Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -

Jo të gjitha martesat funksionojnë: pas një divorci prindërit mund t’i përkushtohen tërësisht rritjes së fëmijës duke përjashtuar mundësinë e një lidhjeje të re, të tjerë mund të kërkojnë për një partner i cili mund të hyjë në jetën e tyre dhe në atë të fëmijës. Sigurisht, mbyllja e një raporti dhe fillimi i një tjetri nuk është i lehtë sidomos në rastin kur nga martesa e mëparshme ka lindur edhe një fëmijë.
Dyshimet e nënës: fillimi ose jo i një lidhjeje të re
Shumë nëna të reja në prag të një lidhjeje përjetojnë krahas ndjesive pozitive të shkaktuara nga lidhja e re edhe shumë dyshime të cilat shpesh herë i pengojnë të jetojnë me intensitet të plotë fillimet e marrëdhënies. Disa prej tyre mendojnë se futja e një partneri të ri në jetën e tyre përbën një traumë për fëmijën. Edlira, 30 vjeç e divorcuar që prej një viti thotë se ka frikë të prezantojë djalin e saj 5 vjeçar me partnerin e saj të ri. Im bir do të përjetojë traumë nga kjo lidhje. E di që ai është shumë i lidhur me të jatin. Shpesh herë më kërkon që ai të kthehet me ne. Përdor një qind genjeshtra tek miqtë e tij për të fshehur faktin se ne jemi të divorcuar.
Problemi në rastin e Edlirës është pak më e komplikuar, madje mund të thuhet se është një problem i dyfishtë. Fëmija ende nuk ka pranuar ndarjen e prindërve; në mendjen e tij babi është përsëri pjesë e familjes. Në këto kushte ka shumë mundësi që partnerin e ri të mamit ta shoh si rival të babit dhe të reagojë negativisht ndaj tij. Divorci, pranohet me vështirësi nga ana e fëmijëve dhe shpresat e tyre për një rikthim në kohët kur mami dhe babi ishin bashkë janë të mëdha. Të dy prindërit duhet të ndihmojnë fëmijën për të qenë sa më realist dhe për të pranuar divorcin. Çfarë mund të thuhet në rastin e Edlirës? Prezantimi me partnerin e ri mund të përjetohet shumë keq nga fëmijë, mund të jetë siç thotë edhe ajo vetë një traumë. Hapi i parë në marrëdhënien e saj me fëmijën përsa i përket divorcit është bindja e fëmijës se mami dhe babi nuk mund të jenë më së bashku dhe se ata mund të kenë partnerë të rinj. Të dy ata kanë të drejtë pë të patur një lidhje të re, gjë kjo që nuk duhet të kërcënohet nga prania e fëmijës. Gjithashtu fëmija duhet të sigurohet që nevojat dhe dëshirat e tij do të plotësohen pavarësisht nga partneri i ri. Shpesh fëmijët mendojnë se gjërat do të ndryshojnë për keq, se mami nuk do të kujdeset si më parë. Ani, 9 vjeç thotë se jeta e tij ka ndryshuar pas lidhjes së re të mamit, ajo gati e ka harruar: Ajo kthehet vonë në shtëpi. Gjithë pasditen unë rri nga gjyshja. Nuk dal më si më parë me mamin nga lodrat. Kur i them të dalim bashkë ajo thotë se nuk ka kohë, por nuk më thotë të vërtetën. Ajo rri më shumë me një shokun e saj që unë e kam shumë inat.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Tetor 2003 00:44
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Takimi i parë i fëmijës me partnerin e ri

Nuk mund të ketë një përgjigje fikse për këtë. Koha e prezantimit varet nga mënyra sesi fëmija e ka përjetuar ndarjen e prindërve. Ai duhet të bindet se mami dhe babi megjithëse nuk janë më burrë e grua përsëri mbeten prindërit e tij. Sigurisht, që ky mendim të krijohet në kokën e tij duhet kohë: gjërat nuk mund të ndryshojnë menjëherë sidomos për shkak të ndjenjës së pasigurisë që krijohet tek fëmija pas ndarjes së prindërve: kush do të më dojë mua tani? Prindërit përbëjnë një binom i cili për fëmijën është shumë i vështirë të ndahet.
Sofia, e sapo divorcuar thotë se vajza 6 vjeçare reagoi shumë keq kur, ndryshe nga zakonisht në shëtitjen e pasdites ajo ftoi të dashurin e saj. Iime bijë është e vëmendshme ndaj çdo mashkulli me të cilin unë shoqërohem dhe bëhet shumë xheloze. Atë ditë qëllimisht derdhi akulloren në fustan që ne të largoheshim sa më shpejt dhe nuk u përgjigj asnjë pyetjeje të shokut tim. Kur e pyeta në shtëpi, përse ishte sjellë ashtu u përgjigj: Prandaj e paske ndarë babin ti! Dhe vertetë jam ndjerë shumë keq, por besoja vertëtë se do ta kishte më te lehtë të harronte të jatin nëse unë kam një shok të ri.
Sofia nuk duhet të mendojë se partneri i saj mund të zëvendësoj babin. Nënat e reja shpesh herë mund të bëjnë një ngatërim rolesh. Ato mendojnë se partneri i i ri mund të jetë edhe zëvendësuesi i babait të fëmijës. Edhe fëmija në disa raste mund të barazojë praninë e një mashkulli të ri me elemininim të babait nga jeta e tij. Fëmija duhet të sigurohet se figura e babait nuk mund të zihet nga askush dhe se ai do te vazhdojë të takohet përsëri me të.
Gjithçka duhet të bëhet në kohën e duhur: nuk mund të ketë receta të gatshme për të këtë gjë: një vit apo dy vjet pas divorcit: çdo histori ka specifikat e saj dhe niveli i ndjeshmërisë dhe adaptimit të fëmijëve është i ndryshëm. Nëna e njeh mirë fëmijën e saj. Mund të parshikojë reagimet e tij. Mund të flasë me të për të kuptuar nëse ai është gati për të pranuar një person tjetër në jetën e mamit dhe të vetën.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Tetor 2003 00:46
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Vendi i takimit të parë

Prezantimi duhet të jetë sa më gradual dhe jo zyrtar. Partneti i ri nuk duhet të prezantohet si i dashuri i mamit por si shoku i saj. Fëmija është në gjendje t’i kupotojë shumë gjëra më mirë sesa të rriturit. Për më tepër, për shkak të kuriozitetit ai mund të bëjë shumë pyetje të cilat mund të bëjnë që nëna ta ketë më të lehtë t’i përgjigjet fëmijës. Ku duhet të bëhet prezantimi? Shtëpia nuk shihet si një mjedis i përshtatshëm sepse fëmija mund të ndihet i kërcënuar në territorin e tij. Prezantimi mund të bëhet në një terren neutral: një takim shumë rastësor, në rrugë, në një park. Më pas vjen një ftesë për të pirë diçka bashkë. Pas disa takimeve në një mjedis neutral, mami mund ta pyes fëmijën nëse ai është dakord ta ftojnë shokun e tyre në ri në shtëpi. Nëse fëmija pyetet ai do të ndihet më i përfshirë dhe do ta ketë më të lehtë të pranojnë faktin se mami mund të shoqërohet me dikë tjetër që nuk është babai i tij.

Siguria për funksionimin e lidhjes.
Para se të vendosni për prezantimin e fëmijës me partnerin tuaj të ri është mirë të vlerësoni cilësinë e marrëdhënies suaj: Si ndiheni ju në këtë marrëdhënie? Sa mendoni se do të zgjasë kjo marrëdhënie? Shpesh herë qëllon që pas përfundimit të një marrëdhënieje përfshimi në një lidhjeje të re për të harruar të parën apo si një lloj ndëshkimi për partnerin. Një marrëdhënie me një fillim të tillë nuk ka gjasa të ketë vazhdim të mbarë. Eni, 28 vjeç thotë se disa muaj pas divorcit filloi të shoqërohej me një djalë të cilin e njihte që prej shumë kohësh. Pas 2 muajsh i kërkova që të prezantoja me vajzën time. Ai u tregua shumë i gatshëm dhe për rreth një muaj rrjesht ai doli me ne. Për një arësye për të cilën unë mund të jap asnjë lloj shpjegimi marrëdhënia jonë u ftoh. Ime bijë kërkonte që të dilnin së bashku dhe nuk dija çcfarë përgjigjeje t’i jepja. E di që e lëndova për të dytën herë. Kam disa muaj që po dal më dikë tjetër por nuk guxoj që t’i prezantojë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Tetor 2003 00:49
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Ndikimi i ish-bashkëshortit ndaj lidhjes së re të partneres

Në pranimin ose jo të partenerit të ri në jetën e mamit ndikon edhe reagimi i babit ose i njerëzve të tij. Në kulturën shqipatare është tipike që lidhja e re e partneres, sidomos pak kohë pas divorcit të shihet dhe të komentohet negativisht. Shpesh herë, “kështjellën” që ndërton mami gjatë javes babi e prish në fundjavë. Fëmija është midis dy zjarreve. Të pranojë ato që i thotë mami, apo komentet kontadiktore të babait. Ervini, 10 vjeç tregon se marrëdhënia e tij me babain u vështirësua shumë pasi i jati e morri vesh që i dilte me të dashurin e mamit. Një ditë më tha se duhet të zgjidhja midis atij dhe shokut të mamit. Nuk mund të dëgjoja kur e shante mamin, kur thontë gjëra të thëna dhe të pathëna.
Në shumë raste, divorci është i vështirë të pranohet edhe nga vetë partnerët të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë njëri-tjetrin si pronë të tyre edhe pas përfundimit të lidhjes. Në kushtet ideale partneri duhet të respektojnë zgjedhjet e partnerës dhe t’ia transmetojë këtë gjë fëmijës.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Tetor 2003 00:51
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 07/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

I_lire

a lejohem te jap mendimein tim?

Kalofsh mire. me pelqen shume kjo tema.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Tetor 2003 02:19
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hirushja Kliko këtu për të kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hirushja Shto hirushja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hirushja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Durrsakja_e_embel
Anetar i ri

Regjistruar: 28/11/2003
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 1

Smile

Bravo per temen e hapur!

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re babysmall[1].gif
Ky file është shkarkuar 116 herë.

Dhe un qe po ju shkruaj jam nje e divorcuar, dhe kam nje djale 4 vjec. Kam nje vit qe jam ndare dhe qe kur jam ndare nuk kam pasur lidhje te re.te them te drejten dhe un nuk e di se si mund te reagoje djali im kur un ti prezantoj partnerin tim te ri.Shpresoj ta kem te lehte sepse ai e urren te jatin per ato qe ka pare.Megjithate mendoj se nje prezantim i tille duhet te behet gradualisht, dhe kur nena eshte e sigurt per rendesine e lidhjes se saj.
I_lire te pershendes dhe nje here te falenderoj per temen e hapur.

Gjithe te mirat!

__________________
Vorrei parlarti per poi baciarti.
Vorrei averti vicino per darti un bacino.
Vorrei averti lontano per gridarti..... TI AMOOOOOOOOO...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Janar 2004 15:36
Durrsakja_e_embel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Durrsakja_e_embel Kliko këtu për të kontaktuar me Durrsakja_e_embel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Durrsakja_e_embel Shto Durrsakja_e_embel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Durrsakja_e_embel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Per ne shqiptaret eshte teper e veshtire nje fenomeni till.Ky fenomen ka ekzistuar ne shoqerine shqiptare prej kohesh.Kam vrejtur,jo nga eksperienca ime persomale,por nga shok e miq ,se per temperamentin e shqiptarit eshte teper e veshtire nje bashkjetese e till.Mendoj se edhe femija i vogel i cili ka njohur dhe dashur prindrit e tij e ka te pamundur ti thote babi babaqaforit,njerkut(stepfather-it),le me pastaj nje qe eshte adoleshent,apo me i madh.Por nevoja e nje prindi te divorcuar per te pasur nje shok jete,eshte teper e domosdoshme.Nje mikja ime e cila kish tre femije te rritur dhe burri i kish vdekur nje dite me tregoi:Vellai i saj i kish thene nje dite ne sy edhe te djalit,se ajo duhet te gjente nje shok jete.Djalit menjehere filluan t'i rridhnin lotet curk nga ajo qe degjoi.Edhe pse babai i tij kish qene nje pijanec dhe nenen e kish torturuar me sjelljet e tij jo njerzore,perseri ajo ndjenja prej shqiptari e ngjizur ne gjak nuk e lejonte ate te pranonte nje martese te nenes se vet.Po ta mendosh thelle thelle,jeta nuk mund te kalohet vetem,sidomos kur ajo vjen e thyhet.Ketu ku jetoj kam vene re se martohen edhe ne moshe fare te thyer e plakat vishen me fustan nuserie.Femijet i thone baba edhe njerkut pa problem.Pra na vjen mire apo jo jeta e kerkon nje fenomen te till si domosdoshmeri.Nuk ja uroj divorcin askujt,por njeriu duhet te ringrihet e ta jetoj jeten.

Durrsake sweet,me vjen keq per cfare ju ka ndodhur,por jeta duhet jetuar.Nuk eshte fundi i botes.Femija juaj eshte i vogel dhe e ka shume te lehte per t'u pershtatur e per te harruar,vetem mos hidh hapa te pamatura.Duhet ta njohesh mire ate qe do te behet shoku jot i ardhshem i jetes.Te uroj gjithe te mirat!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Prill 2008 16:36
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
smeagol
sa pak qe me njifni

Regjistruar: 05/02/2007
Vendbanimi: diku..jashte..pa ty
Mesazhe: 235

Ky eshte mendimi i diabolicut ne lidhje me temen... -Si cunat e .urves


Ps:Nuk eshkruante dot vet se i kishte duart e zena,sidoqoft i mbeshtes mendimin.
Edhe Doli nuk thote jo...

__________________
"Come la sua immagine mi perseguita! Che io vegli o sogni, mi riempie tutta l'anima. Qui, se chiudo gli occhi, qui, sulla mia fronte, dove si racchiude tutta la potenza visiva, stanno i suoi occhi neri"
GOETHE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Maj 2008 05:37
smeagol nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të smeagol Kliko këtu për të kontaktuar me smeagol (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: smeagol Shto smeagol në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto smeagol në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
Ky eshte mendimi i diabolicut ne lidhje me temen... -Si cunat e .urves


Ps:Nuk eshkruante dot vet se i kishte duart e zena,sidoqoft i mbeshtes mendimin.
Edhe Doli nuk thote jo...



..............

:

Hajde e mos qesh...  Komente te tilla duhen ne kete ore....

 

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Maj 2008 05:45
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
smeagol
sa pak qe me njifni

Regjistruar: 05/02/2007
Vendbanimi: diku..jashte..pa ty
Mesazhe: 235

Kat ke shume te fala nga Doli i cili momentalisht po te mendon intesivisht.
Ndersa une po mendoj per ...nejse nejse.
Kurse diabolic po mendon per te gjetur numrin e kesaj mamit qe kerkon lidhje te reja...

Po i qajm hallin njeri tjetrrit...
Bela kjo pune ,si thua ti Kat ?

__________________
"Come la sua immagine mi perseguita! Che io vegli o sogni, mi riempie tutta l'anima. Qui, se chiudo gli occhi, qui, sulla mia fronte, dove si racchiude tutta la potenza visiva, stanno i suoi occhi neri"
GOETHE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Maj 2008 05:49
smeagol nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të smeagol Kliko këtu për të kontaktuar me smeagol (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: smeagol Shto smeagol në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto smeagol në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.