myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498
|
Konfuzion mbi pengmarrjen e shqiptarëve në Afganistan
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Zhuka,
konfirmoi sërish dje se pengjet që thuhen se
janë shqiptarë në Afganistan, nuk janë pjesë e
efektivëve ushtarakë. Duke qenë në kontakt të
vazhdueshëm me çështjen, zëvendësministrja
e Mbrojtjes dha garanci të plota për pjesën
ushtarake të misionit shqiptar në Afganistan,
duke theksuar se nga të gjitha kontaktet e
nevojshme me palët, nuk është konstatuar që
pengjet të jenë nga forcat e armatosura. Nga
ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes nuk mund te
thote me saktesi se kush jane 4 personat e
rrëmbyer që përmenden si shtetas shqiptarë.
Pas një komunikimi me drejtues të Ministrisë
së Jashtme, është mësuar se nuk mund të
mësohet diçka më shumë për identitetin e
pengjeve, duke rritur kështu ankthin dhe
konfuzionin për ata që u morën peng. Nuk ka
asnjë të dhënë zyrtare se cilët mund të jenë
personat që ushtrojnë aktivitet në Afganistan
dhe zonat përreth, për të kaluar më pas në
identifikimin e pengjeve te mundshëm. Të
dhëna të tilla nuk mund të merren as nga
institucionet e tjera, për shkak të pamundësisë
së kontrollit të lëvizjes së lirë të njerëzve.
Gjithsesi, karakteristik mbetet edhe
moskonfirmimi i lajmit nga agjencite e njohura
ndërkombëtare, ndërsa informacioni është
transmetuar si i vërtetë nga rrjeti "Al
Xhazira", duke iu referuar një zëdhënësi të
talebanëve, që është shprehur se për fatin e
pengjeve përgjigjet vetëm Mullah Omari.
Kryeministri Berisha, pas informimit në rrugë
zyrtare, vazhdon të mbajë kontakte, si me
Ministrinë e Mbrojtjes, ashtu edhe me atë të
Jashtme, si dhe shërbimin informativ, për të
qenë i gatshëm në perceptimin e situatës dhe
për të bërë lëvizjet e duhura në garantimin e
sigurisë fizike, në këtë rast, të shtetasve
shqiptarë që janë në Afganistan, për arsye të
ndryshme. Gjithsesi, nuk bëhet i ditur asnjë
detaj për problemin, kurse mundësitë e shtetit
shqiptar për të ndërmarrë hapa konkretë nga
territori i Afgansitanit, mbeten të kufizuara.
Edhe kontigjenti ushtarak shqiptar që është në
Afganistan nuk ka dërguar, deri më tani,
ndonjë informacion më të hollësishëm për
ngjarjen, duke mbetur në gatishmëri, gjithsesi,
për çdo vendim të shtetit shqiptar, të paktën në
mbledhjen e informacionit për konfirmimin
ose jo të pengjeve shqiptarë.
Gazeta ''55''
__________________
Ja fute kot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|