Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Kolapsi ekonomik, Rama, Kadare, dhe “MJAFT!”
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Kolapsi ekonomik, Rama, Kadare, dhe “MJAFT!”

(Botuar ne gazeten Shekulli.)

Kolapsi ekonomik, Rama, Kadare, dhe "MJAFT!"

EDUARD ZALOSHNJA

Kur qytetari i thjeshtë shqiptar ble një bukë në dyqanin pranë shtëpisë së tij, nuk ta do mendja se llogarit që pothuajse gjysma e 600-lekëshit që pagon shkon për të mbuluar importimin e grurit dhe konsumimin e makinerive, automjeteve, karburantit, energjisë elektrike, dhe materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin e miellit, e më pas të bukës. Dhe për sa kohë valuta e emigrantëve dhe e trafiqeve ilegale të vazhdojë të futet me vrull në Shqipëri, qytetarit të thjeshtë nuk ka pse t'i bjerë ndërmend ky fakt.

Zgjimi i tromaksur i këtij qytetari do të ndodhte vetëm në qoftë se këto dy burime valute do të arrinin nivelin e shterrimit përpara se të zëvëndësoheshin me burime të tjera të qëndrueshme. Në qoftë se ajo ditë vjen, ai do ta kuptojë se valuta që futet aktualisht në Shqipëri nga burime të qëndrueshme nuk është në gjëndje të mbulojë më shumë se gjysmën e importit të mallrave që i krijojnë atë pak mirëqënie që gëzon sot. Dhe kur e shoqja të mos ketë ç'tiu japë fëmijve për të ngrënë, atij nuk do t'i ngelet tjetër veçse të dalë në rrugë e të përsërisë 1997-ën.

Domethënja ekonomike e shembullit të bukës

Shembulli i mësipërm ilustron më së miri se ç'pjesë e vlerës së mallrave dhe shërbimeve krijohet jashtë Shqipërisë. Nga llogaritje të përafërta, të bazuara në të dhënat e "The Economist Intelligence Unit", rezulton se përqindja mesatare e vlerës së krijuar jashtë Shqipërisë për të gjithë mallrat dhe shërbimet që i ofrohen konsumatorit shqiptar është pothuaj e njëjtë me përqindjen respektive për bukën. Më shqip, kjo do të thotë se pothuajse gjysma e totalit të parave të shpenzuara nga konsumatorët shqiptarë shkon për të mbuluar koston e importit që trupëzohet në mallrat dhe shërbimet e blera prej tyre.

Çdo ekonomist e kupton që një strukturë e tillë konsumi e çon eventualisht në greminë një vënd në qoftë se nuk gjenden burime të qëndrueshme për balancimin e importeve. P.sh., ShBA ka dekada që e mbyll çdo vit me deficit të ndjeshëm tregtar, por ky deficit balancohet kryesisht nga paratë që futen nga jashtë për blerjen e aksioneve dhe bondeve në bursat amerikane. Dhe duke qënë se tregu financiar shqiptar, ndryshe nga ai amerikan, nuk ka gjasa të thithë valutë të huaj edhe për disa dekada, i takon klasës politike shqiptare të gjejë alternativa që do ta shpëtonin Shqipërinë nga një humnerë e ngjashme me të 1997-ës.

Si mund të shmanget kolapsi?

Që shumica e qeveritarëve dhe ligjvënësve shqiptarë e ka të qartë se valuta e emigracionit dhe e trafiqeve ilegale eventualisht do të shterrojë, nuk duhet vënë në dyshim. Por problemi është se pak prej tyre e kanë të qartë se sa urgjente është të fillohet të mendohet dhe punohet që sot për ditën kur ajo gjë të ndodhë.

Kështu, ka 13 vjet që qeverisësit shqiptarë deklarojnë se turizmi do të përbëjë burimin afatgjatë më të rëndësishëm për futjen e valutës në Shqipëri. Por shumë pak është bërë për ta kthyer në realitet këtë deklarim. Bujqësia dhe industria ushqimore gjithashtu jnaë parë që në fillim të viteve '90 si degë me goxha potencial për të zbutur deficitin tregtar. Por akoma sot e kësaj dite, shumica e shqiptarve hanë perime, fruta, dhe ushqime të prodhuara në shtetet fqinj. Dhe së fundi, edhe shqiptari më i thjeshtë e di se në vitët '80 industria e kromit dhe disa metaleve të tjera përbënte një burim shumë të rëndësishëm eksporti. Por pas 13 vjetësh, kjo industri jo vetëm që nuk është zgjeruar, por ka rënë ndjeshëm poshtë niveleve të para 1990-ës.

Berisha, Nano, Meta, dhe shmangia e kolpasit

Kuptohet që barra e fajit për këtë situatë ekonomike bie mbi të gjithë klasën politike të vendit, e cila jo rrallë ka vënë interesat e ngushta politiko-financiare mbi ato të kombit. Por në mënyrë të veçantë ajo bie mbi Berishën, Nanon, dhe Metën, tre politikanët që në etapa të ndryshme të 13 vjetëve të fundit kanë patur në duart e tyre të gjitha levat për qeverisjen e Shqipërisë.

Aktualisht, Meta me makinacione parlamentare që nuk kanë fare gjasa të jënë të suksesshme, dhe Berisha me agresivitetin e tij tradicional, po mundohen t'i marrin pushtetin Nanos, njeriut që kontrollon totalisht qeverisjen, dhe që nuk jep shpresë se do të kthiellohet një ditë nga deliri i pushtetit. Secili nga këta rivalë të Nanos, duke pranuar publikisht disa nga gabimet e qeverisjeve të tyre të mëparshme, pretendon se po të hypë përsëri në kalë, do të dijë shumë më mirë si të kalërojë. Ndër të dy, në sens probabilitar, Berisha është padyshim sfidanti më serioz i Nanos. Për këtë arsye, vlen të analizohet se sa janë shanset që ai të fitojë në përballjen me Nanon dhe, në qoftë se fiton, ta udhëheqë vendin drejt normalizimit të ekonomisë.

Që nga shpallja e motos "Për një Fillim të Ri", Berisha është përpjekur të grumbullojë rreth vehtes ca njerëz të aftë për të realizuar një qeverisje të mirë. Por shumë shqiptarë janë skeptike për sinqeritetin e këtyre përpjekjeve. Kjo sepse ekziston një probabilitet jo i vogël që ato, në vend që të reflektojnë një ndryshim themelor të brendshëm të tij, të jenë thjesht lëvizje taktike të momentit. Si rezultat, "Fillimi i ri" i Berishës nuk ka shanse të krijojë eksitimin elektoral që nevojitet për realizimin e rotacionit të pushtetit.
Ndërkohë, edhe po të supozohet se Berisha do të fitojë, ai nuk jep garanci se do ta përmbajë sedrën lehtësisht të lëndueshme kur ndonjë bashkpunëtor politik të mos jetë dakord me të ose, më keq akoma, ta kritikojë atë. Dhe asnjeri nuk do të çuditej kur në fund të katër viteve të qeverisjes së Berishës, gjysma e ekipit politik në krye të administratës të përgjysmohej. Me pak fjalë, shanset për suksesin e qeverisjes së Berishës (në qoftë se i vjen rradha të qeverisë) janë në korelacion të zhdrejtë me egon e sëmurë të tij.

Në skenë futet Edi Rama, Kadare, dhe '"MJAFT!"

Siç sugjeron analiza e mësipërme, asnjë nga sfidantët tradicionalë të Nanos nuk i ofron Shqipërisë garanci për shmangien e kolapsit eventual ekonomik. Për këtë arsye, vështrimi duhet hedhur nga një alternativë e re që, siç tregojnë zhvillimet e fundit, mund të ketë si strumbullar Edi Ramën, kryebashkiakun aktual të Tiranës.

Me rezultatet e arritura në qeverisjen e Tiranës gjatë mandatit të parë si kryebashkiak dhe me platformën politike që paraqiti në kongresin e fundit të PS-së, Edi Rama e ka pozicionuar tashmë vehten si një kandidat eventual për kryeministër. Ndërkohë, aftësisitë e tija ekzekutive japin shpresë që ekonomia shqiptare ta mënjanojë mbytjen po të ketë atë në timon. Dhe në qoftë Edi Rama fillon që sot konturimin e një rrjeti të strukturuar bashkëpuntorësh dhe mbështetësish, mund të krijohen premisat për katapultimin e tij në krye të qeverisjes.

Ndërkohë, duhet mbajtur shënim fakti se Lëvizja "MJAFT!", e cila filloi si një fushatë rinore për ndërgjegjsimin qytetar, është kthyer brenda disa muajsh në një lëvizje të fuqishme qytetare me mbi tre mijë anëtarë. Kjo lëvizje e tregoi forcën në protestën kundër ish-Ministrit të Brendshëm, e cila eventualisht solli dorëheqjen e tij, e për pasojë, edhe krizën e fundit qeveritare. Gjithashtu, kjo lëvizje e tregoi forcën me protestat e fundit para Albtelekomit, KESh-it, dhe Këshillit të Ministrave.

Për t'u mbajtur shënim në lidhje me Lëvizjen "MJAFT!" është edhe deklarata e Ismail Kadaresë rreth pranimit të ftesës për t'u bërë Kryetar Nderi i saj (kjo deklaratë nuk është pomovuar shumë deri më sot, por ta do mëndja se në një moment oportun do të promovohet gjerësisht nga drejtuesit e lëvizjes). Pranimi i postit të Kryetarit të Nderit të Lëvizjes "MJAFT!" nga ana e Kadaresë është në thelb një apel për përfshirje në lëvizje që intelektuali i shquar i bën të gjithë shqiptarëve të deziluzionuar nga qeverisja e 13 vjetëve të fundit. Dhe pavarsisht se nuk ka gjasa që ai të angazhohet drejtpërdrejt në Lëvizjen "MJAFT!" (titulli "Kryetar Nderi" e presupozon këtë gjë), simbolika që përcjell akti i Kadaresë mund të shërbejë si një magnet i fuqishëm për shtimin masiv të rradhëve të saj. Shtim ky që, po arriti atë që në fizikë quhet masë kritike, mund të shërbejë si fillesë e një orteku që do të realizonte përmbysjen që simotra e Lëvizjes "MJAFT!" realizoi kohët e fundit në Gjeorgji.

Dhe në qoftë se një nga alternativat e mësipërme do të rezultonte e suksesshme, atij qytetarit të thjeshtë të bukës 600-lekëshe nuk do t'i lindëte më nevoja për të dalë në rrugë si në marsin e 1997-ës...

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Janar 2004 18:48
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

I nderuar Edi.Une shkrimet tuaja i shikoj thjeshte si ''mallra konsumi''.Kuptoj qe i juaji eshte nje profesion sa i nderuar ,aq edhe i perfolur.....ajo qe nuk kuptoj eshte motivet qe ju kerkoni te mohoni fakte te pakontestueshme ne lidhjen me ngjarjet e 1997-tes.


Jam nje nga ata qytetaret qe ne 1997-ten nuk dola ne rruge sepse me mungonte buka i nderuar Edi!

Dola ne rruge sepse rregjimi i Berishes me la : pa pune(shkoja 7 dite ne 7-te ne te),me vuri nje tjeter shqipetar tek pragu i deres dhe e paguante per ti rene ne qafe nenes time,dola sepse tim ate mesues i nderuar dhe i respektuar ne profesionin e tij kercenohej rruges per ne shkolle nga nje njeri brenda makinave pa targa rrugeve te Vlores(SHIK-u i Gazidedes),dola sepse mu duk anti-njerezore politika e Berishes&Co per te vene shqipetarin kunderr shqipetarit.....dhe e gjithe kjo vetem per te kenaqur deshiren e tij per te qendruar ''kaluar ne kale''!
Dola ne rruge sepse ne histerine kollektive te atyre koheve me mungoi fundi i tunelit ku Berisha(pak kohe me pare,ironia e fatit i kisha dhene voten time) me futi....


Nuk me mungonte buka i nderuar.

Thjeshte u ngrita sepse dikush filloi te me perdhoste dinjitetin ne emer te gjese me te shpifur...

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2004 16:34
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Insomnia

Pavarsisht nga arsyet individuale te njerit apo tjetrit, revolta e '97 nuk do te kishte ndodhur ne qofte se nuk do te kishte ndodhur kolapsi ekonomik nga piramidat famekeqe. Ishte pikerisht fakti qe mijra e mijra familje mbeten pa asnje lek qe solli nje revolte ne permasa aq masive. Mos harro se arsyet qe ti permend per ngritje ne revolte ekzistonin edhe para rrezimit te piramidave, por revolta ndodhi vetem pas boshatisjes se xhepavave te shumices se shqiptareve.

Dhe ne fund te fundit, ne artikull, revolta e '97 eshte perdorur thjesht si nje metafore per te identifikuar nje revolte te pergjithshme popullore kundra qeverise te shkaktuar nga kolapsi ekonomik- pavarsisht se kush eshte ne krye te qeverise.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2004 17:56
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:55 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Kolapsi ekonomik, Rama, Kadare, dhe “MJAFT!”

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.