Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Kuriozitete mjekesore Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.14.
Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Kuriozitete mjekesore

Cod. A03112003

Ethet e tifos

Ethet e tifos jane nje semundje e njohur ne lashtesi gjer ne vitet 1200 me emra te ndryshem si ; ethet e spitalit, ethet e burgut ,ethet e anijes etj. qe nga ajo kohe nuk njihen me epidemi te kesaj semundjeje, por kur flitet per te , te gjithe popujt e botes i kujtojne me tmerr. Jane diktuar raste shume te rralla ne kontinentin afrikan.

Ethet e verdha

Kjo semundje epidemike eshte e njohur dhe si nje semundje qe prekte me se tepermi zonat qe ne ate kohe quheshin dhe si Spanja Qendrore. Ka pasur tre zona kryesore te perhapjes se saj;
1) Zona focale, nga ku epidemia nuk ishte kurre e zhdukur, perfshinte Havanen, Vera Cruz, Rio dhe vendet te ndryshme te Amerikes Latine.
2) Zona perifocale qe ishte nje zone e epidemive periodike, perfshinte portet e Atlantikut tropikal dhe Afriken.
3) Zona e epidemive aksidentale qe perfshinte zonen midis paraleleve 45°ne veri dhe 35° ne jug.

Leproza

Eshte nje semundje me origjine orientale dhe mendohet te jete sjelle ne Europe nga ushtaret romake te Pompeit, pas nje inkursioni ne Palestine. Eshte nje semundje ngjitese ne disa raste. Emri vjen nga elephantiasis graecorum. Shkrimtaret e atehershem arabe e quanin "juzam" dhe me vone perkthyesit e zevendesuan me fjalen "lepra".

Vdekja e Zeze

Eshte quajtur ndryshe dhe si plaga Orientale , ose Mortalega ne Itali.
Infeksionet e ndryshme, tumoret dhe njollat e zeza qe ishin shenja te dekompozimit te trupit,ishin shenja te panjohura me pare ne ndonje semundje tjeter epidemike. Te gjitha shenjat nuk gjendeshin se bashku dhe , ne me te shumten e rasteve dhe nje shenje e vetme , çonte drejt vdekjes. Gjurmet e saj njihen rreth shekullit te dyte para Krishtit dhe arrijne gjer ne shekullin e IV te eres sone.
"Pestilentia gravissima" ne vitin 314 era jone, mendohet te kete lindur ne fshatin Peleuse ne Egjypt. Nga doreshkrime te ndryshme, jane gjendur prova se kjo semundje qe arriti ne Constandinople(Stambolli i sotem) rreth pranveres se vitit 543, merrte çdo dite 5000-10 000 viktima, nje numer qe eshte nje rekord i paarritur nga ndonje semundje tjeter deri me sot.

Modifikuar nga NS-6 datë 20/12/2006 ora 03:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Nëntor 2003 02:21
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Bioetika dhe e ardhmja e njerezimit

Cod. A21012004
Këshilli i Presidentit Bush për bioetikën ka botuar një raport për pasojat e mundshme morale dhe politike të zhvillimeve të kohëve të fundit në shkencë dhe mjekësi. Autorët paralajmërojnë se aftësia për të tjetërsuar dhe kontrolluar proceset jetësore mund të sjellë pasoja negative tek njerëzit.

Në librin fantastiko-shkencor “Brave New World” botuar në vitin 1932 nga shkrimtari britanik Aldous Huxley, njerëzit pinë një tabletë të quajtur “soma” që i bën ata të kënaqur. Fëmijët lindin në laboratorë të caktuar nga embrione të krijuara me kujdes.

Po të zëvendësosh “somën” me një nga ilaçet e njohura që të ngrejnë humorin, si Prozac dhe po të shikosh përparimet në inxhinierinë gjenetike dhe në klonim, bëhet e qartë se jemi në prag të kthimit në realitet të fantazisë së librit “Brave New World”. Doktor Leon Kass është kryetar i Këshillit të Presidentit për Bioetikën. Ja ç’thotë ai:

“Epoka e bioteknologjisë filloi plot shpresa. Përparimet në gjenetikë, në zbulimin e barnave të reja dhe në mjekësinë rigjeneruese premtojnë kura për sëmundjet e frikshme dhe lehtësimin e vuajtjeve të tmerrshme. Përparimi në shkencën neurologjike dhe në psiko-farmakologji premtojnë kura më të mira për të sëmurët mendorë. Teknikat e riprodhimit me ndërhyrje nga jashtë u kanë dhënë shansin mbi një milion çifteve që nuk mund të riprodhojnë, pra që të kenë fëmijët e tyre”, thotë ai.

Por doktor Kass mendon se në të ardhmen bioteknologjia nuk do të përdoret për qëllime terapike. Ai mendon se shkenca do të bëhet në mënyrë të pashmangshme një mënyrë për arritjen e lumturisë dhe përsosmërisë tek njerëzit: jetë më e gjatë, trupa më të fortë, shpirtra më të lumtur, sukses më i lartë dhe fëmijë më të mirë. Megjithatë, Këshilli i Presidentit për Bioetikën paralajmëron se tjetërsimi dhe kontrolli mbi mendjen dhe trupin e njeriut mund të kenë një ndikim negativ tek liria njerëzore, dinjiteti, ndjenjat dhe integriteti moral.

Doktor Kass thotë se përpjekjet për të kontrolluar mendjen e njeriut përmes barnave që ngrenë humorin dhe stimulantëve janë të diskutueshme. Ai thotë se çelësi për tarritjen e lumturisë nuk është përbërja kimike e trurit, por rrjeta e pasur e marrëdhënieve njerëzore.

Përfundimet e Këshillit të Presidentit për Bioetikën u diskutuan në një takim të organizuar nga Instituti Amerikan Enterprise. Një nga pjesëmarrësit në diskutim, profesor Peter Lawler i Kolegjit Berry beson se çdo përpjekje për të arritur lumuturinë mendore përmes mjeteve teknologjike dhe farmaceutike do të resultojë të pafrytshme dhe kundërproduktive.


“Të gjitha përpjekjet moderne ose teknologjike për të na bërë ta ndjejmë botën më shumë si shtëpinë tonë, na ka bërë të ndjehemi më shumë të pastrehë. Edhe në këtë rast nuk do të jetë ndryshe. Shumë shpejt mund të vijë dita që të na krijohet bindja se për t’u bërë të lumtur nuk ka rrugë tjetër përveç pirjes së një grushti tabletash. Kjo varësi e re dhe thelbësore nga manipulimi teknologjik do ta bëjë ekzistencën tonë më të kushtëzuar se asnjëherë më parë. Dhe nën lumturinë tonë sipërfaqësore, do të jetë një formë e re ankthi, një trishtim vërtet i madh. Vrapi ynë drejt lumturisë do të jetë më fanatik dhe më i kotë se kurrë”.

Anëtarët e Këshillit të Presidentit për Bioetikën theksojnë se qeveria amerikane nuk do ta përdorë teknologjinë për të imponuar vizionin e saj për një shoqëri të përkryer. Ata mendojnë se në vende të hapura me tregje të lira, përdorimi i lëndëve biologjike që ngrenë humorin do të jetë personal dhe vullnetar. Megjithatë, ata paralajmërojnë se kultura e prirur nga tregu dhe konsumi mund të krijojë nxitjet e veta të fuqishme për të luftuar për një jetë më të mirë dhe të përmirësuar biologjikisht. Për këtë arsye në raport thuhet se shoqëritë e lira duhet të përpiqen të reflektojnë në atë që i jep jetës më shumë kuptim dhe të heqin dorë nga kënaqja e menjëhershme e çdo dëshire njerëzore.

Zeri i Amerikes

Modifikuar nga NS-6 datë 20/12/2006 ora 03:53

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Janar 2004 08:11
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Semundjet me Vdekjeprurese ne Bote

Cod. A11022004

Si paranteze ne kete vazhdim, me duhet te theksoj per ju te dashur lexues se jam i bindur qe pasi te keni lexuar 10 semundjet e para, pervec informacionit e disa viruseve te cilat ju ndoshta si keni degjuar kurre (shumicen e tyre), mund t`ju lindin pyetje:



E ne mes tyre mund te jene dhe keto :

A vertete e justifikojne titullin e ketij shkrimi, keto semundje?

A mund te fusim ne semundjet me vdekjeprurese te botes nje semundje qe ka prekur 2 vete apo tre,
apo qofte dhe 100 paciente?

Me duhet t`ju them se kjo eshte e natyrshme, me shume njerez vdesin ne urgjenca apo ne shtepi nga fasulet,
komcat e objektet e huaja ne rruget e frymemarrjes. Me shume njerez vdesin nga semundjet "ordinere", pra pse?


a.) Shume prej ketyre semundjeve te reja nuk i "masim" dot me numrin e viktimave. Jane zbuluar relativisht vone,
e per faktore subjektive e objektive nuk mund ta bejme nje gje te tille.

b.) Egersia e nje semundje matet nga vdekshmeria qe shkakton, nga njohurite qe kemi ne per te, e mjetet ne dispozicion per kurim.
Prandaj themi nese ne semundjen e re, te pare ne tre paciente (ne gjithe boten) - dy vdesin.
Kjo "perkthehet" qe 2/3 vdesin, pra ne rast perhapje te ketij virusi ne 100 paciente /66 jane pashprese, statistikisht.

c.) Me kryesorja, mbani mend se bejme fjale per semundje infektive. Pra qe perhapen,
jane ngjitese ne nje forme a nje tjeter. E ne kurre nuk e dime se kur ky virus do "vendose" te marre nje viktime tjeter ose te na cudise me nje epidemi masive.

d.) Njohurite tona minimale, elementi surprize ne favor te virusit dhe vdekshmeria teper e larte,
krahasuar me semundjet e tjera, nuk jane thjesht nje tregues i pafuqise se shkences mjekesore ne kete aspekt,
por nje shtytje per te kerkuar e zbuluar rruge te paeksploruara !

Per keto arsye, e shume te tjera keto semundje i quajme SEMUNDJET ME VDEKJEPRURESE NE BOTE !



11. Hepatiti C.

Ky infeksion viral i melcise eshte shkak madhor ne sjelljen e kancerit te melcise,
verdhesit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar per here te pare ne 1989, perhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut,
p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Ne menyre globale mendohet se jane mbi 170 milione persona me kete infeksion kronik,
e cdo vit kesaj armate i shtohen 4 milione te tjere. Nuk ka vaksine per Hepatitin C.


12. Hepatiti E.

Zbuluar ne 1988, ngjan me Hepatitin C, pervec se mund te transmetohet nga ushqimet e ka me pak shance te jete fatal.


13. HIV-Human Immunodeficiency Virus.

Ne 1983 u zbulua HIV qe eshte pergjegjes per SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiences se fituar.
Nje semundje kjo e indentifikuar per here te pare ne burrat homoseksuale ne Amerike.
Qe atehere perhapja e kesaj semundje eshte bere me virulente ndermjet heteroseksualeve, vecanerisht ne Afrike e Azi.
Shperndahet nepermjet gjakut e lengjeve trupore. Nuk ka kure dhe as vaksine per te, por nje forme e re trajtimi me ilace e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkujaruese.


14. Escherichia coli 0157 : H7.

Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua per here te pare ne 1982 pas nje shperthimi te nje diarreje te tmerrshme me gjak me origjine nga hamburger-et e kontaminuar.
Pas kesaj, shumica e infeksioneve kane ardhur nga ngrenia e mishit te grire te pa gatuar plotesisht.
Te rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund te jete vdekjeprurese te femijet e vegjel e tek te moshuarit.

15. Campylobacter jejuni.

Eshte shkaku kryesor i diarrese ne vendet e zhvilluara. Identifikuar ne `77, ky bakter prek kedo, por femijet nen 5 vjec dhe te rinjte jane me ne rrezik.
Campylobacter jejuni shpesh gjindet ne pulen e pagatuar, ne qumeshtin e paziere, pasi bakteria bartet nga kafshet e mizat neper ferma.

16. Cryptosporidium parvum.

Tjeter fajtor per diarrene, prek nje ne 40 persona ne Europen perendimore.

17. Rotavirusi.

Kjo eshte nje endemi mbare boterore, pergjegjes per gjysmen e shtrimeve ne spitale nga diarreja te femijeve.
Zbuluar ne `73 vjen nga pergatitja e ushqimit me duar te palara, zakonisht ne shtepi.
Mbi 1.000.000. femije vdesin nga pasojat e rotavirusit cdo vit !

18. Semundja e Legjionareve.

Mori kete emer ne 1976 kur nje shperthim i pneumonise u pa ndermjet pjesemarresve ne takimin e Legjionit Amerikan ne Filadelfia.
Qindra-mijera persona infektohen prej saj ne te gjithe boten cdo vit; 5-30% e tyre vdesin.
Perhapet nga sistemi i ajrit te kondicionuar. Kapur ne fazen e hershme trajtohet me rrezultat.

19. Ebola.

Ethet hemorragjike Ebola, jane nje semundje vdekjeprurese te njerezit e majmunet, shihet ne menyre sporadike qe nga zbulimi i saj ne 1976.
Merr emrin e nje lumi (Ebola) ne Kongo (ish Zaire). Eshte teper infektiv nepermjet kontaktit me lengje trupore,
sjell temperature te larte e te vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda nje jave nga fillimi i infeksionit,
pasi gjithe organet e brendshme te tyre bejne kolaps total. S`ka kure !

20. Semundja Lyme.

U pa ne fillim kur po vrojtohej artriti ne femijet e qytetit Lyme (Connecticut, USA).
Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rralle eshte fatale,
por nese skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nepermjet semundjes se kyceve e lodhje kronike.

Modifikuar nga NS-6 datë 20/12/2006 ora 03:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shkurt 2004 05:09
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Semundja e Alzheimer

Cod. B30072004
Shpesh kur pyesim njerzit , qe nese e dini se cfare eshte SIDA ose KANCERI te gjithe thone PO, por kur pyesim se cfare eshte semundja e ALZHEIMER, nuk dime te pergjigjemi me siguri….e pra kjo semundje, ka kohe, qe eshte zbullur dhe kohet e fundi po flitet shume per te…

Kjo semundje eshte indentifikuar ne 1907 nga nje mjek gjerman, qe quhej Alois Alzheimer…
Dhe sot njihet si semundja e pleqerise, ose me sakte qe vjen nga pleqeria, ne fakte eshte nje gabim te quhet e tille…kjo semundje shfaqen me rritjen e moshes por kjo eshte nje semundje e vertet…

Cfare eshte semundja e Alzheimer… ?
Alzheimer eshte nje semundje qe prek trurin, (neurodegenerative) mos fonksionim normal i disa qelizave nervoze, qe shkakton ne menure progresive dhe te pa riparushme humbjen e memorjes, duke shkaktuar keshtu edhe veshtiresi ne xhestet e jetes se perditeshme…

Shkaqet e semundjes..

Origjina e kesaj semundje eshte akoma e pa shpjegueshme, e mjeket nuk e dine akoma si te ndalojne progresin e kesaj semundjeje.
Kerkuesit dine, qe kjo semundje prek moshat mbas 65 vjec, por ka raste qe kjo prek edhe mosha me te reja se 50 vjeç,… dine, qe kjo semundje prek po aq meshkuj sa dhe femra.
Dine gjithashtu qe nuk eshte semundje ngjitese, nuk ka lidhje me problemet arteriel cerebral, e qe nuk vjen nga stresi…
por kerkuesit nuk shpjegojne asnje shkat te kesaj semundjeje.

Siptomat e semundjes.

Semudja e Alzheimer shfaqet me humbjen e memorjes, por me nje humbje qe nuk i ngjason humbjes se memorjes, qe vjen nga mosha, por nje humbje te memorjes ne menyre consideruse, sigurisht kjo humbje e memorjes nuk vjen nga sot, neser, por ne menure progresive.
I semuri nuk do jete ne gjendje te kujtoje, ngjarje qe i ka jetuar para pak kohesh, nuk do jete ne gjendje te memorizoj asgje te re.
Fatkeqesishte, gjendja ose situata, vjen e keqesohet, deni ne ate shkalle, ku i semuri duhet te spitalisohet, ose dikudh te kujdeset per te ne jeten e perditeshme, sepse ai behet dependante…

Diagnostika

Per te identifikur kete semundje, nuk egzistojne, teste ose egzamime te thjeshta e te sigurta.
Keshtu qe per mjekun, nuk eshte e thjeshte te vendose diagnostiken…
Mjeku shqyrton me hollesi, te gjitha mundesi, qe mund te jene origjine e humbjes se memorjes, para se te vendose diagnostiken…


E vetmja diagnostik e sigurte per momentin, eshte autopsia (sigurisht mbas vdekjes se paçjentit)
Ku, vertetohen dy demtimet e trurit, qe karakterizojne kete semundje..ato jane les « plakes stenile » e « degjenerim te neurofibrille »


Trajtimi i semundjes..

Fatkeqesishte, ne kete moment, nuk egziston akoma nje medikament, qe mund te sheroj semundjen e Alzheimer ose te uli progresin e saj..
Egzistojne medikamente, qe ndihmojne ose letesojne siptomat dytesore, qe jane depresioni, akthi, pa gjumesia e paranoja. Sigurisht eshte shume e rendesishme, qe marja e ketyre medikamenteve te jete e kontrolluar ne menyre sistemetike nga mjeku…


Sinqerisht nuk i di shifrat, qe e karakterizojne shqiperine, por kjo semundje po perhapet dhe ndihma me e mire, qe mund ti behet pacjentin ose familjes se tij, per momentin, eshte ndihma socjale…

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga NS-6 datë 15/12/2006 ora 04:06

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Korrik 2004 23:04
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje zgjerim

Cod. A30072004

Mbaj mend sikur kam shkruar me pare per kete semundje por se di ku, ndoshta brenda forumit diku.

Perhapja e semundjes eshte pak a shume e njejte ne gjithe boten dhe leviz 5% - 10% ne moshen 65 vjecare. Cdo vit perqindja e te semureve pas kesaj moshe rritet me 2% per te arritur sipas disa statistikave jo shume optimiste ne 50% ne moshen 85 vjecare. Pra cdo dy pleq ne ate moshe njeri ka Alzheimer.

Duke llogaritur qe edhe ne Shqiperi qendrojne pak a shume keto statistika filloni te shtrydhni kujtimet dhe jam i sigurte qe do ju vijne ne mend gjysher tuajet apo shokeve qe kane patur simptoma Alzheimeri.

Problemi i mjekesise shqiptare sidoqofte nuk qendron ne te kaluaren sepse ndoshta injoranca e atehershme nuk lejonte diagnostikimin e kesaj semundje. Problemi qendron sot qe akoma vazhdon te thuhet per pleqte se kane "skleroze" ose vdesin "nga pleqeria". Kur ka probleme memorie gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se MUND te jete Alzheimer.

Persa i perket shkaqeve.
Eshte e vertete qe shkaqet nuk jane zbuluar plotesisht, por kerkuesit nuk jane krejt ne erresire. Ka disa hipoteza qe bazohen ne njohurite e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetem hipoteza. Duhet kuptuar qe hipoteza ne mjekesi (dhe shkence) nuk jane ide spekulative artistike por argumentohen me fakte. Psh. plakat senile permbajne derivate te nje proteine qe prodhohet nga kromozoma 21. Kjo kromozome eshte ajo qe shkakton dhe semundjen e Down (kane tre kromozome 21). Ata qe jane me Down nese arrijne te rrojne deri 40-50 vjec zhvillojne te shumten e hereve dhe Alzherimer. Pra ka dicka ne ate kromozome qe mund te jete nje nga aresyet. (E kote te kujtoj qe kur mjeket tane nuk diagnostikojne dot Alzherimerin vetem nuk besoj se do diagnostikonin Alzheimerin kur i fillon nje Down-i.)

Ata qe preken nga semundja e Alzheimer ne moshe te re (40 - 50 vjec) qellon qe kane patur ne familje dike tjeter qe ka vdekur me Alzherimer. Ne kete rast ekziston nje komponent i forte gjenetik dhe prognoza e semundjes eshte pesimiste pasi e vdes pacientin ne 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin ne 5-15 vjet).

Per kete semundje nuk ekzistojne medikamente sheruese por ekzistojne rregulla te caktuara qe mund te ndiqen ne shtepi per ti vonuar semundjen dhe kollajtesuar jeten e coroditur te pacientit.

Nuk e di nese e kam thene me pare por me kujtohet nje profesor qe spjegoi diferencen mes harresave normale dhe harresave patologjike te dikujt me Alzherimer. Ai tha: "Eshte normale te harrosh ku ke lene makinen kur shkon ne pazar, por eshte anormale te harrosh qe ke ardhur me makine dhe te kthehesh ne shtepi ne kembe". Kuptohet qe eshte shembull pak i trashe qe ka perjashtimet e veta por sherben per te kuptuar diferencen e problemeve te memories qe kemi ne te zakonshmit me ata me Alzherimer.

P.s. Sipas ketij shembulli une dal me Alzherimer sepse pak kohe me pare u kujtova vetem pas tre ditesh qe kisha lene bicikleten ne supermerkate... por jam larg moshes per Alzherimer shyqyr zotit

Pershendetje.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga NS-6 datë 10/04/2007 ora 02:22

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2004 00:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Po me ben per te qeshur fajtor, me ate haresen tende... nejse


Doja sinqerisht, te falenderoja per kete zgjerim...te vogel por te dobishem..
Ne fakte doja te flisja per chromozomin 21, dhe zbullimet e fundit, por se pari nuk isha ne gjendje te gjeja fjalet qe duheshin sepse, un flas shqipe ne menure korekte por kam nje fjalor te varfer shkencor.

dhe se dyti doja te shprehesha sa me thjeshte, qe informacjonet te kuptohen nga te gjithe lexuesit...

Sa per temen, qe ju keni hapur me pare, sinqerisht nuk e kam lexuar, do ishte intresante qe te bashkangjiteshin te gjitha se bashku..

me respekt sabina

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2004 01:55
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 02/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

Si perfundim SAbina nuk bere keq qe bleve satelitin dhe shef shqiperin ne televizor se me duket do ti harroje dhe ato qe di.Bej shaka.
Sory jam jasht teme.Faleminderit nga ju per informacionin.E shoh interesante.

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2004 02:03
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dodgy Kliko këtu për të kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dodgy Shto dodgy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dodgy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Citim:
Sipas ketij shembulli une dal me Alzherimer sepse pak kohe me pare u kujtova vetem pas tre ditesh qe kisha lene bicikleten ne supermerkate... por jam larg moshes per Alzherimer shyqyr zotit


Nje nje studim kanadez qe ishte ne televizor fajtori thoshte qe njeriu 70% te kohes nuk e ka mendjen dhe vetem 30% e ka, ketu ne Kanada. Ai personi tjeter kundershtoji por ne te njejten kohe ai i kishte marr portofolin nga xhepi dhe oren.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2004 07:26
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
student_i_perjetshem
Anetar i ri

Regjistruar: 03/08/2004
Vendbanimi: dove sono costretto a finire gli studi
Mesazhe: 1

Smile

alzheimer

per fajtorin:
bicikleten ne supermerkate...tre dite...
po s'na the a e gjete gje kur u ktheve? kisha tre dite dhe une qe isha pa bici epo kerkoja nje, ta kisha ditur...

pershendetje fajtor! dikur isha "student_mjekesie" (jam akoma edhe per ca kohe). kisha gati tre vjet qe nuk frekuentoja me internetin.
...porca vacca, è cambiato un PO' "...fajtori.com.". Complimenti!

scusa qe tu drejtova ne forum por i rashe shkurt.
ti akoma ne "..europe" dmth communit_ europea (lol) ndodhesh, apo e mbarove shkollen e je gjekundi tjeter?

bé, te saly'.
"student_mjekesie"

__________________
s'ka problem!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2004 07:40
student_i_perjetshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të student_i_perjetshem Kliko këtu për të kontaktuar me student_i_perjetshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: student_i_perjetshem Shto student_i_perjetshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto student_i_perjetshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

me falni qe ju nderpres po a osht nanjoni student per mjeksi ktu ??

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shkurt 2005 01:44
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Kuriozitete mjekesore

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.