briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388
|
OKB: 70% e heroinës ne Ballkan nga shqiptarët
WASHINGTON-”Trafiku i heroinës nga shqiptarët aktualisht konsiderohet si një ndër problemet kryesore të krimit të organizuar në Evropë”. Keshtu ka vlersuar Raporti i OKB i quajtur “Krimi dhe Ndikimi i tij në Rajonin e Ballkanit” i botua dje nga Zyra e Drogës dhe Krimit pranë OKB-së.
Droga dhe trafiku i saj vazhdon të jetë një problem serioz. Bullgaria dhe Shqipëria, thuhet në raport, janë vende ku kultivohet dhe eksportohet kanabisi. Trafiku i heroinës është një ndër trafiqet më fitimprurëse dhe sipas disa studimeve të fundit, 70 përqind e heroinës që futet në disa nga rajonet kyçe të Evropës kontrollohet nga trafikantët shqiptarë.
Sic ben te ditur VOA, raporti pranon se cilësimi i trafikantëve si shqiptarë është i vështirë dhe i bazuar më tepër në vlerësime se sa në fakte të qarta, sepse ky përfundim është arritur bazuar në numrin e atyre që janë arrestuar dhe numrin e rasteve kur është kapur droga gjatë trafikimit.
Në këto raste regjistrohet vetëm shtetësia e trafikantëve dhe jo përkatësia e tyre etnike. Në rastet kur trafikantët janë nga Maqedonia, apo pjesë tjera të ish Jugosllavisë, ata regjistrohen vetëm me përkatësinë shtetërore. Pra vlerësimi se 6 përqind të të arrestuarve në lidhje me trafikim droge janë shqiptarë është i bazuar në këtë lloj qasjeje të vlerësimit.
Megjithatë sipas raportit edhe trafiku i drogës nga shqiptarët në vitet e fundit ka shënuar rënie dhe kjo bazohet në numrin në rënie të atyre që janë arrestuar për këtë lloj trafiku.
Pervec kritikave raporti ben dhe vleresime. Shqipëria dhe Kosova, thuhet në raport, kanë shënuar një sukses në uljen e krimit, ngjashëm me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria për shembull ka shënuar një rënie të theksuar të numrit të vrasjeve nga viti 1998 deri në vitin 2006. Por, një fushë ku Shqipëria ka ngecur, është dhuna ndaj grave, e cila sipas raportit është më e lartë se në vendet e rajonit.
Nderkaq ne Ballkan, raporti I OKB ve re se një nga problemet që shihet si burim i krimit dhe dhunës është lidhja e biznesit me politikën. “Politika dhe biznesi, -thuhet në raport,- duhet të izolohen nga ndikimi i krimit dhe sidomos i krimit ekonomik”.
Balkanweb.com
__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...
Modifikuar nga Lela_Dr datë 31/05/2008 ora 03:35
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|