Tulipani
< ArtHolic >
![](avatar.php3?userid=16372&dateline=1260528467)
Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Disa nga pasojat
Kujtojme gjithmone se te tjeret duhet ti bejne gjerat per ne por ne fakt s'eshte ashtu. Jetojme te gjithe ne kete planet prandaj se cili duhet te jape nje ndihme sado e vogel mund te duket duke filluar qe nga :
Kursimi i ujit te pijshem, i energjise elektrike , gazit , diferencimi i plehrave e shume gjera te vogla te jetes se perditshme qe mund te ndihmojne sadopak evitimin e konsumimit te metejshem te burimeve te shterueshme ne toke.
Keto po vendos disa nga pasojat e demeve te njeriut
Efekti sere
Perqendrimi i gazeve ne atmosfere dite per dite po provokon rritjen e temperatures globale me efekte rritjen e nivelit te deteve , thatesire dhe aluvione duke shkatuar deme te medha ne agri-kulture por dhe ne sektore te tjere socio-ekonomike. Gazet me perqendrim me te larte jane :
anhidridi karbonit CO2 , metani CH4 dhe protoksidi i azotit
Te gjitha keto gaze leshohen perdite nga perdorimi i automjeteve por dhe nga industrite e ndryshme ne te gjithe boten.
Ndryshimet klimaterike
Ne 100 vitet e fundit temperatura eshte ngritur me 0.6 grade per vit dhe ska me asnje dyshim qe kjo eshte e lidhur me rritjen e perqendrimit te CO2 ne atmosfere qe rritet me 0.5 - 1 % per vit (rreth 23 miliarde tonelata ) dhe per kete i vetmi shkaktar eshte aktiviteti me shume se barbar i njeriut ne te gjithe planetin. Parashikohet se ne 2100 temperaturat do te rriten me 1.4 - 5.8 grade ne vit gje qe do te thote me shume se katastrofike.
E ardhmja jone
Shkrirja e akujve eshte rasti i pare i dukshem i rritjes se temperatures globale qe do te sjelle efekte zinxhir : rritjen e nivelit te deteve , aluvionet, uljen e sasise se ujit te pijshem, erozionin e brigjeve detare, male pa bore, epidemi te koleres e malaries etj. Disa nga keto efekte jane te dukshme qe tani por do te jene me shume ne vitet ne vazhdim nese nuk merren masa parandalimi.
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|