Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Ndërtuesit: Jemi në krizë, qeveria të na ndihmojë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
misterioz
rrugaç

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Ndërtuesit: Jemi në krizë, qeveria të na ndihmojë

Shoqata e Ndërtuesve thotë se vuan nga rënia e shitjeve dhe mungesa e likuiditetit


Të premten në drekë, Kryeministri Sali Berisha akuzoi si gënjeshtarë të gjithë ata që dalin në përfundimin se vendi gjendet në krizë. "Çdo ditë, disa
nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama, flasin për krizën më me pasion
se Omar Khajami për dashurinë", - u shpreh Kryeministri.
Dje, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, një institucion që përfaqëson interesat e 2500 kompanive në vend, doli për herë të dytë në pak javë në një konferencë për shtyp, për t‘u ankuar për "situatën alarmante të ekonomisë". "Shitjet gjatë tremujorit të fundit 2008 në këtë sektor kanë rënë ndjeshëm", - tha Maksim Muçi, drejtor ekzekutiv i shoqatës. Sipas
ndërtuesve, kjo industri po përfi ton pak ose aspak nga investimet e buxhetit të shtetit në infrastrukturë, për shkak se për vitin e dytë radhazi, shumica dërrmuese e investimeve shkojnë për segmentin Rrëshen-Kalimash. Në vend është krijuar një stok prej mbi 4 mijë apartamentesh, si dhe mijëra metra katrorë zyra e ambiente tregtare të përfunduara, por që nuk janë shitur ende..................
Artikullin e plote e gjeni ketu
Gazeta Shqip

Si mendoni ju per kete krize qe ka mberthyer sektorin e ndertimeve??
Per mendimin tim ka disa faktore :
- Faktori kryesor per mua mbeten cmimet e larta ,firmat e ndertimit duan te fitojne shume here mbi koston e ndertimit.Çmimet ne Tirane ne disa raste ja kalojne dhe cmimeve te banesave ne Belgjike biles ne disa raste edhe ndertimeve ne Bruksel.Mjafton te shikosh cmimet dhe thua si ka mundesi qe nje banese 120 m katror te shitet 270 mije euro??!!!
- Kriza e pergjitheshme globale.
- Ngopja e tregut dmth ka me shume banesa se sa kerkesat.Me ndertimet e bera dhe atyre qe priten te ndertohen Tirana do veje se shpejti 1 milion 200 banore ,nuk e di ne se infrastuktura e saj do arrij ta perballoj nje gje te tille.
Aludohet edhe me lejet e ndertimit gje qe per mua s'luan rolin kryesor.
Shkaku tjeter eshte edhe ai qe pjesa derrmuese e emigracionit jane sistemuar ne vendet ku jetojne dhe nuk duan te investojne me ne blerjen e banesave ,nqs i themi investim blerjes se nje banese dhe mbylljes me celes te saj ,dhenia me qira eshte nje mundesi e vogel.
Kur je ne krize dhe te mungojne parate atehere "malli" shitet edhe nen vleren e tij .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Mars 2009 20:16
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të misterioz Kliko këtu për të kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të misterioz't! Kërko mesazhe të tjera nga: misterioz Shto misterioz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto misterioz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po ju dekleraoj se ndertuesit shqiptare jane te gjithe mashtrues e te pafytyre.Ku keni degjuar ju ne USA apo ne Europe qe ndertuesit te ndertojne apartamente banimi me paret e atyre qe blejne shtepite,me parapagim pra.Keta zullmqare muti jane njerzit qe me investime te paperfilleshme,pa e prekur qesen e tyre,kane realizuar ndertime pa cilesi e me cmime me te larta se ato ne vendet perendimore.Nqse do te bjere ndonje termet ne Shqiperi si ai ne Aquila shume ndetime te reja do te rrezohen e nuk i dihet se sa e madhe do te jete katrastrofa.Ndertimet jane bere pa kriter e pa respektuar asnje norme teknike,pa studime sizmkiologjike etj.Zoti na ruajt nga keta te paskrupullt.Keta njerez se bashku me kryebashkiaket e qyteteve tona jane njerzit me te pa ngopur.ata jane Harpagonet shqiptare.Une e provova vet kur bleva shtepine time para 4 vitesh.Edhe pse ndertuesi ishte kusheriri im i pare,kur firmosa parakontraten me te e pyeta se mos me bene ndonje hile i thashe?Jo me tha dhe une e firmosa pa e lexuar tek noterja.Vjet kur e lexova me vemendje ai qellimisht na kishte futur ne kontrate nje takse per te paguar qe ishte 300 leke te reja per m2.Ligjerisht i takonte atij dhe ortakut te tij ta paguanin.I takova dhe ju thashe pse kjo.Kontrata e firmosur me thene duke qeshur, eshte kthyer ne ligj sepse ke nenshkruar.Po une sikur ju pyeta or langaraqer.Epo t'i nuk kish pse beje perjashtim nga te tjeret.Pastaj per 500 mij leke behesh ti vazhduan?Ore mos i gjejme sheshit ne paret i pyeta.Keta te pangopur kane bere ndertime pa leje gjer ne dy tre kate e i kane shitur.Njohe shume prej tyre qe nuk po ju behet hipotekimi ,sepse ju quhen ndertime pa leje.Ka edhe plot pslleqe te tjera.
Them se sali Berisha ne kete rast ka te drejte e ata aspak te drejte,sepse ata jane mashtues te ndyre.Une do te kerkoja nga qeveria qe disa prej tyre te penalizoheshin me gjoba te medha qe mos ta ngrinin dot koken,duke bere verefikimim e cilesise dhe nese i kane zbatuar normat dhe kriteret teknike e sizmiologjike.Bie zjarre e nuk futet dot zjarfiksja ne pallatet e rinj.Hekurat i duhen vene ndertuesve se pari dhe se dyti atij qe i ka lejuar te livadhisin keta ******hata.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Prill 2009 18:34
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Ndërtuesit: Jemi në krizë, qeveria të na ndihmojë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.