjin në
maje të gjuhës, por konkretisht duke
bërë sehir, këta njerëzit e politikës po
na tregojnë që do ta pranonin çfarëdo
Kushtetute që do t'u ofrohej. Mjafton
që ta ruajnë pushtetin e tyre personal,
i cili, qe besa, nuk është 'sakrificë e
përgjegjësi', siç na thonë, por 'përfitim
dhe keqpërdorim'.
Por më e tmerrshmja pjesë e këtij
realiteti ngulfatës, nuk është thjesht
tolerimi i strukturave paralele.
Bashkëpjesëmarrja kriminale është
shumë më e thellë seç mund të mendohet
dhe, madje, e institucionalizuar.
Kemi të bëjmë me një pjesë të konsiderueshme
të serbëve që punojnë si
pjesë e këtyre strukturave, kurse
paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i
Republikës së Kosovës. Lëvizja
VETËVENDOSJE! pas një hulumtimi,
ka arritur t'i mbledh emrat e atyre
punëtorëve të strukturave paralele të
cilët paguhen nga qeveria dhe me
paratë tona. Çka do të thotë kjo?
Në çdo vend demokratik, pushteti politik
është arbitër i mirëpërdorimit të
parasë publike për interesin e përbashkët.
Paratë e secilit përdoren për
interesin e të gjithëve. Në Kosovë
është saktësisht e kundërta: paratë e
të gjithëve po keqpërdoren kundër
interesit të Kosovës. Sepse qeveria po
i financon strukturat paralele, të cilat
punojnë kundër pavarësisë dhe
integritetit territorial të Kosovës.
(Në faqen tjetër mund t’i gjeni
emrat e zyrtarëve të strukturave
paralele të Serbisë të cilët marrin
paga nga buxheti i Kosovës)

Lëvizja Vetëvendosje

kiel-Gjermani

__________________
Vetëm me ndihmën e ZOTIT të madhërishëm arrihet qellimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Prill 2009 15:09
Sabri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabri Kliko këtu për të kontaktuar me Sabri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabri Shto Sabri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Bashkëpjesëmarrja

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.