Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Teknologjia > Spiuni në kompjuterin tuaj
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Spiuni në kompjuterin tuaj

Spyware është një program i vogël, i cili përdor metodën e mbledhjes së të dhënave personale, interesave të konsumatorit dhe udhëzimit të konsumatorit në produkte dhe kompani të ndryshme

Spiuni në kompjuterin tuaj

Shpesh herë keni rastisur edhe në tipe të e-mailave, të cilat kanë përmbajtje "bamirëse" ose "shpërblyese". Oferta të ndryshme profesionale e deri në oferta eksituese erotike, të cilat ju paraqiten në forma nga më të ndryshmet. Produkte, të cilat nuk keni pasur mundësi t'i shihni në asnjë vend tjetër dhe shumë e shumë paraqitje të jashtëzakonshme.

Për t'i kuptuar më mirë këto paraqitje në inboksin tuaj dhe për të mësuar më shumë rreth këtyre reklamave, fillimisht duhet të mësojmë se çfarë është "spyware".

Spyware në fakt është një program i vogël, i cili përdor metodën e mbledhjes së të dhënave personale, interesave të konsumatorit dhe udhëzimit të konsumatorit në produkte dhe kompani të ndryshme. Spyware siç mund të kuptohet edhe nga emërtimi i tij, në kompjuterin tuaj funksionon si një spiun i dërguar nga ndonjë program, i cili ka lidhje me disa kompani private dhe i cili ka pretendime që të mbledhë sa më shumë informacion për kërkesat tuaja dhe të dhënat personale. Spyware është një lloj programi i vogël që futet në kategorinë e programeve propagandistike.

-Si futet një Spywar në kompjuterin tuaj?

Ekzistojnë disa faqe interneti, të cilat përmbajnë kode të dyshimta, kode, të cilat shpesh aktivizohen që në fillim të hapjes së faqes përkatëse, disa të tjerë aktivizohen gjatë shkarkimit (download) të disa programeve që shpërndahen falas. Pothuajse gati çdo program i shkarkuar gratis (freeware) nga përdoruesi apo çdo demo program i shkarkuar në kompjuterin tuaj, në vete përmban një kod spyware, i cili do të instalohet në kompjuterin tuaj në atë mënyrë që të jetë i gatshëm të mbledhë informacionet e përdoruesit për t'ia servirur programuesit të tij. Programuesi i këtij kodi më vonë do t'ja shesë informacionet e përdoruesit një kompanie, e cila mund të jetë e interesuar për të dhënat e përdoruesit. Më vonë e merr situatën në dorë "padroni".

-Kush është padroni?

Padroni është në fakt pronari i x-firme, i cili udhëzon menaxherët e tij që të bëjnë ofertën më të përshtatshme për ju. Oferta ndryshon ashtu si ndryshojnë kërkesat e konsumatorit.

Për shembull, nëse dikush është i interesuar që të navigojë në internet për të përcjellë modën më të fundit të garderobës verore, atëherë ky person do të kërkojë dhe do të futet nëpër sajte, të cilat kanë përmbajtje për sfilata apo gardaroba verore. Ai ndërkohë mund të këtë instaluar pa problem versionin gratis të Winampit (program për muzik) dhe dëgjon muzikë të zgjedhur, ndërkohë që po shfleton nëpër sajtet e modës, dhe deri këtu gjithçka ecën për bukuri. Mirëpo, në prapavijë dikush është duke punuar si spiun, është pikërisht spyware, programi, i cili ka ardhur "gratis" bashkë me Winampin e dashur dhe pikërisht që nga momenti që është instaluar fshehurazi në kompjuter ai është duke ju vrojtuar se në cilat sajte ky person ka naviguar më shumë, çfarë shfletuesi (browser-i) ka shfrytëzuar, cila është IP adresa e tij dhe nëse, ndërkohë është regjistruar në ndonjë sajt, i cili është emri i tij, datëlindja, profesioni dhe të gjitha informacionet e tjera personale, të cilat mund t'i ketë dhënë dikujt për ndonjë arsye, përfshirë këtu edhe numrin e llogarisë bankare.

-Kujt mund t'i interesojnë të dhënat e mia?!

Kjo pyetje tani nuk ka më aspak rëndësi, sepse në momentin kur bëhet kjo pyetje të dhënat tuaja janë shpërndarë gjithandej nëpër kompanitë më të uritura për "gjah". Është vonë, sepse spywaret kanë një histori të gjatë në botën e internetit. Të dhënat personale të dikujt mund t'i nevojiten çdo kujt, i cili dëshiron të dijë për kërkesat tuaja dhe bazuar te kërkesat tuaja t'ju ofrojë një produkt apo shërbim sa më adekuat. Në këtë rast, kompanitë e shitjeve online janë më se të interesuara për nevojat e një konsumatori potencial për ta. Ata madje janë në gjendje të paguajnë personin adekuat, që të kryejë detyrën dhe në këtë rast futen në aksion autorët e spywarë-ve.

-Si funksionon spywar ?

Spyware, përkatësisht kodi i informatikës për spiunazh funksionon në formë trekëndëshi në platformën propagandistike. Në njërin cep të këtij trekëndëshi gjendet autori i skriptit, përkatësisht krijuesi i spyware-it, në cepin tjetër gjendet përdoruesi i internetit, i cili në këtë rast automatikisht do të shndërrohet në klient potencial i padronit që gjendet në cepin e tretë. Sistemi fillon me dërgimin e skriptit (spyware) nga ana e programuesit përmes formave të ndryshme në kompjuterin e përdoruesit. Skripti i instaluar në kompjuterin e përdoruesit do të mbledhë informacionet e duhura nga përdoruesi dhe do t'i dërgojë ato në serverin e programuesit, i cili pastaj do t'i përcjellë ato informacione tek padroni, i cili posedon produktet dhe shërbimet përkatëse bazuar në kërkesat e përdoruesit.

Pra, në rastin e mëparshëm skripti do t'i tregojë programuesit se dikush është i interesuar për modën verore të veshmbathjeve dhe pastaj serveri i programuesit do të dërgojë një listë të ngarkuar me e-maile në adresën tuaj dhe të gjithë atyre të tjerëve që kanë shfletuar modën verore. Kështu x-kompania e veshmbathjeve do të kuptojë se pronarët e atyre e-mail adresave janë të interesuar për modën verore dhe automatikisht do t'i adresohet një e-mail ekskluziv në inboks për t'i lajmëruar se produkti që po kërkojnë gjendet në x-kompani.

Koha për shoping

Tani të dy palët përballë, programeri dhe padroni presin që të bëhen blerjet. Blerja kryhet pa ndonjë problem çdo gjë përfundon pa ndonjë akses dhe më pas vjen një e-mail i tipit: "Urime ju keni fituar edhe një fshesë elektrike falas, mirëpo kushti që të merrni fshesën tuaj është që të bleni një frigorifer në y-kompani. Hmm, ofertë e mirë ë?"

Pra, kështu çdokush domosdo mund të futet në qarkun e menaxherëve të shitjes, të cilët gjithmonë kanë "oferta speciale" dhe kuptohet ata gjithmonë do të jenë falenderues për ju që keni zgjedhur kompaninë e tyre për të bërë shoping me përjashtim të njërit, i cili nuk e ndjen nevojën për t'ju falenderuar dhe pse pa dijeninë tuaj e keni shpërblyer dhe ai është vetë programuesi i spyware-it. Ju që në blerjen e parë e keni shpërblyer me përqindjen e shumës së produktit të blerë.

-Si të mbrohem nga Spyware-ët?

Nuk ka ndonjë mbrojtje efikase kundër spywar-ëve. Edhe nëse jeni të armatosur me programet më të fuqishme mbrojtëse anti-spyware, anti-malware, anti-virus, prapëseprap në një mënyrë apo në një tjetër ju gjithsesi do të bini viktimë e këtyre kodeve në botën tashmë më të globalizuar. Anti-spyware-ët mund të mbrojnë deri në një masë të caktuar, duke dhënë paralajmërimin se në kompjuter gjendet ndonjë kod i dyshimtë dhe në të njëjtën kohë ndihmon që t'i largoni ato nga kompjuteri juaj. Anti-spaywar-ët mund të jenë në kulmin e efikasitetit vetëm atëherë kur posedoni versionin më të fundit tij dhe të keni marrë ndryshimet më të fundit (update). Pjesa tjetër ju mbetet juve si përdorues që të jeni të kujdesshëm dhe skeptik gjatë blerjeve online. Anti-spyware, duke ju ndihmuar që të mbroheni apo të eliminoni spywarët nga kompjuteri juaj në fakt vetëm ju ndihmon që të lehtësoni punën e kompjuterit tuaj, duke eliminuar kodet e padëshiruara, të cilët mund të jenë aktiv dhe të cilët mund të ngadalësojnë punën e kompjuterit.

Ka shumë e shumë agjentë të këqij që navigojnë në internet, të gatshëm të vjedhin informacione apo thjesht të dëmtojnë kompjuterat. Disa nga "spiunët" onlinë jo vetëm që mund të përdorin informacionet tuaja personale për interesat e tyre apo për t'ju shtyrë që të bëni blerje shpeshherë të panevojshme, por mund t'i përdorin këto informacione për të "vjedhur" identitetin apo për të dëmtuar përdoruesin.


Shkruar nga K. BAJRAKTARI

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Tetor 2009 14:48
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Teknologjia > Spiuni në kompjuterin tuaj

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.