Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Cila eshte mosha e duhur per te perdorur grimin (make up)??
Cila eshte mosha e duhur per make up?
12 vjeç
14 vjeç
16 vjeç
mbi 18 vjeç
tjeter
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Cila eshte mosha e duhur per te perdorur grimin (make up)??

Si mendoni vajza e djem, cila mund te jete kjo moshe?
Duke pare vajzat ketu ne Shqiperi, nuk ka dallim fare adoleshenca nga adultet...
Madje vajzat kane filluar qe 12 vjece....

ja cthuhej ne gazete nje dite.




Vajzat me makiazhe te ekzagjeruara!

Sallonet e bukurisë në Shqipëri gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga vajzat e reja dhe adoleshentet, dhe të gjitha tentojnë të bëhen më të bukura. Megjithë bukurinë e freskinë natyrale, në jetën e përditshme, atyre u është bërë ‘zakon’ tualeti

Make up me tonë të forta

Gjithnjë tentojmë te dukemi të bukura, natyrale, të freskëta dhe për këtë në ndihmë na vjen make up-i. Po shumë herë, të paktën në Shqipëri, makijazhi është shndërruar në një lodër me të cilën luajnë vajzat e reja dhe nga një pjesë e madhe e tyre, përdoret në mënyrën e gabuar.

Sallonet e bukurisë gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga vajzat e reja dhe adoleshentet, dhe të gjitha tentojnë të bëhen më të bukura. Megjithë bukurinë e freskinë natyrale, në jetën e përditshme, atyre u është bërë ‘zakon’ tualeti.

Pjesa më e madhe nuk mund të dalin nga shtëpia pa makijazh dhe pa u lyer. Sigurisht që ai në këtë rast nuk është thjeshtë një mjet për t’u zbukuruar, por një mënyrë e shpejtë për të rënë në sy, për t’u dukur apo për të tërhequr vëmendjen. Ai duhet të jetë i rëndë dhe me të gjitha ngjyrat e mundshme të hedhura mbi sy, buzë e fytyrë.

Tone të rënda dhe buzët e ‘skuqura’ nga buzëkuqi janë një karakteristikë e përbashkët e pothuajse të gjitha adoleshenteve të kryeqytetit. Dhe vendi më i mirë për të shfaqur ‘bukurinë’ e tyre është shkolla, apo gjatë pasditeve rrugët dhe lokalet e Bllokut.

Ky makijazh i rëndë dhe tonet e forta dhe të ekzagjeruara është i ngjashëm me ato të modeleve dhe prezantueset e ekranit të vogël e të madh, por aspak i përshtatshëm për moshën e tyre, për jetën e përditshme, dhe sidomos ambientit shkollor.

Ajo që është më e rëndësishme për të pasur një makijazh perfekt duhet që make up-i t’i përshtatet linjave të fytyrës, të ndiqni këshillat e specialistëve si dhe të tregohet kujdes me tendencat e fundit të kozmetikës.

Ndërkohë që një nga elementët më të rëndësishëm për të pasur një make up perfekt është të lyheni sipas moshës që keni, këshillë kjo që nuk merret aspak parasysh nga adoleshentet shqiptare.

Të nxitura nga dëshira për t’u dukur dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendjen vajzat e reja shqiptare duket se kanë gjetur mënyrën e gabuar për t’u zbukuruar.


G.Metropol

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Maj 2006 16:53
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

une mendoj se duhet pas 18 vjec.
Sepse ne ate moshe quhesh e maturuar.
Per vajzat nen kete moshe eshte mire qe te jene natyrale.

Ne pergjithesi tek femrat me pelqen makiazhi i lehte i cili nuk dallohet fare.

Ps.nje telajo e shemtauar e Makiazhit te tepruar jane pergjithesisht Mbremjet e Matures.

Makiazhi eshte si nje lloj fasade.

"mos i shiko vitrinen ...shikoj makazinen":p

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Maj 2006 17:41
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mosha me e mire eshte mbi 20 per ato qe kane nevoje dmth se per ato qe skane me mire mbasi te fillojne rrudhat,dmth mbas moshes 26-27 e me lart.
Kur them kshu kam parasysh nje makiazh te plote jo per nje rimel se rimelin e eprdorin sot edhe 14 vjecaret,por theksoj mbulimin e ftyres me kremra te ndryshme.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Maj 2006 20:17
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

vertet shume tualet te rende perdorin gocat ne Shqiperi, llangosen si kanarina.
Grimi i rende dhe me ngjyra te theksuara nuk me pelqen per asnje moshe (e kam fjalen per tualetin ditor ndersa ne disko, klube e pub po nuk u theksua nje cikez (me karar dhe ky theksim) nuk bie fare ne sy) megjithate nje tualet ditor me ngjyra neutrale do ishte shume i pranueshem andej nga mosha 18 vjecare e lart.
Gjithashtu, andej nga mosha 16 vjecare duhet me patjeter qe gocat te fillojne te perdorin kremra qe kane SPF te larte per te mbrojtur lekuren e fytyres nga rrezet diellore, qofte ne dimer a behar, kohe me diell a kohe me shi aplikimi kremit me SPF duhet te behet edukate sic eshte larja dhembeve ne mengjes.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Maj 2006 20:14
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jonna1
Anetar i ri

Regjistruar: 02/05/2006
Vendbanimi: u s a
Mesazhe: 5

make up,? kur, pse.?....

Per mendimin tim , mosha 16 vjec, eshte normale, qe nje vajze te kujdeset per pamjen e fytyres, pasi kjo moshe ka edhe disa vecori, jo ne pergjithesi, por disa vajza ne kete moshe kane problemet me aknet, e si rrjedhim , nje tualet i lehte, edhe i mbron edhe i paraqet mjaft te rregullta, flas per nje tualet normal, dhe jo per klloun, sinqerisht, sot jam ne moshe do thoja madhore, dhe akoma s`kishte ardhur demokracia , kur une isha 16 vjec, brezi im pra, dhe nje makiazh te lehte te fytyres e benim, lyenim pak syte dhe qerpiket, vetem buzet, si lyenim dot, sa per ne shkolle, as qe behej fjale, por as te parregullta nuk ishim, ato grykset e zeza dhe jakat e bardha te qendisura, nje rregull qe do e deshiroja edhe sot per vajzat e shkollave, kur organizonim mbremjet e shkolles, ishim te gjitha me tualet e te rregullta, kuptohet , brenda nje fare standarti, qe gjithesecila e vendoste vete, ju falenderoj per temen e hapur, dhe sinqerisht me pelqen nje vajze e lyer normale. thankyou.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Maj 2006 22:17
jonna1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jonna1 Kërko mesazhe të tjera nga: jonna1 Shto jonna1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jonna1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

mbas të 50-ve

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Maj 2006 17:37
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

mbas moshes 30 noshta nje krem moistuizer per lekuren,ndersa per keto kimikalet e tjera s'do e shihja vetem comfortable as mbas 50-ve qe thote amoxil..

jonna1 prandaj nga perdorimi i shumte i llojrave te kremerave dhe kimikale te tjerave ne fytyre ,po te shohesh nje 16 vjecare te jep sikur ka 20-te vjet e siper..

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2006 03:18
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Une jam per tualetin mbas moshes 16 per sondazhin.

Por per fermat ne shqiperi, e ekzagjerojne shume.
Kur i kam pare te shkojne ne shkolle me tualet te tille, kam menduar...."po keto prind e keto mesues si e lejne rinine te perfundoje keshtu??.

Ka ikur koha e makjazhit te rende, tualeti duhet te jete i lehte i bukur dhe natural.

E preferoj dhe une keshtu.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Maj 2006 03:18
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrep_tropojani_Hro
Anetar i ri

Regjistruar: 24/05/2006
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 11

Question

dua te them edhe une dy fjale reth kesaj teme qe me te vertete them qe eshte pak anormale per moshat e reja qe te "bojatisen" ne ate menyre. vertete grimi e zbukuron femren se edhe nji shkop gardhi po ta lyesh e ta ngjyesh duket i bukur, po jo deri ne ate mase qe ta mbulojne bukurine natyrore me bojra e pudra, sidomos vajzat e reja (12-13 deri 16-17) vjece bjne nji grim te rende edhe theksues qe tu bien djemve ne sy e te duken sa me "sexy". une jetoj ne gjermani dhe kjo dukuri nuk me ka rene shume ne sy, (perjashtoj rastet e vecanta) te pakten ktu ku jetoj une. vajza kur te jete shi dhe te jeni "mllackosur" mos dilni pa cader gagagagagagagag.

__________________
Tradhtia shperblehet me vdekje (ligji i natyres)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Maj 2006 18:09
Akrep_tropojani_Hro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrep_tropojani_Hro Kliko këtu për të kontaktuar me Akrep_tropojani_Hro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrep_tropojani_Hro Shto Akrep_tropojani_Hro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrep_tropojani_Hro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Me beri pershtypje sot nje vajze e vogel ndoshta 8-9 ose 10 vjet e lyer shume lehte me nje ton roze (ngjyre e lehte) ne syte e saj te vogla dhe plot leng dhe me vethe te medhenj rumbullak.
Nje engjell i vogel qe kishte mare pamje te nje te madhi.
Sa keq me erdhi qe shume vajza te vogla sot nuk po e shijon femijerine me thjeshtesine dhe bukurine e saj por shikojne revistat apo media-n ku ato influencohen dhe transferohen ne femra 20-30 vjecare ....doja ta merja per dore te vinim ne banje te lanim fytyren dhe ti thoja ti je shume me e bukur pa make up pse e mbulon freskine tende por e di qe do me shikonte sikur donte te me thonte TI JE E CMENDUR....!
Mendoj se vajzat s'duhen te nisin te vene make up aq te vogla eshte krim te mbulojne fytyren me pudra apo syte me ngjyra te ndryshme .....rimeli besoj se eshte normal per nje moshe 13 e siper....

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2006 21:17
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Cila eshte mosha e duhur per te perdorur grimin (make up)??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.