Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te lashtesise > Teuta
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Teuta

Teuta

Regjente e mbretërisë ilire në vitet 230-228 p.e.r. U vu në krye të mbretërisë pas vdekjes së të shoqit, Agronit, si tutore e Pimit, birit të mitur të tij, që e kishte me gruan e dytë, Triteutën. Ndoqi politikën e Agronit dhe zhvilloi një veprimtari energjike. Përballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancën me Maqedoninë dhe e rriti fuqinë politike të mbretërisë.

Në vitin 230 p.e.r. ndërmori sulmin kundër Lidhjes Epirote, pushtoi kryeqytetin e saj, Foinikën, dhe e detyroi Epirin të shkëputej nga aleanca me etolët dhe të lidhej me mbretërinë ilire. Me përfundimin në të njëjtën kohë edhe të një rrjeti aleancash të tilla me Lidhjen Akarnane, krijoi një kufi të drejtpërdrejtë midis Mbretërisë Ilire e botës greke
Ndërkaq forcimi i pozitës së Mbretërisë Ilire në Ballkan binte ndesh me politikën ekspansioniste të fuqisë së re mesdhetare, Romës, e cila në këtë kohë ishte drejtuar nga Lindja. Teuta përballoi me dinjitet diktatin dhe veprimet provokuese të senatit romak, pa mundur të mënjanojë konfliktin e armatosur, që shpërtheu me ndërhyrjen e parë romake në Iliri në vitin 229 p.e.r. Edhe pse Teuta mori masa të rëndësishme për ti dalë rrezikut përpara, duke angazhuar forcat e saj kryesore në mbrojtjen e vijës bregdetare, nuk pati sukses. Plani i saj për të pushtuar Issin, Dyrrahun, Apolloninë, Korkyrën dështoi.
Pas tradhëtisë së komandantit të saj Demetër Farit që u dorëzoi romakëve Korkyrën e pushtuar, Teuta u detyrua të heqë bllokadën detare edhe nga qytetet e tjera. Qëndresa e mëtëjshme që bënë ilirët në tokat e Ardiejve dhe sidomos në qytetin Nutria duke u shkaktuar romakëve humbje të rënda, nuk e ndryshoi fatin e luftës. Pas kësaj Teuta me forca të pakta u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rizonit.
Në pranverë të vitit 228 p.e.r. dërgoi në Romë përfaqësuesin e vet dhe përfundoi me senatin një paqe me kushte shumë të rënda për ilirët. Pas kësaj ngjarjeje nuk përmëndet më dhe nuk dihet fati i saj.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2005 14:18
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Thumbs up

URIME TE PERZEMERTA PLLOSHTANI QE RIKUJTUAT MRETERESHEN TEUTA...

.....

__________________
-

Modifikuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 08/04/2005 ora 08:15

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2005 07:54
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Pak histori nga mbreteresha TEUTA...

Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta.
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren
e saj Triteuta.
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per
arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve
romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne
Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo
bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re.
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te
shkaterrimit.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2005 08:13
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kane qene te emancipuar Iliret dhe kishin femra mbreteresha.
Teuta ka qene mbreteresha me famekeqe e Ilireve. Ajo me pabesi vrau konsujt romake dhe mbasi u sulmua prej Romes, iku dhe u fsheh pa turp diku

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2012 01:47
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te lashtesise > Teuta

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.