Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Te gjithe burra te mire
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Te gjithe burra te mire

Nga Tasim Aliaj
Gazeta Ndryshe

Ka vite që në gazetat tona shkruhej dhe shkruhet mbi kujtimet për gjeneralë, kolonelë, ministra, byroistë e të tjerë ish funksionarë të lartë të shtetit e të partisë në të kaluarën e afërt. Madje, puna i ka arritur deri aty, sa të ribotohen pjesë pjesë libra me kujtime, të cilat janë publikuar rreth pesëmbëdhjetë vite të shkuara. Ka shpërthyer kështu në gazetari "Nekropoli". Nuk po themi se kështu, anashkalohen problemet e mprehta të ditës. Kjo do të ishte fare pak. Problemi, në të vërtetë, qëndron gjetkë. Sa i vlejnë këto shkrime, kujtime e kronika lexuesit të sotëm hallexhi? Dhe, fundi i fundit, ç'të re bien ato në kronikat e zeza të së kaluarës, të mbushur me krime e mandata?

Pothuajse, në të gjitha rastet, figura e Mehmet Shehut, jepet me besnikëri, ashtu siç ka qenë: Trim, strateg, takticien, guximtar, besnik e të tjera virtyte si këto. Gjer këtu nuk ka asgjë të keqe. Që ka qenë trim Mehmeti, kaq gjë ato kohë e dinin edhe foshnjat në bark të nënës. Mirë, po në fund, nuk na thonë asgjë, si u vra Mehmeti legjendar? Kush e vrau atë dhe përse e vrau? Ne nuk kemi nevojë të na tregojë, se kush ka qenë Kadri Hazbiu! Besnik i palëkundur deri në fund ka qenë! Thonë se ai ka shpëtuar jetën disa herë kumandarit. Po ç'doli më pas? Ai u akuzua dhe u pushkatua si tradhëtar e si agjent?! Është kështu, apo jo, zotërinj kronikanë? Dikujt Kadriu i paska akorduar një pension, pse gjatë luftës ajo paska "larë njëherë kokën". S'ka më bukur. Po ne dimë ca familje që Kadriun e kanë strehuar e mjekuar për muaj të tërë. Dhe, jo vetëm që nuk morën pension, por e morën në lule të ballit! U shpallën kulak, armik e u varfëruan deri në legjendë. Dhe patën aq burrëri, sa të mos i dilnin përpara e t'i kërkonin kompensim për shërbimet e dikurshme. Se i tillë ka qenë karakteri i shqiptarit. Nuk e kishte zakon ta kujtonte, apo të ta kërkonte " borxhin". Natyrisht, për këto i ndjeri Kadri nuk mban ndonjë përgjegjësi. Ama, ata që hedhin në letër kujtimet kaq "prekëse" përgjegjësi mbajnë që ç'ke me të!

Se, sipas këtyre shkrimeve, të gjithë na dalin burra të mirë. Asgjë të keqe nuk ka deri këtu! Por, logjika të shpie më tutje. Si dhe përse dhe, ca më tepër, nga kush e pësuan gjithë këta burra të mirë? Si vallë u eliminua kështu, gjithë lulja e gjeneralëve, të cilët udhëhoqën Luftën e madhe? Si një nga një, si në grupe, sikur të ishin kope bagëtish?

Kujtimet mallëngjyese të kronikave nuk na thonë asgjë për këtë pikë sa me rëndësi, po aq edhe delikate. Por, ky qëndrim, është një lojë e ulët për lexuesit, sidomos për ata që kanë dashur dhe e duan ende këtë vend.

Si dhe përse u pushkatua Beqir Balluku, gjenerali më babxhan i ushtrisë tonë? Po Petrit Dume, pa dyshim, oficeri më i plotë e më i përgatitur i Shtatmadhorisë? Po Hito Çako, katundari me opinga, i cili me aq sukses, frymëzonte trupat? Po gjeneral Prodani, përse u persekutua dhe u nxinë gjithë meritat e tij. Po Arif Hasko me shokë?

Eh, lista është aq e gjatë, sa nuk do të mjaftonin libra të tërë.

Por edhe këto janë fare pak. Pasi goditej njëri prej këtyre, u vinte radha shumë shpejt familjarëve dhe farefisit! Aq thellë vinte thika, saqë disa detyroheshin të ndërronin mbiemrat! Po kujt do t'ia hidhnin ata? Diktaturës së Proletariatit? Një llaf goje! Por ka edhe më.

Kur u pushkatua Avdyl Këllëzi, gërshëra " qethi" edhe nipërit e tij, dua të them, kushërinjtë e parë të fëmijëve të tij. Dhe ç'është më e bukura: Kur Këllëzi ishte në Piramidë, ata nuk bëheshin më njëri tjetrin! Po ja, siç thotë populli, e keqja të zë, po të bën palë! Të mos vemi gjer te Gjin Marku, e Bedri Spahiu, Tuk Jakova e Sejfulla Malëshova. Shumë nga këto personazhe, unë kam pasur rastin t'i njoh personalisht. E vërteta lidhur me, ta është ashtu siç shkruhet nëpër artikujt aktualë pa fund. Burra të mirë ishin. Trima ishin. Të sakrificës ishin. Le t'i hedhim mënjanë të metat dhe veset. Sidomos tani, me këtë distancë kohore. Sidomos, pas ikjes. Nuk është në natyrën e njerëzimit, që të flitet keq edhe pas vdekjes. Ata ishin ashtu siç ishin, por këtu na dilnin përnjëherë dy probleme kyçe:

1. A e meritonin me të vërtetë ata atë fund mizor? dhe,

2. A nuk duhet të thonë dy fjalë "për finire" skribët e këtyre kronikave dhe kujtimeve?

Si na ikën kështu, si nëpër duar, gjithë këta burra të mirë, trima, të devotshëm e të dashur? Sa do mënojë e vërteta rreth fundit të tyre të mynxyrshëm?

Se këtu ka dy gjëra, të cilat nuk i luan as topi:

1. Ose ata nuk kanë qenë të tillë, siç përshkruan, ose:

2. Dikush ua ka ngulur thikën pas shpine!

Zotërinj skribë, cili qëndron nga këto dy variante?

Nuk ka mundësi që ato të venë përjetësisht paralele, të cilat nuk takohen kurrë, si puna e shinave të hekurudhës!

Pra, pyetja është e hapur dhe e qartë si drita e diellit: Kush i masakroi gjithë këta burra të mirë? A me të vërtetë këto krime nuk kanë asnjë autor? Asnjë xhelat nuk paska dorë në këto krime? Po cili çilimi mund të besojë në këto përralla?

Me këto, nuk desha të them se botime të tilla janë të pavlefshme. Aspak! Por, ama, autorët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe intransigjentë. Se edhe ata vetë, burra të mirë janë.

Babaxhanë janë edhe ata. Po, nëse ndonjërit i ka mbetur sahati prapa, lexuesi i sotshëm nuk ia ka borxh. Ata, po me atë kurajë që bënë luftën, po me atë kurajë duhet t'i venë deri në fund të vërtetës historike. Rrugë të mesme në këto çështje nuk mund të ketë.
--------------------------------

Po pushtetaret e sotshem a jane te gjithe burra te mire???/
Si mendoni???/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2008 18:29
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Pyetjes tende do i pergjigjesha JANE ME KEQ
Nga politikanet e sotem nuk do te vecoja asnje me duken gjithe "derra te paster" .
Se ateher vrasjet nje pushkatimi behej ne emret te Partise sot e bejne po ne emer te partise se tyre po te asaj qe quhet PASURI VETJAKE KORRUPSION .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2008 18:46
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

E dashur bjondinketa jane derra te xhytur ne vcvetem qe  bajne ere hajdutesh

Te pershendes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2008 20:31
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
E dashur bjondinketa jane derra te xhytur ne vcvetem qe  bajne ere hajdutesh

Te pershendes



kete doja te thoja qe shajne njeri tjetrin kush eshte ba me balte , ma shume kur vete jane deri ne fyt.
Problemi eshte qe keta "qener ,derra ,dhelpra,dosa " (i shkon cdo emer legen) perfaqesojne nje popull qe nuk eshte i tille qe pret qe keta ta ndreqin kurse keto e fusin shtate pashe ne dhe .
pershendetje dhe nga une sarandaebukur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2008 20:35
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Te gjithe burra te mire

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.