Klodel
.
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Statusi I Kosovës Rikthehet Në Agjendën Ndërkombëtare
E ardhmja e Statusit final të Kosovës është rikthyer në agjendën politike ndërkombëtare. Megjithatë disa çështje thelbësore vazhdojnë të mbeten të pandryshuara, që kur Kosova ra nën administrimin ndërkombëtar në qershor të 1999.
Rreth dy muaj para vrasjes së tij, ish-kryeministri serb Zoran Gjinxhiç, e theu qasjen e lojës për fitimin e kohës të shumë politikanëve serbë dhe bëri thirrje për fillimin e bisedimeve rreth statusit të Kosovës sa më shpejt që të ishte e mundur.
Shumë nga vëzhguesit sugjeruan se ky qendër të këtij veprimi të gjinxhiçit qëndronte përpjekja për t'u marrë krahët politikanëve të tjerë në konkurimin për mbështetjen në vend lidhur me zgjedhjet e përgjithshme në Serbi që mund të thirreshin në 2003 ose 2004.
Pak liderë të tjerë serbë zgjodhën kërkimin e bisedimeve të menjëhershme, por shumë kanë ngritur në mënyrë të përsëritur çështjen e Kosovës, mes tyre zëvendësministri serb Nebojsha Çoviç, ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, politikanë të profilit të lartë.
Politikanët serbë theksojnë se çfarëdo zgjidhje e statusit final të Kosovës duhet të bëhet në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, i cili përcakton Kosovën si pjesë të Jugosllavisë.
Para shpërbërjes formale të shtetit në 2003, Beogradi dhe Podgorica ranë dakort që Serbia do të zëvendësonte Jugosllavinë në formulim.
Kjo u bë edhe pse të gjitha partitë politike që prezantojnë 90% të popullsisë shqiptare të Kosovës refuzojnë çfarëdolloj lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi lidhur me këtë çështje. Shqiptarët si dhe shumë vëzhgues të huaj argumentojnë duke ju referuar rezolutës 1244 se formulimi që Kosova është pjesë e Jugosllavisë në këtë rezolutë nuk do të thoshte që komuniteti ndërkombëtar i jep të drejtën Beogradit për riokupimin e Kosovës një ditë, por më tepër ishte për të krijuar një mbulesë ligjore nën të cilën Sllbodan Millosheviçi, ish-presidenti i Jugosllavisë të mund të tërhiqte trypat e tij nga Kosova pa e humbur krejtësisht fytyrën pas mundjes së tij ushtarake nga NATO-ja.
Një pikë tjetër e dëgjuar në Beograd është se çështja e statusit final kërkon një zgjidhje "rajonale" ose "evropiane" që nuk ka si qëllim krijimin e " shteteve të reja" por në debatimin e çështjeve rajonale si krimi i organizuar.
Opinionin kosovar është i informuar për këto ide, duke e ndier që këto janë vetëm një mjet për fitimin e kohës derisa Bashkimi evropian të detyrojë Kosovën në një lidhje politike me unionin Serbi Mali i Zi, ashtu siç i detyroi Brukseli këto dy republika që në 2002 të krijonin një shtet të përbashkët. Kosovarët gjithashtu e dinë se " luftimi i krimit të organizuar" është një frazë e përdorur shpesh nga nacionalistët serbë dhe malazezë me kuptimin e goditjes me qëllim shkatërrimi të shqiptarëve" në të njëjtën mënyrë sesi flasin disa politikanë perëndimorë për " ligjin dhe rregullin" si një eufemizëm për perligjjen e shtypjes se minoriteteve të tyre etnike.
Disa analistë kosovarë thonë se vendet që fillojnë dhe humbin luftëra duhet të presin që të humbin dhe territore dhe kjo është çështja e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Këta analistë gjithashtu tërheqin vëmendjen se duke e inkurajuar Beogradin të mendojë se ka ndonjë rol në Kosovë oreksi i politikanëve serbë do të shtoheshe më tepër.
Frika e kosovarëve nuk është shpërndarë nga mënyra disi e fshehur me të cilën Shefi i UNMIK-ut Michal Shtajner dhe shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së Solana, e trajtuan përbërjen e delegacionit kosovar që do të marrë pjesë në samitin e Selanikut më 21 Qershor. Pas njëfarë ngurimi Shtajner ra dakort që të përfshijë zyrtarët e zgjedhur kosovarë në grupin e tij. Duke folur në Podgoricë në 6 qershor, pas vizitës së tij në Prishtinë, Solana tha se pret që Prishtina dhe Beogradi të fillojnë një dialog në Selanik.
Në vazhdën e diskutimeve në të dyja anët e Atllantikut dhe në rajonin e Ballkanit muajt e fundit, disa vëzhgues kanë theksuar se çështja e statusit duhet të zgjidhet më mirë shpejt se bonë, në mënyrë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë, gjë që do të mundësonte forcimin e strukturave politike në Kosovë.
Sipas këtij argumentimi komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të insisitojë në standartet e demokracisë, në ekonominë e tregut, në të drejtat e pakicave, të cilat do të arriheshin më mirë nëse statusi final i Kosovës do të ishte i qartë dhe i përcaktuar. Gjithashtu presidenti Rugova e mbështet këtë këndvështrim. Lidhur me vetë statusin partitë politike shqiptare të Kosovës janë unanime. Pavarësia është i vetmi opsion. Ata theksojnë se një lloj shteti i përbashkët me Serbinë është jashtë çdo konsiderate, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia në 1998-1999, dhe çdo përpjekje nga ana e BE-së për të imponuar një zgjidhje të tillë mbi Kosovën, do të çonte në një konflikt të ri të armatosur.
Për më tepër bisedat e mjegullta për " zgjidhje evropiane" nuk krijojnë shumë konfidencë në një rajon si Ballkani, edhe kur dalin nga goja e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ilir Metës.
Disa analistë Kosovarë gjithashtu theksojnë se pavarësia e Kosovës nuk duhet parë si një dhuratë e çmuar nga komuniteti i fuqishëm ndërkombëtar, por si një rrjedhë llogjike e shpërbërjes së ish- Jugosllavisë dhe i tendencës botërore të pas 1945 drejt dekolonizimit të bazuar në të drejtën e shumicës dhe në të drejtën për vetëvendosje.
Komuniteti ndërkombëtar nderkaq e ka bërë të qartë se cilido që do të jetë statusi final i Kosovës, duhet të përfshijë garancitë për serbët dhe pakicat e tjera kombëtare. Këto garanci përfshijnë lirinë e lëvizjes, të drejtën për t'u kthyer në shtëpi dhe sigurinë themeklore për të gjithë qytetarët në vendet demokratike. Kosovarëve u është tërhequr vëmendja se duhet të bëjnë më shumë për sigurimin e këtyre të drejtave dhe për kontrollin e dhunës etnikisht të motivuar nga ana e Shqiptarëve. Por ata duket se nuk kanë ndërmend që t;i kthehen një mentaliteti varësie që është mjaft evident në Bosnje, nëse nuk do lejohen që të marrin në dorë fatine tyre.
Shtajneri ka filluar transferimin e disa kompetencave të UNMIK-ut në institucionet e zgjedhura vendore/ Insistimi i tij për patjen nën kontroll të delegacionit të Selanikut, ashtu dhe mjegullsia apo fshehtësia e planeve të Brukselit për Kosovën kanë çuar që shumë prej kosovarëve të ndihen se po trajtohen si një koloni.
Një shqetësim tjetër në Prishtinë përbëjnë përpjekjet e vazhdueshme të të huajve për përfshirjen e Beogradit në bisedimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës, edhe pse është mëse e qartë se Kosova nuk do të rikthehet pa të drejtë nën sundimin serb. Një nga shkollat e mendimit në komunitetin ndërkombëtar argumenton se asnjë zgjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës nuk do të zgjatë nëse Serbia nuk do të ketë në të rolin e saj. Por ndërsa shumica e politikanëve kosovarë janë të gatshëm të fillojnë bisedimet për çështjet teknike me Serbinë dhe me të gjithë fqinjët e Kosovës, ata e bëjnë të qartë se Serbia humbi çdo të drejtë për të patur një rol politik në Kosovë në gjatë konfliktit në 1998-1999.
Shumë vëzhgues thonë se inkurajimi i Serbisë se do të thotë fjalën e saj në të ardhmen e Kosovës ështëe gabuar për dy arsye:
1) së pari, sepse i kanalizon energjitë e Serbisë jashtë shqetësimeve reale të saj, të cilat janë krimi, korrupsioni dhe varfëria. Vrasja e Gjinxhiçit tregoi mjaft qartë për rrënjët e thella dhe për seriozitetin e këtyre problemeve në Serbi.
2) E dyta se pse e inkurajon komunitetin serb të Kosovës që të kërkojë zgjidhjet politike në Beograd dhe jo në Prishtinë, me institucionet ndërkombëtare dhe me fqinjët e tyre shqiptarë.
Megjithatë para se të vritej Gjinxhiç tha se Serbët e Kosovës duhet të kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre në Prishtinë dhe jo në Beograd.
Material i perkthyer nga Ballkan Report i RFE/RL
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|