Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802
|
Lihet i lirë doganieri i Durrësit, pagoi 1 milion lekë garanci
Mbi Majën dhe Gjepalin ishin ngritur akuzat për kontrabandë dhe falsifikim vulash, stampash e formularësh
Lihet i lirë doganieri i Durrësit, pagoi 1 milion lekë garanci
Llambi Kallço
Durrës-Doganieri Besnik Maja, i arrestuar vetëm disa ditë më parë së bashku me Lulëzim Gjepalin për kontrabandë automjetesh, ka lënë qelinë e paraburgimit bashkë me shokun e tij, pas shqyrtimit të masës së arrestit nga gjykata e Durrësit, të premten. Pagimi i garancisë prej 1 milion lekësh të reja për secilin dhe disa fakte të paraqitura nga avokatët ka bërë që ata të lihen të lirë dy ditë më parë, në sallën e gjyqit.
***
Mbi Majën dhe Gjepalin ishin ngritur akuzat për kontrabandë dhe falsifikim vulash, stampash e formularësh. Prokurori i çështjes, Sabri Kastrati, kishte kërkuar qëndrim në burg për dy të arrestuarit, pasi sipas tij, një automjet tip Benz kishte kaluar doganën e Durrësit pa u zhdoganuar, në një kohë që doganieri Besnik Maja kishte lëshuar një vërtetim hyrjeje në emër të Seit Gjepalit, vëllait të Lulëzim Gjepalit. Edhe pse ai nuk ndodhej fare ary. Sipas prokurorisë, mjafton fakti që emri në fletëhyrje nuk përkon me personin që në atë moment ngiste makinën për të plotësuar akuzën për deklarim të rremë. Kastrati shton se Lulëzim Gjepali dhe vëllai i tij që është emigrant në Itali, Seiti, prej disa vitesh merreshin me tregtinë e automjeteve. Seiti i dërgonte ato nga Italia, ndërsa Lulëzimi i shiste në Shqipëri. Sipas prokurorit, ky fakt tregon se automjeti kishte si destinacion tregun dhe sipas ligjit duhej më parë të zhdoganohej.
Avokati i doganierit, Ilir Pengili, deklaroi se automjeti ka hyrë në Shqipëri sipas të gjitha rregullave, është i pajisur me dokumentacion të rregullt e targa dhe ligji e lejon qëndrimin e tij në Shqipëri deri në një vit. “Ndërsa vërtetimi i lëshuar në emër të Seit Gjepalit nuk mund të konsiderohet i falsifikuar, pasi është lëshuar në emër të pronarit të ligjshëm të mjetit”,-shtoi ai.
Vetë doganieri Besnik Maja, i pyetur nga gjyqtari Neritan Tabaku, ka konfirmuar faktin se automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në emër të shtetasit Seit Gjepali dhe nuk ekzistonte asnjë motiv ligjor për të cilin të mos firmosej. Gjithashtu ai ka shtuar se “praktika është që fletëhyrjet e automjeteve të hartohen në emrin e personit që rezulton pronari i ligjshëm i mjetit apo edhe të ndonjë personi të autorizuar prej tij”.
Avokati i të akuzuarit tjetër, Lulëzim Gjepali, ka shtuar se “nuk mund të bëhet fjalë për falsifikim kur kemi të bëjmë me një dokument të dalë ligjërisht nga zyrat e shtetit shqiptar. Nuk ekziston asnjë provë direkte se automjeti ishte i destinuar për t’u shitur pasi fakti që një person shet automjete nuk e pengon atë që një të tillë ta mbajë edhe për vete”.
***
Duke kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ose “garanci pasurore”, avokatët e të pandehurve theksuan se, “përveçse të pafajshëm dhe pa asnjë rrezikshmëri shoqërore, klientët tanë vuajnë nga sëmundje për të cilat kanë nevojë për kurim, sipas raporteve spitalore të lëshuara nga organet spitalore”. Gjyqtari Neritan Tabaku kërkoi sqarime në lidhje me rrethanat në të cilat është konsumuar vepra penale e pretenduar si dhe me provat e paraqitura, pyetje të cilat prokurori i cilësoi tendencioze dhe paragjykuese për procesin. Duke iu përgjigjur prokurorit se “gjykata ka të drejtë të bëjë pyetjet që e shikon të udhës për të marrë një vendim të drejtë”, trupi gjykues i ka dhënë fund polemikave duke rrëzuar kërkesën e prokurorit Kastrati dhe vendosi masën e garancisë pasurore prej 1 milion lekësh të reja për secilin nga të akuzuarit. Duke i lënë menjëherë të lirë, në sallën e gjyqit.
05/03/2006 ( Shekulli )
__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|