Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Krimet e " Diktaturës së Proletariatit " ...
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Krimet e " Diktaturës së Proletariatit " ...

Si vdiqën 33 fëmijë brenda një nate në kampin e Turhanit




Dashnor Kaloçi

Në fundin e vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949 kur Shqipëria i prishi marrdhëniet me Jugosllavinë, pothuaj në të gjithë veriun e vëndit filluan arratisjet në masë. Si rezultat i kësaj situate dhe për ta frenuar sadopak fluksin e madh të personave që arratiseshin jashtë vëndit, Qeveria komuniste e Tiranës e rriti menjëherë represionin dhe në atë kohë filluan internimet në masë. Si rezultat i atij represioni, kampi i Beratit dhe ai i Kuçovës që sapo ishte hapur u mbushën plot me të internuar. Nisur nga numri i madh i të internuarve që u grumbulluan në ato dy kampe, qeveria komuniste u detyrua dhe hapi kampet e Turhanit dhe të Memalijat në rrethin e Tepelenës Në ato dy kampe ku jetonin rreth 6000 të internuar në kufijtë e mizerjes, që në ditët e para plasën epidemi të ndryshme dhe në gushtin e vitit 1949 në kampin e Turhanit brenda një nate vdiqën 33 fëmijë nga sëmundja e dizanterisë".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë mbi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të qindra familjeve shqiptare nëpër kampet e ndryshme të internimeve, të cilat regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur "familje reaksionare", është 75-vjeçari Lek Përvizi nga Skuraj i Kurbinit, që bashkë me familjen e tij ka vuajtur nëpër kampet e ndryshme nga viti 1945 e deri në vitin 1990-të. Ndonëse që nga viti 1991, Lek Përvizi është vendosur me banim në Bruksel të Belgjikës, ai nuk i harron lehtë vuajtjet që ka kaluar nëpër ato kampe dhe ka dëshirë të flasë jo për dramën tragjike të familjes së tij, por për ato dhjetra e dhjetra familje të tjera që patën të njëjtin "fat" me të. Po kush ishin ato familje të mëdha që regjimi komunist i Enver Hoxhës i shpalli "Familje armiqsh e reaksionarë" dhe kur filloi kalvari i gjatë i vuajtjeve të tyre? Cili ishte kampi i parë i të internuarëve që regjimi komunist hapi në Shqipëri dhe cilat ishin familjet e para që u dërguan për të vuajtur dënimin aty? Kush ishin kampet e tjera që u hapën më pas dhe si u trajtuan të internuarit në ato kampe?

Maj 1945, internimet e para
Ndonëse komunistët që erdhën në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, arrestimet ndaj kundërshtarëve të tyre politikë i kishin filluar që nga vera e atij viti, internimet e para të atyre familjeve që ata i shpallën "reaksionare", filluan vetëm në majin e vitit 1945. Të arrestuarit e parë që ishin kapur pak kohë para mbarimit të luftës, të cilët komunistët i konsideronin armiq, u grumbulluan në një nga kazeramt e italianëve që ndodhej diku në malin e Dajtit dhe aty u mbajtën të izoluar deri nga janari i vitit 1945. Në atë kohë ata i zbritën në qytetin e Tiranës dhe i izoluan kryesisht në burgun e ri dhe në burgun e vjetër. Ky ishte dhe kontigjenti i parë i të burgosurve politikë të Shqipërisë, ndërsa disa muaj më pas, në majin e vitit 1945, qeveria komuniste e Tiranës filloi dhe internimet masive ku"streha" e parë e atyre familjeve ishte qyteti i Beratit. Lidhur me këtë, 75-vjeçari Lek Përvizi, dëshmon: "Deri aty nga maji i vitit 1945, shumë nga familjet e mëdha që ishin shpallur rekasionare, si Gjomarkajt, Mëlyshajt e Bajraktarët e Mirditës, Kaloshët, Dinet, e Demët e Dibrës, Bajraktarët e Kukësit, Sokolët dhe Marashët e Shkodrës, Përvizët dhe Lalat e Kurbinit,ishin mbajtur të izoluar në Degët e Brendshme të rretheve të tyre. Në muajin maj të atij viti këto familje dhe shumë të tjera të cilat ishin njohur si familje zogiste, pa asnjë lloj vendimi gjyqësor u internuan të gjitha në qytetin e Beratit i cili u bë qëndra dhe "streha" e parë e të gjitha familjeve "reaksionare" kryesisht të Veriut të Shqipërisë. Ndërsa në atë kohë qyteti i Beratit u "popullua" nga këto familje "reaksionare", të Veriut të Shqipërisë, qyteti i Krujës u bë "streha" e shumë familjeve të tjera të Jugut të Shqipërisë. Familjet që u internuan në atë kohë në qytetin e Krujës, ishin kryesisht nga qyteti i Korçës por kishte dhe nga Gjirokastra, Saranda dhe nga zona e Dropullit të minoritetit grek. Nga ato familje që u internuan në atë kohë në qytetin e Krujës, më kujtohen: Kokali nga Saranda dhe Kullajt nga Zëmbëlaku. Të gjitha ato familje që u internuan në qytetet e Krujës dhe të Beratit, më parë u ishin konfiskuar të gjitha pasuritë e tundëshme dhe të patundshme dhe ato kishin dalë nga shtëpitë e tyre vetëm me rrobat e trupit. Po kështu kishte dhe shumë familje që pasi ishin arrestuar dhe ishin sjellë në internim, komunistët u kishin djegur shtëpitë. Nga ato familje që iu dogjën shtëpitë ndër të tjera ishin: Gjomarkajt e Mirditës, Marshët e Shkodrës, Dinet e Demat e Dibrës, Kolat e Matit etj", kujton 75-vjeçari Lek Përvizi, lidhur me periudhën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi internimet e para të atyre familjeve që i shpalli "armike dhe reaksionare".

Si u trajtuan në Berat e Kuçovë
Po si u trajtuan ato familje që regjimi kominist i dërgoi me dhunë për të vuajtur dënimin si të internuar në qytetin e Beratit? Lidhur me këtë, Lek Përvizi dëshmon: "Familjet e para që u dërguan në internim në qytetin e Beratit, ishin : Gjomarkajt, Mëlushët, Bajraktarët, Përvizët, Lleshmarashët, Sokolët, Dinet, Demat, Kolat, Dodgjinët etj. Ato familje u vendosën kryesisht në lagjen "Kala", por më pas ato u vendosën edhe në lagjet e tjera të qytetit si "Mangalem", "Murat-Çelepias" etj. Atyre familjeve fillimisht u jepej vetëm 500 gram bukë misri në ditë dhe ato ishin të detyruara që ta paguanin vetë qeranë e shtëpisë ku banonin. Shumë prej atyre familjeve që ishin të internuara në Berat, edhe pse banonin nëpër barake apo kasolle të improvizuara, e paguanin njëlloj qeranë e banesës si ato që ishin në gjëndje disi më të mirë. Të gjithë personat e familjeve të internuara në qytetin e Beratit, nuk kishin të drejtë të largoheshin nga qyteti dhe tre herë në ditë të gjithë: me gra, burra, fëmijë dhe pleq, paraqiteshin tre herë në ditë në apel pranë Degës së Brendshme. Që në ditët e para që ato familje u dërguan aty, pra në majin e vitit 1945, regjimi komunist u mundua për t'i poshtëruar ata duke përdorur të gjitha mënyrat. Një nga ato mënyra që u përdorën për t'i poshtëruar ato familje, ishte hapja e kanaleve të ujrave të zeza në mes të qytetit. Më pas të internuarit u dërguan për të punuar edhe në punë të ndryshme në bujqësi dhe sidomos në luftën kundër karkalecit në fushat e mbjella. Në atë kohë shumë nga familjet që nuk mund ta mbanin dot frymën gjallë me 500 gram bukë në ditë, detyroheshin dhe shkonin në mal për të bërë dru, që t'i shisnin ato në qytet për të fituar ndonjë lek për bukën e gojës. Përveç vuajtjeve fizike dhe urisë, në atë kohë shumë familje të internuara provuan mbi kurrizin e tyre dhe strese të shumta nga epshet e oficerëve të Sigurimit që kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja. Nga që asnjë prej atyre vajzave nuk ra "preh" e tyre, oficerët e Sigurimit u detyruan dhe i burgosën shumë nga ato vajza të reja. Ndonëse propaganda komuniste në atë kohë përdorte të gjitha mënyrat për t'i poshtëruar familjet tona që ishim të internuar atje, populli i Beratit u tregua tepër fisnik dhe mundohej me të gjitha mundësitë që kishte për të na i lehtësuar sadopak dhimbjet. Shumë familje beratase në atë kohë u dërgonin familjeve të internuara, ushqime dhe rroba e batanie për të fjetur. Po kështu dhe brenda për brenda familjeve të internuara në atë kohë kishte një solidaritet shumë të madh. Shumë prej familjeve që kishin ndonjë të ardhur apo krah pune më shumë, u gjendeshin dhe u jepnin gjithmonë atyre familjeve që nuk kishin krah pune për të punuar. Në atë kohë në familjet e internuara nuk kishte shumë arrestime dhe kur ndonjë i arratisur vritej, familjen e tij e lironin nga internimi dhe e kthenin andej nga kishte ardhur. Kështu ndodhi me familjen e Llesh Marashit që u ekzekutua në atë kohë në Shkodër. Por ajo gjë nuk ndodhte gjithmonë, sepse kishte raste si ai i familjes Gjonmarkaj, që ndonëse u vranë shumë prej tyre, ata nuk i liruan asnjëherë nga internimi. Nga fundi i vitit 1947 nga Berati shumë familje u dërguan në Kuçovë ku filloi ndërtimi i fushës së aviacionit. Ato familje u vendosën në kazermat e italianëve dhe për të ngrënë u jepej vetëm bukë thatë pa gjellë. Pas Kuçovës shumë nga ato familje u sollën në Valias të Tiranës për të punuar në bujqësi, siç ishin Gjomarkajt, Demët etj", kujton Lek Përvizi lidhur me trajtimin e familjeve të internuara në qytetin e Beratit e Kuçovës.

Tragjedia në kampin e Turhanit
Pas qytetit të Beratit, regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi ti dërgonte të internuarit edhe nëpër qytete të tjera. Lidhur me këtë, Lek Përvizi dëshmon: "Aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimi i vitit 1949, kur Shqipëria i prishi marrdhëniet me Jugosllavinë, në Veriun e vëndit filluan arratisjet në masë. Për ta frenuar sadopak atë fluks arratisjesh, regjimi komunist në atë kohë rriti represionin dhe filloi internimet masive.. Nga që Kuçova dhe Berati në atë kohë u mbushën plot me familje të internuara, për të mos rënë në sy, regjimi komunist u detyrua dhe hapi dy kampe të tjera në Turhan dhe Memalija të Tepelenës. Në ato dy kampe që u mbushën vetëm me familje të internuara të Veriut të Shqipërisë, kushtet e banimit ishin në kufijtë e mizerjes dhe të internuarit jetonin në kondita primitive. Atyre u jepej vetëm 500 gram bukë misri thatë e asgjë tjetër. Në atë kohë që u vra Bardhok Biba, numri i të internuarëve në dy kampet e Tepelenës, arriti në 6000 vetë. Nga mungesa e madhe e higjenës, aty plasën epidemitë e sëmundjeve të ndryshme dhe njerzit vdisnin në masë. Mesatarja e vdekjeve nga ato epidemi, ishte shtatë veta në ditë. Katastrofa më e madhe ndodhi në gushtin e vitit 1949 kur në kampin e Turhanit vdiqën 33 fëmijë brenda një nate dhe për këtë gjë është dëshmitar, Abdurrahman Kaloshi, i cili mund të tregojë më shumë. Të gjitha ata fëmijë vdiqën nga epidemia e dizanterisë sepse nuk kishte asnjëlloj ndihme mjeksore dhe buka e misrit ishte e mykur. Tmerrit të vdekjeve të asaj nate, iu shtua edhe më shumë ankthi sepse nuk premtonte koha për të hapurr varret për të gjithë ata foshnje. Një gruaje nga Vermoshi i Dukagjinit që quhej Cukalina, i vdiqën dy fëmijet binjakë, njëri në mëngjez dhe tjetri në darkë. Nga që ata ishin dhe mashkujt e vetëm të fisit, nëna e tyre vrau veten të nesërmen me gjithë motrën e saj. Kjo tragjedi e madhe shkaktoi bujë të madhe tek mjekët e Gjirokastrës dhe Tepelenës, të cilët patën kurajon dhe e bënë problem në Tiranë atë gjë. Qeveria komuniste e Enver Hoxhë u detyrua dhe dërgoi aty një grup oficerësh për të parë gjëndjen dhe pas atij inspektimi u vendos mbyllja e kampit të Turhanit dhe atij të Memaliajt. Të gjithë të internuarit e atyre dy kampeve, u dërguan në kampin e Tepelenës ku kushtet ishin disi më të mira se aty, sepse u vendosën në kazermat e italianëve ku kishte dhe ujë për të pirë. Por edhe në atë kamp ku të internuarëve u jepej vetëm 650 gram bukë gruri me pak supe me krimba që ishte vetëm ujë, vazhduan përsëri vdekjet. Edhe në aty të internuarit nuk i shpëtuan dot të ftohtit dhe urisë. Ata dërgoheshin të punonin në pyll për dru, pleh, dhe për të mbajtur shtylla për ndërtim. Nga fundi i vitit 1949 shumë të internuar u dërguan në kampin e Porto-Palermos që sapo u hap në atë kohë. Në atë kamp ata u vendosën në Kala dhe shumë prej të internuarëve edhe sot e kësaj dite janë të verbuar nga errësira që ishte atje", kujton Lek Përvizi, lidhur me tragjedinë e kampit të Turhanit ku në gushtin e vitit 1949, vdiqën 33 fëmijë nga kushtet e këqia të jetesës.

Nga Tepelena në Myzeqe
Familjet e internuara në kampin e Tepelenës, qëndruan aty deri në vitin 1953, sepse në atë kohë shumë prej forcave të afta për punë u dërguan për të punuar në rrethe të ndryshme për ndërtimin e disa godinave të Degëve të Brendshme. Lidhur me fatin e mëtejshëm të familjeve të internuara, Lek Përvizi, dëshmon: "Aty nga viti 1954 kampi i Tepelenës u mbyll dhe të gjithë familjet që ishin aty i mblodhën dhe i sollën në disa kampe që u hapën në fushat e Myzeqesë, si në sektorët e Grabjanit, Çermës, Gradishtës, Dushkut, Plugut, Savërs, Xhazës etj. Po në vitin 1954 një pjesë të internuarve u dërguan në kampin e Kuçit të Kurveleshit që sapo u hap në atë kohë. Vetëm ndër 100 të internuar që u dërguan përnjëherë aty, 60 prej tyre kishin mbaruar universitetet e Perëndimit, si Dom Mikel Koloqi, Ali Erebara, Ibrahim Sokoli, Nedim Kokona, Sami Kokalari etj. Kampi i Kuçit të Kurveleshit u mbyll në vitin 1958 dhe të internuarit që ishin aty u sollën përsëri në kampet e Myzeqesë. Në ato kampe, bashke me dhjetra familje si Dostët, Gjomarkajt, Çelët, Hoxhat, Bajraktarët, Dinet, Demët, Ndretë, etj, ne qëndruam deri në vitin 1990-të kur u shkri Komisjoni i Internim-dëbimeve. Një pjesë e të internuarëve qëndroi aty edhe për disa vjet të tjera pas 1990-ës, por për hir të së vërtetës dua të them se në ato kampe ka akoma disa nga familjet e internuara që nuk kanë se ku të gjejnë strehë tjetër", e përfundon rrëfimin e tij 75-vjeçari Lek Përvizi, mbi fatin tragjik të shumë familjeve fisnike që regjimi komunist i shpalli "reaksionare" dhe i degdisi për 45-vjet me rradhë në kampet e internimmit që ishin hapur anekënd Shqipërisë.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shtator 2005 22:48
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Rilindasi Kristo Kirka vdes ne burgun e Burrelit

Kristo Kirka, rilindasi i fundit shqiptar, vdiq ne burgun frontoje te Burrelit me 28 prill te vitit 1955. Po kush ishte Kristo Kirka, qe diktatura komuniste u hakmorr aq mizorisht ndaj tij ?
Kishte lindur ne Korçe ne vitin 1883, ne nje familje tregetare te ndershme, e mbrujtur me ndjenjen e shqiptarizmit. U edukua me dashurine per kombin shqiptar nga babai i tij, Dhimiter Kirka dhe dajua, Ciko Alla, nje nga 9 arhondet, qe qeverisen Korçen ne fillim te shekulli XIX. Mbaroi gjimnazin grek, por mbeti kundershtar i papajtuar me ‘megalomanine” dhe “panhelenizmin”. Per hakmarrje, u padit te autoritetet turke, si veprimtar i devotshem i çeshtjes shqiptare. Per t’i shpetuar burgut dhe internimit, ne vitin 1905, ne moshen 22 vjeçare merr rruget e mergimit dhe vendoset ne SHBA. Behet nje nga veprimtaret me te spikatur ne kolonite shqiptare te Amerikes dhe vihet ne krye te levizjes, per krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne vitin 1908, se bashku me patriotet Sotir Peci, Vangjo Mileri, Spiridon Huani dhe Gaqo Dushi shkon ne New York, per te deshmuar dorezimin prift te Fan Nolit. Mbas kesaj fitoreje te shkelqyer te besimit ortodoks, qe behet pararendes perpavaresine e Shqiperise, Kristo Kirka, zgjidhet kryetar i shoqerise shqiptare “Besa – Bese” dhe zhvilloi aktivitet te etshem politik. Me 1913, Federata pan shqiptare “Vatra” e nis Kristo Kirken me mision, per t’u takuar me udheheqesit e shoqerive shqiptare ne Ballkan. Nga Rumania, kthehet ne atdhe dhe ne krye te nje delegacioni, shkon ne Durres, per t’i uruar mireseardhjen princ Vidit, Mbretit te Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1914, rrok pushken dhe vihet ne balle te luftetareve te Themistokli Germenjit, per te mbrojtur Shqiperine juglindore nga andartet greke. Luftetaret e lirise, sado trima qe ishin, u detyruan te terhiqen para ushtrise se rregullt greke. Kristo Kirka, diten e zeze kur greket pushtuan Korçen, e pershkruan ne kete menyre:
“Ishte mbremje. Pasi kisha bere nje cope rruge, u ndala dhe mbajta frymen. Po lija pas qytetin tim, qe e desha aq shume. Qyteti m’u duk i pergjumur, me hijen e vdekjes, si jorgan hedhur mbi vehte. Zemra me dridhej nga hidherimi. Te nesermen ne mengjes pashe, qe ushtria greke po zbriste nga mali i Moraves dhe hynte ne Korçe. Dheu m’u rrotullua, shikimi m’u err, gjunjet m’u prene, nuk me mbajten me kembet. Me rrodhen lote te nxehte faqeve. Nuk i fshiva, i lashe te rridhnin, qe te lehtesoja shpirtin. Me dhimbje ne zemer, mora rrugen e ikjes ne drejtim te Vlores. Tek ecja pa folur, ndjeja nje lemsh te helmet qe me zinte fytin. Me digjej gjoksi nga zjarrmia...”
Kthehet perseri ne Amerike. Se bashku me Nolin dhe Konicen, mbron me zjarr çeshtjen shqiptare, me pende dhe me goje. Perleshet me grushta ne mes te New York-ut me demagoget shoviniste greke, qe predikonin, se gjithe ortodoksest e Shqiperise jane greke.
Ne vitin 1921, se bashku me Nolin, dergohet ne Shqiperi si perfaqesues i shqiptareve te Amerikes. Po ate vit zgjidhet deputet i Korçes se bashku me Nolin ne Parlamentin e pare shqiptar, ku mbron te drejten dhe te verteten. Bashkepunon ngushte me Nolin, Mehmet Konicen, Mit’hat Frasherin, Faik Konicen, Ahmet Zogun, Peshkop Kolecin, Sotir Pecin, dr.Turtullin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, A*** Pashen, Qazim Kokoshin, Dhimiter Kicimbran, Hysni Currin, e te tjere atdhetare te shquar te asaj kohe, per krijimin e nje partie Kombetare Popullore, programin e se ciles e harton vete Kristo Kirka, me ide kombetare dhe nga me perparimtaret e kohes.
Kristo Kirka, ishte nje nga iniciatoret per thirrjen e Kongresit te Beratit, ne shtator te vitit 1922, ku u shpall Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare. Merr rrugen per Stamboll, ne krye te nje komisioni, per t’i kerkuar patrikut njohjen e Kishes Autoqefale Shqiptare nga Patrikana e Stambollit. Per te gjitha keto veprimtari, nderohet nga Kisha Shqiptare me dekoraten “Per kujtim dhe honor te veprimtarise ne dobi te Kishes Autoqefale Shqiptare”
Ne vitin 1924, Kristo Kirka emerohet konsull i Shqiperise ne Boston dhe me vone ne New York. Nga viti 1925 – 1929, Kristo Kirka, ka pasur detyren e kryetarit dhe nenkryetarit te Federates pan shqiptare “Vatra”. Ne vitin 1933 kthehet familjarisht ne atdhe dhe ne vitin 1935 emerohet nenprefektne Himare. Krahina e Himares ishte bere problematike per shtetin shqiptar, mbasi nje grusht njerezish qe e hiqnin vehten më greke se greket, kerkonin hapjen e shkollave greke dhe privilegje te veçanta ne krahinen e Himares. Kristo Kirka, me zgjuarsine dhe vendosmerine qe e karakterizonte, ua dogji ne duar planet djallezore agjenteve te panhelenizmit. Ne vitin 1937 transferohet nenprefekt ne Bilisht, ku fiton respektin dhe dashurine e popullit te Devollit.
Gjate luftes italo – greke, kur ushtria greke hyri ne qytetin e Korçes, ne dhjetor te 1940, Kristo Kirka arrestohet nga autoritetet pushtuese dhe internohet ne kampin e Kosinjes, afer Athines.
Gjate viteve 1942 – 1944, Kristo Kirka emerohet kryetar i Bashkise se Korçes, detyre qe e kryen me pergjegjesi te larte qytetare. Aderon ne Ballin Kombetar dhe zgjidhet anetar i Komitetit Qarkor te Korçes. Komunistet duke njohur simpatine qe Kristo Kirka gezonte ne popull, u munduan ta terheqin ne te ashtequajturen Levizje Nacionalçlirimtare, qe nuk ishte gje tjeter, veçse nje gracke dhe mashtrim per vendosjen e diktatures sllavo – komuniste ne Shqiperi. Ftesen qe i derguan per te marre pjese ne Kongresin e Permetit e hodhi poshte me perbuzje. Miklimet djallezore te komunisteve, nuk e tunduan patriotin e sprovuar, Kristo Kirka. Kur repartet komuniste hyne ne Korçe, ne tetor te vitit 1944, i pari qe u prangos ishte Kristo Kirka, ai Kristo, qe shkriu gjithe jeten per Shqiperine e qe u quajt tradhetar e armik i popullit. Komandanti i garnizonit te qytetit, Beqir Balluku, shkon ne burg, per te takuar Kristo Kirken dhe per ta njohur ate burre, fama e te cilit, qe kthyer ne legjende. Me krenarine e fituesit Beqir Balluku i drejtohet me keto fjale Kirkes: “Gjithe jeten dhe pasurine e shkrive per Shqiperine, por fati te denoi, se nuk erdhe me komunistet”. Dhe Kristo Kirka, kryelarte, i pergjigjet, “Detyren ndaj atdheut e kam kryer me nder e me zemer. Nuk jam aspak i penduar”. Per hir te se vertetes duhet thene, se Beqir Balluku, urdheroi lirimin e Kristo Kirkes nga burgu, mbas 12 ditesh arresti. Ai kthehetne shtepi dhe veteburgoset, duke ndjere rrezikun qe i qendron mbi koke, si shpata e Demokleut.
Ne qershor te vitit 1946 arrestohet per te dyten here, por kesaj radhe, ai s’do te kthehet kurre me ne Korçen e tij te dashur, as gjalle dhe as i vdekur. Ata, qe s’kishin as fe dhe as atdhe e denuan me 20 vjet burgim “ne emer te popullit” si armik i popullit. Vendimin e denimit te padrejte, te dhene nga varrmihesit e kombit, ai e priti pa iu dridhur qerpiku, duke sjelle nder mend fjalet e rilindasit te madh, Sami Frasheri, se “Kur lartesohen kriminelet, njerezit e ndershem kalben ne burgje”. Lajmi i denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit, qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant ne gjimnazin e Korçes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”. E dergojne ne kampin shfaroses te Vloçishtit, per te punuar si skllav ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe.
Persekutimi komunist ndaj familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete. Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne çastet e fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur, qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te se ciles po i paraqesim me poshte:

Vdiq flamurtari i moçem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoçem
E pa u perkule njehere

Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!... Per atdhe!”

Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere. Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i diktatorit Çaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset ne New York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen e çeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij, emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e martireve te kombit.

* marre nga libri “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Mustes.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shtator 2005 22:53
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

"Ja si ia prenë kokën babait tim, kapiten Gjelosh Lulit"

Dashnor Kaloçi

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua në shpellën ku streohej në zonën e Kastratit dhe mbeti i ngrirë në dëborë. Pas shumë kërkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, të cilat ia prenë kokën dhe trupin e tij e lanë mbi dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Më pas kokën e tij ata e morën me vete dhe sollën në Koplik, ku thirrrën disa fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për: Gazetën", është 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit të famshëm Gjelosh Lulit, nipit të heroit të Deçiqit, Dedë Gjon Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionalistë të Malsisë së Madhe, i cili u masakrua në mnëyrën më barbare nga forcat komuniste në fundin e dhjetorit të vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila është e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse e masakruaun komunistët kufomën e tij?

Gjeloshi, nipi i Dedë Gjon Lulit
Gjelosh Luli u lind në vitin 1912 të në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokë Luli, ishte kushëri i parë me djalin e Dedë Gjon Lulit, por e e gjithë familja e tyre jetonte bashkë në një kullë atje në fshatin Traboin. Që kur ishte fare i vogël, Gjelosh Lulin, e përkundi në djep, Nora e Hotit, "Heroina e Popullit", të cilën Dedë Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedë Gjon Lulit, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë në Luftën e Deçiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin së bashku më babanë e tij. Përveç këtyre burrave që kanë lënë emër të madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenë tepër i njohur edhe Luc Nishi, nip i kësaj shtëpie, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Gjatë asaj beteje të madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit të artilerisë serbe dhe trupi i tij u bë copa copa. Aty nga viti 1913 kur u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe fshati Traboin mbeti nën juridiksionin e Malit të Zi, si shumë familje të tjera të atij fshati, edhe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në një fushë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite ajo fushë afër fshatit Shtoj, njihet me emërin: Hoti i Ri. Që nga ajo kohë e në vazhdim familja e madhe e Dedë Gjon Lulit ka jetuar në atë fshat, kurse shtëpitë e tyre përtej kufirit në Traboin, mbetën të shkreta pa njeri. Në atë familje të madhe që u vendos në Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait të Gjeloshit, i cili kishte gjashtë fëmijë: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinën dhe Nocën. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumë nga regjimi zogist, për arsye se ai ishte nip i heroit të madh, Dedë Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, përveç djalit të madh Pjetrit i cili qëndroi me prindërit e tij në shtëpi, tre djemtë e tjerë të Gjokës, Gjeloshi, Rroku e Noli, përfituan bursa shtetërore nga qeveritë e Monarkisë dhe studjuan në universitetet e akademitë e Italisë. Ndërsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan në shkollat dhe akademitë ushtarake, Rroku u diplomua në degën e Ekonomisë në një nga universitetet e Italisë.

Në Akademinë e Torinos
Gjelosh Luli nuk ishte më shumë se shtatë vjeç kur erdhi në qytetin e Shkodrës dhe filloi mësimet e para të shkollës fillore. Pas kësaj ai ndoqi mësimet e gjimnazit klasik pranë Konviktit "Malet Tona" të atij qyteti, ku u dallua si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Lidhur me këtë, e bija e tij, 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) dëshmon: "Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, përfitoi një bursë shtetërore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi për të ndjekur studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Torinos në Itali. Në atë akademi ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në degën e Artilerisë dhe pas mbarimit të saj bëri edhe një vit tjetër specializim në kursin e Aplikacionit. Në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua në një nga repartet e Regjimentit të Artilerisë në qytetin e Tiranës ku iu dha edhe grada e togerit. Përveçse profesionit të tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate të larta, babai në atë kohë ishte i dhënë shumë edhe pas shkrimeve publicstike dhe gjuhëve të huaja, duke zotëruar shumë mirë italishten, frëngjishten e gjermanishten. Pasi shërbeu për disa vjet në Regjimentin e Artilerisë në Tiranë, Gjeloshi u transferua pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës, duke u caktuar përsëri në një repart artilerie. Në vitin 1936 teksa babai shërbente si oficer në qytetin e Shkodrës, u martua me nënën tonë. Elenën, e cila ishte bijë e familjes së njohur Mirakaj nga rrethi i Pukës. Në atë kohë që u bë martesa, nëna jonë sapo kishte mbaruar gjimnazin pranë Institutit Femëror "Nana Mbretë-reshë" në qytetin e Tiranës, ku ishte diplomuar me rezultate shumë të larta. Gjatë atyre viteve që babai shërbeu si ushtarak në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe gradën e Kapitenit të Parë, ai gjithshtu dha edhe mësim si pedagog i gjuhëve të huaja në gjimnazin klasik të Shkodrës. Që nga ajo kohë babai filloi të botonte vazhdimisht shkrime të ndryshme në shtypin e kohës, e kryesisht në revistën "Hylli i Dritës" të cilën ai e kishte shumë për zemër. Ndërsa babai ishte i dhënë pas shkrimeve publicistike, nëna jonë, Elena, shkruante vazhdimisht poezi të cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumë mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi në shtëpinë tonë. Po kështu që në ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anë të shkrimeve të ndryshme që botonte në shtypin e kohës dhe ajo gjë njihej mirë prej të gjithëve në qytetin e Shkodrës", dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj Gjelosh Lulin, të cilit Mbreti Zog i dha mundësinë e shkollimit në Itali, për arsye se ishte nip i Dedë Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistëve të Malsisë së Madhe
Pushtimi i Shqipëria nga Italia fashiste në prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer në Regjimentin e Artilerisë të qytetit të Shkodrës. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe ai e kundërshtoi pushtimin fashist, por në vitin 1940 kur iu bë thirrje të gjithë ish-ushtarakëve të Monarkisë së Zogut, që të riktheheshin në Ushtrinë Kombëtare, edhe ai u kthye dhe u emërua përsëri në Regjimentin e Artilerisë ku kishte shërbyer vite më parë. Lidhur me veprimtarinë e Gjelosh Lulit gjatë viteve të pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftës, e bija e tij. Izabela Luli dëshmon: "Në vitet e para të pushtimit, babai, nuk u përzie fare me punët e politikës por vazhdoi të shërbente siu ushtarak i Artilerisë dhe herë pas here vazhdoi të shkruante shkrime letrare e historike në revistën "Hylli i Dritës"e në ndonjë gazetë tjetër të asaj kohë. Asokohe familja jonë banonte në Lagjen "Badra" të Shkodrës, ku pas motrës së madhe Klarës që kishte lindur në vitin 1938, në vitin 1942, aty u linda dhe unë. Në atë kohë babai ynë njihej si nacionalist i flaktë e antikomunist i vendosur dhe të tillë e kishte edhe rrethin e tij shoqëror, ku përveçse me shumë intelektualë të njohur të qytetit, ai kishte shoqëri e miqësi të ngushtë edhe me oficerët: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtën e Gaspër Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli në mal dhe u zgjodh me detyrën e Komandantit të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qëndroi maleve me armë në dorë deri në mbarimin e Luftës dhe në nëtorin e vitit 1944, ai së bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit që komandonin, shkuan në qyetezën e Koplikut dhe bënë një kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatë atij takimi, Gjeloshi mbajti një fjalim ku midis të tjerash iu drejtua të gjithë popullit që ishte atje duke iu thënë: "Lufta ka mbaruar dhe komunistët e kanë fituar atë, prandaj ju shkoni nëpër shtëpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndërsa unë po largohem e do të vazhdoj rrugën që kam nis". Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malësorët e asaj krahine, sepse më pas ai doli në mal në arrati", dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj kapiten Gjelosh Lulin, që në atë kohë ishte komandant i Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.

Tre vjet i arratisur nëpër male
Që nga nëntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrës, ai doli në arrati dhe qëndroi i fshehur nëpër male, për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik. Lidhur me këtë dhe peripecitë e familjes, pas arratisjes së tij, e bija Izabela dëshmon: "Pas arratisjes së babait, nëna. Elena, me mua dhe motrën Klarën, (që në atë kohë ishim shumë të vogla) nuk patëm fatin të qëndronim shumë në shtëpinë tonë, sepse që në janarin e vitit 1945 ne na internuan në Katër Rrugët e Shijakut. Në momentin që po na nxirrnin nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me të madhe duke kërkuar një fustan të bukur që ia kishte sjellë babai nga Italia. Në atë kohë njeri nga ushtarët që po kontrollonin shtëpinë, doli në dritare dhe pasi pyeti nënën se kë fustën kërkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atë nga dritarja, e motra pushoi së qari. Në Shijak ne na lanë në një stallë dhe më pas na internuan përsëri në Kalanë e Beratit dhe në qytezën e Kuçovës. Në atë kohë që ne ishim të internuar atje, babai qëndronte i fshehur nëpër male, së bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit të Lleshit, babai qëndroi vetëm me mikun e tij të ngushtë, (probatinin) Marash Dodën nga Kastrati, duke u strehuar ndër miqtë e tij në atë krahinë. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbëdhjetë burra të Hotit shkuan në Kastrat dhe morën takim me parinë e asaj krahine, duke iu thënë: "Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se është marre për ne që ai streohet këtu në Kastrat dhe jo në Hot, që është dhe vëndlindja e tij". Pas kësaj kërkese, paria e Kastratit iu përgjigj burrave të Hotit duke iu thënë: "Po edhe ne me bukë e kemi mbajt Gjelosh Lulin". Kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtën të strehuar edhe për shumë kohë në atë krahinë. Kur u dha një amnisti nga qeveria komuniste e Tiranës, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodën, që të dorzohej dhe vetë qëndroi përsëri i fshehur në një shpellë në Kastrat. Nga viti 1945 deri në vitin 1947, atë e strehuan dy familje, nga kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj. Ndërsa këtej kufirit ai ka qëndruar i fshehur tek dy vëllezërit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur në atë krahinë shkonin forcat të shumta komuniste për kontroll, babanë e kalonin matënë kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin përsëri këtej kufirit. Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, por babai mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit, Kola bërtiti që ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vëndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndërsa Kola bërtiste nga dhimbjet, vëllai i tij, Marku, që ishte i lidhur në një trung lisi aty pranë, i bënte me shenjë që të mos tregonte. Pasi e zgjidhën, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nëpër male pa ua treguar vëndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi që të shpëtonte prej tyre, duke u arratisur nga një shtëpi ku ata shkuan për të kaluar natën. Pas kësaj Kola mundi që të arratisej nga Shqipëria, ndërsa të vëllanë e tij, Markun, e burgosën me dënime të gjata. Pas kësaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua në Kastrat, ( i mbajtur në vig nga fshataërt pasi i kishin ngrirë këmbët) ku në dhjetorin e vitit 1947 atë e rrethuan dy herë Forcat e Ndjekjes. Në rrethimin e dytë ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirë në dëborë ku dhe e gjetën të vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetën në dëborë, ata ia prenë kokën Gjeloshit dhe trupin e tij e lanë aty në dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Kokën e tij ata e sollën në qëndrën e Malsisë së Madhe, në Koplik, dhe aty mblodhën shumë fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin, nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti një çoban i atyre anëve, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vëndin. Në atë kohë ne na hoqën nga internimi e na kthyen në Shkodër dhe nga ajo gjë ne e morëm me mënd se babanë e kishin vrarë, sepse ishte si rregull që kur vritej një njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Në Shkodër ne na morën në shtëpinë e tyre, Nora e Hotit me Katrinën, vajzën e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës së regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes së babait, fatkeqësitë tona nuk mbaruan, sepse në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: "Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit". Deri në vitin 1991, ne nuk e mësuam dot të vërtetën e zhdukjes së babait, sepse për atë thuheshin shumë legjenda dhe çobani që e varrosi trupin e tij pa kokë, nuk ia tregoi asnjeriu deri në shëmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dërgoi fjalë që të shkonim aty për të marrë eshtrat e babit tonë, por kur shkuam ne, ai kishte një muaj që kishte vdekur. Pas shumë kërkimesh, ne i gjetëm eshtrat e babait pa kokë dhe pas një ceremonie që bëmë në fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollëm në varret e Rrmajt të qytetit të Shkodrës ku prehen e dhe sot", e përfundon rrëfimin e saj Izabela Luli, për babanë e saj, kapitenin e famshëm, Gjelosh Luli, të cilin komunistët e masakruan në mënyrën më barbare, duke i prerë kokën në natën e vitit të ri të vitit 1947.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 00:53
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Ahmet Nivica: "Zoti Ramiz, pse e vratë komunistin Karafil Bisha"

Grupet komuniste në Shqipëri ekzistonin që para vitit 1928 dhe disa prej anëtarëve të tyre vajtën deri në Spanjë, për internacionalizmin e tyre. Si nuk hodhën ata një pushkë kundër okupatorit këtu në atdheun e tyre siç bënë nacionalistët. Por komunistët nuk mund të luftonin nazizmin e as fashizmin, sepse në vitin 1939 ata lidhën akt-marrëveshjen "Molotov-Ribentrop" dhe dihet shumë mirë se çfarë i punuan Polonisë ata. Kur Hitleri sulmoi Francën, komunistët francezë nuk luftuan . Në vijën "Maxhino" ku ndahet kufiri në mes Francës dhe Gjermanisë", ata hodhën pushkët duke shkruar në tabanin e dyfekut këto fjalë: "POURQOI ON FAIT LA GUERRA", d.m.th. Përse të luftojmë? Vetëm në vitin 1941 kur Gjermania naziste sulmoi Rusinë sovjetike, komunistët e cilësuan nazi-fashizmin si agresor dhe lëshuan kushtrimin duke thënë: "Atdheu i Leninit është në rrezik". Kështu edhe komunist shqiptarë rrëmbyen pushkët dhe dolën në mal duke luftuar nën direktivat e urdhërat jugosllavëve, vasalëve të Moskës".

Njeriu që flet dhe dëshmon për "Gazetën" është 82 vjeçari Ahmet Zylfo Nivica me origjinë nga Kurveleshi, ish-eksponent dhe komandant çetave nacionaliste të Rinisë së Ballit Kombëtar gjatë viteve të Luftës, e më pas i arratisur e i diplomuar për Biollogji në Paris, i cili reagon ndaj një interviste të gjatë të dhënë në një të përditshme shqiptare nga ish-presidenti komunist Ramiz Alia, ku ai injoron luftën e nacionalistëve shqiptarë kundra agresorëve nazi-fashist dhe i paraqet ata si bashkëpunëtorë të tyre. Si një nga eksponentët kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar dhe pjesëmarës në shumë prej betejva të zhvilluara nga forcat balliste, 82 vjeçari Nivica i përgjigjet ish-udhëheqësit të fundit komunist të Shqipërisë, duke treguar edhe disa nga betejat më të njohura të forcave balliste dhe komandantët të cilët i udhëhoqën ato.

Zoti Ahmet, cilët janë disa nga nacionalistët që luftuan më 7 prill 1939?
"Më 7 prill kur hordhitë fashiste italiane sulmuan Shqipërinë, populli shqiptar e priti me luftë. Ndër më kryesorët që organizuan rezistencën antifashiste, ishin: Në Sarandë Nafiz Babani, Haxhi Nivica, Ismail Golemi etj në Bestrovë të Vlorës, Neshet Kolonja, në Kavajë Hamit Luçini, në Shëngjin Hajdar Shehu, në Shijak Sabri Gjilani (zogist) dhe Xhaferr Shehu. Kapiten Ali Riza Topalli, u shpërndau armë të burgosurve, të cilët luftuan në Bisht të Pallës, në Durrës Abaz Kupi (zogist), Mujo Ulqinaku, Selami Çela, Liman Karuli (zogist) etj. Lufta vazhdoi gjatë bregdetit gjithë shqiptar deri në Shkodër dhe ka edhe plot emra të tjerë"..

Cilat janë betejat e Balli Kombëtar kundër pushtuesëve italianë dhe kush i ka komanduar forcat e tyre?
"Ndër më kryesoret janë: Luftimet frontale kundër fashizmit Italian. Gjorm, Vlorë, Janar 1943, komandant Hysni Lepenica dhe Skënder Muçua, të cilët vranë komandantin e operacionit Italian, kolonel Klementin. Gjithashtu edhe 180 ushtarë e oficerë, zunë 80 robër, u kapën tre topa, 29 mitralozë, me qindra pushkë e municione. 2.Greshicë, Mallakastër shkurt 1943, komandant Rauf Fratari 3. Ruzhdie, Mallakastër, mars 1943, komandant Tefik Sfiri 4. Selenicë, Vlorë, prill 1943, komandant Hysni Lepenica 5. Luar, Mallakastër, maj 1943, komandat Tefik Sfiri 6. Gjinaqar, Mallakastër, qershor 1943, komandant Tefik Sfiri 7. Vasjar, Tepelenë, qershor 1943, Rauf Fratari 8. Kiçok, Këlcyrë, korrik 1943, komandant Haki Shehu 9. Kuqar, Këlcyrë, korrik 1943, komandant Haki Shehu 10. Humelicë, Gjirokastër, gusht 1943, komandant Haki Shehu 11. Berat, gusht 1943, komandant Prof Abaz Ermenji 12. Kamje, Pogradec, gusht 1943, komandant prof. Safet Butka 13. Reç, Shkodër, gusht 1943, Jup Kazazi 14. Dukat, Vlorë, gusht 1943, komandant Av. Skënder Muço 15. Mavrovë, Vlorë, gusht 1943, komandant Hysni Lepenica 16. Vajzë, Vlorë, gusht 1943, komandant Hysni Lepenica 17. Qaf Shtamë, gusht 1943, komandant Abaz Kupi (zogist) 18. Këlcyrë, shtator 1943, kolonel Neshat Kolonja 19. Paçestë, Korçë, shtator 1943, komandant Prof. Safet Butka 20. Gërhot Gjirokastër, shtator 1943, komandant Kapiten Hysni Lepenica dhe Ismail Golemi".

Po kundër nazistëve gjermanë ku ka luftuar Ballit Kombëtar?
Ndër betejat më kryesore ku kanë luftuar forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar kundër gjermanëve, janë këto: 1. Vlorë, shtator-tetor 1943, në Mavrovë, Vodicë, Grapsh, Peshkëpi, Bestrovë, Llakatund, Risili, u luftua 20 ditë rresht kundër nazistëve gjermanë me Tahir Hoxha, Skënder Muço, Shahin Nuredini etj. 2. Barmash, Kolonjë, gusht 1943, komandant prof. Safet Butka 3. Gjirokastër, gusht 1943, komandant kpa Ismail Golemi 4. Shtëpëzë, Gjirokastër, shtator 1943, kolonel Neshat Kolonja 5. Midis Qafës Thanës dhe Strufës, shtator 1943, komandant Abdulla Alarupi, vrau 30 ushtarë e oficerë gjermanë, dogji 20 makina, zuri 12 robër 6. Llogora, Vlorë, shtator 1943, komandant Av. Skënder Muço 7. Prezë, Krujë, shtator 1943, komandant Abaz Kupi 8. Borizanë, Krujë, shtator 1943, komandant Abaz Kupi. Ka gjithashtu më shumë se 20 aksione. Këto aksione të Ballit Kombëtar janë njohur edhe nga qeveria britanike e asaj kohe, nëpërmjet zonjës Miss Durham, e cila informonte vazhdimisht Ministrin e Jashtëm Anton Iden".

Konkretisht çfarë shkruante Miss Durham për Ballin?
Në një nga letrat që Miss Durham i shkruan Ministrit të Jashtëm anglez Anton Iden nga Shqipëria, në fund të vitit 1943 ndër të tjera shkruhet: "Gjatë vitit 1942-1943 janë zhvilluar beteja të përbashkëta të partizanëve dhe nacionalistëve, si në betejën e Gjormit, Reçit, Poçest (Korçë), Qafë Thanë, Qafë Shtamë, etj. Në zonën e Vlorës dhe Shqipërinë e jugut, janë dy njësi vullnetare aktive, të udhëhequra nga Hysni Lepenica, ish oficer xhandarmërie dhe Skënder Muço, një avokat i ri i shquar. Në krahinën e Korçës, zemra dhe shtëpia e nacionalizmit shqiptar në jug, është ajo e Safet Butkës, ish- profesor që komandan një njësi vullnetare çetash. Afër Krujës, Major Abaz Kupi, komandon një forcë çetash, e cila sulmon kollonat italiane. Në veri-lindje, udhëheqësi më i shquar është kolonel Muharrem Bajraktari. Në janar forcat e udhëhequra nga Hysni Lepenica dhe Skënder Muço sulmuan një fuqi italiane nën komandën e kolonel Klementit, në Gjorm. Luftimet zgjatën disa ditë. Kolonel Klementi u vra, po ashtu edhe 180 ushtarë e oficerë të tjerë. U zunë 80 robër, u kapën tre topa, 29 mitralozë, me qindra pushkë dhe municione. Si kundërmasë italianët bombarduan fshatrat. Grupi i Doktor Butkës në Korçë, kohët e fundit ka luftuar me një detashment Italian. Ka sulmuar gjithashtu shtabin italianë në Voskopojë, ku u kapën shumë armë dhe municione dhe u liruan një numër robërish. Janë sulmuar gjithashtu në zonën e Korçës nga Safet Butka, duke vrarë majoring fashist Amadeo, dy togerë dhe 21 ushtarë. Çetat në këtë krahinë sulmojnë shpesh depot e ushtrisë italiane dhe bereqetin ua shpërndajnë popullit. Dy përpjekje të ashpëra ndodhen në Shtoj dhe në Vrakë, (me komandant Faik Qukun- sh.A.N.) afër Shkodrës. Bazat italiane në të dy vendet u shkatërruan. Gjithashtu në letër flitet për shumë sabotime. I lutem ministrit për të ndihmuar shqiptarët me armë. E juaja, me respekt, Miss Edith Durham".

Cili është komenti juaj rreth akuzave që i ka bërë Ramiz Alia Ballit Kombëtar?
"Ramiz Alia ka përgojuar Ballin Kombëtar duke thënë se ka bashkëpunuar me armikun. Ky episod komik i historisë tragjike shqiptare është pasojë e reminishencës komuniste dhe e nostalgjisë së kolltukut të humbur, që e frymëzon Ramiz Alinë të shkruaj dhe të thotë sofizma… Këto prirje maniakësh për të deformuar të vërtetën, duan të hedhin baltë ndaj atyre që rregjimi i Enver Hoxhës dhe i tij, i masakroi për gjysëm shekuli, për kundërvënien që ju bënë fashizmit, nazizmit dhe komunizmit, ideologji të cilat janë simbiozë. Duheshin sakrificat tona sublime për të ardhur kjo ditë. Ishin klithmat tona nga qelitë e errëta të burgut që çanë tampanin e veshëve të popullit liridashës shqiptar dhe rinisë studentore, që duhej të derdhte gjakun e pastër të saj shqiptar, për të valëvitur flamurin e Skënderbeut pa yll, që për 46 vjet rrjesht lëngonte në tym dhe mjegull. Ramiz Alia paraqitet si demokrat, pa harruar të vlerësoi komunizmin. Le t'i referohemi fakteve: Ku ishte Enver Hoxha me shokë në 7 prill 1939, kur hordhitë fashiste sulmuan Shqipërinë për të kërrusur popullin shqiptar? Në atë ditë zie kombëtare, ku ishin komunistët e tjerë? Pse nuk doli një komunist, të shtinte një koburre kundër ushtrisë zaptuese? Grupet komuniste ekzistonin, para vitit 1928. Shumë nga këta vajtën deri në Spanjë, për internacionalizmin e tyre. Si nuk hodhën një pushkë kundër okupatorit, siç bënë nacionalistët? Komunistët nuk mund të luftonin nazizmin, as fashizmin, sepse në vitin 1939, lidhën akt-marrëveshjen Molotov-Ribentrop dhe dihet se çfarë i punuan Polonisë. Kur Hitleri sulmoi Francën, komunistët francezë nuk luftuan. Në vijën Maxhino (kufiri mes Francës dhe Gjermanisë) hodhën pushkët, duke shkruar në tabanin e dyfekut "Pour quoi on fait la guerre"? (Përse të luftojmë). Vetëm në vitin 1941, kur Gjermania naziste sulmoi Rusinë sovjetike, komunistët e cilësuan nazi-fashizmin si agresor dhe lëshuan kushtrimin: "Atdheu i Leninit në rrezik". Kështu edhe komunistët shqiptarë, sipas urdhërave të Kremlinit, rrëmbyen pushkët jo për Shqipërinë, por për Bashkimin Sovjetik. U shpërndanë nëpër çeta nacionaliste dhe dalëngadalë morrën drejtimin e këtyre çetave, sipas udhëzimeve dhe direktivave të misionarëve jugosllavë. Unë i them zotit Alia: Ju formuat dy batalione me mbeturina të ushtrisë fashiste italiane; "Antonio Gramshi" dhe "Garibaldi". Pra fashistëve italianë u hoqet këmishën e zezë dhe u veshët këmishën e kuqe. Jugosllavët, për qëllimet e tyre, përfituan nga faqja juaj e zezë, që të vrisnin vëllezërit tuaj".

Konkretisht për çfarë i akuzoni partizanët?
"Unë po ndalem vetëm tek disa krime që kanë ndodhur në Gjirokastër dhe po i drejtohem Ramiz Alisë duke i thënë: Më 14.11.1943, vratë në Gjirokastër pafaj Boço Kalon, Tare Kalon, Mato Matajn, Myzafer Shehun, Emin Kokalarin e shumë të tjerë për të trembur popullin. Ishte prologu i luftës vëllavrasëse. Nacionalistët që nuk donin të bashkëpunonin me ju, i vrisnit prapa krahëve, me atentate. Pastaj vrisnit edhe atentatorët, për të mos u dalë pabesia. Karafil Bisha, vrau Dervish Shamon, në Delvinë dhe shumë e shumë të tjerë. Por edhe atë e pushkatuat, me urdhër të Shefqet Peçit. Pastaj, Karafilin e bëtë dëshmor?!! Po me këtë skenar vepruat edhe me Nako Spiron; në darkë e bëtë dëshmor dhe në mëngjes ai gdhiu tradhëtar?!! Omer Nishanin ish anëtar i Këshillit të Lartë të shtetit fashist, e që mori pjesë në komisionin që i dorëzoi Viktor Emanuelit III kurorën e Skënderbeut, e bëtë Presidentin e Parë të Qeverisë Komuniste, pastaj e çuat gjer në vetvrasje?!! Namik Xhaferri, ish-federal i fashizmit, u bë ofiqar i lartë komunist. Qazim Kondi, kapiten i kuesturës fashiste italiane, u bë zv. Ministër i Punëve të Brendshme dhe shumë të tjerë ministra, anëtarë byroje dhe gjeneralë komunistë që ishin federalë dhe funksionarë të fashizmit. Por, për të mos rënduar fëmijët e tyre të pafajshëm nuk po jua radhit emrat e tyre këtu. Edhe "anti-fashizmi" juaj, pra kishte qëllim uzurpues. Do ishte mirë për të lehtësuar ndërgjegjen tuaj të paturpshme, të thonit… me a colpa... Sipas Solomonit çdo shtet, çdo Parti, çdo kulturë ka pesë mosha: lindjen, rritjen, lulëzimin, vdekjen dhe dekompozimin. Ju i keni konsumuar të katër të parat. Ju mbetet vetëm e pesta. Në fund të kësaj interviste desha t'i them Ramiz Alisë, se me ato gënjeshtra që po bën, edhe turpi do të turpërohej para tij".

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 07:03
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Kujtime për priftin martir gjerman

Kujtime për priftin martir gjerman, Dom Alfons Tracki, pushkatuar në Shqipëri nga komunizmi

Pjetër ARBNORI

Isha 8-9 vjeç kur e njoha. Vazhdoja klasën e tretë fillore në shkollën e jezuitëve në Shkodër, me drejtor At Anton Lulin, i cili bëri rreth dyzet vjet burg në diktaturë. Tani kandidat për shenjt. Mbas shtatorit 1943, autokolona gjermane të pambarim u vunë në lëvizje. Natën udhëtonin, ditën pushonin, ose flinin. Disa njësi zunë vend në qytet dhe u selitën kur mundën: në fusha sporti, në oborre kishash e xhamish, në shkolla. Çdo ditë dëgjohej sirena e alarmit. Mijëra aeroplanë kalonin mbi qiell për të bombarduar diku larg.

Kështu ndodhi që shoqata jonë kulturore-portive fetare, për shkak të ngushtimit që na sollën trupat gjermane, u transferua nga Kolegji Saverian në ambientet e jashtme të Kishës së Madhe, Katedrales së Shkodrës, e cila kishte një fushë futbolli, një kinoteatër, një bandë muzikore dhe rrethe të tjera artistike.

Quhej dom Alfons Tracki, i biri i Zefit dhe Maries, ose Martës, i lindur në Breslau, më 1897.

Në romanin tim "Shtëpia e mbetur përgjysmë", ku ky prift gjerman është personazh, gjendet një përshkrim i tij që më kushtoi bashkë me të tjerat, edhe 10 vjet shtesë dënimit tim të parë me vdekje, shndërruar në 25 vjet heqje lirie.

Ndoshta duke e parë me sytë e një fëmije, e kam përshkruar duke i zmadhuar përmasat dhe duke i theksuar tiparet e karakteristikat e tij. Sidoqoftë edhe tani, mbas 53 vjetësh, kam gjithnjë idenë se kam njohur një njeri të jashtëzakonshëm, që mbrapa rreptësisë së jashtme kishte një shpirt të mirë dhe ndjenja të bukura njerëzore. Kaq rrjedhshëm e fliste shqipen, sa askush nuk e merrte për të huaj, por si shqiptar i kulluar.

Gjatë dhjetëra viteve, sidomos nga zona fushore e Velipojës ku ai shërbeu, ai kishte nxjerrë nxënës të shquar, pati bashkëpuëntorë dhe klerike të devotshëm, si Dom Prenk Ndrevashaj, primat i Kishës Katolike të Detroit; At Konrad Gjolaj, françeskan, profesor kimie, i burgosur politik; At Zef Pllumi, primat i Kishës Françeskane Tiranë, i burgosur politik, Dom Dedë Malaj, prift shembullor, të cilit i bënë një gjyq të montuar, por ai qëndroi aq i fortë, i qartë dhe i guximshëm dhe demaskoi farsën komuniste, sa nga tërbimi, diktatura e pushkatoi...

Vitin e fundit 1944 u shtuan traktet komuniste të hedhura natën poshtë dyerve; disa djem të rritur u përzien në celulat, filluan internimet në Kampin e Prishtinës. Shumë prej tyre ishin djem të ndershëm e idealistë, që të nisur nga motive patriotike të luftës kundër pushtimit fashist, ranë në prehërin e një lëvizjeje të komanduar nga jugosllavët.

Dom Alfons Tracki, megjithëse nuk merrej kurrë me politikë, duke pasur favorin që ishte gjerman dhe të dinte gjermanishten, ndërhynte shpeshherë, madje edhe me guxim, për të liruar nga burgu dhe internimi shumë të rinj.

Kur u tërhoqën trupat gjermane, shumë njerëz e këshilluan priftin misionar të largohej nga Shqipëria, e cila po binte në kthetrat e komunizmit. Dom Alfons Tracki nuk pranoi dhe tha: "Fati im është i lidhur me fatin e Shqipërisë e të shqiptarëve, me të cilët kam jetuar e punuar për dhjetëra vjet. Kur sulmon ujku grigjën e dhenve, nuk i takon bariut të ikë e t'i lerë vetëm". Që në ditët e para pas 28 nëntorit 1944, prifti gjermano-shqiptar u bashkua me një çetë qytetarësh shkodranë atdhetarë, që kishin marrë pushkën në dorë dhe kishin dalë malit për të luftuar komunizmin. Ndër ta bënte pjesë edhe Ndoc Jakova, vëllai i kompozitorit Prenk Jakova dhe fotografit të njohur Dedë Jakova, djalë i shkëlqyeshëm, intelektual dhe antikomunist i shquar. Çeta ndiqej nga forcat e sigurimit dhe një ditë, ajo ra në pritë. Në luftimin e rreptë që pasoi, u plagos për vdekje Ndoc Jakova. Duke parë se djali ra, dom Alfonsi doli nga pozicioni i tij dhe shkoi t'i jepte ndihmën e fundit shpirtërore dhe sakramentet e fesë. Ndërsa kryente shërbimet e fundit fetare, kapet nga forcat e ndjekjes, torturohet në mënyrën më barbare në qelitë e "Sigurimit të Shtetit" dhe nxirret në gjyq në kinemanë "Rozafat" të qytetit të Shkodrës.

E mbaj mend si sot gjyqin e "popullit". Isha pa mbushur 12 vjeç. Asokohe, çdo javë ngjiteshin në mure shpallje të mëdha për gjyqe "kriminelë" dhe "spiunë" që dënoheshin dhe pushkatoheshin pa pushim. Nga emrat, prindërit tanë kuptonin se po bëhej një pastrim i të gjithë njerëzve me influencë, klerikëve e intelektualëve dhe oficerëve akademistë, që nuk e donin komunizmin.

Ishte verë e vitit 1946. Të arrestuarit e zbehtë i nxirrnin të lidhur dy nga dy nga qelitë (asokohe në Shkodër kishte trembëdhjetë burgje të improvizuara, në Kuvendin e Françeskanëve në kinema, në shtëpi tregtarësh, etj), i kalonin rrugës së qytetit në mes të kureshtarëve të heshtur dhe i dërgonin në kinema "Rozafat", ku ishte ndërtuar një kafaz i posaçëm për të pandehurit. Kishte aq shumë dëgjues, sa gjysma mbeteshin jashtë dhe dëgjonin me anën e altoparlantit. Në Shkodër, edhe në kulmin e diktaturës ka pasur shumë pak horra, ose njerëz të paguar që thërrisnin: "Kriminelët në litar!", ose "Plumbin ballit!", pa i njohur njerëzit, shumica heshtnin me dhimbje.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 07:13
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mizoritë e komunistave në Dukagjin

Në Tetorin e vjetit 1944, Dukagjini u mobilizue vullnetarisht nen udhëheqjen e Bajraktarvet dhe shkuen për të luftue kunder brigatave partizane në Lumin e Merturit. Lufta vazhdoj per dy javë, dhe brigatat partizane u thyen keqas dhe paten humbje të randa, dhe kaluen qafen e Kolçit për në Gash e Krasniqe.
Me datën 10 Nanduer 1944, nji natë pa pritmas, brigata partizane hyni nga Qafa e Valbonës e ra në Theth të Shalës. Në lagjen Okol, aty u vra nji partizan, për atë shkak u dogjën 3 shtëpi dhe u dënuen tre vetë për pushkatim, të quejtun: Lekë e Lulash Martini dhe, Pjeter Çuni. Pjetra per fat u shpëtoj nga duert e hiku, kurse Leka e Lulashi u pushkatuen dhe u konfiskue krejt pasunija e tyne. Me atë rasë mblodhën armët e katundit Theth, dhe vazhduen rrugën nepër Gimaj të Shalës e nepër Plan e Xhaj pa i thanë kërkuej gja deri në qafen e Dopalit ndërmjet Xhanit e Sumes, atje ndeshën në nji grup vullnetarësh tue ardhë prej Shkodre dhe i kapën e i çarmatosen, aty u vra nji partizan, për hakmarrje pushkatuen 9 vetë prej katundit Xhaj të Dukagjinit.
Në Dhetorin e vjetit 1944, bash natën e Shenkollit, vjen nji brigatë prej Shkodre e në Kir, dhe po donte me hi në Xhaj nen komandën e ish Toger Bardhok Bibës. Atje, filloi nji luftë e ashpër e cila ngjati 24 orë, u vra nji partizan, brigata dogji tri shtëpi dhe u plaçkit të gjithë katundi.
Mbas kësaj, ka ardhë brigata e I dhe e 23-të, atëherë nji shumicë e madhe burra Dukagjinit u arratisën neper male, Bajraktari i Shalës dhe i Shoshit, dhe, Mark Sadiku, Can Tahiri i Thethit me Kol Leken e Ndue Lushanin etj. Bajraktari i Shalës dhe i Shoshit e Mark Sadiku me nji shumicë djelmnijet, edhe Bajraktar i Vojvodës tjerë të krahinavet të Dukagjinit, iu dorzuen Profesor Kol Prelës e Mark Ndojës, me atë rasë mbetën në mal pa u dorzue Lek Vojvoda, Mark Mala, Pal Thani, Gjon Destanishta, Gjergj Vata, Marash Ndoka, Can Tahiri, Kol Leka e Ndue Lushani, të cilëvet u janë djegë shtëpitë, konfiskue krejt pasunija dhe familjet u janë interrnue në Berat e Tepelenë.
Në dimnin e vjetit 1945, u ba operacjoni ma shnjerzor në Dukagjin, nenkomandën e ish Major Ndrek Kolina. Pushkatime në çdo katund të Dukagjinit, burgime, internime dhe gjithfarë torturash në masë, aq sá, për nji ballë fishekë janë pushkatue katundarë të pá fajshëm. Po theksoj nji shembull të trishtueshëm. Gjelosh Çunin me djalë, e Lulash Shytanin i kanë djegë me zjarm deri sa kanë dhanë shpirtë, të pá kurrfarë faji, e sa e sa të tjerë qi janë mbytë në sigurimin e rrethit të Dukagjinit, tue i lidhë me tel në qafë e, tue i shterngue me dana deri sa kanë vdekë. Mjerim mbas mjerimi.
Në verën e vjetit 1945, Bajraktari i Shalës u arrestue dhe u dergue në Shkodër, ku atje u dënue me 20 vjet burg të randë, Bajraktari i Shoshit duelë në mal dhe luftoj kundra partizanve në rrethin e Dukagjinit të tanë veren, dhe iu vranë 3-4 meshkuj, vetë u dorzue bashkë me kushrinin e tij, Deli Marashin dhe të dy kanë vdekë në burgun e Shkodrës.
Në katundin Plan, ku e u diktue dhe u kap P. Anton Harapi, komunistat arrestuen të gjithë burrat e Planit, dhe kanë pushkatue Vatë Markun, Zef Tomën, Losh Kolën, Lazer Palin, gjithfarë moster torturash kan bâ mbi ta. Në Kir u pushkatue Zef Marashi, Mark e Mish Ndoshi etj, u burgos Bajraktari Vat Gjoni dhe u dënue 20 vjet burg të randë dhe ka vdekë po në burg. Në Xhaj, në nji operacjon u pushkatue Gjergj Maçi e Miter Keqi, njerz të pa faj. Në katundin Theth Rrogam âsht mbytë mizorisht Gjek Preka e kanë djegë me hekur të kuqun, jan pushkatue Ndre Cufa, Cak Basha, Cuf Lula, Prek Marashi.
Në Gushtin e 1947-shes, përpara shkollës Planit, në prezencen e të gjithë popullit të atij katundi, u arrestue Gjelosh Kol Dushi nga Plani i Dukagjinit, i akuzuem si agjent sekret në lidhje me politiken anglo-amerikane, ku pak kohë ma parë ishin arrestue nji pjesë e antarëve të Komitetit Qendrorë në Tiranë, të cilët patën dishrue qi Shqipnija të lidhet me shtetet Prendimore, e jo me ato Lindore, e cila per fat të keq deshtoj me dame të mdhaja. Gjeloshi u torturue me mënyrat ma barbare dhe u dënue me 4 vjet burgim. I naltpermenduni u arrestue me urdhen të shefit të sigurimit të rrethit të Dukagjinit ish Toger Aleks Sandershundit.
Nuk kanë fund, mizorit qi komunistat kan bâ në rrethin e Dukagjinit, të cilat na sod, i kujtojmë dhe i vajtojmë, por kurr z’duhet të i harrojmë. Mbi këto ngjarje të trishtueshëme, nuk duhet të pushojmë e, herë mbas here me shkrue qi me i vû në pah në sytë e mbarë botës, se si, ata, komunistat shqiptarë kan bâ mb_ popullin shqiptar.


Marrë nga Lajmtari i të merguemit –
New York, 1971

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 07:24
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Edi Luarasi, çmenduritë e jetës sime në një libër

Admirina Peçi

Ajo është çapkënja e pandreqshme, femra e lirë që sfidoi diktaturën, gruaja me durimin e një burri.

Është personazhi, që ka provuar në jetë shumë shkëlqime dhe shuplaka. Edi Luarasi, një fëmijë çapkën që rrihej në shkollë me grushta, që nuk hynte kurrë nga dera e shkollës. Ajo kapërcente gjithmonë muret e saj, bënte “çmenduri” me flokët, fustanet që vishte, dialogjet me miqtë, tendencat që iknin larg mureve të diktaturës, tani është një grua, që i ka kapërcyer të 60-at. Por, ende ka energji për të bërë gjëra të çmendura, për të ikur në malet e Zvicrës e për t’u hedhur me ski nga lartësitë marramendëse, për të larë xhamat e ballkonit, kur asnjë pastruese nuk do të guxonte nga lartësia… Sepse, ajo ishte dhe mbetet e tillë, një personazh mrekullisht i pandreqshëm. Në këtë intervistë për “Panoramën”, ajo rrëfen gjëra që nuk i kishte thënë më parë, rrugën që e çoi tek letërsia, (pret të përfundojë një libër mbi jetën e saj), kujtimet e largëta dhe vuajtjet në diktaturë, pse jo dhe një rol që do e kthejë në teatër.

Yt shoq, Mihallaq Luarasi, ka shkruar një dramë, ku një rol është pikasur për ju. Ç’është me pak fjalë ky rol?
Kjo është një dramë për biznesmenët e rinj. Është një i ri, që do të punojë në rrugë të ndershme, por rrethanat nuk e lejojnë. Mihallaqi më tha në një moment: Dua të shkruaj për ty një rol. Çfarë tipi të pëlqen? U mendova pak dhe i thashë, “e di çfarë tipi do të më pëlqente? Tipi i nënës time. Ajo ishte shumë e sertë, i urrente burrat. Është shumë interesante, më tha im shoq, po si të shkoi në mendje? Më ka pëlqyer shumë karakteri i nënës sime. Mënyra se si reagonte ajo me meshkujt ishte e habitshme, mbresëlënëse. Çudi, nuk i kam ngjarë fare nga kjo anë. Ajo ka pasur natyrë gjermane, tipike gjermane, si të kishte jetuar gjithë jetën atje. Çdo gjë e bënte me një disiplinë të habitshme. Ngrihej me orar, hante, lahej, flinte, të gjitha në orarin e caktuar. Nuk e di sa do të mund ta realizoj kur të vijë momenti që t’a luaj.

Me se është marrë Edi Luarasi këto kohë që ka qenë larg syrit të spektatorit?
Jam marrë me punë shtëpie. Unë jam tip shumë impulsiv. Nuk rri dot në një vend. Kjo natyrë më ka ndjekur tërë jetën, jam marrë me ç’më ka ardhur doresh.

Të bën përshtypje kur njerëzit, ndalojnë në rrugë sa dëgjojnë zërin tënd?
Sigurisht, më bën shumë përshtypje. Kur isha në festivalin e Korçës, më ndodhi diçka e tillë. Kisha gati 13 vjet pa shkuar në Korçë. Doja të blija mollë për Mihallaqin dhe pyeta dikë. Ku është pazari? Këtej, më tha. Kur pyeta për çmimin, shitësi i mollëve u kthye e më tha: Edi Luarasi?! Nga më njohe, i thashë. Nga zëri, ma ktheu… U ndjeva mirë, që më kujtonin…

Keni jetuar gati dhjetë vjet në Hungari. Ç’ndryshim pësoi jeta juaj në këtë vend të huaj?
Ishte një jetë jashtëzakonisht e këndshme, e qetë, e pastër, me plot të mira të kësaj natyre. Por, më mungonte shumë kjo… (e vendos dorën mbi zemër, sikur do të thotë se një copë dashuri i kishte mbetur në Shqipëri dhe, nuk e gjente dot në Budapest.)

Ndërsa, këtu vërtet ka plehra, nuk ka ujë dhe drita, por…, këtu gjej dashurinë e njerëzve…, di të bëj miq edhe të panjohurit.

Mund të kujtosh ndonjë moment të hidhur nga koha kur tët shoq e futën në burg dhe ju u detyruat ta linit profesionin tuaj?
Në atë kohë, gjithçka ishte e vështirë. Unë, vetë, kam qenë një vajzë shumë liberale, mjaft e hedhur dhe e qeshur. Asnjëherë nuk mblidheshin njerëzit pa mua. Por, menjëherë u transformova. Më vinte çudi kur shihja të tjerët të qeshur. Unë nuk e dija veten time aq të fortë, nuk e dija se do të rezistoja. Nuk ka fjalë të shpjegojë tragjedinë time. Unë nuk mund ta pranoja dot faktin, si p.sh., që fëmijëve të mi, nuk u lejohej të studionin. Ata u mbyllën në vetvete. Unë, më kot mundohesha që t’i çliroja, të krijoja humor. Por, gjithçka ishte një sforcim. Bëja shaka nga më të ndryshmet, aq sa, po të më shikonte dikush, do të thoshte “kjo është e çmendur”. Nuk i kam rrahur kurrë fëmijët e mi. Mundohesha vetëm t’i bindja. Kisha besim te forca ime e brendshme. Pak nga pak, unë u bëra si burrë. I durova të gjitha.

Po të kujtojmë Festivalin e 11-të, të cilin ti e prezantove krah Bujar Kapexhiut, na vjen ndër mend edhe shembulli më i këndshëm i një prezantueseje. Si mendon, çfarë i duhet një figure të tillë, për të qenë në nivelin e duhur?
Është krejt tjetër gjë të bësh një prezantuese dhe, krejt tjetër gjë të bësh aktoren në teatër. Nga natyra, unë dhe Kapexhiu, kemi qenë tipa krejt të lirë, pa komplekse, e kjo me sa duket, na bashkoi shumë të dyve. Asokohe, prezantuesit ishin fiks, të njëjtë, gjithmonë: teksti filani, muzika filani, këndon filani… (qesh). Ishte diçka statike, pa pikë jete, të ngrirë me duart poshtë, duhet të mbaje mend tekstin. Ndërsa, ne bënim shaka me këngëtarët, i zhdukëm pauzat, rregullat e ngurta të deriatëhershme.

Po spikeret e sotme të televizionit, çfarë shije ju lenë?
Spikeret e “Top Chanel-it” janë të mira. Prej tyre, e merr si duhet lajmin, dinë ta përcjellin deri tek spektatori që i ndjek. Ndërsa, në shumë televizione të tjera, kam parë gjëra, që nuk më pëlqejnë. Nuk ju merret vesh fjala, moj të keqen. Flasin shpejt, si miza në qyp. Mendojnë se, duke folur shpejt janë interesante. Ndërsa, mua më intereson fjala. Ata, duhet ta përcjellin gjendjen.


Kur qepja 40 palë mbathje në ditë

Unë qepja bukur. Disa i mbajnë akoma fustanet e mia si gjëja më e bukur që kanë – kështu thotë Edi Luarasi, ndërsa nis të rrëfejë një tjetër periudhë të vështirë të jetës së saj. Atëherë e detyruan të punonte rrobaqepëse. “Punoja në NPV dhe bëja normën. E di cila ka qenë norma e parë që arrita. Ishin brekë, dyzet palë brekë. Më tha njëherë Pjetër Gjoka: hë moj Edi si je, cfarë po qep. “Brekë, Pjetër, brekë, ia ktheva. Dyzet palë brekë ishte norma, dhe i bëra. Po si i bëra? Në fillim dija të qepja, por jo me normë, me makinë me korent. Kur pyeta unë dhe më thanë se është norma dyzet më ra pika. Unë mezi qepja dhjetë palë. Një ditë më vjen një nga ato koleget e mia dhe më thotë: “Edi rregolloji pak këto”. Ishin 20 palë brekë, që nuk ishin qepur shumë mirë e duheshin rregulluar pak. I rregullova, edhe pse m’u duk sikur donte të ma hidhte. U bënë tridhjetë palë dhe brigadierja u çudit kur pa aq shumë. Të nesërmen bëra tridhjetë palë nga sedra, e për tre katër ditë mbërrita tek norma…”


Kur unë mohoja vetveten

Ka pak kohë, që ajo ka nisur të shkruajë. Janë historitë e jetës së saj, më brilantet dhe më të këndshmet ndodhi, që mund të trokasin në jetën e një njeriu, të hidhura e rrezëllitëse deri në hutim. Kam dëshirë t’i botoj në një libër, thotë me qetësi Edi Luarasi, ndërsa nis të rrëfejë një prej tregimeve, që sapo ka shkruar. “Këto janë kujtime të miat, mbresa nga jeta ime. Kanë dalë të këndshme. Janë histori, që më kanë ndodhur në kohën e diktaturës. Njërën prej tyre e kam titulluar ”Mohimi vetvetes”, isha shumë e depresuar. Dy mikeshat e mia do të shkonin në Qeparo, për pushime. Mundoheshin të më mbushnin mendjen që të shkoja edhe unë. Por, vetëm pas disa ditësh ma mbushi mendjen im shoq dhe shkova. Udhëtova me tren dhe vura re se, njerëzit më shihnin me kërshëri. Më pyesnin të gjithë: merresh me art ti? Por, kurrë nuk tregoja. Jo, u thosha prerë. Kur mbërrita në Himarë, nuk gjeta hotel. Ishin të zëna të gjitha dhomat. Kapa një polic aty afër dhe i thashë: Shoku polic, kam ngelur jashtë, do të më rregullosh ndonjë vend? Posi jo, ma ktheu, hajde me mua. Më shihte e më thoshte: “Ku të kam parë unë ty?” Ku di unë, i thashë. Mos këndon ti? Jo, ia ktheva. S’di, ku të kam parë, më thoshte dhe mblidhte supet. Ndërsa, në Qeparo, pas dy ditësh, që unë rrija atje në një shtëpi me shoqet e mia, mbërriti një mësues fshati. Edhe ai më pyeti, se ku më kishte parë… Sigurisht, as atij nuk i tregova. Po ai ngulmonte. Si e ke emrin, më tha. Eli, ia ktheva dhe i’ua bëja me sy shoqeve të mia që të mos tregonin. Sikur të kam takuar… Pas kësaj, iu thashë mikeshave të mia, të mos sillnin më askënd aty. Kisha shumë nevojë për qetësi. Kishte raste që, shkoja buzë detit dhe ulërija si e çmendur, derisa çlirohesha. Më dukej sikur gjithë hallet e mia i hidhja në det. Kënaqësia më e madhe ishte kur hidhesha në dallgë dhe kur kjo e fundit, më vërviste, ashtu, si ndonjë leckë në breg. Pas pak ditësh, vjen në plazh një djalë i ri. Rrinte gjithmonë rrotull. Një ditë, afrohet dhe më thotë, çfarë e ke Edi Luarasin? Ah, po, më ngatërrojnë shumë vetë me të, por, nuk e njoh, i thashë. Një ditë, më vjen me një fotografi në dorë. Ishte marrë nga filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Pse më gënjen, më tha, ti Edi Luarasi je. Të gënjen nishani. Ik o çun, i thashë, se nuk jam ajo. Por, ai rrinte larg dhe më vështronte me një admirim të çuditshëm. Një ditë kur shkoj, në postë për t’i bërë një telegram tim biri, që ishte ushtar, për ditëlindje, ky më kishte ndjekur dhe sa kisha dalë unë nga posta, kishte parë emrin tim, Edi Luarasi. Pas kësaj erdhi direkt në plazh dhe më tha: “Ti hyre në postë, bëre telegram dhe unë e pashë emrin tënd atje, të shënuar. “Si e ke hallin”, i thashë. “Pse më torturon…” “Unë jam nga familja Kokëdhima, ma ktheu, dhe ti ke luajtur Persefoni Kokëdhimën, që është halla ime. Ne, në shtëpi të kemi idhull dhe babai im të fton për drekë në shtëpinë tonë”. Sigurisht, ai nuk dinte asgjë për biografinë time. Ndaj i thashë se, thjesht nuk mund të shkoja në shtëpinë e tyre. Ai iku, pa e zgjatur më tej. Ndoshta, e mori vesh më vonë si qëndronte puna. Por, çdo ditë, vazhdonte të vinte në plazh dhe më sillte kumbulla, dardha e pjeshkë. Dhe, kur ika, më përcolli deri te autobuzi. Atje më tha: “Do t’i mungosh shumë fshatit tonë”. Rrallë në jetën time jam prekur aq shumë. Aty më tepër se kurrë e kuptova sa shumë e kisha mohuar deri në atë kohë të pamohueshmen, vetveten. Nuk doja kurrsesi, që të tjerët ta merrnin vesh se isha unë, Edi Luarasi.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 07:32
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Nje histori sa tragjike aq absurde!

"Në psikiatri se nuk votova"
"Tani kam 20 vjet që shkoj i pari në qendrën e votimit"


Ilir Bushi

Në vitin 1980 më shtruan në "Pavionin 17" sepse nuk pranova të votoj, prandaj qysh atëherë kam 23 vjet që shkoj i pari për të hedhur votën". Kështu u shpreh dje, 56 vjeçari Mersin Sharra, i cili është me origjinë nga Burreli, por qysh prej vitit 70 jeton në Tiranë, me profesionin e marangozit. "Unë u fsheha 6 orë në ditën e votimit, por për këtë më shtruan në spital me të çmendurit dhe më bënë 48 gjilpëra në kokë, duke më thënë se kështu do të më vinin mendtë", shton ai.

Përse po nxitoni?
Duhet të biem shpejt për të fjetur e të lajmëroj gruan e vajzat që të nisemi herët për të votuar. Kutitë e votimit hapen në orën 7.00, por të paktën ne të shkojmë në orën 7.30 minuta. Pasi ta heqim qafe votimin, atëherë mund të shkojmë të qetë te vllau për të ngrënë ndonjë drekë.

Përse doni të shkoni kaq herët për të votuar?
Na ka mbetë zakon qysh në vitin 1980. Kanë kaluar 23 vjet por s'e harroj. Qysh atëherë unë jam i pari që shkoj për të votuar dhe asnjëherë nuk kam lënë njeri përpara. Ajo që më ka ndodhë mua mos i ndodhtë kërrkujt.

Çfarë ju ka ndodhur konkretisht?
Më kanë ngulë 48 gjilpëra në kokë dhe kam pi ilaçe për 23 ditë rresht. Kam nejtë në nji dhomë me tre të çmendur dhe në vitin 1980 më kanë shtruar në "Pavionin 17", ku ishin ata që lujnë menç. Por ato ditë kam qenë t'uj lujt menç prej vërteti.

Përse ju kanë shtruar në Pavionin 17?
Se nuk votova. Unë vija nga Burreli dhe punoja në Kombinatin e Drurit, Misto Mame, si marangoz me kategorinë e pestë. Por nuk kisha shtëpi dhe për këtë kisha bërë 18 lutje me shkrim në Komitetin Ekzekutiv. Kur e pashë se ata s'po e vinin ujin në zjarr thashë të bëja një presion për ditën e votimit.

Si e bëtë presionin tuaj?
Po ja, ditën e votimit, ishte e diel dhe data mbante 22 tetor. Atëherë gjithë populli shkonte me vrap që në orën 6.00 te kutia e votimit. Por unë atë ditë nuk shkova dhe u fsheha. Atëherë policia dhe këshilltarët e lagjes më kanë kërku me dy xhipsa.

Ku u fshehe?
Ne banonim në një dhomë tek pallatet e ndërtuara prej rusëve. Unë dhe gruaja kishim një dhomë, kurse një familje tjetër kishte kuzhinën, ndërkohë që banjon e përdornim të dyja familjet. Atje tavanet ishin me kallama dhe unë u fsheha sipër kallamave, nën çati. Atje ndenja 6 orë, derisa më në fund gruaja nuk kishte rrugë tjetër dhe u detyrua të tregojë.

Çfarë ndodhi më tej?
Në fillim më shembën me grushta e me shkelma turinjve. Pastaj më mbyllën në një dhomë dhe sollën kutinë e votimit ku hodha votën me detyrim. Mbaj mend se atë vit kishim deputet Mehmet Shehun. Këtu kujtova se shpëtova, por e keqja kishte qenë prapa.

Si u sollën më tej me ty?
Mbaj mend se një oficer-operativ më tha: "ke vetëm dy rrugë, ose burg ose psiqiatri". Gjatë gjithë darkës u mblodhën edhe në Komitetin Ekzekutiv dhe meqënëse kisha biografi të mirë nga gruaja, (familje dëshmori), vendosën të mos më çonin në burg. Për këtë më thanë: Partia do të bëjë një nder të madh dhe ne do të çojmë një muaj në spitalin psiqiatrik ku do të bëjmë gjilpëra në kokë, që të vijë truri në vend". Kështu më çuan në pavionin 17.

A të vizituan kur shkove në spital?
Jo. Doktori pyeti operativin "përse e keni sjellë, sepse ky nuk duket i sëmurë". Por operativi i tha shkurt: Nuk ka pranuar të votojë dhe është fshehur majë çatisë". Atëherë doktori tundi kokën dhe iu përgjigj: Ky jo vetëm që qenka i çmendur, por është edhe nga ata më të rrezikshmit". Kështu më çuan në një dhomë me tre të sëmurë që bërtisnin : Rroftë Enver Hoxha, infermieri më i dalluar i turnit të tretë". Mbaj mend se njeri prej tyre ngrihej natën, më fuste një fletë fletoreje midis gishtave të këmbës dhe pastaj i vinte zjarrin duke më përcëlluar. Flija me frikë.

A nuk kërkove ndihmë prej mjekëve?
Po. I thashë të më nxjerrin se isha krejt në rregull. Por ata mu përgjigjën: Ti je i çmendur, se po të ishte në rregull nga trutë do të shkoje të votoje që në orën 6 të mëngjesit si gjithë shqiptarët e tjerë. Faktikisht, nga gjithë ato gjilpëra filloi me të vërtetë të më dhimbte koka. Atëherë i bëra një letër Mehmet Shehut dhe iu betova: Sa herë që të ketë votime do të presë tek dera e Qendrës së Votimit qysh në orën 4.00 të mëngjesit. I përmenda edhe Tefik Kamon (vjehrrin) që kish rënë dëshmor i Brigadës së Katërt. Kështu pranuan të më lirojnë. Por më parë erdhi operativi dhe bashkë me doktorin e biseduan, a isha në rregull apo jo. Për këtë më pyetën: Çfarë bëjmë ditën e dielë kur kemi ndonjë festë familjare". Unë s'dija si t'i përgjigjesha dhe i thashë: "në fillim shkojmë në punë vullnetare dhe pastaj kthehemi e gatuajmë byrekë dhe hallvë". Ata panë njeri tjetrin në sy dhe thanë: "ky qenka përmirësuar". Kështu më liruan, por me kusht: sa herë që të kishte votime, unë duhej të paraqitesha 1 orë përpara dhe i veshur me kostumin e dhëndërrisë.


Dikur më fyenin se nuk votova, tani se shkoj i pari në qendër

"Pasi dola nga pavioni 17 unë përjetova një dramë tjetër sepse njerëzit më tregonin me gisht". Kështu rrëfen Mersin Sharra ditët e tij, pasi doli nga spitali psiqiatrik. Me këtë rast ai thotë se kudo që shkonte përgojohej nga të pranishmit dhe prapa krahëve historia e tij tregohej krejtësisht e transformuar. Për këtë arsye dhe për të ndrequr gabimin e tij, Mersini filloi të shkojë gjithmonë i pari në votime. Por paradoksi i fyerjeve vazhdoi edhe pas viteve 90. "Dikur njerëzit më shanin dhe thoshin: ky është ai psikopati që nuk dontë të shkonte në votime". Ndërsa tani, sipas tij, njerëzit thonë: Ky është ai i lajthituri që shkon për të votuar qysh në orën 7.00 të mëngjesit".


Si rrinin njerëzit në rradhë për të votuar 100 për qind

"Vishuni me rrobat më të bukura dhe qysh në orën 6.00 të mëngjesit prisni në rradhjë për të votuar kandidatët tuaj". Kjo ishte motoja dhe porosia kryesore e Partisë së Punës gjatë viteve të sundimit të saj në pushtet. Kësisoj për 45 vjet rresht koha krijoi traditën e votimit në masën 100 për qind, brenda orës 9.00 të mëngjesit. Atëherë në të gjitha qendrat e votimit të kryeqytetit njerëzit kishin votuar që pa gdhirë. Në të gjithë Shqipërinë i fundit që shkonte në kutinë e votimit ishte vetë Enver Hoxha. Ai votonte kryesisht rreth orës 9.30-10.00, së bashku me bashkëshorten. Pas votës së tij dilte lajmi tradicional: Shqipëria votoi 100 për qind".

gsh


O Zot i Madh,

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 07:36
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Si ia prenë kokën në '46-ën Gjergj Vatës, qarkomandantit të Shkodrës

Historia e panjohur e djaloshit nga qyteti i Shkodrës, që u diplomua në Akademinë Ushtarake të Torinos. Lufta në male kundër forcave të Sigurimit dhe vrasja tragjike

Lec Ndoc TAMARINDA


Gjergj Vata lindi në Shkodër më 14.3.1914 në një shtrat të ngrohtë fetar e atdhetar sepse gjyshi i tij, Gjelosh Deda, si luftëtar së bashku me kryeprijësin e Dukagjinit, Mark Lula, mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit më 1878. Babai i tij, Vata, së bashku më udhëheqësin popullor të Shllakut, Gjetë Gega, me 300 luftëtarë u rreshtua në mbrojtje të tokave shqiptare të Plavës e Gucisë pas Kongresit të Berlinit më 1878, ndërsa nëna e tij, Sosja, ishte mbesë e njërit prej 7 shaljanëve që u vranë heroikisht e pabesisht nga veziri turk në kalanë e Rozafës më 1816. Në vitet 1921-1929, Gjergji vazhdon shkollën në kolegjin Saverian të Shkodrës, një institucion shkollor me tradita të shkëlqyera patriotike, fetare ku kishin mësuar Faik Konica, Ndre Mjeda (poet), Luigj Gurakuqi, Dr. Frederiok Shiroka etj. Më 1929-1932 vazhdoi gjimnazin e fretërve "Illyricum" ku mori maturën shkëlqyeshëm (6 maturantë gjithsej). Pedagogë në këtë shkollë ishin At Gjergj Fishta (drejtor), At Justin Rrota, At Gjon Shllaku, At Ambroz Martaska, At Anton Harapi, At Marin Sirdani, At Donat Kurti, At Pjetër Meshkalla të përgatitur në Perëndim. Nacionalizmi i Gjergj Vatës u brumos, në rradhë të parë, në familje, u thellua më tej në kolegjin saverian e gjimnazin e fretënve.

Në Akademinë Ushtarake të Torinos
Në vitin 1932, kur mori maturën, me përkrahejn e ndërhyrjen e At Gjergj Fishtës pranë ministrit të Arsimit Hilë Mosi, iu nxorr bursa për akademinë ushtarake në Torino (dega artileri) ku shkoi si student i kompletuar duke ditur italishten e frëngjishten. Nga viti 1932-1937 vazhdoi shkollën në akademi ushtarake ku manifestoi një përgatitje të shkëlqyer si student, me moral të lartë si fetar dhe antifashist. Urrente fashizmin si sistem diktatorial që me forcën e armëve synonte të pushtonte popujt e tjerë. Mendimet e tij i shprehte në një rreth të ngushtë shokësh të besuar duke iu ruajtur agjentëve të SIMIT (Sigurimi ushtarak Italian), OVRA-s (policia politike) se po të diktohej për mendime të tilla përfundonte në plumb, burg ose intnernim në ishujt e Italisë, Gaeta, Ventotone etj. Urrente propagandën fallso të Musolinit që me anë të 8 milion bajonetave aludonte për krijimin e një perandorie të madhe si në kohën e perandorit romak Jul Çezarit në territore të pushtuara si në Afrikën e Veriut, Ballkan, Lindjen e Mesme duke thënë për detin Mesdhe: "Deti ynë". Një popull,- thoshte Gjergji- s'mund të jetë i lumtur kur qeveria e tij synon të pushtojë popujt e tjerë. Në tetor 1936 në një bisedë të lirë një student napolitan e fyen Gjergjin si komb duke i cilësuar shqiptarët të egër, barbarë, primitivë, por ky i fundit me një oratori të rrallë, bazuar në argumenta historikë mbron kombin shqiptar duke përfunduar ligjëratën e tij: Unë krenohem që jam shqiptar. Në korrik të vitit 1937, kur kreu akademinë shkëlqyeshëm, i propozohet për të qëndruar oficer aktiv në Itali, por ky e refuzon bazuar në shprehjen "Guri i rëndë peshon në vend të vet". Po këtë vit kur kthehet në Shkodër për arsye personale nuk vishet ushtarak, por me ndërhyrjen e kryetarit të bashkisë Ndoc Çoba emërohet kryetar komune në Shllak (1938-1939). Për afro 4 vjet që ndenji si kryetar komune, për sa kishte mundësi, ndihmoi familjet e varfëra, mësoi dy fëmijë të ciklit fillor falas, bile në mjaft raste u blente libra, pajtoi ngatërresa familjare, për tokën, etj duke fituar një respect të jashtëzakonshëm në popull.

Qarkomandant i Shkodrës
Në tetor të vitit 1941 vishet ushtarak me gradën toger dhe caktohet komandant batalioni në Kukës ku qëndroi deri në pranverën e vitit 1942 prej kah transferohet në Shkodër zv. Komandant rrethi me gradën kapiten. Për aftësi profesionale në pranverën e vitit 1943 emërohet komandant rrethi me gradën Kapiten i Parë. Celulat komuniste të Shkodrës, krahas të tjerëve, kishin vënë në shënjestër për t'u vrarë edhe Gjergj Vatën. Në fillim të majt 1943 tek po shkonte në punë i pashoqëruar me roje atë ditë dy atentatorë të rinj komunistë, hipur në motocikletë tentuan ta vrasin pas shpine, por Gjergji i diktoi dhe me revole në dorë i detyroi atentatorët të largohen të lemerisur. Duke qenë njeri largpamës dhe vizionar i së ardhmes në fillim të korrikut 1943 së bashku me Pjetër Daragjatin dërgoi në Theth tre makina me armë e municion të cilat u shpërndanë në nëntë bajraqet e Dukagjinit. Pas kapitullimit të italisë fashiste në vend të tyre erdhën nazistët gjermanë që komandaturën e tyre e vendosën aty ku sot është konsollata italiane në Shkodër dhe shefi i Gestapos ishte kapiteni Hausding. Në shtator të vitit 1944 Gjergj Vata emërohet komandant qarku me gradën major. Si gjatë pushtimit fashist italian e më pas atij gjerman, ai punoi si oficer pa patur asnjë lidhje as me SIMIN, OVRA-n, e Gestapon, sepse duke pasur bindje nacionaliste ai urrente fashizmin italo-gjerman. Në vitin 1944, si shumë nacionalistë e patriotë të tjerë, Gjergji mendonte se nazizmi gjerman do të thyhej nga koalicioni antifashist, por për Shqipërinë ishte mundësia e ardhjes së komunizmit. Mbështetur në këtë situatë, për t'i dalë përpara rrezikut komunist, më 3-4 maj 1944 në kinema "Rozafa" të Shkodrës u mblodhën 152 përfaqësues të Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Postribës, Anës së Malit, Pukës, Lezhës, Mirditës, Shkodrës. Në këtë mbledhje, krahas të tjerave, merrte pjesë Gjergj Vata, Mark Gjon Marku, patër Anton Harapi. U hartua një platformë veprimi dhe u përcaktua një shtab në krye të të cilit u caktua kolonel Luigj Mikeli, por vendimet e kësaj mbledhjeje, për mungesë të mosorganizimit, moskordinimit të veprimeve u venitën dhe ky dokument mbeti në letër. Në nëntor të 1944 ushtria partizane e organizuar në batalione, brigada, divizione, korpormata, pasi mori Tiranën më 17.11.1944 u drejtua në Veri me qendër në Shkodër. Në ato ditë ky qytet gëlonte nga turma nacionalistësh si nga jugu, Shkodra, dhe Shqipëria veri-lindore. Një pjesë e nacionalistëve mendonin të largoheshin nga Shqipëria, ndërsa Gjergj Vata, Llesh Marashi, Prek Cali, Shaban Elezi, Hasan Isufi, Jup Kazazi do të organizonin rezistencën e armatosur këtu në vend. Gjergj Vata si komandant qarku, intelektual me vision e kulturë të gjerë, përparësi i jepte sqarimit të njerëzve për rezikun e pasojat e komunizmit. Më 28 nëntor 1944, para prefekturës së Shkodrës u bë një tubim motoja e të cilit ishte Atdheu na thërret, të gjithë në këmbë për të mbrojtur vendin nga komunizmi. Folën oratorë të ndryshëm si Mark Gjon Markaj, Gjergj Vata, Pal Thani, etj. Po atë ditë, mbi 2000 burra të armatosur, me destinacion Dukagjinin, u nisën në këmbë me itinerarin Shkodër, Koplik, Bajzë. Gjergji si komandant Qarku kishte mundësi të largohej me autokolonat gjermane, por preferoi të ecte në këmbë me shokët e idealit.

Rrethimi nga forcat e Sigurimit
Gjatë qëndresës e luftës në mal çeta e Gjergjit është rrethuar shumë herë nga forcat e ndjekjes e të sigurimit ku me guxim, trimëri çau rrethimet me humbje sa më të pakta në njerëz falë strategjisë ushtarake të sulmit e të tërheqjes për arsye taktike. Në gjysmën e janarit 1945, çetës së Gjergjit iu shtuan dy intelektualë. Prifti gjerman don Alfons Tracki dhe nacionalisti i ri Ndoc Kolë Jakova (vëllai i Artistit të Popullit Preng Jakova). Në sajë të punës së madhe propagandistike dhe aksioneve të vazhdueshme luftarake reputacioni i çetës së tij ishte shtuar shumë dhe për pasojë vazhdimisht shtohej me luftëtarë të rinj. Gjatë qëndresës dhe luftës në mal, në zona të ndryshme të Dukagjinit ka zhvilluar shumë beteja ndër të cilat përmendim ajo e Shpellës së Zezë në komunën Postribë të rrethit Shkodër ku më 13.2.1946 çeta e tij prej 8 vetësh: Gjergj Vata, Ndoc Jakova, Dom Alfons Tracki, Kolë Mark Toma, Pjetër Kolë Brahimi, Zef Mirash Zefi, Mark Mirash Zefi, Ded Mirash Zefi rrethohen prej forcave të sigurimit të komanduara nga toger Baba. Emri i tij i vërtetë ishte Hodo Habibi nga Kuçi i Kurveleshit kriminel, sadist, imoral. Në pamundësi për të luftuar para shpellës, për arsye taktike së bashku me shokët e armatosur ngjitet përpjetë në bjeshkët e Ndërmollnave tek vendi i quajtur Kroni i arit, ndërsa prifit dom Alfonsi mbante në dorë office uratë dhe bagnin e shenjtë. Rrethimi ishte bërë i plotë dhe rrezikonte jetën e të gjithëve, prandaj Gjergji me altruizmin e tij i drejtohet Zef Mirash Zefit. Koha s'pret se rrezikohemi të gjithë, prandaj merr shokët tuaj bashkë me priftin, gjeni shtegun për të çarë rrethimin se pritën e mbaj vetë sa të kem armë e municion, por dijeni këtë se i gjallë s'i dorëzohem komunistëve dhe fishekunm e fundit e ruaj për vete.

Në Shpellën e Cukalit
Në fillim të nëntorit 1946 Gjergji mbet me pak njerëz në mal dhe shkoi në zonën e Temalit ku fshatari Kolë Marash Prendi prej Arre e strehoi deri më 16 nëntor të vetëm se të dy shokët e tij i kishte nisur diku me shërbim. Meqënëse arma i ishte prishë, nëpërmjet Kolës i çoi fjalë Dedë Pjetër Ndout (Valaj) nga Dushmani i cili ia kreu porosinë duke i prurë armë të re fishekë e municion. Prej Temali i përcjellë nga Kolë Marash Prendi shkoi tek shpella e Shkëmbit të kuq rrëzë Cukalit në Shllak. Ku kaloi ditët e fundit të ejtës së itj, përbri së cilës ishte një greminë e thellë ka një moment të jetës kur ca njerëz, në rrethana të jashtëzakonshme gjenden para mëdyshjes me zgjedhë jetën ose vdekjen. Në rast se zgjedh jetën duke thyer idealin tënd për të cilin ke luftuar mbetesh njeri me ligështi njerëzore, në rast se zgjedh vdekjen mbetesh hero në kujtesën e njerëzve dhe në histori. Në rast se zgjedh vetvrasjen, në rrethana të caktuara, ligji kishtar s'ta pranon Nemo judex in causa sua (askush s'mund të jetë gjykatës i vetvetes) thotë një proverb latin, prandaj Gjergji e përjashtonte këtë verdikt. I vetëm në shpellë, në fund të fundit Gjergjin e shqetësonin dy gjëra se mos plagosej rëndë në përpjekje dhe e zinin të gjallë ose mos e vrisnin pas shpine se ballë për ballë s'ia kishte frikën askujt. Ai ndinte dhembje shpirtërore kur mendonte se si u shtrinë si kripa në ujë ato mijëra luftëtarë antikomunistë që në dhjetor 1944 e më pas mbushën mallet e Dukagjinit e të gjithë Shqipërisë me qëllimin e vetëm për të shporrur komunzimin nga vendi ynë, kur mendonte se mjaft shokë të idealit ishin vrarë ose të tjerë dergjeshin në burgjet e ferrit komunist ose në kampet e internimit. Gjatë jetës së tij të shkurtër (32 vjeç) ai shpalosi nacionalizmin e tij me vepra; mbrojti dinjitetin e kombit shqiptar nga shpifjet e studentit napoletan që shqiptarët i quajti të egër, primitiv, barbar, më 1937 kur kreu akademinë ushtarake në Torino (për artileri) si student I shkëlqyer, refuzoi propozimin për të qëndruar officer aktiv në Itali, më 28 nëntor 1944 si komandant qarku kishte mundësi të largohej nga Shqipëria, por me idealin e tij preferoi të dalë në mal për të luftuar komunizmin në gjysmën e shtatorit 1946 refuzoi gjeneralin anglez për t'u larguar nga Shqipëria me helicopter. Së fundi ai mendonte për familjen në veçanti për nënën Sose për të cilën kishte debulesë të veçantë, por mbi atë kishte vënë interesat e atdheut duke kujtuar thënien e poetit hungarez Shandor Petëf "Për dashurinë jap jetën, për atdhe jap dashurinë".

Misteri i vrasjes
Vritet pabesisht pas shpine më 7 dhjetor 1946. Kriminelët sadistë pasi e vrasin, i marrin çdo gjë që kishte, i presin kokën dhe kufomën e hodhën në greminë. Ky krim i shëmtuar nuk ishte i veçuar, sepse për analogji, nacionalisti Arap Sadikaj nga Kurveleshi vritet në luftë me partizanët e Memo Metos, kufomës i presin kokën dhe familjarët s'u lejuan ta varrosnin kufomën pa krye. Vrasja e Gjergj Vatës deri në vitin 1992 mbeti enigmë. Me interesimin e nipit të tij Kel Vata iu gjetën eshtrat të cilat u rivarrosën me ceremoni në varrezat e Rmajit në Shkodër në dhjetor të vitit 1993 në prani të autoriteteve lokale, të përndjekurve politikë të partive politike, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të PS. Ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, me dekretin 1045 dt 20.3.1995 i dha medaljen "Martir i Demokracisë" (pas vdekjes) me motivacionin "Intelektual dhe patriot i nderuar, dha jetën në luftë të hapur kundr diktaturës komuniste për një Shqipëri të lirë e të bashkuar".

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 07:40
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Historia personale e Ylli Kontit, ish-i burgosur politik në burgjet komuniste

"24 tonë mineral në ditë, për një pjatë supë"

Xhaxhai i tij, Esat Konti, i vuri flakën vetes tek ish-pastiçeri "Flora", në shenjë refuzimi për dëshminë që i kërkonin të bënte kundër nipit të tij

Në ditët e para të majit të vitit 1979, një ngjarje e rëndë e ndodhur në mes të Tiranës, do të kujtohej deri vonë nga ata që kanë qenë dëshmitarë në atë kohë. Një njeri dogji veten pranë ish pastiçeri "Flora",dhe ngjarja në atë kohë u mbajt mend për një kohë të gjatë. Esat Konti dogji veten në mënyrë demonstrative, sepse nuk pranoi presionet e "Sigurimit" të shtetit për dëshminë që duhej të jepte ky i fundit, kundër të nipit, Ylli Konti, që akuzohej për agjitacion e propagandë, në gjyqin që do të zhvillohej më 5 maj 1979. Sot, pas 25 vjetësh, nipi i tij Ylli Konti, tregon për gazetën "55", kalvarin e vuajtjeve të tij në burgun e Spaçit, si dhe të familjes së tij, e cila u internua në fshatin Akërn të Vlorës, për vite me radhë.

Arrestimi

Ylli Konti, në atë kohë 34 vjeç, veç punës së tij në Ndërmarrjen e Ushqimit Social, i pëlqente të merrej edhe me pikturë. "Ishte fillim i janarit 1979, kur drejtori më thërret në zyrë dhe më thotë të nisesha me shërbim në Korçë. Pas mbërritjes në Elbasan, makina e punës më zbret dhe më thotë të vazhdoj deri në Korçë, me një makinë të rastit. E lashë shoferin të vazhdonte rrugën për në Tiranë, dhe vetë dola në rrugën nacionale, të hipja në ndonjë makinë të rastit. Aty m'u afrua një "Gaz" i "Sigurimit" të shtetit, i cili më ofroi të udhëtoja me ta deri në Korçë. Sapo hyra në makinë, më hodhën një batanije në kokë dhe më dërguan në hetuesinë e Tiranës". Për rreth 6 muaj në hetuesi, dy hetuesit Fatmir Tatalia dhe Fatos Trebeshina, e mbajtën nën tortura Ylli Kontin, me qëllim që të tregonte bashkëpunëtorët. "Unë nuk kisha bashkëpunëtorë. Ne ishim thjesht disa të rinj, të cilët nuk e donim sistemin e atëhershëm. Ishim një grup shokësh që shfrynim mllefin në bisedat tona kundër sistemit, dhe vetëm kaq. Unë nuk kisha se ç'bashkëpunëtorë të nxirrja", tregon Ylli.

Por, në ditën e gjyqit më datë 5 maj, të gjithë shokët e atëhershëm do të ishin në bankën e dëshmitarëve, duke dëshmuar kundër tij. "Sot, ata janë figura të njohura në publik, - thotë Ylli,- por nuk mund t'u vë faj. I kishin detyruar të dëshmonin kundër meje". Por "Sigurimi" i shtetit nuk mundi të bënte të dëshmonte në gjyq xhaxhain e Yllit, Esat Kontin. Pas shumë presioneve për të dëshmuar në gjyq kundër të nipit, Esati, në mënyrë demonstrative i vuri flakën vetes, pasi u lye me benzinë përpara pastiçeri "Florës".

"Në emër të popullit!"

Gjyqtari Bashkim Xholi, i cili kishte njohje me Yllin, pak përpara fillimit të seancës do të gjente rastin dhe do t'i thoshte "Nuk kam ç'të të bëj, më kanë urdhëruar të të dënoj". "Në emër të popullit", u dënua me 8 vjet heqje lirie në burgun e Spaçit, ndërsa familja e tij, vëllezër, xhaxhallarë, një numër prej 28 personash, u internuan në fshatin Akërn të Vlorës. "Më burgosën në Spaç, ndërsa familja ime u internua në fshatin Akërn të Vlorës. Menjëherë pas kësaj, në shtëpinë time, që e kam pasur mbrapa hotel "Arbërisë" tek "Rruga Fortuzi", ma shembën, për të ndërtuar aty dy pallate. Edhe sot e kësaj dite jam pa shtëpi," thotë Ylli.

Në burgun e Spaçit

Vuajtjet në burgun e Spaçit kanë lënë tek ai një shije të hidhur. Janë kujtime, të cilat duket sikur këta njerëz nuk duan më t'i sjellin ndërmend. "Në sektorin numër dy të galerive të Spaçit, ku nxirrej pirit, një mineral jashtëzakonisht helmues, temperatura në galeri nuk zbriste poshtë 45 gradëve Celcius. Acidi që rridhte nga muret e galerisë, kur të binte mbi rroba, t'i digjte dhe ne që punonim në nxjerrjen e piritit, që eksportohej në Turqi dhe Austri, asaj kohe dalloheshim kollaj nga rrobat tona tërë vrima. Na duhej të realizonim normën në masën 125%, e barabartë me 24 tonë pirit në ditë. Përndryshe, nuk të linin të dilje nga galeria, dhe e gjithë kjo punë, vetëm për një pjatë supë. Më e tmerrshmja ishte, se, pasi të kishe hequr këtë tmerr, të uleshe dhe të dëgjoje pjesë nga librat e Enver Hoxhës", thotë Ylli. Sipas tij, shumë prej atyre që nuk duronin dot vuajtjet, hidheshin në telat e rrethimit të burgut, ndërsa sa e sa të tjerë i zinte poshtë shembja e galerisë. Ata, ose varroseshin brenda në galeri, ose në ndonjë cep jashtë burgut.

Pa pension dhe pa të ardhura

Sot Ylli,së bashku me të tjerët, ka dalë në kërkim të shpërblimit për ish-ë përndjekurit politikë. Janë 8 vjet punë në minierë, 8 vjet internim për familjen e tij, dhe një fis i tërë i shkatërruar. Eshtë pa pension, nuk ka shtëpi dhe rron tek shtëpia e vjehrrës së tij. Tregon se disa herë i ka takuar edhe ata që dolën dëshmitarë në gjyq, por nuk duket se i mban mëri. Në përgjithësi, kjo klasë, asnjëherë nuk ka qenë hakmarrëse, ata kërkojnë vetëm atë çka u takon. Vitet e punës së tyre në miniera, tharje kënetash, me qëllimin, ashtu siç thotë dhe Ylli, "që mos u bëhemi barrë fëmijëve, ata s'na kanë ndonjë taksirat! Mjaft vuajtën në internim, pas burgosjes tonë!". Dhe ata që mendojnë si Ylli Konti, janë shumë.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 08:04
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:32 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Krimet e " Diktaturës së Proletariatit " ...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.