NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Marjuana...(shkrim nga eng_girl)
Bashkangjitje: mcdope.gif
Ky file është shkarkuar 165 herë.
Cod. A17032006
Citim: Po citoj ato që tha eng_girl
Per te gjithe ju qe deshira, kenaqesia, biznesi, shkolla apo thjeshte kurioziteti ju lidh me te…
*SHENIM*: Materiali i meposhtem eshte nje perkthim i imi nga nje research paper. Me kete dua te them qe gjithcka shprehet aty nuk eshte e thene te jete mendimi im personal dhe nuk deshiroj te komunikoj asnje ide te vecante.
E kultivuar ne Kine 4000 vjet Perpara Krishtit, ajo u perdor fillimisht si ilac. Rreth 1900 Pas Krishtit filloi te perdoret si ilac per te sjelle kenaqesi. Ne vitet ‘60-‘70 ka qene shume e perhapur mes studenteve, duke u bere droga e dyte me e perhapur, pas alkoolit.
Marijuana eshte nje perzierje gjethesh, farash, kercenjsh dhe lulesh te thata e te shtypura te bimes indiane Cannabis Sativa. Ajo permban THC (delta-9-tetrahydrocannabinol /me falni qe nuk di ta perkthej ne shqip) dhe mbi 400 kimikate te tjere. Rritet dhe prodhohet ne klime te nxehte, te thate e ne vende te ngritura.
Perdorues te marijuanes kane te njejtat problema shendetesore sikurse edhe perdorues te duhanit si psh: bronshit akut apo kronik, emfizeme (? Me falni por nuk jam njohese e mire e termave mjekesore; ndoshta dikush mund te me ndihmoje ketu), asma bronkiale dhe crregullime mikroskopike ne nivelin qelizor. Efektet afatshkurtra te saj perfshijne: probleme me kujtesen, te folurin e te mesuarin, takikardi, crregullime ne perceptime (shikim, degjim, kohe, prekje), probleme me te menduarin dhe zgjidhjen e problemeve, humbje koordinimi, rritje te mundesive per tu prekur nga tumori, alergjite dhe infeksionet, tharje goje, skuqje sysh etj. Efektet afatgjata te marijuanes jane: kancer (permban elemente qe shkaktojne kancer), probleme me mushkerite dhe rruget e frymemarrjes (probleme frymemarjeje, kollitje, te ftohur gjoksi, rrezik per te marre pleumoni), ul vlerat e sistemit imunitar (THC rrit mundesite e marrjes se infeksioneve), rrezikon sistemin riprodhues etj. Menyra sesi ajo ndikon personat varet nga disa arsye, nder te cilat: sa e fuqishme eshte (niveli i THC), ate cka perdoruesi pret te ndodhe, ku perdoret, si merret dhe nese perdoruese merr alkool apo droge/barna te tjere.
Efektet psikologjike mund te konsiderohen si effekte negative te padeshiruara, sikurse edhe shume te deshirueshme ne trajtimet mjekesore. Ato perfshijne konfuzion, kunderveprime akute-panike, uri te vazhdueshme, sensin e te qenit mire dhe/ose e te qenit i/e panevojshem/me, humbje perqendrimi, te ndjehurit i/e shqetesuar, atake frike, eufori, amnezi, rritje te procesit te te folurit, etj Efektet sociale te marijuanes konsistojne ne te qenit i/e irrituar, izolim social dhe mendime te pagjykuara (paranoid).
Ajo vazhdon te perdoret gjeresisht ne vendet nga te cilat prodhohet sistematikisht (si psh ne Indi) per kurime tradicionale per efekte qetesuese, hipnoze, antidhimbje etj.
falenderoj shume eng_girl per kete shkrim qe e kishte pergatit qe me perpara dhe e kishte vendosur tek tema "marjuana"...ketu thjesht po bej citim nga ai shkrim,meqenese kishte lidhje me kete teme
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datë 17/02/2007 ora 03:30
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|