Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Nano, skandal në funeralin e Papës
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nano, skandal në funeralin e Papës

Kryeministri para se të niste ceremonia ëstë ulur përkrah Moisiut në vendin e presidentit të Algjerisë

Kryeministri është ulur në vendin e presidentit të Algjerisë. Berisha: Incident i turpshëm

Anila Rama-Shekulli

TIRANE- Ajo që pritej ndodhi. Incident i delegacionit shqiptar gjatë zhvillimit të funeralit mortor të Atit të Shenjtë, papa Gjon Pali II në Vatikan. Mosmarrëveshjet mes kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit Alfred Moisiu për kryesimin e delegacionit, nuk janë shmangur as në sheshin e Shën Pjetrit, para se të fillonte mesha e shenjtë. Sipas burimeve nga delegacioni shqiptar, kryeministri Nano, që ka shkuar më vonë se anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar, është ulur përkrah presidentit Alfred Mosiu, duke zënë në këtë mënyrë vendin që ishte planifikuar për presidentin e Algjerisë, sipas rendit alfabetik. Vendi i presidentit të Algjerisë kishte mebtur bosh ato minuta, pasi ky i fundit është paraqitur me vonesë në ceremoni. Por zyrtarët e protokollit dhe personeli i Vatikanit që merrej me mbarëvajtjen e ceremonisë, kanë shkuar tek Nano, duke i kërkuar që ai të çohej që aty dhe të zinte vendin e planifikuar disa radhë më poshtë, ku ishte vendosur pjesa tjetër e delegacionit shqiptar me ish-presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu. Ndërsa ambsadori ynë në Vatikan Zef Bushati ka qëndruar në radhë me ambsadorët e tjerë, duke i liruar kështu vendin vajzës së Moisiut. Nano në fillim nuk ka dashur të lëvizë që aty, por më pas është detyruar që të boshatisë vendin që nuk i takonte atij. Të gjithë incidentin në fjalë e konfirmon zyrtarisht vetëm ish-presidenti Sali Berisha. Gjatë mbërritjes dje pasdite në Rinas, Berisha, nuk tha detaje rreth incidentit, por tha se “ishte një incident i turpshëm, por unë nuk dua t’ia ul vlerat ceremonisë madhështore të Vatikanit”.

Nano
Ndërkohë shefi i protokollit të kryeministrit Nano, Taulant Balla, ka pohuar të kundërtën e asaj që tha Berisha. “Nuk ka pasur asnjë incident në Vatikan. Kryeministri Nano është ulur me delegacionin shqiptar, ish-presidentët Meidani e Berisha dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu”, tha Balla. Bashkëshortja e kryeministrt Nano, Xhoana Nano, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ndërkaq i pyetur për incidentin e mësipërm ish-presidenti Meidani nuk bëri asnjë koment. Ndërkohë nga selia e Presidencës, nuk ka ka pasur asnjë informacin zyrtar, për të konfirmuar atë që kishte ndodhur në Vatikan. Ambasadori ynë në Romë, Pavli Zëri, është shprehur se protokolli i Vatikanit është shumë i rreptë dhe nuk mund të lejohen incidente të kësaj natyre, pasi ata të shoqërojnë në vendin ku duhet të qëndrosh.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Prill 2005 02:48
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Indrit,
Mendoj se ka pase harruar te marre ilaçet....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Prill 2005 15:19
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Ka kujtuar ndoshta se eshte ne mbledhjen e PS

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Prill 2005 15:43
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Hahahah degjoni...

Nuk e keni idene sa kaq qeshur kur e pashe fundja me kujtuan kujtime te bukura shqiptaresh kur isha nje here ne nje avjon.

Shkonte aty i pari e ulesh tek vendi i pare e nuk pyeste se cfare nr. ka venfi ne bilete me pas nese njihete ndonje thirrte: O Gimo: hajde se ka vend ketu ...lale
Eh nese vinte i zoti i vendit kush pyeste shko thonte ka vende sa te duash...
Me thene te drejten ne fillim me bente pershtypje por kur marr vesh qe edhe kryeministri ben te njenjten gje sdi cte them...

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Prill 2005 22:51
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vazhdojne titujt bombastike te gazetave shqiptare. Kjo histori nuk permban ndonje "skandal". Eshte nje incident humoristik per barcalete dhe tregon nje gabim qesharak te Nanos. Ku konsiston skandali?

Eshte vetem nje kritike per gazetarine snobiste qe interpreton gabimet me gabime. Keshtu qe lexuesit coroditen mes trashesise politike dhe trashesise gazetareske. Megjithate per mendjet e thjeshta qendrimi im perkthehet si pro-Nano.

Cfare populli. Cfare gazetaresh. Cfare politikanesh.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Prill 2005 01:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vazhdojne titujt bombastike te gazetave shqiptare. Kjo histori nuk permban ndonje "skandal". Eshte nje incident humoristik per barcalete dhe tregon nje gabim qesharak te Nanos. Ku konsiston skandali?

Eshte vetem nje kritike per gazetarine snobiste qe interpreton gabimet me gabime. Keshtu qe lexuesit coroditen mes trashesise politike dhe trashesise gazetareske. Megjithate per mendjet e thjeshta qendrimi im perkthehet si pro-Nano.

Cfare populli. Cfare gazetaresh. Cfare politikanesh.





Yyyy tutje nanoist qafir edepsez lanet milet.


Seriozisht tani,

persa i perket atij "incidenti" nese mund ta quajme keshtu, nga njera ane kemi theniet e liderit te opozites prof. Dr. Sali Berisha (dhe te gazetareve qe i shkojne e i bejne hyqmet), kurse nga ana tjeter kemi nje deklarate te zedhenesit te qeverise qe thote qe gjerat nuk shkuan ashtu.

Me thoni, ke te besojme, nje opozite qe tani qe po afrohen zgjedhjet nuk do lere gje pa thene kunder kampit te majte, apo qeverine qe deri me sot vetem ka genjyer haptaz sheshit. Personalisht nuk i besoj askujt nga burimet e siperpermendura. Nuk kane besueshmerine e duhur, kane arsyet e tyre per te thene "te verteten" si tju vije per mbare, secili e ben per ceshtje politike.

Nuk kemi te pakten nje burim te asnjeanshem (ne kete rast ndonje deklarate e Vatikanit ose nje lajm nga ANSA, agjencia italiane e lajmeve) ku te bazohemi ne ngjarjen.

Mos harroni, gazetat ne Shqiperi vdesin per artikuj bombastike, qe vetem te mira nuk sjellin



P.S.
Mua nuk me hengri malli per Nanon, por nuk mund ti vej ose jo faj per ndonje "incident diplomatik" bazuar ne disa gazetaruce qe bejne lepe peqe 24/7

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Prill 2005 01:39
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

ne fakt mua me duket pak e pabesueshme, me siguri qe ata qe merren me protokollin e vatikanit nuk do te lejonin te ndodhte dicka e tille. Ne fund te fundit, eshte si te thuash ai qe ben pritjen qe merret me caktimin dhe drejtimin e te ftuarve neper vende dhe eshte faji i tyre nqs ndodhin gabime. Te pakten keshtu me kane mesuar mua ne "protokollin diplomatik"... :O

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Prill 2005 01:59
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Dhe une e kam lexuar kete artikull ne media,dhe nga titulli prisja ndonje gje te rende,cfare zhgenjimi pastaj kur pashe qe ishte thjeshte thesi bosh i radhes.Dhe zhgenjimi jo ndaj Nanos por ndaj medias shqipetare.

S'me duket ndonje gje e rende,ehuha,gjitheve mund te na ndodh te ulemi diku tjeter ose te shkruajme dicka te gabuar ngaqe thjeshte momentalisht se kemi mendjen aty.Ose,shume-shume nje indikator qe tregon sesa pak sens organizativ zoteron ne Shqiperi,e si pasoje populli qe banon andej nuk eshte i edukuar ne formen e duhur kur merr pjese ne ngjarje te tilla.

Nanua si gjithe te tjeret njeri eshte,dhe si i tille duhet trajtuar.

Media shqipetare mundohet te beje lecke drejtuesit e vendit me mendje-vogelsi dhe jo me fakte qe kane te bejne efektivisht me qeverisjen e vendit.Dicka te tille nuk e sheh askund,ato qe drejtojne nje shtet respektohen dhe poashtu kritikohen ne forme INTELIGJENTE(Kjo thjeshte tregon sesa injorance zoteron ne pseudo-gazetaret shqipetare).Dreqi ta haje,presim respekt ne shqipetaret nga bota nese jemi NE te paret qe s'arrijme te respektojme veten?E po mbi koke na rente dhe me keq nese vazhdojme me keto mend.Deshet Europe?Ja ku e keni popull,por ama Europa ka dhe rregulla etike qe duhen pranuar ne pakon dhurate qe quhet "Europe".

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Prill 2005 15:07
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Ne shqiptaret vdesim per pak Karrige.

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Korrik 2006 10:02
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stanley Kliko këtu për të kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stanley Shto Stanley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stanley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Nano, skandal në funeralin e Papës

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.