X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479
|
Duke përkrahur ambasadorin Kai Aide në punën e tij rreth vlerësimit të përmbushjes së standardeve, liderët evropian porosisin se rezultati i këtij vlerësimi nuk do ta vazhdojë vetvetiu procesin, por se kjo mundësohet me vetë implementimin e standardeve, sidomos atyre prioritare, si edhe me përparim në procesin e decentralizimit i cili për Bashkimin Evropian është tejet i rëndësishëm.
Liderët e BE-s i kanë bërë ftesë Prishtinës e Beogradit që të tregojnë qasje konstruktive dhe vullnet të mirë në bisedat që mund të nisin rreth statusit përfundimtar drejt gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte e pranueshme për të dy palët.
Në veçanti theksohet se zgjidhja përfundimtare duhet t’i shërbejë stabilitetit të rajonit, andaj edhe potencohet se do të jetë e papranueshme çfarëdo zgjidhje e njëanshme e as ndarja e Kosovës, apo bashkimi me ndonjë shtet tjetër. Liderët e 25 shteteve anëtare të BE-së, gjatë samitit që po mbahet, kanë rikonfirmuar premtimin e dhënë në Selanik në vitin 2003, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.Në deklaratë thuhet se rajoni, përfshirë këtu edhe Kosovën, e ka vendin në BE.
__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|