Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Boterore > Miguel Servantesi
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Miguel Servantesi

Migel Servantesi (1547-1616)

Në krijimtarinë e Servantsit janë shprehur me forcën më të madhe idetë humaniste të epokës. Vepra e tij me një plotni të jashtëzakonshme reflekton krizën që përjetonte Spanja në fundin e shekullit XVI, dhe kundërthëniet e njerëzve përparimtare të asaj kohe. E gjithë kjo e bën Servantesin një nga realistët më të thellë të letërsisë së ardhshme evropiane. Një lloj konvencionalizmi dhe artificialiteti e karakterizon gati gjithë lirikën e Servantesit, shkrimet letrare –satirike si dhe orvatjet në fushën e romanit pastoral apo kalorsiak në të cilët synon drejt vërtetëisë psikologjike dhe afirmimit të ndjenjave të njëmnedta fisnike. Kjo vlen dhe për shumicën e veprave të tij dramatike. Në to Servantesi, para se gjithash, kërkon të vërtetën, duke u ngritur kundër disa dramaturgëve bashkëkohës së tij, të cilët me liri të tepruar i kishin shkelur rregullat e dramaturgjisë, duke grumbulluar në syzhe lloj-lloj aventurash ekstavagante dhe absurde. e gjithë kjo e shyn Servantesin drejt stilit të dramës moralizuese-humaniste të Rilindjes, duke u bërë kundërshtar i sistemit dramatik të Lope de Vegës. Servantesi thoshte se teatri ka detyrë moralizuese dhe edukative dhe nuk pajtohet aspak me vlerësimet se teatri shërben ekskluzivisht për argëtim dhe hare. Ndër krijimet në prozë më të mira të Servantesit është përmbledhja e katermbëdhjetë tregimeve, me titull Novela moralizuese.
Me kryeveprën e tij Don Kishoti Servantesi parodizoi ashpër përpjekjet për ringjalljen e kalorësit, kundër kultit të pasurimit pa djersë, kundër gjithë rendit të atëhershëm shoqëror dhe botëkuptimeve të spanjës zyrtare: kundër tiranisë absolutiste, kundër aventurave të pakuptimta ushtarake, kundër dhunës së klerit, kundër pafytyrësisë dhe privilegjeve të aristokracisë, kundër qeverisjes plaçkitëse të vendit, e cila sillte varfërimin e popullit. Por nga ana tjetër, karakteri universal i kësaj vepre qëndron në atë që Servantesi demaskoi donkishotizmin si një dukuri që e çon mbrapa njeriun (në veçanti) dhe shoqërinë njerëzore të të gjitha kohërave (në përgithësi). Rëndësia e Don Kishotit për zhvillimin e romanit evropian është shumë e madhe. ai hodhi themelet e tipit të ri të romanit, i cili shënonte një hap kolosal përpara drejt zhvillimit të realizmit artistik. Idetë, personazhet, mënyra e të rrëfyerit, toni i pëgjithshëm dhe karakteristikat e veçanta stilistike të Don Kishotit kanë patur jehonë të gjatë në letërsinë evropiane, e veçanërisht ndikim të madh tek Fildingu, Valter, Skoti, Dikensi, Gogoli etj.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2005 18:44
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Krijimtaria: Dyshja e Don Kishot e Sanço Pança

Dyshja e Don Kishot e Sanço Pança: Figura e Don Kishotit është një nga figurat më të njohura dhe më popullore në botë, është një figurë komplekse, e ndërtuar në mënyrë dypalëshe. Para se gjithash, ky personazh nuk jepet vetëm me karakteristikat negative, por edhe me shumë anë pozitive, dhe veç të tjerash bën jetë të dyfishtë. Edhe pse tallet me Don Kishotin, Servantesi ka ndaj tij simpati të thellë. Mjetet që përdor Don Kishoti janë absurde, por qëllimi i tij është fisnik. Servantesi në të gjitha mënyrat i thekson vetitë e tij të larta morale, shpirtërore, altruizmin, dëshirat e tij të sinqerta t’i shërbejë njerëzimit. sipas fjalëve të Sanço Pançës, zotëria i tij ka “zemër pëllumbi”. Në çastet kur Don Kishoti është i kthjellët, kur i harron fantazitë e tij kalorsiake, ai është jashtëzakonisht tërheqës, i thjeshtë në sjellje, i njerëzishëm dhe i arsyeshëm. Fjalimet e tij i mahnitin dëgjuesit dhe janë përplot me urtësi humaniste.
Edhe figura e Sanço Pançës, e dalë nga pena e Servantesit, del shumë më e thellë e komplekse se ato të që hasen në veprat e tjera pararendëse. Ky është një shqytar hokatar, i hareshëm e fjalaman. Sanço Pança është figurë groteske dhe komplekse, thellësisht realiste, e cila reflekton karakteristikat themelore të jetës së atëhershme spanjolle, shumë e rëndësishme për konceptin e përgjithshëm të romanit. Në shikim të parë ai është i kundërti i Don Kishotit, i cili, para se gjithash, kujdeset ta kënaqë trupin e tij dhe t’i shërbejë vetvetes. Ai ndryshon nga zotëria e tij, sepse përfaqëson shpirtin praktik të fshatarit, nuhatjen e hollë dhe një mençuri popullore të lindur. I mungon idealizmi dhe intelektualizmi i të zotit. Më së shumti do të flejë e të hajë. Por ngjason me të se që të dy, usta e çirak, rrojnë me iluzione dhe nuk dijnë të mbajnë ekuilibrin në jetë. Në ballafaqim me realitetin ëndrra e tyre thyhet. Don Kishoti e kupton se ëndrra e tij është veç një iluzion dhe ikën thellësisht i zgënjyer nga kjo botë, ndërsa Sanço Pança heq dorë nga qëllimet e përfitimit dhe qëndron deri në fund pranë zotërisë së tij. Është një moment mjaft i ngushtë i aftësisë së tyre, kur Sanço Pança, i mbuluar nga lotët, përshëndetet me zotërinë e tij që është duke dhënë shpirt, por tashmë i çliruar nga iluzionet; ai nuk është më Don Kishoti i Lamançës, por përsëri Alonso Kihana i miri.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2005 18:45
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Boterore > Miguel Servantesi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.